Zogaj: Beteja për zgjedhje të lira do të vazhdojë. Gjinushi dhe Dule, jashtë shtetit

20 Shtator 2011, 14:23Politika TEMA

Preç Zogaj, përfaqësues i opozitës, është shprehur pas takimit të mbajtur mes aleatëve dhe kreut të PS-së, Edi Rama, se beteja për zgjedhje të lira do të vijojë.

Ai ka thënë se në takimin që ka zgjatur më shumë se dy orë, është diskutuar për reformën zgjedhore. Sipas Zogajt, është rënë dakord që të ngrihet një grup pune i aleatëve, që do të bashkëpunojë me deputetët e PS-së në Kuvend. Ai ka thënë se opozita është një trup unik.

Në lidhje me mungesat e disa aleatëve në takim, Zogaj ka thënë se nuk ka asnjë përçarje. Sipas tij, Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së dhe Vanghel Dule i PBDNJ-së, kanë munguar për shkakun se kanë qenë jashtë shtetit.

13 komente në “Zogaj: Beteja për zgjedhje të lira do të vazhdojë. Gjinushi dhe Dule, jashtë shtetit”

  1. Turp unik says:

    Viti 2011 eshte viti i pare i pushtimit de facto nga devili sal rom brisha.Ne kete vit ai vrau me 21 janar
    dhe vodhi votat e tiranes .Nje gabim te rende ne permasat e krimit eshte futja e ketyre xhentelmeneve
    ne votimet e e 8 majit pa kerkuar si kusht doreheqjen pa kushte te berishes dhe bejbit lul si vrases direkt.Me kete hap opozita reabilitoi veprimtarine 20 vjecare kriminale te tyre.Marja e ketyre frikacakeve dhe mashtruesve me reforma zgjedhore eshte nje miratim ne heshtje e nje regjimi me te poshter se komunizmi e fashizmi bashke..IKNI MOR LEGENA..

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Keta te PA-FYTYRE si Preci ashtu dhe Edi Rama po shkelin mbi gjakun e te vrarve me 21 Janar.Pas gjithe ketyre myncyrave qe tregon Wikileaksi per Berishen si dhe per Ramen mos prisni me o shqiptar nga Partia Socialiste.Dorheqja e menjehershme e Edi Rames do te bente te mundur qe OPOZITA te kerkoi LARGIMIN e Berishes nga posti i Kryeministrit.Edi Rama po mban Berishen ne pushtet.

  2. flamuri says:

    fragmente nga procesverbeali i mbledhjes

    Koci: Mire thua zoti kryetar, te bejme aleance me Meten
    Zogaj: Po si ta takojm? Me cfar ta joshim se ai sngopet kollaj, une per vete jam trok. Meqe ra fjala o Petro, po pate nonji 50 euro borxh deri ne takimin tjeter…
    Koci: E mire.. mir, Kam nje lajmetar, e coj une ne gji te lalsit
    Milo: C’thoni more kjo eshte kundra parimeve, ai na shiti voten e coi djathtas. Jeni ne terezi?! Jopo te bejm pakt me Berishen.
    Zogaj: …edhe kjo sesht ide e keqe.
    Edi: Fole ti!
    Zogaj: Me fal
    Ndoka: U bene njecik si boze kto mbledhjet o zoti kryetar.

    1. Dean says:

      Duket se qeke i ”brendshem”,medemek SPIUN.”Bravo” shoku,megjithese e kena per gjak spiunllekun ne ”Shqipet” me sqep nga menderja.
      Megjithate pake edhe ”humor”.Tani na pershkruaj pak cfar ndodh kur takohet BARBARI i Vucidolit me ”aleatet”.

    2. fule says:

      Ju shpellaret e PD me LSI-ne tani jeni byc&brek (luli&ilir), prandaj rrini te qete

  3. V.F.L.P says:

    Nuk zgjidhen keto ceshtje per 2-ore, duhet te rine me dite te tera bashk deri sa te arijne formulen me te mire, apo mos kujtojne se jane politikane me standerte keto, jane ca ish gomere qe po mesohen te bejne politik!

  4. Tironci Lugano says:

    prec ste ka ngel gje tjeter tani vetem te behsh zedhenes.urime

  5. SHAKAJA E VITIT says:

    “Preç Zogaj është shprehur pas takimit të mbajtur se beteja për zgjedhje të lira do të vijojë.”
    Cfare beteje or presh or faqezi..tani u kujtuat te luftoni me berishen..Berisha eshte thjesht nje
    xhandar qe merr urdhera nga k/m i shqiperise arvizu ..megjithate vazhdoni betejen se kur te merrni ju pushtetin do gjeni vetem breket e berishes dhe citjanet e argites te thesari i shtetit dhe rajonin autonom te vorio epirit me bollanon zv. kryeminster..harram votat eq fituat mbi 60 % dhe berihsa ju perdori si pampersa..neveri meritoni ..jargamane

    1. ENOUGH is ENOUGH says:

      Dhe mbas 20 vjetesh tek TOP CHANNEL emisjoni SHQIPERIA TJETER ( SI U LARGUA DHE QINDARKA E FUNDIT NGA SHQIPERIA)

  6. beteja...PRECIT. says:

    Ne vitet 60′-70′ kemi pare shume filma midis tyre dhe me lufte e beteja psh
    beteja hekurudhes
    beteja algjerit
    lufta shinave
    beteja stalingradit etj
    Historia po perseritet shqiptaret do fillojne te shohin filmin e ri
    BETEJA E PRECIT … PUSHKA TOP O PREC !!!!!!!

  7. Tironci Lugano says:

    Beteja
    kane qene filma te ndalu per Precin ato..shum shum preci shikonte kur zbardhi nje dite

    pershendetje

  8. Berisha largohu says:

    Opozita ben gjoja se po ben opozite duke mbajtur Berishen ne pushtet. Ju te opozites, mund te kerkoni c’far te doni, por pa protesta ju nuk mund te cuheni opozite. Lum ky popull qe ju duron.

  9. Beni says:

    I ka humb rruga ne oborrine e shtepise …. Precit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje