Vrasja e gjyqtarit Konomi, largohen drejtuesit e Policisë së Vlorës

20 Shtator 2011, 13:13Politika TEMA

Drejtuesit kryesorë të Policisë së Vlorës janë larguar nga posti, duke u transferuar në rrethe të tjera, pas ekzekutimit mafioz në qendër të qytetit të gjyqtarit Skerdilaid Konomi.

Kështu, Nazmi Kotarja është emëruar në krye të policisë të qytetit bregdetar, ndërsa në postin e Zv.drejtorit të policisë është emëruar Elidon Veizi, i cili më parë ka mbajtur postin e Zv.drejtorit të policisë së Korçës.

Nëndrejtori i Vlorës Myftar Demirlika ka shkuar në postin e zëvendësuesit të tij, atë të policisë së Korçës.Gjithashtu, në postin e shefit të ri të komisariatit të Vlorës është emëruar Alfred Elezi, i cili ka mbajtur të njëjtin post por në rrethin e Mirditës.

Shefi i komisaritatit të qytetit bregdetar, Nikolin Thana, është emëruar në të njëtin pozicion, por në qytetin e Ballshit.

Drejtuesit e policisë së Vlorës kanë mohuar se transferimet kanë të bëjnë me vrasjen e gjyqtarit Konomi, pasi sipas tyre, këto lëvizje janë rutinë. Por, të kryera të gjitha në të njëtën kohë, të bëjnë të mendosh pikërisht se vrasja e Konomit ka lidhje me transferimin e tyre.

 

12 komente në “Vrasja e gjyqtarit Konomi, largohen drejtuesit e Policisë së Vlorës”

  1. Mendimi says:

    Ne vend qe te futen ne biruce ata shperblehen me poste kyqe, ky eshte sistemi made in Albanien.

  2. greku says:

    Ata e kryen detyren qe u ishte ngarkuar. Do duhen per nje aksion tjeter…..

  3. Lumi vlores says:

    per zotin saliu nuk ve mend gjithe malok paskan qene drejtusit dhe prap malok po ve zgjohu popull vlonjat edhe njehere se ata vetem per te grabitur vijne aty,vetem per shkak te drejtuesve malok vlora eshte e para ne krime,vlora qe nxirte komandantet me te zote ne jete te jeteve e drejtojne maloket turppppppppp.

    1. korabi ilarte says:

      o lumi,mos fol per te kaluaren po fol per te tashmen,saliu vloren e ka ber zap,e vret e pret evjeth e perdhunon i ben cafre i do qefi atij,nuke ka me vlonjat.po ti e ben si puna e nji djali itha asaj kohe ne autobu nji femere ku je te hengesha pi…in,ajo e pa nji her keshtu me moseperfilleje dhe i tha ,ata qe hanin pi..in kan ikur ne gjermani itali e gjetke po ju qe keni ngelur ketu tani te hani mutin, edhe puna e vlonjatevet jote qe thuaj ti.pradaj shtroni kurrizin dhe rrini urte,beni si ju thot xhaxhisaliu lerini dengelat.ata qe ngihen nuk duan rixha.

  4. AK says:

    Nuk e kuptoj perse bejne rotacion kur ceshtja nuk ka mare zgjidhje dhe kur nuk u kuptua perse policia nuknderhyri per ti dhene te ndjerit ndihmen e pare??? Sqarimi mesa duket mbeti jetim pas fajit. SHTET I KORRUPTUAR.

  5. Tteta says:

    Po ministri i brendshem dhe drejtori i policise se shtetit ku do te transferohen, a ma thote kush???
    E gjeten pergjegjesine tek transferimet,bjeri samarit se ske ci ben gomarit!!!!

  6. Ismail Bej Elezi says:

    Hysni Burgaj paska derguar ne Vlore dy kuksiane qe sipas tij do te vendosin rendin ne Vlore. E ke gabim o Hysë. Rendi nuk vendoset me Nazmi Kotaren. Ai ne radhe te pare nuk ploteson parametrat e gjatesise.Pastaj per Fred Elezin nuk di se çfare te them. Ate e njeh Kukesi se si eshte. Ne ne Kukes themi”Hypi ujkut e ndjelli qente”. E pra ne radhe te pare duhet te ilke Hysni Burgaj. Nese ai ka gje ne dore, policia shqiptare eshte ne diten e saj me te zeze. Nese jo, Burgaj te rrefehet se do e mbaje kete damke gjithnje, si kryepolici me i pa afte i pas qeverise se Ismail Qemalit.

  7. paraziti says:

    nuk i bie gomarit i bie samarit…

  8. arben says:

    po nikolin thana paska qene ne vlore haaaaa vertet i bane nder o hysni qe e largove se do kishte edhe ai fatin e sokol mulosmanit ne 97 edhe institutin e fiskultures me korespodence e ka marr hajde polici hajde

  9. TEFTA ALIKAJ says:

    PO PSE VLORA VETE NUK KA KUADRO PER POLICINE ;POR VJEN VERIU DHE RUAN VLOREN?????????????

  10. Shpatar says:

    E kuptoni llogjiken e Shtetit te degraduar! Nuk do shume mend, se keto masa me sheqer brenda per drejtuesit e policiseVlore,flasin per mbylljen e ceshtjes Konomi dhe i hapin rrugen Odhises pa fund te gjykimeve si Gerdeci,Xhindi, Meta,21 janari e shume e shume qe po i ze pluri i harrese.Kjo politike kuadri, personale te lidhur familjarisht apo krahinore ,nuk zbardh azgje por fshehin e fshijne te vertetat.Keto nuk jane as shkarkime as trasferime por tollombace per te larguar vemendjen nga krimi qe po behet normal ne Shqiperi.Cfare te themi per hallin qe na ka zene .Kush degjon ne shurllerin qe ka mbuluar cdo qelize te jetes sone.O zot kur ke per te vene dore tek keta te cemendur qe nuk dine se ku po na cojne

  11. joti says:

    ky shtet ka mbaruar me kohe.kur vritet gjyqtari ne mes te rruges vaj halli per ne popullin e thjeshte.do ikur nje ore e me pare nga ky vend i mallkuar,nuk ka rendesi se ku………………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje