Deputetja e PD, Albana Vokshi, partneri i se ciles eshte ne qender te skandalit te ri te naftes virgine
Sërish naftë e papërpunuar në tregjet shqiptare, sërish ‘mallkim’ për makinat e shqiptarëve, sërish miliona lek shmangie nga detyrimet doganore, sërish një kompani pranë qeverisë në qendër të skandalit
Një tjetër skandal i kontrabandës së naftës së papërpunuar ka dalë në skenë pasi prokuroria ka arrestuar tre persona. Në qendër të këtij skandali është kompania Stream Oil Gaz, me pronar Arian Tartari, personi që bashkëjeton me Albana Vokshin, deputete e PD.
Prokuroria e ka organizuar operacionin e saj pa njoftuar policinë e qarkut të Fierit, për shkak se druhej se do dekonspirohej. Në fakt operacioni ka qenë në prag të dështimit. Kjo për shkak se të akuzuarit ishin lajmëruar më përpara. Ata nuk përdornin celularë dhe kanë boshatisur llogaritë bankare.
Njësoj si në operacionin e parë për naftën virgine, edhe kësaj here bëhet fjalë për naftë të papërpunuar, që nxirret nga kompania Stream Oil dhe shpërndahet në treg duke shmangur pagesat. Ndërsa i akuzuari kryesor për skandalin e parë të naftës vergine është në liri të plotë, pasi u arratis me një vendim gjykate që e la në arrest shtëpie, edhe ky skandal i dytë i naftës virgine ka rrezikuar të përfundojë me duar bosh. Si në skandalin e parë, kur si protektor i kontrabandës është vlerësuar nga ish- ministri i Ekonomisë Dritan Prifti se është Agron Kuliccaj, numri dy i policisë së shtetit, edhe në këtë aksion sërish policia ka mbrojtur skemën e kontrabandës dhe pastrimit të parave.
Ngjarja
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të dielën se ka ndaluar tre shtetas dhe ka nën hetim 11 të tjerë të dyshuar për transaksione fallco dhe si rrjedhim evazion fiskal përmes krijimit të një kompanie fantazëm, e cila shkarkonte fatura si partnere e kompanisë Stream Oil Gaz.
Burime zyrtare të Prokurorise së Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, i thanë medies se prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Përgjithshme të Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Kompania guaskë” bënë të mundur arrestimin e shtetasve Besnik Murataj, 37 vjeç, Dylejman Qerimi, 58 vjeç, Ervis Sinanaj, 32 vjeç, dhe detyrim paraqitje për Vangjel Profka, 58 vjeç dhe Sotiraq Sollaku, 51-vjeç.
Sipas organit qendror të akuzës, të ndaluarit dyshohen për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës” dhe “mashtrimit” në bashkëpunim, “falsifikimit të dokumentave”, për “moskallëzimit të krimit”, “falsifikimit të formularëve vulave dhe stampave”, si dhe për “deklarimit të rremë përpara prokurorit”.
Sipas prokurorise, në muajin Prill të vitit 2010, shtetasi Murataj, në bashkëpunim me Ervis Sinanaj dhe Dylejman Qerimi, kanë krijuar një shoqëri tregtare “Guaskë”, inekzistente, të cilën e kanë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me administrator Selman Doçin, dhe emrin e shoqërisë “Mobil Albania”, me objekt veprimtarie private në fushën e tregtisë me shumicë e pakicë, import eksporte të prodhimit të mobiljeve, mallrave të ndryshëm industrialë etj.
Sipas hetimeve rezulton se, kjo shoqëri është krijuar prej tyre me qëllim futjen në qarkullim dhe mbulimin e natyrës së krijimit të shumës së lekëve prej 50.000.000 lekë të reja. Gjithçka është bërë e mundur të realizohet prej tyre, vetëm pasi kanë siguruar një person të papunë dhe në gjendje tepër të vështirë ekonomike, shtetasin Selman Doçi, të cilit i kanë premtuar një rrogë mujore prej 100.000 lekësh.
Shoqëria “Mobil Albania”, rezulton të ketë kryer blerje të naftës bruto te shoqëria “Stream Oil Gas l”, si dhe me pas shitjen e saj. Ndërkohë që, nga hetimet rezulton që ky subjekt nuk ka deklaruar shitje sasinë prej 1266.562 ton.
Shoqëria Mobil Albania ka shmangur të gjitha detyrimet tatimore, ndërsa nuk ka paguar as TVSH-ën, Tatimin mbi të ardhurat apo sigurimet shoqërore, duke shmangur në këtë mënyrë të gjitha detyrimet ligjore, që kapin shumën 15.986.415 lekë. Hetimet kane konkluduar se, Dylejman Qerimi ka shërbyer si ndërmjetës kryesor për të lidhur Besnik Murataj me Selman Doçi.
Po ashtu i gjithë dokumentacioni është përpiluar nga shtetasi Ervis Sinanaj, me profesion ekonomist dhe me njohuritë e duhura ligjore si dhe të gjitha transaksionet bankare, ndërkohë që janë nënshkruar nga ana e shtetasit Selman Doçi.
Shtetasi Ervis Sinanaj, veprimet bankare i ka kryer ne BNT, duke u ndihmuar nga fakti se drejtor i kësaj banke ishte vëllai i tij, shtetasi Ilir Sinanaj.
Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Kledja Plangarica beri te ditur të dielën pasdite ne nje konference per shtyp se po hetohet edhe për 11 persona te tjere, pasi dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari te paligjshme.
Kompania Stream Oil, me të cilën ka deklaruar transaksione fallco është kompania ku është pronar Arian Tartari, partner i Albana Vokshit, deputete e PD.
he pra dhe ju, bashkejeton e sjane te martuar.jo per gje por skishim pare e degjuar gje epr dasmen e ciftit.
faleminderit tema
EDHE NE SE RREZIKOI TE DESHTONTE ,OPERACIONI , DO TE DESHTOJNE VEPRIMET E
METEJSHME TE PROKURORISE. UJQIT MBETEN UJQ, TE SHQYEJNE DHE TASHME TE
PERLAJNE ME GJITHE KOCKA E LEKURE.
Do e hedhin edhe keta per procedure
Duhen shpejtuar veprimet e hetimit per ti perfunduar perpara se te vije kryemafjozi nga NEW JORKU. Vetem keshtu mund te kete sukses.
Keta mafjoze, bashkeshorte te pa kurorezuar debutetesh, nuk ndalen perpara asgjeje. Shikojne fitimet e tyre pa u shqetesuar se djegia e kesaj nafte helmon jo vetem neve por edhe brezat qe vijne. Per dy femijet e vet, ndoshta nuk ka shqetesim me qene se i ka si biçim dobiçi, pa atesi te rregullt, zyrtare.
Bande maskarenjsh nen hijen e atij qe i bie ziles ne bursen e NEW JORKUT.
Gjeja me e zgjuar qe ka bere prokurorija eshte mos lajmerimi i policise se Fierit, pjese e mafjes qeveritare. Keshtu pati sukses edhe me kapjen e dritan Dajtit.
kur shikoi kete bushtren me vijne zorret e barkut ne fyt.te lutem shume z mero mo na e nxire te pakten ne fotografi kete ndyrsir.
do kalojne afatete ligjore per gjykaten si gjithmone per te pasurit ndersa per te varfrite as edhe nje here nuk kalojne afatete nje raste kam nje te njohur nga ballshi ka 2 vjete e kusur brenda dhe i kerkojne leke te jatite qe ta nxjerrin por ai nuk jep dhe ata nuke e leshojne per kete nuke kane kaluar afatet ligjore akoma po te doj tema ta verefikoj ja jap une te dhenat dhe nuke ka ber as edhe nje gje te rrezikshme ceshtje rrugacerie
Ne qoftese Sali Berisha ka ndermend qe te fitoje edhe nej mandat ka rastim me te mire tani qe te reflektoj , ka nje rast siq ishte video e Metes, kemi nje rast siq asht Olldashi , tani dhe Vokshi . si do qe te jene situatat ato mund te dalin te pa fajshem por per te bere nje spastrim tek PD tek ministra deputet , eshte rasti me i mire per Salen qe ta pastroje pak politiken , sa do qe te dalin te pa vajshem nga gjykatat nuk mund te mbulohen monopolet qe keta indivit dhe te tjere kan krijuar , te gjith e dime se gjykatat jan thjesht emra te godinash dhe qe njerezit hyne dhe dalin si zoterinjpa u prekur nga ndonje denim , i quaj thjesht ndertesa se ato nuk kane ndonje funksjon te veqant , qe te na mbushin mendjen se me te vertet jane instuticjone qe zbatojn ligjet , keto jane thjesht ndertesa te kthyera ne show room per politikanet , deputetet tone , me thoni ju ku perveq ne kto ndertesa i keni pa keto politikanet tone , nje here ne 4 vjet i shikoni , kur vijne dhe na kerkojn voten me llafe qe dhe nje femije 1 vjeq mos ti besoj , .Sala ne qoftese do voten ne mandatin tjeter duhet te pastroje keta qe me dashje apo pa dashje akkuzohen , se nuk mbulohet muti me shurre , thojn te vjeterit ,pleqet, duhet te nderroj faqja , thone rreklama shet mallin , per PD kjo rreklam eshte katastrofe me keta deputet , tash 20 na u bene te neveritshem me te njejta gjera , te vijne te rinjt , qeveritaret na kane kofizuar kohen per pencjon edhe ata duhet tu kufizohet kohea per politik , amerika , 2 parti , nje prsident , nje mandat shumicen e rasteve 2 mandate dhe se shikon me aty , keta te tonet ishin , jane dhe do jene , sa do qe te mbrohet Vokshi nuk ka tym pa zjarr .
Kjo Albona duket si motra e Ciljetes.
Me ka pelqere poema e Migjenit te kisha nje k…e te forte te shkatroja ato shale qe brenda tyre te mos lija dhemb e dhempalle
Sa e hap.. gojen kjo !!!!!!!!
Po çke moj zonjush ty të kanë kapur duke vjedhur ti bënë të tjerët fajtor.
e kam pas shtyp nja dy here kete cavijen fytyrb..po isha tap
o zot sa e pështirë që ështe kjo vajzë-grua
Nuk e besoj se ka ndonje fytyre me te shemtute me antipatike, baxhelle e lindur. Kjo eshte tipike gore e cmendur qe e leshojne zagaret e PD tu turret njerezve me lare hesapet e veta.
Ju lutem shume se nuk e njoh Albana Vokshin per fytyre, mund te me shpjegoje njeri se cfare lidhje ka me te ky burri me bishtalec ne fotografi qe ka dejtuar gishtin apo ky eshte Arjan Tartari?
albana vokshi duhet te mbyte veten kur lexon sa shume e urrejne.
ajo me ate lloj tyrini( se fytyre as e meriton ti thuash), duhet ta kishte emrin psh Fitnete ose Qomile. duket tamam si ato shitset e bylmetit te kohes se enverit. amon se tere jeten sdo ekete deputetllekun pas bythe jo,….po nga ana tjeter ajo e di mire sa nuki vlen lekura as si femer as si none, as si dreq…nuk te durojme dot edhe pse me zemer jam me PD …ti si shton asnje pike atyre qe medemek perfaqeson