Dështon tentativa për arratisje e katër të burgosurve, tre prej tyre me dënim të përjetshëm

20 Shtator 2011, 09:47Politika TEMA
Dështon tentativa për arratisje e katër të burgosurve, tre

Katër të burgosur në Fushë Krujë, tre prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm, kanë tentuar që të arratisen gjatë mëngjesit të sotëm.

Gëzim Guri, Fran Marashi, Prel Vucaj, dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe Altin Kodra, i dënuar me 22 vjet heqje, sipas Drejtorisë së Burgjeve, kanë tentuar të arratisen nga burgu i Fushë Krujës ku vuanin dënimin.

Mësohet se ata kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kanë dalë nga dhoma. Më pas poshtë dritares së tyre, ata janë vënë re nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve. Personat janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre.

Një prej personave që ka tentuar të arratiset është Fran Marashi, autor i masakrës së Urës Vajgurore. Ai ka tentuar që të arratiset nga burgu i Burrelit edhe në vitin 2008, por është kapur.

Atëherë ai deklaronte para punonjësve të poliicisë se, “vetem kreva detyrën, pasi detyra e një të burgosuri është të përpiqet të fitojë lirinë, qoftë edhe përmes arratisë, ndërsa detyra juaj ishte që të më ruanit”.

5 komente në “Dështon tentativa për arratisje e katër të burgosurve, tre prej tyre me dënim të përjetshëm”

  1. Pelasgian says:

    hahahaahhaahha , o te lumte , detyra e nje nje te burgosuri eshte te fitoj lirine , hahahahaaahahahahaha !!
    detyra jote eshte te vuash denimin per krimin qe ke bere dhe te rrish urte

  2. i drejti says:

    kush e di sa do ken paguar te shkretet

  3. biruca says:

    detyra jote eshte qe pas ketij veprimi te rrish nje muaj ne nje biruce te lagur pa dritare dhe 1×1 meter.
    pastaj te shkosh ne qeli, te mbash bishtin ulur mes shaleve dhe te pish tasin e supes 3 here ne dite deri kur te te marri zoti.
    kur i ke marre jeten te tjereve qe sot duhet te kishin familje dhe dikush di i therriste babe ti nuk pyete shume apo jo?
    prandaj rri urte se te pakten shteti po te len te marresh fryme, se te isha une…. ta lumsha mos u.s.a ne karrike elektrike e kishe vendin se dhe tasin e supes e ke teper!!!!!!!!!!!!!!!

  4. ujk marsi says:

    o biruca mos merr si shembull usa, ne iran po te kapen me dy grame hashash i the pirdhu jetes, per mua mire ja bejne , shoqeri pa vese, papervesitete. gjarperi kapet nga koka jo nga bishti

  5. ^302^ M.Peza says:

    po me vika keq…..she ju ishalla e provoni i her se ca do me thene me qene ne burg…sa polic duhet te ishin ne burg sa gjykates duhen denuar ……….apo sa vritet nje polic behet jhero poa ditur njeri se cka bere ai me prepara…rrini mos folni kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje