Surpriza më e madhe e zgjedhjeve për parlamentin lokal të Berlinit ka qenë suksesi i Partisë së Piratëve. Ajo ka marrë një rezultat spektakolar, 8.9 përqind.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ata kanë marrë 120 mijë vota. Partia e Piratëve, e themeluar vjet sipas modelit të Partisë së Piratëve në Suedi, mund të quhet edhe partia e internetit. Piratët bëjnë avokatinë e lirisë në internet, mundësisë për të ndarë gjithçka që ka ueb-i. Mbështetja që i kanë dhënë Piratët Wikileaks është një tregues i qartë se çfarë kërkojnë ata.
Rezultati i saj ka ngjallur shumë debate në Gjermani. Ç’po ndodh me rininë, pyesin mediat. Sipas Spiegel, kjo tregoi se rinia nuk është e interesuar për politikën, por për teknologjinë. “Vendi i inxhinierëve e ka humbur betejën me botën dixhitale,” shkruan Spiegel. Gjermania nuk ka asnjë faqe interneti ndër 100 më të klikuarat në botë. Ka vetëm një prodhues software-sh me rëndësi në botë. Nuk ka asnjë prodhues celularësh apo kompjuterësh.
Ekspertët politikë thonë se suksesi i tyre nuk do jetë më i madh se kaq. Bëhet fjalë për një parti me një program të kufizuar, që kërkon anarkinë në internet, lirinë e plotë në ueb, por nuk ofron më shumë. Megjithatë të rinjtë piratë po përmirësojnë programin, po shtojnë kërkesat, përfshi ato për të drejtat e njeriut, të drejtat e informimit, etj.
Aman mo kush do ta themeloje ketu partine Shqiperia ne Moshen e Internetit!
Zoti Luani ju falnderoj, qe shqiptaret ta dine se kushe eshte (Jozofina)…Po ju edini se baba i Jozofines (Koleci sekretar i Enverit?)
Te pakten Enveri i vinte pikat mbi i dhe ishte i qarte ne mardheniet me Greqine, pra duam fqinjesi te mire, po nuk kemi si te mbajme fqinjesi te mire kur Greqia me ne deklaron ligjin e luftes.
Berisha e Jozefina, dhe pse ky ligj i luftes eshte akoma ne fuqi ne Greqi, thone se kemi mardhenie te shkelqyera, dhe kjo quhet genjeshter.
Ne parlamentin shqiptar jane futur vetem partie e hajduteve dhe krimineleve
Parti e majte me emere te maskuar.Parti ku futen te gjithe idiotet sidomos ato te ish Gjermanise Lindore qe nuk e formojne dot me nje Parti Komuniste dhe i vejne kete emer idiot Parta e Pirateve.
Kujdes o Nush se do te merzitet gjyshi jot i moshes se internetit!