Edi Rama: "Prokuroria të marrë të pandehur Rulin". Kreu i PS uron Malajn e Bellon për ditëlindje

19 Shtator 2011, 12:38Politika TEMA

Në fjalën e mbajtur përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama tha se prokuroria duhet të marrë të pandehur ish- ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli. Rama foli për padinë e Genc Rulit ndaj deputetit të PS, Sajmir Tahiri, për shpifje, pas akuzave për afera me minierën e Bulqizës.

“Ajo që po ndodh me minatorët e Bulqizës është kriminale. Minatorët po trajtohen si skllevër. Padia patetike e Rulit ndaj Tahirit është një dëshmi e gjendjes dëshpëruese në vend, ku tipa si ai, të zhytur deri në fund, kërkojnë të kthehen nga të akuzuar, në akuzues. Dhe nuk kanë faj kur prokuroria nuk reagon ndaj provave ulëritëse, siç është rasti i Bulqizës,” tha Rama. Kreu i PS u shpreh se Ruli ka marrë atributet e Kuvendit duke i zgjatur e modifikuar kontratën koncensionare firmës ACR.

“I bëjmë thirrje prokurorisë të marrë të pandehur ish- ministrin e Ekonomisë,” u shpreh Rama.

Së dyti, Rama tha se PS do bëjë propozimet për funksionimin normal të parlamentit.

“Së dyti, depozitimi i kërkesës sonë për reformimin e parlamentit, duhet pasuar me një hap të dytë, për një reformë të thellë të jetës parlamentare. Funksionimi normal dhe rimodelimi i funksionit të parlamentit, është një prioritet i BE-së dhe ne do ta bëjmë të plotë këtë detyrë. Kundërshtimi i spikeres së parlamentit, pa e pasur ende në dorë kërkesën tonë, nuk lë vend për optimizëm,” tha Rama duke shtuar se Topalli është pengesë për funksionimin e parlamentit, siç ka treguar edhe raporti i progresit, i Komisionit Europian.

Rama tha se në Kuvend do të depozitohet kërkesa për heqjen e TVSH për ushqimet e ilaçet.

Ai u shpreh se PS do mbajë qëndrim kundër vendimit për të importuar plehra të rrezikshme në vendin tonë, duke shtuar se do importohen mbetje radioaktive.

“Oborri i Saliut po hap rrugën për përfitime marramendëse,” tha Rama.

Kreu i PS deklaroi se së shpejti do shpallet vizioni i PS për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave.

“Interpelanca me Ministrin e Shëndetësisë do kompletojë punën tonë. Një nga krerët më të korruptuar të qeverisë do japë përgjigje,” tha Rama.

Në fund, ai u ka uruar ditëlindjen dy deputetëve të PS, Marko Bello dhe Arben Malaj, të njohur si pjesë e një grupimi për mendim ndryshe.

“Uroj dy deputetët tanë, Marko Bello dhe Arban Malaj, gëzuar 50 vjetorin e lindjes dhe 50 të tjera me shëndet, lumturi, fat dhe suksese në detyrat ndaj familjes së tyre dhe ndaj familjes sonë politike,” tha Rama.

28 komente në “Edi Rama: “Prokuroria të marrë të pandehur Rulin”. Kreu i PS uron Malajn e Bellon për ditëlindje”

  1. qebapi says:

    rama nuk heq dore se gabuari!!!! thote genc ruli ne nje kohe qe ai e ka emrin genc terrasini.

    1. lola says:

      ti dukesh qe nga emri se cfare malli je NO COMMENT

      1. vlora -uji i ftohte says:

        Pse ma merzisni Lolen ?

      2. saliu burri i shkines says:

        Lola te me falesh ,por nuk e ke kuptuar qebapin, se je e re.
        Terrasini ishte nje mafioz i imershem dhe shume i shemtuar si pamje TE SERIALI OKTAPODI

    2. Latif Dreqi says:

      o Qebap aman se do ngrihet ndonje studente e Rrulos e do preket…Lolen se kemi te tille, ndaj se di pse qenka hidheruar…Rruli sic ka fytyren ka dhe shpirtin..sketerre!! Le me bujqesine e ka dhjere fare..me mire ishte Jemin Gjana se sa ky..ai te pakten dilte ndonjehere neper serrat..Ky eshte de jure min.bujqesie se mendjen e paska ende ke minierat..Ptu, felliqesira!

    3. vinny says:

      Edi Rama ka nje problem te madh, ndryshe nga “shoku Fatos” nuk e ka mesuar akoma biografine e shokeve te partise qe pretendon se udheheq! Arben Malaj ish ekonomist i firmave piramidale qe çuan Shqiperine dhe shqipetaret drejt falimentimit dhe luftes civile…
      Duartrokitje shoku Edi, me ty ne krye te opozites Shqiperia ka nje te ardhme te shkelqyer…

  2. sherifi says:

    Bulqizen e kerkon Meta per vete, prandaj gjith kjo zallamahi me minatoret, do me cdo kusht te largoje acr ne menyre te tille qe te duket se larguan minatoret dhe ai ska gisht ne te, pasi u dogj nga qulli. Pastaj do instalohet nje shoqeri tjeter italiane qe ka mare premtimin.
    Edi reshtohet me meten ne kete lufte. E duan me ortakeri Bulqizen? cfare fshihet mbas ketyre sulmeve? Boll me keto numra opozite leshi preshi. Vazhdoni o te majte besoni ke Edi se per ju po punon.

    1. Eri says:

      O sherif ku na dole kaq i zgjuar mer ti, e vrave shume mendjen per te dal ne kete konluzion?
      Po nese te gjithe specialistet e minierave thone qe aty ka dhe 1 vit pune dhe miniera vdes pergjithmone se s’jane bere investime kush eshte ai idiot qe do hidhet per te marre me koncension minieren? Po kur Nasip Naco, mekembesi i Metes, i del ne mbrojtje te hapur ACR-se ne parlament duke sulmuar sindikaten dhe minatoret cfare emri i ve zotrote?
      Ti vazhdo ndiq Saliun se ai se bashku me Rulin dhe Kulicajn jane burra te mire, na le ne budallenjve te besojme tek Edi.

      1. sherifi says:

        Kete koncesion i pari e ka dhene meta ne 2001 ku ishte kryeministre. Cfar do te thote kjo per ty? Qe ai kur ishte 30 vjec kishte lidhje nderkombetare, interes, per tja u dhene italianve darfo ate miniere. Si mendon ti qe Meta te kete ne dore ministrine e ekonomise, ndersa bulqizen “miqt e rulit”?
        Tani qe eshte 40 vjec mendon ti se e ka harruar bulqizen, tere jeten me skrap do meret ai? E ka te paren ne axhende per ta sistemuar, e ka ke faqja pare e bllokut. Darfo ka qene nje shoqeri derivate e shoqerise “Acaierie Venete” spa. Grupi venecian i investitorve luan tani fuqishem ne tregun shqiptar kane dhe banken e tyre ketu “banka di veneto”. Car pret ti te thote Naco ne parlament, te shaje minatoret? duan elektorat ata. Ndryshe flet naco me perfaqesus te acr.
        me ca jetojne keta minatore prej 4 muajsh greve? nje njeri rrogtar i shtreses mesatare ska lluksin te mos punoj nje muaj se mbaron. keta financohen per veprimet e tyre, zellin e marin nga premtimet qe koncesionari pasardhes i acr do bej mrekullira.

  3. Mato Gruda says:

    Ku na “Ha kurrizi ne te shkretve e ku na krruan ti” O Krietar…..
    U fute ne ate teatër me kukulla Vampire, vuaj pasojat tani..
    Ou…se ja këputa kot… pasojat i vuajm ne te tjeret qe punojme 12 ore ne DITE dhe nuk po shohim gjekundi DRITE..
    Ti e ke mir O Krietar.. bashke me Dritëro reklamuesin e “Dijes” çili dhe me Anastas banane Reformatorin..

  4. landi says:

    u kujtua rama me ne fund per minatoret dhe te varferit si kofini pas te vjelave

    1. Ina says:

      Rama gjithnje i ka permendur neper deklaratat dhe shkrimet e tij. Por Rama nuk eshte minister apo kryeminister qe te mund te marre vendime…Llogarine kerkoja atyre shefave te tu qe te hedhin kocken ty e qe i kane vene litarin ne qafe minatoreve…

    1. Kalorsi i zi says:

      Boll o qebap se po e bo si qebaptore cdo tre hapa Kantani. e kemi pa filmin apo do me bo reklama per qebaptoren tende ?

  5. Na ruaj o zot nga qeveria says:

    Puglia-Albania,hija e ministres Bregu

    *Marrë me shkurtime nga gazeta italiane “La Repubblica” datë 16 shtator 2011. Titulli në origjinal “La n’drangheta e l’ombra del ministro Albanese”

    Akuza e dytëdelnga fakti që sipas hetimeve,klanet kishin gjetur në kontrollin e xhiros së videolojërave një aferë të re veçanërisht fitimprurëse. Drejtuesve të lokaleve u impostohej blerja e makinave me furnitor Prudentinon,në raste të tjera u merrej rryshfeti klasik mujor si garanci për ti mbrojtur nga sulmet.

    Por veza e re e artë ishte gjendur përtej brigjeve,në atdheun e shqiponjave,ku pak ditë pas blicit të karabinierëve ishte planifikuar të mbahej inaugurimi i kazinosë së Albino Prudentinos. Angelo,djali i Albinos ishte partner biznesi dhe themelues në tre kompani të motrës së ministres së integrimit në Tiranë Majlinda Bregu. Të tria shoqëritë merreshin me bastet sportive dhe lojërat e fatit. Egzaktësisht,horizonti i ri i aferës që mban vulën “Sacra Corona Unita”.
    Cfare te shkruash me teper???
    http://fjala.shkoder.net/?p=10533

  6. Na ruaj o zot nga qeveria says:

    Zoti Rama, juve shume mire qe shkruani dhe madje me nje stil qe eshte per tu admiruar, por a nuk mendoni se populli opozitar ka nevoje per gjera konkrete, d.m.th se si juve pretendoni te veproni ne rast se do te ishin ne krye. Sidomos ne te rinjte, kemi nevoje te degjojme plane konkrete, kemi nevoje tju shohim ne takime te drejtperdrejta ne sallat e medha te Tiranes, por sidomos te rretheve, me qellim qe ketij populli ti kthehet besimi tek politikberesit.

  7. Berisha largohu says:

    Edi Rama, po gaboni shum me injorimin qe po i beni revoltes popullore. Shqiperia nuk ndryshon pa protesta, prandaj zgjidhja e vetme eshte revolta popullore.

  8. besa says:

    Parafoleses i them se Rama i beri por pak e kuptuan dhe mbeshteten. Plasen duke thene i ben per kolltuk. Tani degjoni editorialet.

    1. Berisha largohu says:

      besa ose parafoles, pa protesta nuk ka zgjidheje. Komente fashethemet neper kafenete e shqiperise jane humbje kohe dhe tregon mbeshtetjen qe i jepni Berishes, kurse editorialet duhen te jene te barabarta me revolten popullore.

  9. Ramy says:

    Berisha largohu, Je nje komunist i rexhur, dhe tipat si puna juaj qe bejen thirrje per dhune duhet izoluar , edhe ne demokracite me te medha ne bote keto lloje thirrje jane te ndeshkushme. Kurse ai kalorsi ( Kali i zi) me larte duket nje trumm qe nuk di gje tjeter veq kallashnikovin te mbaje ne dore duke kerkuar me ngulm nje gjendje kaotike ne vend, se mos mund te vjedhe ndonje lek sepse ja ka ndaluar pela qumeshtin.

    1. Berisha largohu says:

      O Ramy, thank you per qe me bere komunist. Une mor Ramy, kam qene i vogel ne kohen e komunismit, kurse ne vtin 1990 kam qene adylishent dhe skam pasur kohe ta kuptoj komunizmin dhe nuk me interreson te dije, prandaj mos u mendo me leksione komunistash. Je burr repliko sic duhet, por jo me prapambetjen e kaluar. Shqiperia ka nevoje te ndryshoje me forcen e revoltes popullore dhe kjo do te behet nje dite, kurse ti nuk ke bythe ta ndalosh.

  10. eni leka says:

    zoti edi te uroj suksese ne keto vendime te rendesishme gjendeni perballe nje mafie shume te rrezikshme qe po hajne koka njerzish ju jeni te detyruar te ndiqni rregullat e parlamentit europian dhe rregullat e bashkimit nderkombetar revoltat popullore keto nuk i njohin por me kete qeverisje qe po lexojme cdo dite e ka marre lumi shqiperine.ndersa shoku siper,berisha largou, nuk e kupton se po te ish per revolta populli u ngrit 2 here po bota nuk do keshtu,edi ka thene po desh populli le te ngrihet une jam ketu …pershendetje nga une eni

  11. Besa,Canada says:

    Kete fjalim do te desheroja ta degjoja nga viti 2007 .Sot nuk eshte koha per fjalime,por per drejtim konkret te urrejtjes popullore Fjalimet jane per te ndergjegjesuar dhe une besoj se tashme njerezit jane te tejngopur nga zullumet e tmerrshme te Saliut.PS vepron me krahet e saj ,:Sindikata, forumet e gruas, rinise; bashkepunon me te gjitha forumet joqeveritare.Fatkeqesisht,Sala ka blere kreret e tyre dhe PS i ka nenvleftesuar.

  12. eni leka says:

    pershendetje mimi kodhelit se kisha degjuar qe me zgjedhjet e vjedhura ,i uroj suksese ne karieren e saj politike dhe ke dhene nji shembull te mire do thoja te papare dhe e palodhur ne 8 maj pamvaresisht se mafia vodhi shpirtin e zgjedhesve suksese eni

  13. Atdhetar USA says:

    ESHTE PER TE AR4DHUR KEQ KURE SHIKON QE MOSTRA SI RULI BEJNE MORAL, KUNDERSHTOJNE ME 1001 GENHESHTRA PER TE MBUSHUR MENDJEN SHQPETAREVE SE ESHTE I NDERSHEM DHE I DREJTE…. NUKE E DINE TE VERTETEN E PASURISE TE LUAJTESHME E TE PA LUAJTESHMEQE DISPONON RULI NGA MASKARALLEQET DHE PISLLEQET QE KA BERE ME KONCESJONET, ME TREGETINE QE BENTE ME ALBE IMPEKSIN KURE AJO EKZISTONTE ESA ESA ZULLUME TE MEDHA , PORE QE FATKEQESISHT DREJTESIA NUKE IINVESTIGON SE ESHTE E MVARUR NGA SALIU. SALIUT NUKE I INTERESON TE DENOHET ASNJE MINISTER, SEPSE AI E DI SHUME MIRE QE MINISTRAT KANE BERE KERDINEPORE I MRON DHE I MBULON PRANDAJ DHE THOTE QEVERIA IME ESHTE KESHTU E ESHTE ASHTU. RULI E KA FILLUAR VJEDHJEN ME PRERJEN DHE SHITJEN E ARAVE JASHTE VENDIT DHE KA VAZHDUAR ME DHENJEN E KONCESJONEVE PER 40 VJET PO FIRMES QE DONTE AI, NE KUNDERSHTIM ME LIGJET E VENDIT DHE PA VENDIM PARLAMENTI. ATJE SKA KA DREJTESI , AJO ZBATOHET VETEM NDAJ PESHQEVE TE VEGJEL DHE JO PESHKAQENEVE QE VILAT I KANE NJERI ME TE MIRE SE TJETRI VETEM E VETEM NGA KARIKET MINISTRORE. PA VENDOSUR DREJTESI NUK KA DEMOKRACI E PROSPERITET. TE GJITHE ATA QE KANE VJEDHUR TE CDO KRAHU QOFSHIN DUHET TE DENOHEN. NDRYSHE KORUPSJONI DO TA MBYTI FARE ATE POPULL E DO TA LERE ME KEQ SE CESHTE.

  14. saljozi says:

    Jam dakort me mendimet e shfaqura per te ndryshuar arenen e betejes,ajo eshte ne sheshet e medhaja, ne bulevarde, ne salla e kudo. Nuk kane vlere fare opinionet tuaja ne gazeta Edi Rama. Ato jane vetem per nje pakice qe arrijne te lexojne gazetat. Kurse masa e gjere popullore jane te gjithe te papune dhe kerkojne ndonje shprese se si te dalin nga situata. Prandaj coje opoziten atje ku te cfreje mllefin e madhe qe e mundon cdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje