Shërbimi Sekret Shqiptar (SHISH) dyshohet se është i infiltruar nga elementë të krimit të organizuar në nivelet e ulëta, ndërsa kapacitetet e këtij institucioni shpesh nuk bëjnë punë për hetimin e krimit për shkak se shumë gjurmë shpien drejt njerëzve me imunitet në parlament dhe qeveri. Lajmi bëhet i ditur nga një kabllogram diplomatik amerikan i klasifikuar si “sekret” dhe që u publikua sëfundmi nga organizata wikileaks. Raporti shpreh gjithashtu shqetësimin se në atë kohë, militantë të Partisë Demokratike me lidhje të drejtpërdrejta personale me kryeministrin, qenë emëruar në poste kycce jashtë kritereve profesionale.
Kabllogrami është një raport i përgjithshëm i shërbimeve sekrete në Shqipëri, mënyrës së organizimit dhe funksionimit si dhe problemeve që ato kanë. Ai i përket dhjetorit 2007, ka kodin 07TIRANA1090 dhe është shkruar në një kohë kur marrëdhëniet mes ambasadës së SHBA në Tiranë dhe qeverisë së kryeministrit Berisha qenë ende të shkëlqyera. Tentativat e Berishës për të vënë nën kontrolli SHISH në atë kohë qenë ende thjeshtë shqetësime, por jo alarmante.
“Ka patur shumë incidente kur hetimet mbi krimin e organizuar janë ndaluar në rrethana të panjohura ose kanë dështuar të grumbullimin e provave që dyshohej se ekzistonin, duke sugjeruar që mund të ketë penetrim në nivel të ulët të SHISH nga elementët e krimit të organizuar, por ne nuk jemi në gjendje të dallojmë mundësi [për infiltrim] në nivele më të larta,” – thuhet në kabllogramë. Raporti nuk bën të ditur raste se kur hetimet kanë dështuar dhe për ccfarë ccështjesh bëhej fjalë.
Kryeministri Berisha dhe kreu aktual i SHISH Bahri Shaqiri raportohen si dy njerëz që nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin, por pavarësisht kësaj, pas kthimit të Partisë Demokratike në pushtet, raportohet se së paku dy militantë të PD-së janë emëruar si punonjës të SHISH.
“Militantë të njohur të Partisë Demokratike në pushtet me lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin u emëruan si Shef i Perolenit dhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. Shefi i Perdonelit ka orkestruar disa emërime dhe punësime që nuk përmbushin objektivat e SHISH për zhvillimin profesional, megjithëse drejtori Shaqiri teorikisht ka vendimin final mbi të gjitha punësimet. Shkurtimet buxhetore, të cilat kohët e fundit kanë marrë përmasa drastike, e kanë penguar SHISH në kryerjen e punëve të veta dhe janë perceptuar nga disa njerës brenda agjencisë si një përpjekje për të ndikuar mbi sjelljen e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, ka shumë pak prova se shumica e personelit të SHISH është dorëzuar përballë ndikimeve specifike politike. Të dy të emëruarit politik në SHISH (Shefi Personelit dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm) nuk kanë akses në informacionin operacional,” – vijon më tej kabllogrami.
Raporti diplomatik vëren gjithashtu se një pjesë e drejtuesve të SHISH janë të përgjegjshëm për rëndësinë e të qenit jashtë ndikimit të politikës dhe se po luftojnë për të ruajtur pavarësinë.
“Zyrtarët e nivelit të lartë të SHISH e kuptojnë nevojën për të qëndruar apolitik dhe gjatë viteve të fundit kanë luftuar për të ruajtur pavarësinë profesionale,” – lexohet në kabllogramë. Ambasada raporton se përpjekja e parë e Berishës për të vënë nën kontroll SHISH-in përmes zëvendësimit të Bahri Shaqirit, solli një betejë të gjatë mes kryeministrit dhe presidentit dhe se qe pikërisht ndërhyrja e qeverisë së SHBA-ve ajo që siguroi mosshkarkimin e Shaqirit dhe që shpëtoi shërbimin sekret nga kontrolli politik.
“Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e SHBA-ve siguroi që drejtori (Bahri Shaqiri, një kontakt i ccmuar dhe shumë profesional) u lejua të mbetej drejtor. Deri më sot Berisha ka refuzuar të takohet me drejtorin Shaqiri,” – thotë kabllogrami.
Kabllogrami thotë se shumë hetime të SHISH ndaj krimit të organizuar shpesh braktisen për shkak se në Shqipëri një numër i konsiderueshëm zyrtarësh kanë imunitet të gjerë nga hetimi dhe se gjurmët gjatë hetimeve ngjiten lart drejt njerëzve me imunitet mbi të cilët shërbimi sekret nuk heton dot.
“SHISH ka bërë progres të jashtëzakonshëm kundër krimit të organizuar por pengohet nga kufizimet ligjore, veccanërisht imuniteti i gjerë ligjor që Shqipëria ka për zyrtarët e qeverisë. SHISH është agresiv në ndjekjen e të dyshuarve për krim të organizuar, por shumë shpesh i duhet të ndërpresë hetimet që lidhen me zyrtarët me imunitet,” – thotë kabllogrami.
Në vendin tonë, të gjithë anëtarët e parlamentit, ministrat, gjykatësit e të gjitha niveleve, nga shkalla e parë, te apeli, gjykata e lartë e ajo kushtetuese, anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e të tjerë, gëzojnë imunitet nga hetimi për vepra kriminale dhe mund të arrestohen vetëm nëse kapen në flagrancë.
“Për shkak të kësaj, ka një joshje të madhe për figurat e krimit të organizuar për të fituar poste me pushtet në qeveri. SHISH është i kufizuar te grumbullimi i informacionit dhe nuk ka autoritet për arrestime,” – thotë raporti.
SHISH, ashtu si e gjithë qeveria shqiptare duket se i habisin amerikanët me entuziazmin e tyre në bashkëpunim.
“Si SHISH ashtu edhe Shërbimi Informativ Ushtarak janë partnerë të shkëlqyer të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ka bashkëpunim të ngushtë në të gjitha aktivitetet e informacionit të klasifikuar, përfshirë krimin e organizuar, Kosovën dhe ccështje të tjera të stabilitetit rajonal, ashtu sicc ka edhe për kundërterrorizmin. Sicc ndodh edhe me Qeverinë e Shqipërisë në tërësi, shërbimet sekrete shqiptare shkojnë përtej asaj që është thirrja normale në detyrë për të demonstruar besnikëri dhe partneritet me SHBA-të,” – thotë kabllogrami.
“Kjo u demonstrua së fundmi me bashkëpunimin tërësor dhe të patundur gjatë përgatitjeve për vizitën e 10 qershorit 2007 të Presidentit Bush, e para vizitë e një presidenti në detyrë të SHBA-ve dhe një ngjarje e shkallës së paparë më parë në Shqipëri.” Shqip
eshte e qarte qe sala e do shish per vete ,per ta perdorur si e perdori kur ishte president , ku , nepermjet shish nuk la gje pa bere, pergjoi opoziten e kjo duke vene te gjitha telefonat e opozites ne pergjim , duke shkelur dhe ligjin pasi nuk mund te besh pergjim kolektiv si psh me gazeten zeri popullit ku , ne ate telefon nuk fliste vetem nje njeri e keshtu cenonte te drejten e njeriut, gje te cilen sala nuk e kupton , ka bere vezhgime fizike te opozitareve si te ishin kriminela,te mos i numerojme bemakeqet e tij se te gjithe i dine. nuk jam edhe shume dakort per bari shaqirin pasi nuk mund te quash specialist te cmuar nje njeri qe erdhi nga te qenurit jurist i paraardhesit te tij i cili ( ndjeste paste ) kur u emrua kryetar i shish e mori dhe bariun me vete , e bariu pasi vdiq miku i tij futi gjithe arsenalin e miqesise per tu emeruar kryetar, ca te dyshimta levizjet e tija, e pasi mori emerimin shkarkoi te gjithe ata qe punuan pa asnje precedent apo disfate ne pune , duke i zevendesuar me militant te pd, per te kthy faqen e tij tashme nga sala. ketij unee i them pa karakter or vella, kam pershtypje se z bari, ka patur frike mos specialistet e mirefillte i nxirnin doika ne shesh, sa per shebimet diplomatike , e drejte qe do ta mbronin jo ate si individ ,por nga frika se saliu po sundonte si ne 96, e kjo do te thoshte trazira serish ne shqiperi, te mos harojme se kur filloi sala te kerkonte largimin e tij nuk kishte shume kohe qe kishte hequr sollakun. kjo eshte fati i mire i shaqiritse ka plot per te
Per Saline, Sollaku ishte me problematik sepse mund te hetonte, te pergatiste dosjet e krimit dhe tja u çonte gjykatesve. U mundua ta thyente dhe nuk ja arriti, per shkak te karakterit te vendosur te prokurorit Atehere nxori asin nen menge, injorantin XHAFEEEEEEERRRRRI. Sajoi nje mije e nje te zeza, njera me absurde se trjetra dhe e largoi. Me e forta ishte pse nuk ka bere ekstradimet.Me kot u mundua Sollaku te sqaronte se ligji i ekstradimeve nuk kishte dale akoma. Ky ligj u miratua ne parlament shume kohe me vone. E pa harruar fjala e funddit e Sollakut: ZXOTI E NDIHMOFTE SHQIPETRINE.
Shiku i duhej me shume Saliut, sepse me te mund te bente eliminimin fizik te kundershtareve, siç beri paraardhesi ( jo i ndrite por i grymte), qe vrau dhe nuk po i gjejme dot varrin. Ketu i ngeci sharra ne gozhde sepse jemi anetar i NATO-s.
Shefqet
saliu pregatiti vendimin per shkarkimin e Shaqirit por nuk e miratoi Presidenti Moisiu.
Kur Moisiu mbaroi afatin e perseriti por nderhyne amerikanet se te ishte per bamirin do ta pranonte nga frika se mos pd do ta zinte me gure
z shefqet ,nuk behet fjale per legenine krimit gazidede ,por per kujtim hysenaj se pas klosit u emru kujtim hysenaj, dhender i bllokut dhe ky qe sala e perdorte, se kishte ardhur ne shish sipas komenteve te gruas se tij per atdheun, ( kujtim hysenaj ) dhe ky e solli bari shaqirin , qe e dine plot ne fakt si-vin e tij plot njerez , e nuk esahte bariu ai qe denjesisht duhet te vazhdonte ate qe z klosi ariti, pra te ndante sherbimin nga politika , me qytetari e profesionalizem ( nuk jam ne kete fushe punesimi, dhe nuk e njo klosin ,por ndjek ngjarjet e vendit tim me interes se nuk po dime ku e cojme rinine tone me keto poliutikan e drejtues,ka dhe nga ata drejtues …qe kane kontrabadu edhe aparate celular, ndaj ju duhen edhe postet drejtuese qe te mos hetohem
Mire e keni : ” …shefi e Perdonelit…..”
Perkthim a ke per kete sektor te SHISH-it?
Apo e keni fjalen per “Peronel” si shkruani pak me siper,apo-apo Personeli eshte objekti i shkrimit.