Berisha gjate takimit me Stuart Jones
Vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Stuart Jones në Tiranë i ka paraprirë një informacion i detajuar se ku duhet ta përqendronte bisedën me zyrtarët shqiptarë.
Ky informacion mësohet nga një kabllogram dërguar nga ambasada amerikane më 24 tetor 2008, përmes të cilit zotit Jones ambasada amerikane i kërkon përcjelljen e mesazhit të Uashingtonit tek kryeministri Berisha, për të ndalur sulmet ndaj prokurores së përgjithshme, e cila një prej hetimeve kryesore ka shpërthimin e Gërdecit.
“Vizita juaj zhvillohet në një kohë kur sa vjen dhe po shtohen pasiguritë për publikun shqiptar, veçanërisht në klasën poltike. Vizita e presidenti Bush në Shqipëri dhe ftesa për ta pranuar këtë vend në NATO janë lajme te së djeshmes”, thuhet në fillim të kabllogramit.
Gjithnjë e më shumë, shqiptarët janë përqëndruar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe duke u përpjekur për të vlerësuar pasojat nga hetimet rreth shpërthimit në Gërdec, dhe në korrupsionin që ka të bëjnë me projektin e rrugës Durrës-Kukës.
Hetimi i Gërdecit, vijon kabllogrami, është një presion në rritje për kryeministrin Sali Berisha, i cili intensivisht në mënyrë të crregullt muajt e fundit ka sulmuar prokuroren e përgjithëshme dhe sistemin e drejtësisë, duke tentuar limitimin e dëmit politik dhe potencialisht kriminal për veten, familjen dhe aleatët.
Se çfarë qëndrimi duhet t’i shprehë Jones kryeministrit Berisha, kjo sygjerohet si më poshtë:
“Gjatë takimeve dypalëshe keni mundësinë të dërgoni mesazhin e Uashingtonit se sulmet e vazhdueshme për të intimiduar prokuroren e përgjithshme, kontrolli i sistemit të drejtësisë, përfshirë tentativën për një kontroll total të shërbimit sekret, gjithashtu dhe të medias së lirë, janë të papranueshme. Të tilla veprime jo vetëm kërcënojnë të ardhmen e Shqipërisë në NATO, por gjithashtu mund t’i shkaktojnë për një kohë të gjatë dëme marrëdhënieve bilaterale”.
Ambasada amerikane e paralajmëron Stuart Jones se kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha nuk do të kursehen ta shesin vizitën tek shqiptarët, se gjithcka në marrëdhëniet tona bilaterale shkon si mos më mirë.
Prandaj komentet tuaja private apo publike, sugjeron ambasada amerikane, duhet të jenë ndërtuar me një kalibër të kujdesshëm për të treguar se ne jemi një mik dhe aleat i vendosur i Shqipërisë, por që nuk do të heshtim apo të mbyllim sytë përballë qeverisë shqiptare, e cila po tenton t’i rrokullisë prapa reformat demokratike.
Në pjesën e dytë të kabllogramit informues drejtuar Stuart Jones analizohet figura e politikanit Sali Berisha ku thuhet:
“Takimi kryesor i juaji do të jetë me kryeministrin Berisha, për të cilin ne kemi cdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t’i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, po duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me konseguenca kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin”.
“Frika nga të tilla zhvillime është e mundur ta udhëheqë Berishën drejt një sjelljeje anti-demokratike në rritje, e cila do të intensifikohet ndërsa hetimi vazhdon. Berishës duhet t’i thuhet nga ana juaj në mënyrë direkte, se të tilla sulme të vazhdueshme po shkaktojnë ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, gjë e cila është e papranueshme dhe se ne nuk do të jemi në krahun e tij duke e lejuar të dëmtojë demokracinë e gjallë shqiptare, por ende të brishtë”, vijon kabllogrami.
“Gjithashtu, Berisha duhet të dëgjojë nga ana juaj se zgjedhjet e përgjithëshme do të jenë një indikator se sa serioze është demokracia shqiptare dhe nuk do të shikohen si një cështje teknikalitetesh, por seriozitet i normave demokratike”, thuhet më tej në të.
Ambasada amerikane në kabllogramin informues ka përfshirë edhe Edi Ramën, ku nëntitulli tij është: Edi Rama, kryeministri ardhshëm?
“Takimi me Ramën është një mundësi për të takuar burrin, i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Në dy vitet e fundit Rama ka punuar shumë në rritjen e imazhit të partisë në të gjithë vendin me shpresën e fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Por shumë personave në PS po i soset durimi me mënyrën hezituese të Ramës për tu përballur në mënyrë agresive me Berishën në cështjen e Gërdecit”.
Nuk ke cfare ti shtosh….
kete e lexova te Shekulli para ca ditesh.. Por eshte nje kabllogram shume me i forte ku Saliu portretizohet tamam sic eshte.. Vec nje gje nuk kuptoj: Pse mendimet i kane keshtu dhe qendrimet i mbajne ndryshe keta amerikanet?? Cfare dreq i shtyn drejt kesaj gjeje shkateruese per Shqiperine e vogel??
kaq shume tru te duhen te kuptosh,pse???????
nje vend arab,si SHQIPERIA,nuk i intereson askujt,
kush beson te kunderten,thjesht ka nevoj per psiqiatro,,,,,,,!!!
Tourkogagos ty te flet menderja para gojes…o i zi.
Po bombat kundra ambasades amerikane pse jane vene ne Athine, se greket jane arab?????
ti o tork ke
Mos u merrni me kete turkofagun se eshte humbje kohe. Kam vene re se ky nuk e njeh fare realitetin shqiptar…s’di pse i eshte mbushur mendja te flase per Shqiperine e shqiptaret?!!!
si fillim të përshëndes me “rreshtin e fundit” që kërkove të censurohej shkrimi tim!
së dytiti je një debil tre fjalësh,ose më mirë YÇ!
Shqiperia eshte kthyer ne nje vend te standartit ”vari ka..n” se ashtu e duan. Mos prisni nga Amerika te shpetoje Shqiperine. Shqiperia eshte e shqiptareve dhe plehrat qe i beme vete duhet t’i pastrojme ne, jo amerikanet.
Edhe amerikaneve ua paska prure ne maje te hundes Edvin Rama me “taktiken” e tij gandiste te ardhjes ne pushtet !
Fati i Berishes eshte qe kto kabllograme nuk u publikuan para tre muajsh,se vetem ne Bathore dhe ne … Shkoder do te fitonte.
pse ti mendon se ne 2009 dhe tani 2011 Berisha fitoi ne Shkoder ??? Hahaha ,ha buke ha…
Ja cfare porosit ambasada: “Prandaj komentet tuaja private apo publike, duhet të jenë ndërtuar me një kalibër të kujdesshëm për të treguar se ne jemi një mik dhe aleat i vendosur i Shqipërisë, por që nuk do të heshtim apo të mbyllim sytë përballë qeverisë shqiptare, e cila po tenton t’i rrokullisë prapa reformat demokratike”. Pyetja eshte kjo: “Cfare thote Z. Arvizu per kete paragraf? A i ka mbyllyr ai syte perpara shkeljeve te ligjit dhe te parimeve demokratike nga “Burri i Shtetit”?
Tring zilja – zilja tringellon (jo ajo e Burses). Co ky Shklzen qe permendin keta me cdo kabllogram? Une njof vetem Zeni ose Shke(r)dhen Berisha. Ca bojne mer jahu keta Amerkonet, po qenka komunista te papam….
Dhe me Irakun domethen Sadamin keshtu e bene, por amerikane i vune LITARE NE FYT. Po dhe me Libin me Kadafin, i vrane djali dhe shpejt do te veren, dhe Serij te njejtin fat. Me Sale, me djalin sy e Sales do te shohin tmere, dhe Sala litar ne sheshin Skenderbej, kaq mbaron filme.
Ne nuk meritojme demokraci, se presim te na i sjellin te tjeret. Deri tani jemi vetem nje popull i inatosur, me deshire per ndryshim por pa lider.
Ne muajt para 21 janarit reagimi qe ne rritje dhe optimizmi me i larte por ndodhi dicka qe per mendimin tim anashkalohet. Ne syte e gjithe popullit te shqyer prej marazit ambasadori i shtetit me te madh demokratik dhe i aleatit apo me mire tutorit tone te superfuqishem e shkeli ashper ndjenjen ne rritje te reagimit popullor ndaj padrejtesise, dhe i dha nje goditje te forte ndjenjes se popullit se mund te vendose per vete.
Dhe me duket jo vetem popullit por dhe Edit. Dhe ky popull qe me shume veshtiresi po fitonte ndergjegje reagimi stepi… u ndje i pushtuar prej atij qe s’e priste… dhe kjo ka lene me shume shije te keqe se karshilleqet e qeverise.
Tani shohim se pushtuesoaleati po godet ate qe godisnim ne, por ne prape dyshojme… dhe nuk e di sa kohe do duhet te rekuperojme ata dem qe na beri ky… une mendoj se ishte kjo qe e mbajti Saliun , jo plumbat, ata te trembin vetem per pak, kjo u duk ne 28 janar… fatalitet.
Megjithate mendoj se te djithe e shohin qe Saliu vetem pushtet qe ska me, asnje (me tru ne koke) nuk shpreson me per shtet prej tij. Nuk e kuptoj se cdo beje me ne qeverisje !????
mendimi im eshte qe amerikanet jane ne vendin qe ju takon……eshte nje thenie qe pershendes SH.B.A. dhe kryeministrin e ardhshem EDI RAMA..- kush shkon dale nga dale shkon lart dhe i sigurt ne qellimet e tij……dhe kush shkon shpejt …eshte i sigurt qe bie posht.
Une sbesoj se do ishte shume e veshtire per amerikanet me ja tun komet saliut. Me siguri ata po na lene ne mejrimin tone per te pare se sa mund te durojne shqiptaret para se te ngrihen. Ketu ben dhe faj edi rama qe eshte teknicien i mire po jo revolucionar. Ne kete moment do hequr qafe diktatori malok, noriega shqiptar, pastaj te bejme demokraci si duhet. Deri atehere te na rroje enveri i dyte sali ram maloku.
KJO ESHTE DOZA E FUNDIT QE PO I JEPET KETIJ POPULLI,
PER SHUMICEN E SHQIPTAREVE ERDHI KOHA QE TU LEXOHET POEMA E MIGJENIT….
SA FATKEQESI E MADHE …PRAP AI KAFSHE NA PERFAQESON NEPER BOTE…..
O POPULL AI ESHTE NJE DERR, KOMUNIST DHE TE GJIHT DERRAT NJE TURI KANE
TI O SHQIPERI NUK E MERITON NJE KRYEMINISTER TE TILL KURREEEEEEEEEEEEE.
E keni ketu ne anglisht komplet kabllogramin.
http://wikileaks.org/cable/2008/10/08TIRANA770.html
cfare shpreh arvizuja une nuk e kuptoj!!! sali berisha kriminel dhe zeni gjithashtu
perse ambasada amerikane ne shqiperi i jep vize saliut?ambasada ka nje ligje per te korruptuarit,te lidhur me krimin mos te japi viza.perse arvziu i jep vize (arvziun ne amerike as cashier ne market basket nuk e cojne)saliut?ambasdat ne shqiperi s’duhet t’i japin vize saliut,lirise,argites e shkelzenit.ata duhet te ndeshkohen e te mbeten perjete aty.tamam si gramoz ruci
Kur kam pyet nje gjermon se si u ngrejt gjermania dhe u bo superfuqi duke dit qe nga lufta dyte boterore doli cop ai me tha.
Gjermanin e kemi ngrejt vete me krahet tona. E kemi ndertu nga e para, me rregull, pune ,disiplin etj etj
Kurse ne presim qe Shqiperin ta boj Amerika, Europa, Kina etj etj…