Një shofer zbulon se ku është fundi i ylberit

22 Shtator 2011, 12:39Lifestyle TEMA
Një shofer zbulon se ku është fundi i ylberit

Tani e dimë se çfarë ka në fund të një ylberi. Nuk bëhet fjalë për një vazo plot me ar, siç mendohej gjithmonë. Një shofer në Britani ka arritur të fotografojë fundin e një ylberi… në mesin e një autostrade. Ai pati vështirësi për të bërë foton për shkak të shpejtësisë, por në fund ia doli.

Në mitet e përhapura ndër njerëz mendohet se në fund të ylberit ka një enë plot me ar. Të tjerë thonë se kapërcimi i tij bën që të ndryshosh gjininë.

Në mitologjinë greko- romake, ylberi konsiderohej si rrugë e një mesazhieri mes tokës e parajsës.

Në mitologjinë kineze, ylberi është një e qarë në qiell, e mbyllur nga perëndesha Nuva duke përdorur gurë me pesë ngjyra të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje