Integrimi ynë në BE dhe integrimi i Bregut në PD

29 Shtator 2011, 00:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka disa poste në qeveri, që natyra e punës i bën më të moderuar se të tjerët. Fjala vjen nëse Ministri i Brendshëm i Berishës duhet një njeri që thotë “si urdhëron” kur hap telefonin, apo Ministri i Financave një mediokër që të pranojë lëvdatat ekonomike të kryeministrit, nuk është e nevojshme që në këtë standard të kemi dhe Ministren e Integrimit. Për shkak të një detyre specifike që ajo ka, si interlokutore e qeverisë shqiptare me administratën e Bashkimit Evropian, ajo ndryshe nga ministrat e tjerë të qeverisë përballet realisht me standardin e Shqipërisë krahasuar me Bashkimin Evropian. Fjala vjen, nëse Berisha në mbledhje qeverie pasi tregon se si duhet të dalësh për gjah, flet që ua kemi kaluar dhe 16 vendeve të BE, ministrja mund të ulë kokën dhe të bëjë sikur nuk dëgjon, por nuk do të thotë që këtë ta thotë dhe në Bruksel. Pra, me pak fjalë dua të them se ndryshe nga ministrat e tjerë që janë të lirë të jenë servilë apo militantë, skiftera apo pëllumba, Ministria e Integrimit e Shqipërisë është e dënuar të jetë serioze dhe realiste. Arsyet janë të shumta. Shqipëria, e cila ka aplikuar nxitimthi qysh në Prill të vitit 2009 për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar të BE, ende nuk ka një përgjigje për kërkesën e saj.

Nuk dua t’i hyj banalitetit të shpikjes së përgjegjësive të opozitës për pranimin e kërkesës. Maqedonisë i është pranuar kjo kërkesë kur vendi ishte në luftë. Nuk dua as të hyj në debatin vulgar të 12 pikave, nga të cilat disa duan vota të opozitës. Nëse disa nga ato institucione duan votën e opozitës, dhe ajo nuk e jep për shkak të standardit ku ka katandisur institucionet Sali Berisha, ai refuzim është garanci më e madhe evropiane se sa loja e strucit që kërkon të bëjë qeveria. Një demokraci funksionale është një demokraci që di të përballojë protestat e opozitës, shtypin e lirë, parlamentarizmin dhe mbi të gjitha di të menaxhojë krizat politike. Qeveria shqiptare nuk di të bëjë asgjë nga këto.

Ndaj desha të them se të gjithë janë të lirë të bëjnë lojë me këtë gjëmë që na ndodh, por jo Ministria e Integrimit. Berisha është i lirë të vazhdojë t’i ngjajë Gadafit në fjalimet e veta, Bujar Nishani është i lirë t’i besojë, Ridvan Bode është i lirë të kruajë xhepat dhe të shikojë Berishën në sy kur flet për mrekulli ekonomike, por Majlinda Bregu nuk është e lirë të thotë pallavra. Ajo ndryshe nga të tjerët ka barrën të jetë pika jonë e kontaktit me Bashkimin Evropian, dhe nuk mund të jetë aq jo-serioze sa të mendojë se refuzimi i opozitës u zgjidhka me parimin e ‘kërbaçit dhe karotës’ ndaj opozitës. Meqë opozita nuk u tremb nga kërbaçi i 21 Janarit, pra kur qeveria vrau katër vetë se nuk i pëlqyen Berishës nga dritarja ku i shihte, ju afrua karota që qenka “Avokati i Popullit”!

Por më tej akoma ka një histori të shëmtuar në komunikimin e saj jo vetëm me Brukselin, por dhe parlamentin shqiptar. Gazeta Shqip botoi para disa ditësh një letër që i referohej punonjësve të Ministrisë së Integrimit, të cilët raportonin se rekomandimet e Brukselit po shtrembërohen dhe se zonja Bregu nuk është duke folur publikisht për detyrimet reale që kemi. Nuk e di kush janë këta punonjës kurajozë, por kolegët e mi më thanë se janë drejtues të rëndësishëm të Ministrisë së zonjës Bregu, ndoshta dhe zëvendës të saj dhe unë jam i prirur t’i besoj ata në shqetësimin e tyre, pasi ata janë nën presionin direkt të Brukselit. Ata kontaktojnë me homologët e tyre në zyrat e Brukselit dhe tmerrohen kur të tjera gjëra kanë si detyra shtëpie, dhe për të tjera gjëra ministria shpjegon notën pakaluese. Në këtë pikë do të thosha se Ministria e Integrimit ka më shumë nevojë për profesionistë dhe njerëz të ftohtë që nuk e kanë mendjen tek karriera politike, por tek detyrimet tona reale ndaj Brukselit. Vendi për t’ia kaluar Berishës në sulmet ndaj opozitës, medies, apo institucioneve të tjera, nuk  është tek Ministria e Integrimit, por tek ndonjë zyrë e PD-së.

Unë e kuptoj sikletin që ka zonja Bregu, e cila ka qysh në qershor që e ka marrë përgjigjen negative për 15 tetor, por ajo nuk është përgjegjëse personale për atë që ka ndodhur. Ajo nuk ka asnjë meritë dhe asnjë përgjegjësi nëse ne dështojmë apo integrohemi në Evropë. Ajo është thjesht një korriere e Shqipërisë në letërkëmbimin me Evropën dhe si e tillë, ka në dorë vetëm të na dorëzojë ne në rregull postën e Evropës dhe anasjelltas. Pak a shumë duhet të bëjë atë që kanë bërë vartësit e saj disa ditë më parë, të shqetësohet nga ato që dëgjon në Bruksel për Shqipërinë, dhe jo të gëzohet  nga ato që shpik Berisha në Tiranë për të gënjyer Brukselin. Është kohë e keqe për të qenë Ministër i Integrimit në Tiranë pasi nuk mund të jesh edhe me Berishën, edhe me Perëndimin. Unë e kuptoj që zonja Bregu kërkon të integrohet me çdo çmim në PD, por problemi i shqiptarëve është si të integrohen në BE.

 

 

32 komente në “Integrimi ynë në BE dhe integrimi i Bregut në PD”

  1. fieri says:

    Dikur benim shaka me ca shoke dhe thonim: Kur te hyje Shqiperia ne Bashkimin Evropian do dalin tere vendet e tjera.
    Me kete trapin qe kemi ne dhe me ate qe po ndodh me Greqine, Italine, Spanjen…etj. me duket se per nja 2 vjet shakaja jone do behet realitet.

    1. REFORMER says:

      Po ti besoj Sales duhet te hyje Europa tek ne dhe jo anasjelltas…

  2. Olti says:

    Nje Kryeminister i pa-afte mbledh rreth vetes njerez te pa-afte; nese gabimisht qellon ndonje i afte ai nuk ka mundesi te shpreh aftesite se i mungonte hapesira! Populli shqiptar ka vuajtur shume nga baballaret e kombit prandaj e ka pasur shpresen e Vetme tek BE dhe Amerika! Sa per te emeruarit nga lart ata kthehen Ne zbatues te verber te urdherave te udheheqesit, nuk Kane me origjinalitet APo fantazi! Ata Jane thjesht Yes Men! Duhet nderruar mentaliteti qeverises jo Ti vihet faji profesionalizmit te individit te terrorizuar nga eprori! Dhe eshte jetike te kete zgjedhje te ndershme! Po u blene votat politikanet nuk Kane me komunikim demokratik me shoqerine; Ne te kunderten ata marrin peng shoqerine si Ne Shqiperi ku jeta dhe e ardhmja e njerezve eshte Ne meshiren e politikaneve!

  3. skela says:

    KARROTA nuk ngelet pa ngrene , por problemi eshte qe meqe ne nuk shofim gjekundi KARROTE them se zonja Bregu ka kohe qe e ka ngrene dhe s’paska ndjere asgje , mjere ne per palo ministre qe kemi qe e ka mendjen te KARROTA .
    Majlindes i ngeli KARROTA , Lulit DOMATJA , kurse Sales KOQJA E ULLIRIT.
    Tani ministrja ka dale ke bregu duke blegeritur be-be-be , e as qe behet llaf per ne BE.

  4. Kamer Nimani says:

    Z Baze te lutem vetem lexo komentet qe kan ber njerzit posht intervistes e z bregu dhe nuk ka me nevoj as ma shum e as ma pak ti thuash per z bregu por nuk e di z bregu a i shef vet keto shkrime a po jo se nuk do kish me i ra ndermend te jap ose te bej intervista mase kshilltaret i shofin po nuk di a po ja trgojn keshtu sic shkruhen kete e kam pak si merak ajo nuk e ka mendjen tek Integrimi por krejt diku tjeter prandaj rroft partia desh me then se sa per Shqiptaret sic e pacin ber e gjetshin Shiptaret pa integrim bejn derman por pa Salushin e Rames nuk bejn dote her tjter Ministre e Integrimit do ta bejm Monika Kryemadhin dhe Z Vense Majlinden mase shkojn punet ma mier me ni kusht qe te kendojn bashk se keshtu u pelqen kengen e Integrimit hade Integrim Hajde Integrim po kush ma shum ty po te Q

  5. L.Kola says:

    Re sterre te zeza jane mbledhur mbi qiellin shqiptar.Nje vend qe europa po e kthen ne kosh plehrash .Pas pak ditesh do filloje nje regjistrim qe do jete partitura e fundit e lozur me sukses nga lobi grek.
    Nje kryeminister me deformime serioze mendore qe ka arritur te poshtroje dhe gjunjezoje shqiptaret qe nuk e kane arritur ta bejne serbet greket e turqit bashke.Megjithese jam qytetar amerikan si une dhe shume shoket e mij ketu jemi te shokuar nga tolerimi qe po i ben shteti amerikan ketij banditi & mobster i ballkanit..dhe ky perfaqsuesi i shtetit tone aty a arvizu ne menyre te papergjegjeshne
    nxjerr nga “sirtari ” idiotizmin e tij se ka celule antiamerikane ne shqiperi..Isha ne shqiperi ne 28
    janar te djelen qe do behej perkujtimi i 21 janarit..si qytetar shqiptaro amerikan u ndjeva tejet i fyer kur ky ambasador beri thirje se do kishte trazira..& blla blla blla..Ate dite jo veten qe nuk u keput asnje lule por dhe vrasesit e respektuan ate dite..perfundimi arvizu ishte dhe eshte “out the order”
    o vellai yne mero baze lexova nje artikull te besmir kollcakut ketij djali fisnik te portokallise
    qe eshte rritur para syve tane ne vitet e demokracise dhe me then te drejten u mallengjva shume
    rreth 300 shqiptare e komentuan,30 mije e lexuan dhe 3 miljon shqiptare mendoj se jane gati
    te rrezojne qelbesiren e dashur te vicidolit dhe nuk ka fotografi te obames qe ta shpetoje berishen nga fati si i causheskut..Eshte koha qe nga shkrimet te kalohet ne veprime konkrete..plehrat
    dhe regjistrimi jane para dyerve tona..a do te pranojme te quhemi faqezinj nga tradhetari dhe krimineli
    me i poshter i te gjitha kohrave ne kete toke te zotit apo do ta mbulojme me plehrat kete pleh ..
    ESHTE KOHA TE IKIM NGA KOMENTET DHE TE DALIM NE SHESH TE PROTESTOJME..E DI QE DO TI NGELET HATRI ARVIZUSE POR PUNE E MADHE DHE KETU NE AMERIKE E VRANE MARTIN LUTER KINGUN DHE PASTAJ E SHPALLEN HERO..LIRIA & DINJITETI NUK DHUROHET POR FITOHEN..kam besim absolut tek mero baze,besmir kollcaku ,flora osmani,myslym pashaj
    ilir yzeiri,dritan hila..jane miljona shqiptare qe jane perdhosur e tallur per 21 vjet rrjesht nuk durohet me KAFSHET DHE AMBASADORET KANE DALE JASHTE KONTROLLI…ZOTI E SHPETOFTE
    SHQIPERINE..

  6. saljozi says:

    O Mero pse humbet kohen kote me Majlinda Bregun. Punet e mira per popullin shqipetar nuk behen nga putana dhe dava putanash, por nga njerezit kompetente.

    1. Olti says:

      Kam pare zonjen Bregu Ne Nje debat televiziv duke kapur Erion Veliajn me shpulla se ky i fundit Ne Nje raport per Departamentin e Shtetit kishte quajtur SHQIPTARET fshatare! Ne fakt Veliaj kishte perdorur fjalen Countryman qe do te thote bashkeatdhetar Po hajde Ti mbushje Mendjen Majlindes qe I lexon raportet si do vete e sdi anglisht por Frengjisht si SalA! A e kuptoni kush na perfaqeson APo Jo? Keta sdine as te lexojne, mendimet e stafeve i perbuzin e Ne do na cojne poshte e me poshte!

  7. bledi says:

    po lere o mero mos harxho kohen me postiera pa vlere

  8. Kristaqi says:

    Zonja Kurva Bregu se bashku me ndonje hale tjeter ne qeverine e ketij merumit, do benin mire ti mbushnin mendjen kryeministrit te tyre se ai nuk eshte me per kete pune, te pakten ne kete menyre do te mund te vinin ne vend dinjitetin e tyre qe iu ka rene bashke me breket ne fund te kembeve. Pa per intergim e bashkim me europen e standarte, lere fare o Mero, mos u merr me kete gje se nuk e dine keta c eshte kjo gje, gjeja qe dine keta eshte te vjedhin nga mengjesi ne darlke c te gjejne e c te munden, e me pas te dale sic dilte merhumi dikur ne tv e te na tregoje peralla me ullinj, e me shqiepria kopsh me lule buze adriatikut. Turp per ata ministra qe po shkelin mbi dinjitetin dhe familjet e tyre duke i shkuar pas nje te cmenduri po mer ne qafe te gjithe, perfshi edhe femiejt e vet.

  9. 21Janari says:

    Me nje qeveri te tille nuk do te dalim kurre ne Breg, por do mbetemi ne mes te detit

  10. loni says:

    ha ha ha ministe e integrimit, shteti me kot i botes dhe qe per fat eshte i vogel ka me shume ministri se Kina qe eshte shtet i stermadh…..shqipetare zgjohuni nga gjumi dhe fshijini keto parazite qe ju pijne gjakun. ka ardhur koha qe krimineli dhe njeriu me negati i kombit sali dhi berisha te shkoje atje ku e meriton ne ferr

  11. cendurimmadhi says:

    Ket zonjen ministre te integrimit e paske bombarduar Mero.Ha,ha,ha,me pambuk.Gjithsesi jane zgjedhjet tuaja e duhet qe ti respektojme.E mira do te ishte qe te nenvizoheshin meritat e medha
    qe ka zonja ne drejtim te integrimit te saj personal si ne PD,parlament e qeveri.Degjova diku nje
    shprehje me karote qe i shkon mjaft per shtat ketij personazhi butaforik per ekperiencen qe ka me
    objekte te tilla ndoshta edhe me te gjata psh purri,kastravec,edhe patlixhani mire do i rrinte,e me
    radhe.

  12. tourkofagos says:

    Pergezime z.Baze per shkrimin,je teper rreal eshte pikerisht ashtu,sesi i paraqesni ju problemet,por harroni se ajo koloministri e integrimit te shqiperise ne BE,eshte pikerisht pjese e kalbur,me njerez te korruptuar e injorant,ashtu si dhe pjesa apo ministrite e tjera te qeverrise se sotme islamike te PD! Nuk ka sesi te jete ndryshe,do te ishte absurde te besohej e kunderta.Jane pikerisht ata politikane,si z.Bregu me kompani,ai llum,servila mashtrues e sahnlepires,me nje kryekriminel ne krye si sali shpellari.Eshte pikerisht,diversiteti dhe serioziteti per te kundershtuar brenda qeverritareve,ajo qe i mungon ketyre plehrave politikane te PD,qe qeverrisin sote.Eshte teper normale,qe ata jane te detyruar te presin,apo te udhehiqen nga idete e shpellarit,ne te kundert fluturojne nga qeverria.Fatale eshte per popullin shqiptar,qe drejtohet nga kjo qeverri islamiste vrasese te shqiptareve.Me korrake e shpellare nuk shkohet ne BE! Nje faktor tjeter per mbeshtetjen e hyrjes ne BE,jane shtetet mike !!A ka sot,Shqiperia miq dhe sa jane!!!!???

  13. argjiro says:

    Ke te drejte o Mero .Nuk mundet edhe te bredhesh me lepurin edhe te gjuash me zagarin .Prandaj behet nervoze kjo zonja se i mendon te githe si veten dhe koleget e saj qe rine si tuafe kur brockollis saliu dhe thone fluturon gomari .Prandaj bisedimet serioze te europianeve u duken pordhe sic tha zoti Nasto Duhet ti kesh shume te medha te ndenjurat qe te mund te rrish ne dy karrike.

  14. ismet says:

    kur ishte ne opozite Majlinda darkonte me Gzimin e kashtes tek Dy Kitarrat ne Durres

  15. h says:

    keshtu sillen putanat,pse cuditesh?

  16. guri says:

    Dakord,Z.Baze.Por.kam pershtypjen se Berisha nuk do,nuk i intereson shume BE,dhe jo pa qellim behen te gjitha keto zvarritje.Sa per Bregun,po pritem ne shqiptaret te na coje ne EVROPE kjo lloj ministre……..NA MORI LUMI……..

  17. lola says:

    ajo eshte tamam buce ngeli duke fol per karrota dhe kastraveca nje cope plehre qe se ka shoqen

  18. engjell says:

    Ore Mero !
    Sa shpejt e harrove Haxhinaston dhe kete ,qe fatkeqesisht Shqiperia e ka ne ate pozicion perfaqesimi kur ne tavolinat e Brukselit qe jane te shenjta per Shqiperine keta u shprehen me ate fjalor vulgar ,qe zv /kministri e tha dhe kjo e pranoi?
    Nuk ka me domethenese se ai fakt ! Nuk mund te presesh gje tjeter veç deshtimeve Edhe sikur B.E te stopoje 400 deri 500 vjet per te na pritur ne ta zeme ne do te jemi larg finishit me keta njerez edhe 500 vjete te tjera me shume .

  19. sul korriku says:

    Nuk e di pse me vjen nder mend Loqe Shenka, me falni, Shoqe Lenka (?!)

  20. Skender Selimi says:

    Z.Mero, trajtimet qe ju i beni politikes se berishes, tashme duhet te marrin nje kah tjeter. Si diktator me te tera parametrat, berishes nuk i intereson te futet ne BE, pra te futet nen kontrollin dhe sugjerimet e BE-se. Ai shtiret. Atij i intereson te fuse gjithe Shqiperine nen kontroll. Ai tashme mendon se para tij ka nje popull budalla, e komandon si te doje dhe me urrejtjen me te madhe ndaj tij kerkon ti marre frymen. Ai bashke me zagaret e tij jane leshuar si te babezitur ne vjedhjen e ketij vendi, ne shkaterrimin e tij, ne uljen e dinjitetit dhe nuk e di se ku do te ndalen. çjerrja e kesaj maske e cila akoma funksionon per nje pjese shume te vogel te popullsise eshte kahu dhe detyra e juaj e gazetareve qe duhet marre tash e mbrapa. Te lumte ty e kolegeve te tuaj qe po beni nje opozizite me te forte se vete opozita.

  21. a na hengert mortja says:

    Stambolli digjet e majlinda krihet i thone kesaj pune.

  22. mjalti says:

    Kodra mbas bregut dhe ti o Mero,Nja dhjete here na e quajte zonje ate qe dha karoten e mbajti panxharin .Ne postin e saj duhet te jete nje minister i jashtem qe te kete mbaruar te pakten shkollen diten e ne qytet.Ajo vella nuk mbush fare,gjithe ironira e naze.Shyqyr qe nuk dine te huajt shqip se me keta qe jemi pleksur do beheshim gazi i botes.Po ska ky vend nje njeri pak si ALBIN KURTI.

  23. partia e pirateve says:

    good job

  24. beso says:

    ministria e Integrimit eshte struktura me kot qe eshte krijuar.Sa here kam kerkuar nje artikull dinjitoz qe te kerkoje publikisht suprimimin e kesaj strukture qe paguhet kot fare nga buxheti mizerje i shtetit shqiptar.Ja hoqe Malo Bregun(ka qene nje burre me kete emer)do vene nje Malo Qafa;paguhen dhe krijohen institucione qe bejne pune me pak se nje rrojtore burrash(apo grash),dhe suprimohen institute shkencore dhe etnografike qe i sherbejne vlerave kulturore te shqiptareve,qe nuk humben ne shekuj roberir,por po humbin ne ca vite barbarie.Ju lutem z.Mero,shikojeni problemin ne kete kendveshtrim! Gjithe te mirat!

  25. ana says:

    meqe ne shkrim thuhet ndonje zevendes i ministres, ka shkuar nje kafshe atje se fundmi, ajo eshte SUPERPUTANE, sec ka nje emer dhe mbiemer te tmerrshem….DUMA SUMA hahahahaha

    1. Visi says:

      ate katunaren me qe e kane marre te gjithe me rradh neper sediljet e makinave o Ana?!!! pervecse e palar, e paveshur esht gjynaf se me kan then qe esht e neveritshme edhe ne krevat, me ca leshra si ari… ec me se dike qe tja heqe leshrat dhe mund ta gjeje, por ftyren prej kurve nuk e ndryshon dot.

  26. K.Fejzo says:

    berisha ka filluar te shese dhe nedeteset per skrap dhe ilir meta i u eshte versulur azotikeve
    dhe veprave te tjera te sistemit te kaluar.kjo tregon se po zhvasin me goditje te perqendruar
    cfare ka ngelur ne kembe.detyra e shqiptareve tani eshte te mbrojne me cdo cmim kollonen e fundit
    qe mban shtetin ne kembe HIDROCENTRALET qe flitet se fazllic me nje celule antishqiptare
    ne amerike po bejne letrat per ta pervetsuar kete miniere floriri..Prandaj zoti mere, ministrja bregu
    eshte e keqja me e vogel ne ate vend ate nuk e pyet kush , te pakten eshte seksi..ne duhet te merremi me berishen qe dhe ne shtepi publike po te shkoje do te ikin gjithe putanat te LEMERISURA nga bordelloja aq i peshtirosur eshte bere..duke perfunduar respekte per ZOTIN MERO BAZE

  27. Teta says:

    Per Bregun e rendesishme eshte qe eshte integruar mire ne punet e saj private, aq sa edhe nje gazete italiane e dt 16 shtator kishte nje artikull per Prudentinon dhe lidhjet e tij me motren e nje ministreje ne Tirane..
    Asaj i duket vetja e mencur me brockullat qe nxjerr nga goja dhe se fundmi teoria e karrotes per opoziten.Sado te perpiqen nuk ja lene dot fajin per mosplotesimin e 12 kushteve opozites.Sepse lufta kunder korrupsionit,stabiliteti i administrates publike, liria e mediave,zgjedhjet e lira, garantimi i te drejtave te grave dhe femijeve, keqtrajtimi i te burgosurve etj jane te gjitha detyra te ekzekutivit qe nuk jane plotesuar, por sic e jetojme cdo dite perkeqesuar.Keshtu ministrja jone ate karrote ta ruaj per Sali injorantin dhe burat e tjere te qeverise.
    Cfare kane qe shajne e shfryjne kur u thane qe te mos e dorezonin kerkesen ne Bruksel, Sali gomari i nxorri njerezit ne pune edhe te dielen e tani le ta mbaje me shendet pergjigjen, se nuk ja kemi fajin ne si popull e aq me pak opozita.

  28. ERA says:

    Znj.Bregu ka nje post politik dhe perderisa e ka pranuar do beje megafonin e idhullit te saj,pasi ju them te verteten une qe e njoh kur ishte e re dhe aspironte per gazetare dhe spikere lajmesh ne TV publik dhe i bej krahasimin me sot diferenca eshte e jashtezakonshme ,duket trajtimi dhe kjo vjen nga pasuria prrallore qe ka arrite fale PD.Me vjen keq vetem per nje gje qe ka ngele ajo vulgare qe ka qene dhe ka perfituar me shume arrogance,ajo merr guximin te largohet nga grupi parlamentar ku eshte e detyruar me ligj te jape llogari a thua se eshte ne kafe dhe idhnohet me te dashurin, eshte nje shprehje popullore qe thote: sa do te pasurohesh vjen nje moment qe shkon ne gjins…..gjeneze.mendoj qe te flasesh per te eshte humbje kohe,Shqiperia ka vertete halle.

  29. lulzim says:

    kur te zbulojne arkeologet ne te ardhmen skeletin e saj do habiten shume sepse me nofullat qe ka ajo do mendojne qe mund te jete gjysem njeri dhe gjysem kale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje