Ruçi: Nuk votojmë ligjet me 3/5, nëse nuk plotësohet pakti. Patozi: Pakti i PS, pseudo-kauzë

29 Shtator 2011, 15:05Politika TEMA

Partia Socialiste ka deklaruar sot se nuk do të votojë asnjë ligj që kërkon 3/5 pa u përmbushur më parë pakti i propozuar nga kreu i saj Edi Rama.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka paraqitur edhe njëherë të 10 pikat e propozuara nga opozita ndërsa ka shtuar se PS-ja është e gatshme të nisë dialogun duke filluar që nga komunikimi parlamentar

“Nëse qeveria e dëshiron votën tonë duhet të plotësojë propozimet tona sepse ne nuk kërkojmë asgjë që nuk përputhet me standartet europine. Nuk është detyrimi i opozitës ti votë ligjet vetëm se thotë kryeministri” ka theksuar Ruçi.

Ruçi gjithashtu theksoi se integrimi i parlamentit shqiptar si institucion dhe procedurë në kornizën e integrimit evropian të Shqipërisë është A-ja pa të cilën duhet harruar përgjigja pozitive e BE-së edhe sikur të arnohen gjitha kodet e depozituara nga qeveria në përpjekje për ti hedhur hi syve Brukselit.

“Harrojeni ta fajësoni opozitën për bllokimin kur ju e mbani peng parlamentin. Askush nuk mund të bëjë pjesën tonë në reformën zgjedhore ndaj ishim të parët që caktuam të dërguarit tanë për këtë proces. Paturpësisht thuhet se ska marrë përgjigje letra e kreut të grupit të mazhorancës për këtë reformë. Përfaqësuesit tanë po vazhdojnë dialogun për një marrëveshje parimesh. Këto janë detyrimet e opozitës e për këto opozita është shprehur publikisht”, u shpreh Ruçi

Gjithashtu, kreu kuvendor socialist u ka kërkuar deputetëve të mazhorancës që në një seancë të posaçme parlamentare ta diskutojnë dh eta miratojnë paktin e opozitës që sipas tij do t`I jepte një shans të fundit marrjes së një sinjali pozitiv për marrjen e statusit kandidat.

“Ta kthejmë krizën në një shans ku opozita do të marrë përgjegjësinë e mosmarrjes së statusit kandidat të vitit të kaluar ndërsa qeveria përgjegjësinë e mosmarrjes së statusit këtij viti që është akoma më e rëndë” ka theksuar më tej Ruçi.

 

Patozi: Pakti i PS-së, si pseudo-kauza e kutive

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi ka deklaruar se paketa e propozuar nga PS-ja është si pseudo-kauza e kutisë që u përdor nga kreu i saj për dy vjet për të mos ardhur në parlament.

“Na thuhet se kemi përpara 10 pika e pas plotësimit të tyre vjen begatia për shqiptarët. Nuk dua tu përgjigjem atyre pikë për pikë se nuk e kemi detyrim ti përgjigjemi editorialeve të Ramës. I ashtuquajturi pakt i Ramës është si pseudokauza e kutisë që u përdor dy vjet për të mos ardhur në parlament. Javën e kaluar jo rastësisht grupi i PS u kthye tek marrëdhënia e kushtëzuar me parlamentin”, u shpreh Patozi.

Sipas tij opozita kërkon të shpërblehet me copa pushteti duke lënë mënjanë përgjegjësinë për vonesat në integrim. “Kuvendi është i detyruar të shqyrtojë çdo nismë që vjen sipas ligjit në fuqi. PS ka dorëzuar deri tani vetëm kërkesë për ndryshim në rregullore. Integrimi nuk është i mazhorancës e me të nuk mund të bëhen pazare”, theksoi Patozi.

Më tej Patozi theksoi se javën e kaluar opozita humbi një shans për të treguar se do të shlyejë detyrimet e veta duke lënë pas politikat revolucionare. “ Erdhëm pa shpresë të gjenim ndonjë shkëndijë të kursit të ri të Edi Ramës. Nuk besoj se ka më shqiptar që të shpresojë në përrallën e ndryshimit të sjelljes së PS-së pas shpalljes së 10 pikave të Edi Ramës. Sot kryejmë një formalitet e konsumojmë një mundësi për të zbatuar rekomandimet e KE-së. Rama e tha vet me gojë një javë më parë se nuk do të ketë asnjë hap përpara të PS-së për reformat”, u shprehmë tej Patozi. ora

10 komente në “Ruçi: Nuk votojmë ligjet me 3/5, nëse nuk plotësohet pakti. Patozi: Pakti i PS, pseudo-kauzë”

  1. +10 says:

    te vjedhin fshehur, te grabisin hapur, te poshterojne, te godasin nen brez, te dhunojne, te injorojne….bile edhe te vrasin…dhe te kerkojne edhe voten ne Parlament. Keta jane antishqiptar, kurre me, kurre…

    1. Vlora says:

      as mos i votoni,,,,,hajdutet kerkojne nga ju qe ti nxirni vezen qe i ka ngelur kryq….
      aty le ta mbajne ne byth dhe mos ja nxirni………..

  2. Ramy says:

    A eshte dikush ne gjendje te kuptoj kete opozit te deshtuar e cila kerkon te bej pazare me integrimin e vendit, po kjo eshte e tepert

    1. Kalorsi i zi says:

      Z Ramy, juve ju kane montuar matricen mbrapsh, sigurisht inteligjenca juaj duhet te dale nga poshte, ju lutem Z Ramy provojeni prap por kete radhe shkruani me b..the shpresoj qe do te jeni me shume i kuptushem, me shume respekt dhe si gjithmone ne sherbim te katastrofave natyrore. pershendetje Z Ramy

    2. xhoni says:

      Kur shtepia nuk ka buke e uje,o dallkauk,hesap i kerkohet prinderve e jo femijve!!Ne se Sali Berisha i quan te teperta kerkesat e opozites,AI E POHON HAPUR SE KA KONCEPTE FASHISTE PER DREJTIMIN E SHTETIT!!Edhe pushtuesit nazi-fashiste krijuan sa per sy e faqe ASAMBLENE KOMBETARE me shqiptare,per te dhene idene se PO DREJTOJNE SHQIPTARET!!!Po kur je i pushtuar,cfare vlere kame asamblete FALLCO???Keshtu edhe fashisti Berisha:KERKON qe OPOZITA te votoje per interesat e tij SUNDUESE E KRIMINALE,ndersa ai vete nuk e quan per detyre se NUK DUHET TE VJEDHE VOTAT,NUK DUHET TE VRASE NE MES BULEVARDIT PROTESTUES PAQESORE,SE NUK DUHET TE MBROJE VRASESIT E NJEREZVE TE PAFAJSJEM TE GERDECIT APO 21 JANARIT,SE NUK DUHET TE NENSHTROJE DREJTESINE,SE NUK DUHET TE POSHTEROJE PRESIDENTIN,KRYE PROKUROREN DHE OPOZITEN,SE NUK DUHET TE PEDORE GJUHEN E URREJTJES NE KOMUNIKIMIN ME OPOZITEN,SE NUK DUHET TE BLEJE E TE SHESE MEDIAN E SHKRUAR E TELEVIZIVE,SE NUK DUHET TE SHKELE KUSHTETUTEN DHE VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE,SE NUK DUHET TE GRABISE PASURITE PUBLIKE,SE DUHET TE TRAJTOJE NJELLOJ SHQIPTARET PAVARESISHT BINDJEVE POLITIKE etj,etj!!!Ka aq shume ZULLUME ky KRIMINEL ME DAMKE sa e meriton te VARET NE MES TE TIRANES ME CEREMONI!!!

  3. DJ Achmed Infedel says:

    Aman sa popull kot paskemi qene————–presim te na shpetoje Gramoz Ruci————-VK dhe puna jone.

  4. i drejti says:

    ne radhe te pare ju deputeteve te ps – tju turp qe futeni e doni te kuvendoni -me vrasesit – hajdutet -e shqiperis.mos prisni nga injorantet mbrekullira – ata jane te lindur vetem per – poshtersira – mallkuar qofshin ato nena qe na kane lindur keta e keto ndyrsira te pd.

  5. gjethi i thate says:

    Ne keto kushte qe jemi ne,nuk ka bashkesi ne bote te na pranoje,BE-ja as qe behet fjale.Por edhe sikur te ishte ndonje pikepyetje ne kete mes,ketyre kafsheve qe vijne rrotull ne keto ane,as qe mos tju shkoje ne mendje qe te marrin voten e PS. Do te ishte nje turp i madh per kete komb qe ti bashkangjisi votat hajduteve me çizme. Populli thote nje fjale: kur humbet mija le te iki dhe qindeshja.Pra 20 vjet iken pa u integruar ne BE,le te ikin dhe ca se nuk na gjen gje,biles me mire do na beje keshtu sepse do mesojme me shume nga ata qe jane aty.

  6. PARIM MUSLIU says:

    Ashtu ruci e vetmja menyre per ta marr pushtetin eshte me keto kushte te Rames,

  7. rroku says:

    Bare do te hame dhe nuk dorezohemi e shesim parimet.
    Opozite primitive, e pa afte, kokederre dhe e pa pergjegjeshme.
    Kurresesi nuk mund t’u besohet ketyre larove qe te vine ne pushtet e te te bejne gjemen neser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje