SKANDALI/ Si u shkarkua kreu i ALUZNI-t për pallatin e Sandrit

4 Tetor 2011, 18:00Politika TEMA
SKANDALI/ Si u shkarkua kreu i ALUZNI-t për pallatin e Sandrit

Dokumenti qe tregon se emerimi i Shehut ne Ministrine e Brendshme eshte bere ne vitin 1992. KLIKO MBI FOTO PER TE PARE DOKUMENTIN E ZMADHUAR

(E PERDITESUAR)- Edhe pse nuk ka ligj për lustracionin, një zyrtar bie viktimë. Dokumenti që sjell ALUIZNI tregon se Shehu është punësuar në vitin 1992 në Ministrinë e Brendshme. Por arsyet e shkarkimit janë më të thella se kaq

 

Ajo që ka ndodhur sot me drejtorin e ALUIZNI-t (agjencia e legalizimeve të ndërtimeve pa leje) në Tiranë është një ngjarje e rëndë. Ferdinand Shehu, të cilin e kishin shkarkuar më përpara nga detyra për abuzime brenda ALUIZNI-t, ishte emëruar drejtor për Tiranën. Më përpara Shehu kishte punuar si numri dy i kësaj agjencie pas Memisë. Por sot Shehu është shkarkuar nga detyra me argumentimin se ka punuar si hetues në kohën e komunizmit. Edhe pse nuk ka asnjë ligj lustracioni për një gjë të tillë, sërish Shehu ka rënë viktimë. Situata bëhet edhe më qesharake pasi Shehu, si inxhinier mekanik, punonte në hetuesi thjesht si një ekspert. Ndërkohë, dokumenti që ka servirur ALUIZNI tregon se Ferdinand Shehu është punësuar në Ministri të Brendshme në vitin 1992, dmth kur në pushtet ishte Sali Berisha. Por këto gjëra bëhen edhe më të parëndësishme po të mësosh se kush është motivi i vërtetë pas këtij shkarkimi. Shumë prej nesh e kujtojnë drejtorin e TV Klan, Aleksandër Frangaj, kur ulërinte në studion e tij në emisionin Opinion se Berisha ka dështuar me legalizimet. Në të vërtetë Shehu kishte penguar legalizimin e pallatit pa leje të Frangajt. Kjo është arsyeja e parë për shkarkimin e tij. Ndërkohë, arsyeja e dytë është po kaq e fortë. Shehu, të cilin tani demokratët e shkarkojnë si spiun të komunizmit, ka qenë në listën e tyre për deputet në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2009. Si ka mundësi që demokratëve u paska hyrë në vallë një spiun? Po ashtu, si ka mundësi që PD nuk heq ata spiunë e eksponentë të komunizmit që i ka gjithandej, por shkarkon Shehun? Arsyeja është e thjeshtë: ai ishte shefi i grupseksionit të PD për njësinë 5, ku Basha u nda shumë keq me vota në këto zgjedhje. Për këtë arsye u sakrifikua Shehu, siç janë shkarkuar e ndëshkuar edhe të tjerë njerëz si drejtori i stadiumit Qemal Stafa, etj. Kjo sigurisht nuk zbeh arsyet e shkarkimit të parë të Shehut, kur ishte nëndrejtor i përgjithshëm, dhe kapej duke abuzuar. Së fundmi ALUIZNI është nën akuzë për abuzime dhe për dështim.

 

MST: Njoftimi i plotë i ALUIZNI: Ja si shkarkohet një zyrtar në ditët e sotme

Suksesi i reformës për ligjërimin e pasurive informale, si një sfidë e rëndësishme e Qeverisë Shqiptare, ka treguar me rezultate, se ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivat për të cilat është ndërrmarrë.

Natyra tërësisht publike e veprimtarisë dhe vlerësimi maksimal ndaj transparencës, si detyrim ligjor dhe si një pikë kyçe në funksion të suksesit, n’a obligon të mbajmë qëndrim të hapur ndaj personave, fenomeneve e veprimeve antiligjore, bashkëudhëtare të procesit.

Krahas punës voluminoze e komplekse, përkujdesja e vazhdueshme e Institucionit, ka qenë e mbetet dhe ruajtja e integritetit institucional, përmes përzgjedhjes së funksionarëve e nëpunësve me integritet moral e profesional. Për fat të keq, kjo përzgjedhje jo çdo herë ka qenë e duhura, madje dhe në nivele të larta drejtuese të Agjencisë.

Rasti i drejtorit, të ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, dëshmon se si mungesa e integritetit personal, ka cënuar performancën në zbatimin e detyrimeve ligjore. C’është më e rëndësishmja ajo tregon se si një funksionar publik, ka mashtruar në mënyrë zyrtare organet emëruese, përmes manipulimeve në jetëshkrim duke lënë jashtë tij, një eksperiencë pune 4 vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës, (Urdhëri nr.8 datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën një vjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës.

Në funksion të vlerësimit që ndaj mbi parimet morale të drejtësisë, ndershmërisë e sinqeritetit si dhe ndjeshmërisë ndaj një pjese të madhe të opinionit publik, interesat e të cilit janë të lidhura me procesin e legalizimit, vendosa për shkaqet e mësipërme, lirimin e menjëhershëm nga detyra të Z. Ferdinand Shehu, si drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës.

16 komente në “SKANDALI/ Si u shkarkua kreu i ALUZNI-t për pallatin e Sandrit”

  1. Palla says:

    Se pari nese ku Shehu ka qene spiun i komunizmit ka gjetur partine e duhur per tu bere serish spiun i servilizmit,fashizmit apo neokomunizmit salinist.Qe eshte shkarkuar njehere dhe eshte riemeruar shef do me thene se nuk kane gjetur spiun me te pershtatshem.Ai nuk ka pse te merzitet se per spiunet ka gjithmone vend ne pushtetin e spiuneve.

  2. Ne keto foto duket sikure berisha i mer urdherat nga sader mafishteja dhe nga fefzi koke ka..i.sa per te ardhur keqe ku jemi katadisur.

  3. Vlora says:

    kur i shef keto foto te dhimset e mjera shqiperi….
    ne dore te kujt ka rene…

  4. denkoka says:

    pupupu me te heq nga puna
    per pallatin e MR Bean-it…. ?

  5. vangjel says:

    Thashe une ne shqiperi drejtuesit nuk shkarkohen se vjedhin apo jane te pa afte ata shkaterohen e shkarkohen vetem po nuk i sherbyen familjes BERISHISTE

  6. Besa says:

    kokat e njeri tjetrit te hane,por mjere Shqiperia qe nuk ka KUSH T’I DALE ZOT !

  7. geno says:

    Po ministri Nasip Naco perse nuk shkarohet qe ka qene hetues dhe hetues kriminel i diktatures? Sa hetues dhe gjyqatr e gardian krye gardian burgjesh ka ne zyrat e larta te pushtetyi, ne kabientin e sali spiunit, ne presidence, ne ministrira e ambasada.

  8. shqiperia mbi te gjitha says:

    hahahaha…o shqiperi e mjera shqiperi !meritojme kete qeverisje se te tille jemi te gjithe..

  9. santa says:

    edhe enveri nuk i kuptoj menjehere sobotatoret komplotistet armiqte e pushtetit dhe te popullit por vigjilenca e partise ja tregoj vendin te gjitheve dhe nga keto pesimi na eshte bere mesim ne ndryshuam sistemin por jo njerezit ata jane ne krye te detyres dhe tani nuk ja ha qeni shkopin ky sigurimsi qe zbuluam do jete i fundit per 3 mujorin e fundit te vitit bravo partise vigjilente

  10. Luan says:

    Jam me mendimin e Palla në fillim të këtij komenti, nuk luaj asnjë presje!

  11. endri says:

    Gazetes Tema,sikur ti benit pak me te zeza shkronjat e pseudonimit poshte komentit,pasi jane shume te zbehta dhe me zor ndahen nga komenti !
    Thjesht nje sygjerim….

  12. dritani says:

    Nuk kam qejf ta komentoj politiken shqiptare por per raste si ky, pa lidhje se te c’partie jane, me vjen nje shprehje ne mendje:

    “Prostitute e perzene nga Bordelloja per Imoralitet!”

  13. deni says:

    TEMA me vjen keq, jeni fantastike por ketu gaboni. Duhet te mblidhni me shume informacion dhe do e shikoni qe ky nuk eshte skandal, mund t’a verifikoni fare lehte qe ka qene anetar i PPSH dhe Hetues. Une Sali kriminelin nuk e shikoj dot por ky nuk eshte skandal por kane larguar nje individ shume te felliqur si pasoje e luftes brenda llojit ne PD. Ky individ nuk ka asnje lloj formimi profesional, as karakter, asnje merite.

    Ferdinand Shehu eshte diplomuar si inxhinjer mekanik por s’ka punuar asnje dite si i tille. Qe kur ishte student eshte bere anetar i PPSH ne vitet ’80 dhe emerimi i pare i tij ka qene Hetues i emeruar nga PPSH dhe ka punuar. Ka qene servil i keq ne ate kohe kur studentet po perpiqeshin te permbysnin diktaturen, ndersa ai ecte para me ane te partise PPSH.

    Ka qene hetues per shume vjete derisa e humbi punen kur PD erdhi ne pushtet ne 1992. Por si felliqeirat e tanishme te PD qe s’kishin asgje te perbashket me levizjen e studenteve qe permbysen diktaturen, u be anetar i PD ne fillim te viteve 2000 pak para se PD te -rimerrte pushtetin. Kete here u be superservil i Saliut dhe sa here fliste ne intervista i thurte lavde dhe merita Sali Berishes. Ka qene tipiku i perfaqesimit te Berishes: ka vjedhur pa kufi, me teseren e PD ne xhep, servil, vodhi votat ne njesine 5 duke bere si buce. Si servil ky linte njerezit te prisnin cdo dite per hallet e tyre dhe vete merrej me fushaten e PD duke u paguar nga populli.

    Shpresoj te hapet nje hetim per pasurite e tij qe iu shtuan shumefish nga viti 2005. Ky eshte fytyra e korrupsionit ne Shqiperi dhe arsyeja pse PD eshte mbushur me funderrina.

  14. antoni says:

    Ferdinand Shehu eshte anetari tipik i PD qe ka qene anetari servil i PPSH. Mos e genjeni nga ky kriminel, nuk eshte e vertete qe eshte emeruar hetues ne vitin 1992.

    Ky ka qene komunist dhe hetues qe ne mesin e viteve 1980 por ka qene hetues ne Vlore. Ne 1992 qarkulloi ne Tirane dhe po perdor gazeten Tema per te dale si i lare. Ky denonte dhe hetonte te rinjte antikomuniste. Tema, ju lutem investigoni per kete dhe do e shihni qe eshte thjesht larje hesapesh midis nje tufe kriminelesh.

    Ky duhet te jete ne burg per krimet ne kohen e komunizmit dhe per vjedhjet ne kohen e neokomunizmit. Ky i beri puc shume njerezve ne PD si ish-drejtorit te ALUIZNI-t Agron Berisha, nje profesionist i vertete qe u kercenua me metoda hetuesish komuniste ne shtepine e tij qe ky servili te zinte vendin e tij.

    Shikoni c’i ka bere popullit:
    http://krushku.com/krushku/12-shekulli/16877-let%C3%ABr-e-hapur-berish%C3%ABs-p%C3%ABr-legalizimet.html

    Ne zgjedhjet e 2009 ky e kishte programin “Nje tapi, nje vote” per PD me legalizimet e para.
    http://arkivi.peshkupauje.com/2008/11/04/pd-ja-ne-qershor-fushate-me-leje-legalizimi/

    Shikojeni kete surrat te gazeta 55 e Balliut si lepihet per Berishen:
    Ferdinand Shehu: Legalizimi i ndertimeve pa leje nje premtim i realizuar nga PD
    http://www.gazeta55.al/index.php?kat=politike&artikulli=15462

    Ky duhet hetuar per gjithe vjedhjet qe nga viti 2005.

  15. shezo says:

    “Tema”, nuk e kuptoj perse na hoqet postimin, kur mbeshteta vetem Antonin dhe Denin dhe qe nuk miratoja qendrimin tuaj ne mbeshtetje te nje njeriu te tille negativ, dallkauk dhe te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje