Opozita: Kjo qeveri është kthyer në një qeveri skrapi

6 Tetor 2011, 21:30Politika TEMA
Opozita: Kjo qeveri është kthyer në një qeveri skrapi

Duke grabitur skrap ne Azotik

Akuzat në Kuvend: Këtë kabinet po e mban në këmbë ideali i skrapit

 

Opozita ka akuzuar në Kuvend se ekzekutivi shqiptar është një qeveri skrapi. Duke iu referuar skandaleve të fundit të grabitjes së uzinave, fabrikave dhe TEC-eve shqiptare, në mënyrë barbare, për t’i shitur për skrap, deputeti i PS, Arben Isaraj, tha se këtë kabinet po e mban në këmbë ideali për skrapin. “Sot kjo qeveri është kthyer në një qeveri skrapi. Është çdo ditë një qeveri në padrejtësi, është çdo ditë një qeveri në një punë të keqe.

Qeveri skrapi, që nuk di të ndalet përpara asnjë veprimi, sado i ulët dhe i paligjshëm. Qeveri skrapi që nuk e vret ndërgjegja për asgjë, e gatshme për çdo poshtërsi, qoftë kjo edhe kushtetuese- juridike.

E pabesueshme, e pakonceptueshme, por me veprimet e saj të përditshme kjo qeveria arrin deri aty sa të përdorë edhe Kushtetutën, aktin normativ për të korrupsionin dhe lekët e skrapit.

Ka gojë të ‘liga’ kabllogramesh kombëtare, që thonë se celula qytetare PD- LSI, u krijua dhe qëndron në këmbë për idealin e skrapit dhe fuqinë magjike të tij.

Aq e vërtetë është kjo, sa thonë që celula qytetare PD- LSI, tanimë kualifikohet si celula ‘scrape together’,” tha Isaraj.

Deputeti socialist tregoi edhe një barsoletë që qarkullon online.

“Aq shqetësuese dhe problematike është bërë për shoqërinë tonë njerëzore kjo problematikë grabitje dhe korrupsioni, saqë është e çuditshme, por në blogjet e internetit gjenden barsoleta të tipit: “Në një zyrë tenderuesi kishte vënë përballë tre ofertues dhe midis tyre zhvillohet ky tenderim kualifikues online: Tenderuesi: Nga je zotëri? Fehmiu jam, nga Kukësi, përgjigjet ofertuesi i parë. nuk fiton or ti, kumton tenderuesi. Po ti, i drejtohet të dytit. Thimi, nga Korça, përgjigjet i dyti. Nuk fiton or ti, kumton prapë tenderuesi. Po ti, i drejtohet të tretit. Sulçja nga Skrapari, përgjigjet i treti serbes. Fiton or ti, kumton tenderuesi. Po pse, ulërasin dy të parët. Tenderuesi i shikon me përçmim dhe gjithë shkëlqim intelektual ju shpjegon: “Rrënja e toponimit Skrapar vjen nga fjala skrap. Dhe këta or ti nxjerrin ar nga skrapi, prandaj quhet Skrap-ar”.”

Nuk mund të ketë fatkeqësi më të madhe për këtë popull se sa të qeveriset nga njerëz që lulëzimin e tyre e ngrenë në keqbërje, në grabitje e vrasje. Ndaj pakti ynë, i gjithë apo në pjesë të veçanta të tij, nuk janë të pranueshme për këtë celulë skrapi, për këtë qeveri të korruptuar. Edhe deklarata e juaj e përsëritur anti-pakt nuk është gjë tjetër veçse skrap paper, një fletë e keqe, një kopje e pastër korrupsioni e kësaj qeveri, që po ngërthen gjithë shoqërinë”, tha Isaraj.

 

6 komente në “Opozita: Kjo qeveri është kthyer në një qeveri skrapi”

  1. Kalorsi i zi says:

    Kujdes tani se do digjen vetura naten per te furnizuar biznesin e skrapit.

  2. shefqet dushku says:

    I nderuar z.Isaraj.jam nje student i Juaji. Lexova barsoleten tuaj dhe ju sugjeroj qe here tjeter te mos ngaterroni Skraparin me LSI dhe gjith mbetjet ose skrapin e Skraparit qe ka shkuar me LSI-ne.

  3. roselai says:

    kjo eshte qeveri e Skrapit, sepse ne shqiptaret jemi kthyer ne hekurishte pa vlere per keta qe na qeverisin.
    nuk reagojme, nuk luajme vendit, jemi zhytur ne ate indiferencen tone, ne varferine tone, ne ate dilemen se me mire eshte te merresh me korrupsion sesa te punosh me pune te ndershme.
    ndaj dhe kjo eshte qeveria e Skrapit, sepse ne jemi kthyer ne nje komb qe na tallin cdo dite, po na shesin cdo dite, na trajtojne si budallenje kur na thone se jemi shtet i zhvilluar, kur na e kthejne kuvendin ne nje vend homazhi vdekje per nje njeri qe nuk asnje lidhje me politiken dhe vet shqiperine.
    ndaj eshte qeveria e skrapit, se na trajtojne prej kohesh si skrap

  4. G.Kroi says:

    REALITETI I ALLBANISTANIT
    Kjo qeveri s’i perballon dot te gjitha plaget qe ka Shqiperia,ndaj c’do pune qe ben eshte arnim,i qep nje mballome dhe mjafton,nderkohe bota ju ka dhene shume para hua ose borxh,nje ZOT e di si do ti laje ky popull gjithe ato borxhe.Pasurimin per veten e tyre e kane Nr1.Shikoni ajdut Meten e zune me presh ne dore dhe Saliu e mbron.

  5. anticensurë says:

    jepi o opozitë se do ta shkatërrojmë me barsaleta diktaturën berishjane!
    a të zinjtë ju u bëte¨sikur të ishit “portokallia”!në këtë mes ka vetëm një të keqe!
    rroga?
    të paktën të mos paguheni nga taksat e popullit!
    legena ju e më keq ne që votojmë për ju!
    të paktën ju jenui ndyrsira me humor!

  6. Sali Protopapa says:

    e dini cdo thote Kryeministri mbasi te mbraoje skrapi i Shqiperise?

    e pastruam shqiperine nga hekurat e komunizmit, hahahaha sa njerez do ta besojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje