Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e komunizimit, Shqipëria ndodhet ende në udhëkryq.
“Sot pas 20 viteve Shqipëria ndodhet sërish në udhëkryq. Sot Shqipëria ka nevoja të mëdha për reforma dhe është e qartë që ka një shtet që do të sjellë ndryshime për popullin shqiptar. E ardhmja ndodhet në duart e shtetit prandaj udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë zgjedhje të drejta që ta çojnë përpara vendit drejt integrimit europian”, ka theksuar Arvizu gjatë një konference me presidentin Topi për 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Arvizu theksoi se mënyra më e mirë të forcuar miqësinë mes dy vendeve është që Shqipëria të vazhdojë përpara duke ndërtuar një shtet ligjor të drejtë, begati ekonomike dhe ecja përpara në rrugën e integrimit europian dhe bashkëngjitja në rrugën e drejtë për të qënë pjesë e Bashkimit Europian.
ca thu mo ambasador?ne jena vendi nr 2 ne europe,ky thot jena ne udhekryq akoma.sa te kena bac salen jo 20 po 200 do shkojme
Qenke xha tamam se nuk e paskekuptuar AVZIUN qe e ka llafin qe shqiperia do jet ne udhekryq edh pas 20vjetve sepse ai shef se komunizmi dhe kriminelet e kuqe jane te gjithe sic kane qene para 90-s ne krye te opozites shqipetare dhe me ta eshte me e veshtire se sa me cdo lloje regjimi tjeter dictatorial.She avziu ky njeri i mrekullushem dhe i zgjuar e di me mire se shqipetaret se kush e ka kapur per fyti shqiperine per 70vjet mallkuar qofte kjo fare e ndyre komuniste sigurimsse
Kujt i drejtohesh more Arvizu.Shqiptaret te kane bere dalje qyshkur e quajte dr.tyryry-ne burre shteti se vriste ne sheshin qendror te Atdheut tim qytetaret e vet.Ti ske me lidhje me shqiptaret;te mbetet vetem te shkosh nga nje zyre ne tjetren.Per mua personalisht,,,,Go home!
Ik o zoti ambasador mos na merzit shpirtin,se boll te kemi degjuar.
”Rakia e rrushit,bohet nga rrushi”,thote delja.
Ne duam Zgjidhje,ti na merresh me barsaleta.Ne themi ketu eshte ujku,ti na tregon gjurmet.KARAGJOZ
Per mua ky eshte zbulimi me i madh qe nje ambasador te kete bere ndonjehere ne Shqiperi. Si arriti ky njeri ne kete perfundim? Per kete ky duhet te nderohet me çmimin Nobel. Dhe ne themi se ky e ha buken kot! Po ku ishte ky ambasador me 21 Janar, 2011? Po ne Maj te po ketij viti, kur ky bashke me dy gerdalle te tjere lejuan dhe ndihmuan vjedhjen e votave sy per sy? Po ky ambasador, a i ka lexuar ndonjehere raportet dhe informacionet qe dergonte ambasada nga Shqipria? Po kabllogramet e WikiLeaks, a i ka lexuar ndonjehere dhe a ka pare se çfare flitet aty per Shqiperine dhe per Sali Berishen, mikun e ‘ngushte’ te Rajersonit dhe te Fazlliçit? JO! Kam pershtypjen se ky tani po perpiqet te laje ato gabime te medha ndaj popullit shqiptar dhe demokracise shqiptare. Letra e Z Withers e ka vene ne pozita te veshtira, teper te veshtira! Tani do te filloje ta dredhe!
Per cilin shtet e ke fjalen Z. Ambasador? Per kete te Sali Berishes? Po ti e di fare mire se cfare shteti eshte ky. Ky eshte shtet qe te vret, qe te genjen, qe te mashtron, shtet qe vjedh pasurite e kombit, shtet qe shet pjese te kombit per te qendruar ne pushtet, shtet qe korrupsionin e ka ligjeruar ne menyre nderkombetare, shtet qe nuk punon per interesat e popullit te vet dhe te kombit shqiptar! Por ju vazhdoni t’i serviloseni dhe t’i sherbeni ketij shteti se do te keni perfitime te paimagjinueshme. Perpiquni te ndiqni sadopak rrugen dhe sjelljen e paraardhesit tuaj, Z. John Withers dhe do te shikoni sa shume do t’ju doje dhe respektoje Sali Berisha dhe qeveria e tij.
Pordhe me rigon eshte gjella qe na servir arixhiu,por keto si hane me shqiptaret.
Nuk e kuptoje se cfar prisni akoma tju thot Arvizu, qe rrezoheni kete qeveri? Eshte populli qe ka kete qeveri mbi koke te vendosi per fatin e tij. Ose te vazhdoje keshtu ne udhekryq ose te beje detyren e tij si popull demokrat per te ndryshuar kete qeveri qe Shqiperia te gjej rrugen drejt Europes.
Landi,
Ne presim dhe kemi pritur qe kur ka qene momenti kritik, Arvizu te thoshte ne fjalen e vet qe 4 njerez u vrane barbarisht ne 21 Janar dhe ne si SHBA e denojme kete akt dhune nga ana e shtetit e jo t’u shtrengoje doren policeve e ta quaj Salen burre shteti apo te mbylli ambasaden pa asnje arsye diten e protestes se opozites;
te na thoshte qe zgjedhjet e 8 Majit ne Tirane u vodhen diten per diell dhe jo te m’i bej vizita Lulit ne zyre dhe te dali me deklarata as mish e as peshk;
te na thoje haptazi qe kjo mazhorance nuk do te beje reforma ne kete vend dhe jo te na perdori retorike te pergjithshme duke i futur te gjithe ne nje kazan si bashkefajtore.
Nese do te marri rolin e vellait te madh per shqiptaret le te sillet si vella i madh, perndryshe te mbyllet ne rezidencen e tij dhe le te shkruaj kabllograme per shtetin e vet, te pakten te na kurseje hapesiren televizive.
Jam dakort me ato qe shkruan dhe mund te shtojme edhe te tjera, por problemi eshte se ai eshte nje dipllomat qe shikon ne radhe te pare interesat e vendit te tij. Mos harojme se ShBA ka interesat e saj si ne Shqiperi, Kosove, Ballkan e me gjere dhe nuk i intereson qe te kete destabilitet. Jo se i dhimbset Saliu, por thjeshte ceshtje interesash. Prandaj dhe une kam shkruar me larte se populli duhet te vendosi dhe mos te presi qe Arvizu dhe cdo Arvizu tjeter te shkoje tek zyra e Saliut dhe ti thote jep doreheqjen.
po nuk eshte populli ai majmuni eshte qe i bene te gjitha te keqijat se duan ata te jet saliu prandaj jemi ketu ku jemi as nje here nuk flet hapur po me sponde te gjitha te keqijat qe aty fillojn gjarperi duhet prer nga koka jo nga bishti
Normal, pas 20 vitesh kemi po te njejtin drejtues te qeverise dhe mikun e tij drejtues shteti.Ta shofin mire dhe ti plasin syte mbeshtetesit e PD rrjepacaket e maloket se ku na coi udhehqja e partise se tyre.E kam fjalen per mitingashet dhe uleritesit se sa per deputetet ata jane pane hajrin mire PD.
Po z Ambasador jemi ketu per faj te “burrit tend te shtetit”, per faj te njeriut qe nuk di te bej zgjedhje te lira e te pranoje rezultatin, per faj te gjykatave te koruptuara, dhe te te gjithe aparatit shteteror injorant e te koruptuar.
Eshte pikerisht ky njeri qe nuk ka dashur te ndertoje shtetin e se drejtes, por me nje demokraci formale e te cunguar eshte perpjekur keto 20 vjet te terheqi zvare vendin.Dhe mberitem sot me zi se kurre,me nje koalicion qeverises faqezinjsh, me ministra pa imunitet e te proceduar nga drejtesia,me fabrika vrasese, autostrada me fonde te vjedhura e tunele te shembura , 4 te vrare nga qeveria ne bulevard dhe se fundi me nje dosje te zeze per k\qeverise ne Washington qe trashet perdite per te zezen e tij dhe turpin tone.Deri kur do te durojme keshtu ??!!!
Mua me duket se tani e ndjeu ky qe saliu eshte i pandreqshem, me mire vone se kurre. mbasi keta nderkobetaret pergezuan 10 pikat qe kerkonte opozita,si dhe takimin puplik qe kerkoi rama, per te dyja keto qe jane te domosdoshme per ecien perpara dh saliu nuk i perfilli ky tani del dhe thote o popull ” saliu eshte kafsh prandaj meri ju ne dore fatet e vendit tuaj”
…atehere;;; zoti ambasador pse mbron voten e vjedhur ???….pse mbeshtet vjedhesit e vrasesit e demokracise ?? Ne se nuk na ndihmoni –pse na pengoni te ndertojme demokracine??…z.ambasador lereni popullin tim te ndertoje demokracine e te fitoje lirine !!
I nderuari zoti ambasador ,faleminderit qe dalengadale po vjen ne realitetin shqiptar (pak me vonese ,por ne shqip thuhet me mire vone se kurre ).Shpesh thuhet se ne jemi populli me Amerikandashes,dhe ne fakt ky eshte realiteti .Pra e thene ndryshe populli e ka bere detyren e vet.Pyetja eshte se kush e ka lene Shqiperine kaq mbrapa ???? Fatkeqesisht pergjigjen e keni ne tavoline nga paraardhesi juaj,dhe ka vetem nje emer Sali Berisha,sepse ka 13 vjet qe qeveris dhe 7 vjet me nje opozite agresive.Atehere ju them qe te beheni burre ,qe nje kriminel mos ta quani burre shteti ,sepse zoteria nuk don me shume, mjafton nje ndihme e vogel nga ana juaj se tjerat i rregullon vete ai.A e shikoni tani se kush e pengon integrimin.Po ju jap nje keshille te vogel “Jepine Cezarit ,ci takon Cezarit”sepse Berisha ate meriton,dhe do te shikoni se gjerat ne Shqiperi do te ndryshojne si nata me diten.Tani dua te ve me ju nje bast ne distance se do ta shikoni Shqiperine pa Berishen atehere do bindeni per kete gje duke na dhene te drejte.Nje gje te fundit po ju them se Shqiperine mot e jete e kane qeverisur kriminelet,kurse Berisha eshte kryekrimineli i Shqiperise.Komplimentet e mija per gjithe performancen dhe angazhimin qe po i jepni vendit tone.Pershendetje
Ambasadorit amerikan: Lexuar… http://bit.ly/jAL5ep.
deri tani ke bere “levdata per lugatin” . tani po e pranon qe eshte nje f…lugat? jemi ne udhekryq, shume e gjetur..realisht ne jemi te zhveshur dhe ne udhekryq. ne e dime se nga duhet te shkojme por nuk na le lugati, na ka kap, ka kapur nje popull te tere peng..
Por sic thoshte gjigandi i Apple Steve Jobs, ”Koha juaj eshte e limituar ndaj mos e shperdoroni duke jetuar jeten e dikujt tjeter. Mos u beni viktime e dogmes, qe do te thote te jetosh ashtu sic mendojne te tjeret. Mos lejo zhurmen e opinioneve te te tjereve te te mbysin zerin tend te brendshem”
te gjithe bejne gallate me shqiperine
diktatori plak
avziu
ai i qofteve dhe birave
dhe ai i keshillit te evropes
Zoti Ambasador!
Shpresoj ose më mirë kam bindje se mesazhin tim gazeta “TemA” do t’ua përcjellë Juve! Nuk kam si qëllim të bëj (pa)vlerësimin e disa mesazheve që po lexoj, ku shumë prej tyre akoma nuk po e kuptojnë se Ju flisni për gjithë 20 vjetët të quajtura vite “demokratikë”, ku në pushtet me “rrotacion!!!!” kanë qenë të dy “forcat kryesore”, PS-ja dhe PD-ja krijesa të vetë diktatorit pasardhës Ramiz Alia, si pjella të drejtpërdrejta të ish Partisë Mëmë! Pra duhet kuptuar se kushdo që të vijë në pushtet, nga këto dy forca politike, (dhe bota demokratike kësaj i trembet!) nuk do jenë gjë tjetër veç se do zëvëndësohen diktatorët si deri më sot!
Zoti Ambasador!
Dihet se vendi që ne kemi vetquajtur Shqipëri dhe vetë Bota na ka pagëzuar me emrin Albani, gjë që ne “shqitarët” nuk e kemi për qejf është e mbushur plot me paradokse, por unë do të përmend vetëm tre prej tyre:
1- Dihet historikisht, se “pavarësinë” vendit tonë ja “dhuruan” Pashallarët shqiptarë që “lindën” gjat sundimit Turk!
2- Gjithashtu edhe “çlirimin” vendit tonë ja “dhuruan” komunistët!
3- Por edhe demokracinë vendit tonë ja “dhuruan” përsëri neokomunistët, “xhon turqit e rinj”!
Para ca ditësh lexova diku, se mesataria e të ardhurave nga 200 dollarë në vitet 1990, sot ka aritur një shifër maramendëse rreth 8000 dolarë, për çdo “shqiptar”, (albanez)! Them shifër maramendëse se unë si pensionist marr në muaj vetëm 120.000 lek, (të vjetëra, një paradoks tjetër!) shumëzuar për 12 muaj, kthyer në dollarë shkojnë vetëm 1.440 dollarë në vit, diferenca nga 8000 dollarë del se 6560 dollarë “dikush” mi vjedh ose më mirë mi grabit!
Zoti Ambasador!
Unë e kuptoj që në Botë nuk ka barazi absolute në ndarjen e të ardhurave, por gjithashtu e di shumë mirë se ne pjesa dërmuese që jetojmë në këtë shtet, kemi pasuri të trashëguar nga të parët tanë, që po ti disponoja ndoshta nuk do kisha nevojë, ose nuk do kishim nevojë, për të tilla pensione qesharakë! Pra, pikërisht është KËTU dhe vetëm KËTU, qëndron “ngërçi” që ka mbërthyer vendin tim, ku përsëri dihet mirë se këtë “ngërç” e krijuan qëllimisht neokomunistët, ku njerëzve u përmendnin bajraktarët, bejlerët, agallarët, pashallarët e latifondistat e mëdhenj, (vetëm për ti/na trembur!) kur përsëri dihet se ato prona të parët e tyre i kishin dhuratë nga sundimi Turk për shërbimet që kryen!!!!! Duket qartë se komunistët e (pa)reformuar në demokratë duhet të kishin bërë vetëm një ligj me dy nene! Ku të thuhej ose shkruhej!
Neni 1- Prona pas rrëzimit të komunizmit shkon pa kushte tek i zoti. (Natyrisht do shkruhej edhe për kompensim vetëm për ato prona që u zunë nga zhvillimet urbane në qytete të ndryshme).
Neni 2- Shpronësohen të gjithë latifondistët e mëdhenj, bajraktarët, bejlerët, agallarët dhe pashallarët, dhe u jepet aq tokë sa ta ndiejnë veten pjestarë të komunitetit ku jetonin të parët e tyre!
Por, për fat të keq të politikanëve e pushtetarëve tanë ligjit të ri për pronën, (tokën) Parlamenti “ynë” duhet ti shtojë edhe, Nenin 3- Shpronësohen të gjithë “bajraktarët”, “bejlerët”, “agallarët” dhe “pashallarët” e rinj, që pas vitit 1990 kanë uzurpuar, pushtuar, vjedhur e grabitur toka me çdo lloj forme e mënyre, qoftë edhe me ligjet e tyre mafioze dalë nga Parlamenti i tyre “pluralist”! Them i tyre, se për 20 vjet ata kanë punuar vetëm për vete të tyre, prandaj dhe vendi im ndodhet jo vetëm për 20 vjet në udhëkryq por ndodhet për 100 vjet në udhëkryq, se këtë vend gjithmonë e kanë udhëhequr vetëm diktatorë, të dalë, (thënë pa turp) nga një popull që është vetë i tillë! Shteti ligjor i së drejtës qëndron vetëm tek mbi trashëgiminë e tokës dhe jo mbi demagogji, krim, korrupsion, vjedhje e grabitje! Kjo është “nyja gordiane” që duhet të zgjidhet urgjent, ku para së gjithash duhet kthimi dhe pastaj regjistrimi!
Arvizu, fli i qete se edhe pas 20 shekujsh po ka mbetur ndonje cope shqiperi perseri ne udhekryq do te jete.
mos na thuaj gjerat qe dime – na thuaj nji afat kur do na e qeroni berishen me banden e tij.
Jeni ju Arvizu,,,qe po e linikete vend te mjere ne duart e nje diktatori Sali dhe ne duart e nje koke lope qe ka emrin ilir..Turp kur dilni para shqiptareve te mjere dhe te nxene dhe na mbani fjalime ,, TURP,,SHUME TURP,
me duket se te paska ardhur transferimi qe po thua per here te pare te verteten.IS TOO LATE.
nqs se eshte e vertete qe i ka ardhur transferimi po e pershendes
me nje bejte kunder regjimit nga nje halexhi i nderuar ne tirane
ne vitet 70′
SI CDO GJO QE VJEN ME LETER
ENE MU M’ERDH TRANSFERIMI
NGA NJI HALE N’HALEN TJETER.
Mendoj se qendrimi i ambasadorit amerikan Arvizu nuk ka sherbyer per uljen e tensioneve politike,perkundrazi duke ndihmuar pa kushte rrugacerin e Saliut, ai me ose pa dashje u be shkake qe Saliu vrau kater shqiptar me duar ne xhepa.Ma perforcon kete mendim dhe fakti qe ai nxitoi per ta quajtur burre shteti per te mbuluar zullumet e tij.Mendoj se cfar do qe te bej mbas ketyre ai nuk e rregullon dot me imazhin e tij.Letra e Withers na qarteson akoma me shume qendrimin jo miqesor te Z.Arvizu per shqiptaret.
Arvizu e ka demtuar shume demokracin ne Shqiperi.Ai deri tani ka luajtur fort per tu imponuar shqiptareve metodat antidemokratike te Saliut.Ai mbrojti me force kriminelet e 21 Janarit.Dhe un mendoj se avangarda e vogel e demostruseve ishte e dhunshme,por kjo ne asnje menyr nuk mund te justifikoj krimin makaber te bere kur demostrata pothuaj kishte perfunduar.Demostrata shume me te dhunshme kemi pare ne perendim por asnjehere nuk ka patur viktima.Ne memorien time por dhe te shumices se shqiptareve Arvizu do mbetet si njeriu qe mbrojti xhelatet e 4 shqiptareve te pafajshem.
Nuk e di,por sa here del z.Arvizu me trazohen zorret. Kur mendoj se si pati guximin te quaj burre shtet nje njeri si Saliu i cili akoma i kishte duart me gjakun e 4 viktimave te 21 Janarit,kam te drejt te dyshoj se Arvizu eshte i perzier ne ate masaker.
eshte i pari dhe i fundit ambasador amerikan qe drejtohej me pult
nga celula e berishes ne washington.withers e nxorri jashte loje.
ok plako (o sa plak je). Shyqyr qe e gjete.Por vazhdo me poshte cdo na thuash per udheheqesin tone qe e pacim sa halet a ndikon ai te gjendja ku jemi. N e e presim kete se sic thote z, Withwers ambasada e SH.B.A -se thote gjithmone te verteten. ti kur do e thuash te verteten .
shkrimi i patriotit i nje niveli te larte.Shqiptaret historikisht kane luftuar per te drejtat e tyre me te gjitha mjetet.Ate qe ta beka i joti qenka vertet e tmerrshme.Besuam shume tek komunisti Sali.Cfare fituam/. Koqet e Nas Rrokut.A nuk ka ndonje Sqiperia qe nuk ka qene komunist/Te behet Prezident ,K.Minister e tjere.KOmunistet jane te pa ndregjshem.Ne mbrendesi ata urrejne Krishtin e Muhametin.Ata urrejne pronaret e vertete.Ata i perhapen fjalet se Turku ka falur toka njerzve.Shqiptaret e Malit Te Zi luftuan shume per tu cliruar nga Serbet dhe disa here fitun,por se fundi shkuan Turqit dhe i thyen keqazi.Serbet e moren dhuraten. sot behen pengese te dy Partite per pronen. pse?????
shqiperia po ne udhekryq do ngele me fytyrat qe ka ne krye mjere populli i shkrete qe nuk po jeton si duhet .Nga keta vampire lame vendin dhe imigruam per te shpetuar femijet nga hijenat e shqiperise dhe kemi shpetuar .kurre koken mbrapa sduam me kthyer ku institucionet drejtohen nga injorantet dhe rrugacet te dipllomuar pa mbaruar shkollen e mesme i ke me te larte ku drejtore jane drogmenet dhe kriminelet ku do shoh drite shqiperia kur njerzit me shkoll po i largohen dhe po dipllomohen ne vendet e tjera ku femijet shqipetare po mbarojne shkollat me medalje neper shkollat amerikane e europiane po e shoh realitetin vete dhe ndihem krenare qe bashkeatdhetaret e mi arrijne nivele te larta ne shoqeri e inteligjence .Fati i keq i shqiperise eshte se gjithmone e kane drejtuar njerezit e gabuar ku shumica e deputeteve jane dipllomuar me shkolla ku skane studiuar kurre e ktheven vendin tone ne nje vrime te zeze ne zemer te europes
nuk eshte mire te perdoren fjale fyese dhe une e kam kundershtuar zotin arvizu po ne jemi popull me kulture .zoti arvizu e din shume mire se ne shqiperi nuk ka demokraci ne nji vend ku nuk funksionon institucionet e drejtesise,ne nji vend ku u vodhen 2 here votat radhazi dhe digjen flete votimi,ku keni pare ne cfare vend te evropes,ku ne burg futen njerezit ordinere dhe fukarenj qe detyrohen te vjedhin te ushqejne familjen,pse nuk futet ndonje mafioz qeveritare,sepse i kane ne dore drejtesine,ne cilin vend egziston kjo gjendjee katastrofike.me te fresketa se vjedhjet e 8 majit a kemi ,ketu trojka ka luajtur me voten e shqiptareve po te duan mos ta pranojne populli u zhgenjy nga te huajt nuk pranohet miku ne shtepi dhe te bej gallate me robt e shtepise e keta e bene,vune ne bashki te tiranes nji hajdut te rrezikshem dhe te padeshiruar nga populli prandaj kush e do shqiperine mos te behet pengese per zhvillimin e demokracise por i duhet thene saliut ketu eshte gabim dhe te jap llogari per 21 janarin femijet presin te dine se kush ju a vrau babain dhe perse meqense mendoni se shqipria eshte demokratike e mbushur plot me fazlliq qe futen ne tirane pa kontrolluar dhe ruhen me gardiste.vendi im ka shume halle dhe ne si populli saj kemi shume halle si sna u hoqen kurre po do vije nji dite e bardhe dhe per popullin tim qe e dua shume .pershendetje nga zemra eni
26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
Shkruar nga SOT NEWS Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- E,B, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi