Withers konfirmon dosjen e zezë të Berishës në Washington (LETRA E PLOTE)

5 Tetor 2011, 20:52Politika TEMA
Withers konfirmon dosjen e zezë të Berishës në Washington

Ish- ambasadori i SHBA, John Withers, u drejtohet shqiptarëve përmes Top Channel

Të dashur Miq,

Ka kaluar tashmë një vit që kur u largova nga Shqipëria. Jeni ende në mendimet e kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do të qëndrojë gjithmonë në Shqipëri.

Gjatë javëve të fundit, në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks.  Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë çorientuese dhe e pasaktë. Tani, ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar.  Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por, këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që, siç e dini, beson tek e vërteta.

Edhe përpara se të largohesha, ka pasur sugjerime se unë paskam pasur një “axhendë personale” gjatë mandatit tim në Shqipëri. Eprorët e mi i kanë quajtur të tilla pohime të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë tuaj. I njëjti pretendim ka lindur sërish. Dhe prapë, mbetet i pavërtetë. Ironikisht, asgjë nuk e provon më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks këtë të pavërtetë. Në mënyrë të pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë, si dhe objektivitetin e raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje. Të gjitha partitë, personazhet dhe veprimet politike i nënshtroheshin të njëjtit shqyrtim dhe çiltërsi.  As edhe një vëzhgues i paanshëm nuk do mund të arrinte në një përfundim të ndryshëm.

Në fakt, raportimi nga ambasada në Tiranë jo vetëm ka përmbushur standardet më të larta të Departamentit të Shtetit – kabllogramet tona merrnin rregullisht lëvdata në Uashington – por edhe ka qenë tërësisht në përuthje me të gjitha ambasadat anembanë botës.  Edhe të tjera ambasada, ashtu si ne, ofronin vlerësime të sinqerta të njerëzve dhe rrethanave në fushat e tyre të përgjegjësive. Sado trazuese apo të sikletshme që mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është që asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhende private.”  Ne jemi përfaqësuesit personalë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan.  Shqip dhe shkoqur, axhenda jonë është axhenda e tyre.  Cilido që sugjeron ndryshe nuk dëmton dhe aq një individ si unë, por pikërisht postin e shquar që aq shumë amerikanë të zotë kanë pasur privilegjin ta mbajnë, si dhe dëmton edhe më tej ata që na e kanë besuar neve atë post.

Si një ish-diplomat po aq sa edhe si qytetar i vendit tim, jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks.  Aftësia e diplomatëve për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij.  Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë jashtëzakonisht e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes.  Çfarëdo veprimi që cënon aftësinë e një diplomati për të bashkëndarë informacion në këtë mënyrë apo për të punuar me diplomatë të tjerë për të mirën e përbashkët është një veprim i dënueshëm.  Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty: ambasadat amerikane thonë të vërtetën.

Ky është dhe do të jetë gjithmonë parimi më i parë dhe më i lartë i diplomacisë amerikane.  Sado i keq të jetë lajmi apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria. Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë.  Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe median, ne e themi këtë.  Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit; nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik; nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit në vend që të rendin për t’i shërbyer popullit, ne e themi këtë. Dhe nëse parimet universale të demokracisë vazhdojnë të lihen mënjanë dhe vetë demokracia bën prapa – ne e themi këtë dhe do vazhdojmë ta themi këtë deri sa të rifillojë përparimi i vërtetë.  Kjo është detyra parësore e një diplomati amerikan, dhe një detyrë e tillë do të përmbushet patjetër.

Unë nuk jam më në shërbim të qeverisë, por një gjë e di: mund t’i besoni ambasadës amerikane. Mund të mos ju pëlqejë çdo gjë që ajo thotë, por mund të keni besim që diplomatët tanë bëjnë çdo përpjekje për të arritur standardet më të larta të ndershmërisë dhe objektivitetit.  Nuk ka material që rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado të çjerra, që mund ta ndryshojnë këtë.

Në mbyllje, më lejoni t’ju uroj, miqtë e mi shqiptarë, gjithë sukseset dhe lumturinë e mundshme.  Jeni një popull i veçantë dhe vendi juaj është një vend i veçantë.  Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta.

Miku juaj,

John L. Withers II

 

91 komente në “Withers konfirmon dosjen e zezë të Berishës në Washington (LETRA E PLOTE)”

  1. rezi rezart says:

    Kjo eshte nje simfoni!

    1. zjarri says:

      o bolsheviket e Sales lexoheni LETREN ne gjuhen amerikane…..

      Dear Friends,

      Has already passed a year since I left Albania. Are you still in my thoughts and memories for the great kindness you have given me and for the rich experiences we have shared. A part of me will always stay in Albania.

      In recent weeks, have appeared in your media alleged cablegram to the State Department, revealed by Wikileaks. There was always speculation about the cablegram, and, unfortunately, a large portion of these speculations has been misleading and inaccurate. Now, you write with the hope to clarify a number of misperceptions that are being circulated. One thing I do not like the U.S. ambassador to Albania, but as a citizen of my country. But this I do as a friend of Albania and as someone who, as you know, believes in the truth.

      Even before I left, there were suggestions that I lack I had a “personal agenda” during my tenure in Bangladesh. My superiors have called such allegations are false and categorically denied them in an official communication, which later became public, with the highest levels of your government. The same claim is born again. And yet, it remains false. Ironically, nothing proves more clearly than the discoveries themselves Wikileaks this untrue. Irrefutably, they show balance, impartiality and objectivity of reporting to the embassy to Albania during my work there. All parties, political action characters and subject to the same scrutiny and openness. As an impartial observer can not reach a different conclusion.

      In fact, reporting from the embassy in Tirana has not only met the highest standards of the Department of State – our cablegram received regular praise in Washington – but has been wholly përuthje with all embassies around the world. Even other embassies, like us, offer frank assessments of people and circumstances in their areas of responsibility. No matter how disturbing or embarrassing that those assessments can be for anyone, the truth is that no U.S. embassy or American ambassador has no “private agenda.” We are the personal representatives of the President of the United States and commit himself to the service of interests American people. Lifestyle and specifically, our agenda is their agenda. Anyone who suggests otherwise does so much damage an individual like me, but very prominent position of so many skilled Americans have been privileged to hold, and further hurting those who have entrusted us that post.

      As a former diplomat as much as a citizen of my country, I am deeply phenomenon keqardhur to Wikileaks. The ability of diplomats to talk openly and confidentially with each other is and has been an essential element of our profession since its beginnings. Our information, including the one on Albania, collected from an extremely wide range of sources, including the highest levels of government. Any action that affects the ability of a diplomat to share information in this way or to work with other diplomats for the common good is a reprehensible act. Therefore, while reading such material, however flawed, I urge you not to get mad by various sensational claims, but instead to stare at a fundamental and irrefutable fact contained therein: U.S. embassies tell the truth.

      This is and will always be the first principle and the most senior American diplomats. Whatever be bad news or no matter how embarrassing to be a circumstance, a U.S. embassy report the truth, even for a close ally like Albania. If the choices are questionable, we say this. If governmental authorities threaten the independence of the country’s democratic institutions and the media, we say this. If party loyalty prevents the country, and if widespread corruption undermines economic development of genuine, if priority is the order of leaders to power firmly in place to order to serve the people, we say this. And if the universal principles of democracy continue to be pushed aside, and democracy itself backwards – we say this and say this will continue until real progress resume. This is the primary task of a U.S. diplomat, and such a task must be fulfilled.

      I am no longer in government service, but one thing I know: you can trust the American Embassy. You may not like everything she says, but you can trust that our diplomats make every effort to achieve the highest standards of honesty and objectivity. No material derived from Wikileaks, not editorial, however passionate, no vent, no matter how strident, that might change this.

      In closing, let me congratulate you, my Albanian friends, all possible success and happiness. You are a special people and your country is a special place. Save great admiration for your tremendous talent and I have higher hopes for your future potential. You send cordial greetings.

      Your friend,

      John L. Withers II

      1. olti says:

        Sherbetoret e Sales nuk jane bolshevik por jane barbare ndaj popullit dhe kultures shqiptare. Dita dites ata po zhbejne ato pak vlera shqiptare qe kemi.

        Por si ste vjen turp o zoti Withers kur pranon qe qeverija Amerikane e ka ditur dhe e ka toleruar kete kriminel? Ju ndryshe shkruanit dhe ndryshe na e paraqitni ne publik ket horr? Po ky karafili tjeter Arvizu, na thote ne qe Salia eshte 1shi ne publik, por cfare ben ne korrespondenca kur shkon ne ambasade ai, shkruan qe eshte nje gjytrym vrases?

        Lufta e ftohte ka mbaruar prej dy dekadash dhe ju braktiset popullin e vuajtur shqiptar ne duarte e nje diktatori? Perse? Kush eshte interesi i Amerikes qe Shqiperija te drejtohet nga nje diktator kur ne nuk kemi as nafte as pasuri natyrore por vetem njerez qe sapo dolen nga nje diktature e erret te cilet ju i cuat ju ne nje palo demokraci ku njerezit diskriminohen per mendim ndryshe nga pushteti?

        Zoti ambasador Salia eshte ne fuqi fale perkrahjes qe i keni dhene ju dhe Europa mbasi ka vjedhur votat. Thoni edhe kesaj rradhe qe zgjedhjet ishin me te mira.

        1. Engjell says:

          Mos prisni te na lidhe oshkurin tone Amerika ?!

        2. Toni says:

          saliu dhe te tjer si ai jan ne pushtet se i lejon populli dhe nuk bejn nje demostrat kunder tyne vetem flejn gjum.

      2. mustafa says:

        ore zjarri, te p…dhsha anglishten tende te qelbur. leri ore njerezit rehat te lexojne sic e ka shkruar i zoti i punes. s’rri dot ti pa bere nje perkthim nga anglishtja ne ang-lesht. i fut pastaj edhe nje rrene idiote gjoja e ke kthyer ne anglishte “amerikane”, gjuhe e re kjo e shpikur nga shqiptare idiote.
        kjo eshte aresyeja qe sala i shalon shqiptaret kaq kollaj.
        shqiptar=idiot, megaloman dmth nga ata qe ngrehen me te ferkuar.

        1. Luan Kavaja says:

          o mustafa (muci)ti dhe Sala e thani fare amerikancen, ti dhe Sala e kini vendin ne burg..

        2. Maverick says:

          That’s going to make tinhgs a lot easier from here on out.

      3. Martin says:

        This is and will always be the first principle and the most senior American diplomats. Whatever be bad news or no matter how embarrassing to be a circumstance, a U.S. embassy report the truth, even for a close ally like Albania. If the choices are questionable, we say this. If governmental authorities threaten the independence of the country’s democratic institutions and the media, we say this. If party loyalty prevents the country, and if widespread corruption undermines economic development of genuine, if priority is the order of leaders to power firmly in place to order to serve the people, we say this. And if the universal principles of democracy continue to be pushed aside, and democracy itself backwards – we say this and say this will continue until real progress resume. This is the primary task of a U.S. diplomat, and such a task must be fulfilled.

        Nuk e di pse po me pelqeka kaq shume ky paragrafi ne vecanti!!!

  2. Basha says:

    Falemnderit zoti Whithers,do të mbetesh vërtet një mik i çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët,të cilët dinë të vlerësojnë dhe të respektojnë miqtë e sinqertë dhe të ndershëm të atdheut të tyre…!Jetë të gjatë dhe të shëndetshme,mik!

    1. Ramy says:

      Po ky Withers qeka kamunist mer jahu

      1. zjarri says:

        o Ramy komunist dhe bollshevik eshte Sala…Ne komunistet do ti djegem te gjalle, ky muaje eshte muaje i zjarrit.

        1. genc says:

          Mosssss, si do i veje halli Rucit Gjinushit Dokles me shoke?

  3. fieraku4u says:

    Ti ne rregull e ke o shoku Withers, i hipe avionit edhe u ktheve ne Amerike shpetove nga ky palaco edhe mafioz me emrin Sali Vicidoli. Kurse ne jetojm akoma ne perandorin e Sali rrumpalles dhe vrasesit. Hajt Shendet

  4. endri3 says:

    shume qarte, shume troç.

  5. sergei sorge says:

    dhe ketu ne amerike eshte nje lufte e ashper midis skiftereve dhe shqiponjave.Shikoni OBAMEN,BILL KLINTON DHE JFK QE I VRANE KETO SKIFTERE
    dhe ambasadoret reflektojne nje situate te tille Nga rreth 10 ambasadore
    amerikane ne shqiperi vetem dy jane “out the order” RAJERSONOVIC DHE ARVIZUS.Mendoj se John Withers eshte nje amerikan i vertetete dhe mik i sinqerte ..FALEMINDERIT DHE PENSION TE MBARE.

    1. koci says:

      USA E KA VLERESUAR PUNEN E WITHERSIT DHE MENJEHERE PAS LARGIMIT NGA SHQIPERIA E KA PUSHUAR NGA PUNA DHE TANI(SIC E POHON AI VETE) ESHTE NJE QYTETAR I THJESHTE AMERIKAN. DHE KJO U BE NE SAJE TE VLERESIMNIT TE PUNES TE TIJ NE SHQIPERI. PO TE KISHTE PUNUAR MIRA KA PLOT AMBASADA AMERIKANE NE BOTE KU MUND TE CAKTOHEJ KY QYTETAR I THJESHTE AMERIKAN!

  6. tourkofagos says:

    efxariminderit amico amerikano por po na ben te qajme tani per ty,por problemi eshte,kush do te jete Ai Gjigand qe do te zhduk njehere e mire islamistin Sali Berisha,,,,,,,,!!!!!!!
    te tjerat jane pordhe me krip,,,,,,

  7. grava says:

    Faleminderit per çiltersine,Z. Ambasador !

  8. Galbaq says:

    KUPA eshte mbushur nuk mban me dhe nje pike uje e zbrazet , ne shqiptaret kemi mbuluar syte me dashje te plote, siduket na pelqen roli i strucit , hienat e savanes politike po na shqyejne trupin dhe shpirtin . Te zgjohemi vellezer se nje jete kemi ,ajo eshte e shkurter per popullin e thjeshte .

    1. tourkofagos says:

      ,,,,,,ade zgjohuni re byrazere te Erdoganit,se keni 600vjt me koken poshte e bythen lart,,,,!!!!!!!!!!

      1. arian says:

        ckemi andej nga greqia gjendje lufte thone

  9. klodi says:

    Ku je more xhan se na mori malli, eh ti i bije mire fundshpines

  10. Landi- Sverige says:

    Saliu mos te beje gaf te lozi me jeten e shqiptareve si ne vitin 1997. Te zbresi nga kali dhe te hapi rrugen per zgjedhjet e parakohshme nen kontrollin e plote te OSBE-se dhe BE-se. Rruge tjeter nuk ka. Ai tashme eshte nje karte e djegur nga te gjithe.

    1. genc says:

      Si urdheron shoku Landi si thua ti ashtu do ta bejme, le ta marre vesh OSBE dhe BE kete qe thote Landi.

      1. Landi- Sverige says:

        Po, more Genc morrashi, por do tua shtypim kokat tuaja te palara sic jua shtypem ne Vlore atje te ish banjot popullore. Mos ke qene dhe ti atje o kelysh i Saliut?

      2. Alondra says:

        aman o Genci se paske edhe emer te bukur ….mu si Doriana Kecyri

        ste pelqen ajo qe ka thene Withers apo ajo qe ben Saliun dita dites ketij kombi???

        gjithsesi te shkuara se Sales ka fillu me i kenu hoxha ne vesh e shume shpejt do i ngarkojne te shtroje rrugen e fundit …ate te shishtufines ku edhe do iki me pushime te gjata.

        hajt shnosh e ti se aq di e aq thu

  11. SAIMIR says:

    Po tani jam kurioz te di cfare do te thote Berisha. Pra ai nuk ka pasur axhende personale por ka qene si eprfaqesues i SHBA ne shqiperi, qe normalisht dihej. kam qejf qe Fevziu ta therrasi edhe njehere ne studio dhe ta pyesi. Gjithashtu dua te di se cfare ka per te thene Olldashi tani qe u vertetua nga hartuesi i ketyr ekabllogrameve qe ato jane te verteta dhe jo manipulime. Po ai ish komandanti gjeneral qe ne te vertete eshte nje frikacak cfare ka per te thene tani jo me me email por drejtperdrejte per vertetsine e kabllogrameve dhe ato qe ai ka thene.
    TURP PER ATA TE TERE DHE TE MENDOJNE SE KANE FEMIJEVE DHE JU LENE TURPIN ATYRE POR EDHE KUSURET NJEKOHESISHT

    1. Ke komentuar shume mire o sajmir vecse ke bo nje gabim te vogel.Mos i jep
      aq shume rendesi tullacit fejvzi.Ai eshte thjesht nje pinjoll i tradhetarit
      esat pasha dhe me e forta eshte se po shet pordhe dhe po bon dhe rolin e garipit miljarder as te vret dhe me telekomande .ME ATE LALZIN NUK I KA PUNET MIRE doti dali dhe tymi asaj pune
      prite kur ta shohesh me ndonje ‘breaking news ‘ me tulle te care.Po ta them nje sekret se ka filluar me vesh dhe ai jelek antiplumb po mos i thuj njeriu.

      1. Alondra says:

        Pinjoll i adaptuar……Fevziu nuk eshte trashegimtari ne ADN i Toptaneve….eshte thjesht kopili i tyre ,i cili ka trasheguar me se miri te ligat e tyre.

  12. Kalorsi i zi says:

    Z, Ambasador, e vertete qe ju i thoni te verteten shefit tuaj, po problemi eshte se ne na tregoni brockulla ne Shqiperi. Besoj se kuptohemi. 20 vjet qe shqiperia ju ben besim qe nga ceku i bardhe deri tek hyrja ne BE, ku jemi sot ? kush e ka fajin populli qe po vuan ? Pervec se merni rinine ne USA te formuar me gjuhe anglishte fiks si ne afriken e vjeter, pra ne besojme tek rezultati ne shqiperi qe eshte -0.

    1. EDI DETROIT says:

      Kali I zi,nuk meret vesh cfare do te thuash,disiplinoi mendimet se gjysmen e komenteve I ke te pakuptueshme.

      1. Kalorsi i zi says:

        E drejte Edi, desha te thoja, Per te ushqyer luani sulmon ate kafshen me te vogel ose ate qe calon, keshtu po na ndodh dhe ne. Duke vene injorantat ne fuqi njerezit e ndershem dhe te qyteteruar i mer ne USA, dhe i themi edhe flm se na shpetuan jeten. besoj se me kuptuat.

  13. ardi says:

    Mero a mund ta publikosh edhe faqen e pare ne anglisht?

    1. Keyanna says:

      If information were soeccr, this would be a goooooal!

    2. Rochi says:

      Action requires klnowegde, and now I can act!

  14. Glauku says:

    Mjaftè emcionante. Tè ngjall respekt sinqeriteti dhe korektèsia e zotit Withers. Pa e tepruar mund tè them qè ju zoti Withers me vetitè tuaja fisnike ngjan se jeni rritur nè mesin e shqipètarève, atyre tè vèrtetève e jo tè konvertuarve. Urimet mè tè mira pèr ju dhe familien tuaj. Kjo èshtè ajo qè shqipètarèt presin nga amerika, sinqeritet dhe ndihmè reciproke.

  15. ToniTR says:

    Nje leter shume domethenese.Keto konstatime duhet ti kishte bere pasardhesi I zotit Withers gjate diteve qe shpellari yne u sul me sulme personale se bashku me zagaret e tij. Eshte e trishte qe nje njeri I cili besonte tek e drejta dhe e verteta u zevendesua me nje tjeter qe beson tek padrejtesia dhe intrigat. Faleminderit per gjithcka keni bere per Shqiperine zoti Withers. Per c’do shqiptar te civilizuar do te mbeteni gjithmon perfaqesuesi I vertete I vlerave dhe frymes amerikane!

  16. Saranda says:

    Faleminderit zotit withers,te pakten u tregua aq burre e tha te verteten hapatazi ashtu si ishte.Ai te pakten e kishte kuptuar se c’dreqin behej ketu ne Shqiperi edhe e kreu detyren e tij me se miri.Mire di ishte qe dhe pasardhesi i tij ketu te bente te njejten gje po ky e ka mendjen te lepihet mbas Berishes e Bashes si para e mbas fushate.Kur do zhduket dhe ky Arvilavira se ky po behet me i korruptushem se dhe vet Sal Vucidoli?!?!

  17. Census says:

    Te japin llogari te tere te korruptuarit, Sala, kokbozuku, Ruli e shoke si dhe Gramoz Ruci. Te denohen per krimet e tyre dhe te mos merren me me politike se jane figura te urryera.

    1. Alondra says:

      Te gjithe pa perjashtim …ceshtja eshte se kush do i hetoj??? ketu po kalon lumin Aldo Bare me pune procedurash…..dhe ka te drejte te thote Barja…Une si Basha!! e jo me te tjeret. Standart i paarritshem per Shqiperine ky

  18. Delli USA says:

    Fleminderit zoti Withers,sinqeriteti juaj me lumturoi dhe ju siguroj se shumica e shqiptareve do ju kujtojne me mirenjohje.Nuk mund te quhet burre shteti nje njeri qe quan presidentin e vendit tij horr bulevardi dhe prokuroren lavier.Edhe nje here faleminderit i dashur mike.

  19. dymi says:

    C’e shtyn politiken amerikane te rikonfirmoje edhe nje here me gojen e Withers ate qe ka bere publike Wikileaks per paudhesite e qeveritareve tane autokrate e mafioze? Ambasadori thekson se sado e sikletshme t’ju duket qeveritareve permbajtja e kabllogrameve, ambasada dhe ambasadori amerikan thote te verteten. Si do t’i pergjigjet S Oll-delja kesaj thenie te ambasadorit te nderuar per te gjithe shqiptaret e ndershem?

  20. vici i vicidolit says:

    Presim pergjigjen e rradhes nga ish sekretari i PPSH per fakultetin e mjekesise, ish presidenti i piramidave dhe kryeministri i Gerdecit dhe 21 janarit.Me pergjigjen qe do japi do na mbushi mendjen ne shqiptareve gjithashtu amerikaneve dhe vetes se gjithshka qe ai thote eshte e vertete dhe gjithshka qe thuhet kunder tij eshte e qellimshme.Ne fund besoj se konkluzioni do jete qente le te lehin karvani i korrupsionit shkon perpara.

  21. eni ;leka says:

    jam lumturuar me shkrimet tuaja dhe i kam lexuar te gjitha,po nji dicka me bren pse gjith kjo mafie ne shqiperi te lihet te shkatrroje vendin e tyre ,te vjedhin ,te vrasin dikush i perkrah keto krimba te peshtire qe e kan ndale zhvillimin e demokracise ne shqiperi, ne shqiperi nuk ka demokraci kush genjen ,genjen veten.te lumte zoti withers ju keni bere shume per vendin tim a dont care if somebody no liket jou juve ju rrespekton gjithe populli bujar shqiptar, kete doja te bente dhe zoti arvizu por jam e zhgenjyer ne votimet e 8 majit icili shtrengoi duart me nji vjedhes votash dhe shtrengoi doren nji ish ministri kur ne 21 janar u vrane dhe u la ne gjak bulevardi nga 4 demonstrues,ju keni qene njeri me zemer te madhe cdo fjale e juaja kishte peshe pune e madhe kujt si pelqente prandaj dhe njihere te uroj nga zemra shendet te plote dhe lumturi ne familjen tuaj,rrofshin usamerikes ne te mire te gjithe botes demokratike ku ju jepni mesazhet e demokracise.te perqafoj eni

    1. Alondra says:

      Dhe asaj qe i rane me cader ne koke Sala i dha laptop….kurse atyre burrave qe lane femije e katandi prapa i dha nje dynja me dhe’ , si dhe urretje te pashquar kurre me pare…….

      ky eshte Saliu yne…ne e meritojme ate!!!!!

      1. Koyie says:

        Now I feel stupid. That’s cleeard it up for me

  22. fatmiri says:

    Nje gje ka ngelur tani. Ngrehu Sali Berisha dhe fol! Perdnryshe do te futin ne halé.

    1. Wilma says:

      The praagon of understanding these issues is right here!

  23. Guri i Bletes says:

    …….Jeni një popull i veçantë dhe vendi juaj është një vend i veçantë. Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj…….
    Ja cilet jemi NE……

    1. tourkofagos says:

      ,,,,,ka harruar marmiden,600vjt koken poshte e marmiden lart!
      Popull pa gjak,popull kinez i dal nga inkubatoret e bastardit Enver,popull per te vrare njeri tjetrin,kurre te bashkuar,kurre patriot,kurre evropiane…….popull me bisht.
      [thjesht amerikano,ka tallur by…n]

      1. Alondra says:

        edhe pse e dhimbshme….kjo eshte e vertet

        jemi bere per t’u meshiruar me gjithe keto fenomene!!!

  24. Astriti USA says:

    Befasuese letra e Z. Withers, dhe eshte nje ndihmese e madhe per shqiptaret,cka tregon se ish. ambasadori ka qene nje mik i verte i popullit tone.Shqiptaret kane nevoj sot, kur qeverisen nga nje rregjim gangsteresh jo shume i ndryshem nga ai i 92-97-es, nga miq te sinqert si Z. Withers.Etikimet burre shteti pikerisht mbas masakres se 21 Janarit, jo vetem nuk i ndihmon shqiptaret por mendoj se i demton shume.Faleminderit Z. Withers.

  25. valbona says:

    faleminderit Z.Withers per sinqeritetin ,jeni nje mike i mire per shqiptaret e ndershem,do deshem qe ne vendin tuaj te ishe nje amerikan si ju dhe jo si z.arziu qe del dhe thote qe sala eshte burre shteti ,kur dihet qe ai eshte nje vrases qysh ne trazirat e vitit 1997,gerdecin qe u vrane 26vete,21janarin qe u vrane 4 demostrus ,qe per dite vriten njerez ,korupsjoni qe eshte ne ngjite ne shkallen me te larte,do deshem qe ne krye te ambasades te ishe nje Withers i tjeter me zemer si ju, sinqeritet te pastert ashtu sic ishit ju dhe sic eshte ne te tere populli amerikan.
    Ju uroj nga zemra shendet dhe lumturi.

  26. bebi says:

    faliminderit zoti ish ambasador.eshte per te ardhur shum keq n,q,se shum shqiptar besonje akoma tek sal shpella.zoti withers te urojme me gjith zemer jet te gjat e te lumtur me familjen tuaj.

  27. lexuesi usa says:

    Z. Artan Hoxha piken 9 te paktit e quajti cmenduri, jam shume kurioz cdo te thote Z. Hoxha per letren e Withers por mendoj se do te akuzojne Top-channel se e ka montuar…..

  28. Keto te verteta diheshin,por kur jan thene dhe konfirmohe nga ish ambasadori i USA-as i nderuari Z.Withers, kane nje vler te pacmuar.Sali Berisha u eshte burre i nenes shqiptareve, qe erdhi dhe po qendron ne pushtet me vota te vjedhura.Shpresoj qe kjo leter te ndricoj jo vetem shqiptaret por dhe disa nderkombetar si puna e Grosrukut,Packut,Doulit,Fratinit etj.Faleminderit mikut tone te dashur Withers.Shqiptaret do ti jen mirenjohes per gjithe jeten.

    1. Makalah says:

      Never seen a beettr post! ICOCBW

  29. Teta says:

    Po tani????Ja edhe kabllogramet jane te verteta, cdo te ndodhe???!!!
    Si do te reagoje qeveria dhe partia!!!!.
    Te presim nje dite me tallaze neser!!!!!

  30. Labi says:

    @tourfagos ose si ta ta kesh e ku ti kesh .ti mor buke shkelur.o kulish kurve qe po thyhen mistrin e grekeve.mor pjelle buce.mor I pa udhe.sa per 600 vitet e roberise.ne nuk u shartuam si puna e atyre qe ta kane thyer xhamin e sahatit ty dhe gjithe families tende,moj buce 400 brezash,ik te shkerdhefsha racen mor fis shkerdhyer…..

    1. tourkofagos says:

      Lab gjysem opinge,e kuptoj shperthimin tend,vetem nje turkoshqipfoles mund te flase me kete gjuhe,por po te thexoj se ti arapi mou qe i pa fat ne jete,Zoti nuk i beri te gjithe njerzit njelloj,nuk eshte faji jon,qe ju lindet ……korrake! Shiko njehere rracen tende turkoshake,me te shkerdhyer nuk e gjen ne bote,ade ga….sou vrromoarapi

  31. erind says:

    Po si i behet qe Arvizu i ka thene Berishes burre shteti ???? ku genjen e kush thote te verteten ?

  32. shqiperia mbi te gjitha says:

    ike qe ike z. ambasador nuk e more me vete kete te cmendurin tone ne ndonje spital te mire ne amerike …te falenderojme per sqarimet dhe te jemi mirenjohes…

  33. Baca Sal says:

    Gjerat e shtrenjta, njerzit i vleresojne vetem kur i humbasin. Keshtu ndodh gjithnje. Fatkeqesisht tani qe nuk u kemi ne pozicionin qe ishit duket se cfare boshlleku te madh e te pazevendesueshem keni lene. Per ne shqiptaret, qe e duam Ameriken sinqerisht, ambasadoret e vegjel na bejne demin e madh. Ambasadori Withers ka deshmuar se ka qene diplomat i zoti, personalitet i denjte per te justifikuar besimin e SHBA dhe dashurine e shqiptareve. Roli i tij ne promovimin e vlerave amerikane dhe gatishmeria e tij per t’u perballuar me mafjen e Berishes e kane lartesuar figuren e tij ne syte e shqiptareve kudo ndodhen. Ne e dime se shume para, shume lobing dhe shume nderhyrje jane bere per tia nderprere sa me shpejt mandatin e ambasadorit ne Shqiperi. Dhe tani qe i shohim rezultatet e largimit te tij ne menyre te dukshme, e shohim edhe demin qe i kane bere Shqiperise dhe te ardhmes se saj demokratike. Zoti Withers edhe ne kushtet qe eshte po u jep nje ndihmese te shquar shqiptareve, qe ta shohin mire se kush jane miqte dhe armiqte e demokracise dhe te ardhmes se lirise ne Shqiperi. Ai po na tregon hapur se kush po na mban peng dhe kushpo e vret te ardhmen evropiane te Atdheut tone.

  34. Albana USa says:

    Ose z. Aevizu fjalen burre shteti e ka thene nga naiviteti,ose vertet beson se Sali Vicidoli eshte me te vertet i tille.Sa per shqiptaret Saliu ka qen dhe ngelet nje burre leshi qe duhet meshiruar sic tha presidenti Topi.

    1. Kalorsi i zi says:

      meshiruar, shume per tu meshiruar eshte se i veshi nenat shqiptare me te zeza, na degjeneroi si komb, nuk ka meshire per te tille njerez. duhet bere shembull qe te kujtohet kudo ne bote .

  35. Engjell says:

    Vertetesia e kabllogrameve eshte e padiskutueshme jo vetem per faktin se dalin nga nje institucion serioz ,dhe ne nje institucion serioz nuk ka batakçij por per me teper se ne Shqipetaret ato qe thuhen ne to i dinim me mire edhe se Withers apo te huaj te tjere, sepse i kishim hequr ne kurrizin tone dhe kemi 20 vjet qe i perjetojme jo pa pasoja.
    Widhers dhe Ameriken nuk e gjen gjema nga keto ,neve po ,Shqiperine po.
    A nuk e dime ne sjelljen e S.Berishes ne vitin 1997 ,po deklarimet per firmat piramidale ,po fjalet dhe epitetet e perdorura per popullin e Vlores ,po per zgjedhjet e 96 ,po tendencat per lufte vllavrasese veri Juge ne kete kohe po per 98 po per Fatos Nanon nuk e dime ne se si e futi ne burg ,po Azem Hajdarin a ju kujtohet se si dhe ne ç’rrethana u vra dhe veç llafeve nuk ndihmoi aspak per zbulimin e vrasesve ?,po me Moisiun ,Topin Ramen dhe
    E Ramen etj si u grind e si i pergojoi paturpesisht si nje njeri me pak se i rendomte e jo si nje burre shteti dhe perse ,po Shikun si e katandiosi ,po genjeshtrat e inagurimeve fallco dhe llomotitjet e lajthitjet elektorale ,po ne 2005 Ju e mendoni se nuk beri hile ne zgjedhje ,une nuk e besoj aspak ,edhe ato zgjedhje qe ja siguroi Nano e kishin vjedhjen brenda,po me vone sa na ka genjyer dhe mashtruar ,vetem per Gerdecin na mashtroi sy per sy dhe ne menyre krejt minorene per baxhanakun e tij per te birin e tij ,me tej per gjithçka lidhej me Gerdecin ,po per zgjedhjet e 2009 nuk e dinim ne se si u bene ,po per 21 Janarin a Ju kujtohen genjeshtrat e pa pergjegjeshme dhe qesharake te tij dhe me se fundi a nuk e ka permendur Widhers edhe sjelljen e tij te çuditeshme ,jo me larg se pardje si e konkretizoi ne festen e 20 vjetorit te ambasades Amerikane, e degjuat si lajthiti ,po Patosarakeve qe u thoshte Rroskovecare dhe e kunderta etj etj etj fakte pa fund per te .
    Withwrs me shoke e shoqe i shkruajti ca nga keto qe ne i dinim dhe plot te tjera qe nuk i ka kapur dot dhe ne perseri i dime .Pra ne nuk kemi vene ne dyshim kurre vertetesine e tyre ,as reagimin e Berishes me kompani se ne e dime me mire nga te gjithe qe ai do te bente zakonin ,do ti etiketonte nuk do ti pranonte do ti quante llomotitje gazetash apo si tha per New Jork Taims per çeshtjen e armatimit
    Puna eshte se ne sjemi te zote te gjejme nje çoban per vehten tone sepse si jemi bere lesh e li ,me Ilire e me Salire e ca te tjere si Dashi i Havase e Idrizi, vellai i Dashit apo ca Tavore e co ,qe e kthejne fleten ne menyre te pa skrupullt do shkruhen plot kabllograme te tjere dhe ne do mbetemi prape tek kjo dere
    Sidoqofte, Z withwers, qofsh i nderuar dhe i falnderuar per siqeritetin dhe respektin e dashurine qe shprehni per Shqiperine dhe shqipetaret ne letren Tuaj!

  36. titi says:

    thank you MR WITHERS.

  37. i i vuajturi says:

    hu popull i vdekur flini gjume se do vije doktori tua perzeje edhe grate te shpia e ti thuani faleminderit,mire ua ben jeni shurdhuar e jeni verbuar

  38. i i vuajturi says:

    me falni, jo vetem doktori .doktori me bande e tij.

  39. toke nasari says:

    Po te mlidhet suma SALI efeni kush ta mesoj qe te veshesh jelek antiplum,zotrote a e ka vesh nonjiher ai shoku jot ENVERI.Cfar do thuash tani me ate thuthuqin loqeolldeljamor fytyre naziskini sali .

  40. eno says:

    Aahahahaha…vertete? po termi burre shteti cfare eshte, sinqeritet, diplomaci, etike, naivitet, paditshmeri? ahahahahahahaaha, ik se bete nje bote corbe gjithandej

  41. bbb says:

    Ambasadoret e SHBA ne Tirane jane njerez te pabesueshem. Ndryshe mendojne e ndryshe veprojne. Se paku Withers ka treguar kete gje. Por rasti i Withers eshte pak specifik. Ai eshte i perlyer koke e kembe ne Gerdec(kete e ka pohuar i ndjeri Trebicka ndaj e qeruan). Nuk eshte e rastit qe tani Wither u kujtua te flase…E dini pse? Sepse zyrtrisht hetusia amerikane e ka nxjerre ate si jo te perlyer me Gerdecin, kur dihet qe ai eshte aktor kryesor ne zullumin e Gerdecit( imagjinoni qe ambasadori aamerikan nuk paskesh ditur se cu bente ne Gerdec!?)

    1. Kailey says:

      Why does this have to be the ONLY relilabe source? Oh well, gj!

  42. sherifi says:

    Ore njerez mos prisni nga kusari ndonje reagim te cuditshem, ai ose do akuzoi ish ambasadorin per cpifje ,ose do akuzoi shtypin kundershtare. po ai e dogji gjthe vendin ne 1997 dhe prape nuk dha doreheqien. ketej po diskretitohet dhe nuk i ka ngelur me lyre ne fytyr dhe nga ana tjeter bene inagurime rrugesh per te vjedhur akoma. o popull dhe ti opozit po pritet deri sa saliu te reagoi ate vende e ka mare lumi.

    1. Tina says:

      Dude, right on there borhter.

  43. Dritani USA says:

    Lesh arapi,te dy ambasadoret thone se i sherbejne presidentit dhe perfaqesojne Ate,por njeri i jep ate qe i takon Sali Vicidolit kurse tjetri mbas krimit te 21 Janarit e quan burre shteti(leshi).Dicka nuk shkon,por e sigurt eshte se z. Withers do kujtohet me mirenjohje nga shqiptaret.Faleminderit Z. Withers.

  44. Erioni says:

    Letra e Z.Withers dy njerez ka vene ne siklet,Sali Vicidolin dhe mentarin e tij qe na e lartesoj ne rangun e burrit te shtetit z. Arvizu.Per ambasadorin Withers Saliu eshte ai qe njohin shqiptaret,kurse per Arvizun burre shteti.Bile z. Arvizu per te mbrojtur burrin e tij te shtetit e quajti popullin shqiptar te korruptuar.Koha do lartesoj te parin dhe cvlehtesoj te dytin.Thank you z.Withers.

  45. ismeti says:

    SHQIPRIN DUHET TA QLIRONI VET nga ky serbo-bolshevik
    le te ngrihet nji AVNI RRUSTEM

  46. Ex "Anti-American" says:

    Thanks Mr. Withers.
    It was a big chance having you as US Ambassador in Albania. You showed your great personality even at this moment. Telling the truth and not doing advocacy of the government is what people expect from the ambassadors of countries such as USA, Germany, Great Britain or EU and OSCE.

    Dear Mr. Arvizu,
    May you see the difference?

    1. r.Arvizu and his head directly in the U.S. Department of State Mr.Countyman lines coming from the new Bush administration (the others believe that every Albanian understands simple), keep the super thief and murderous regime, totally neo -dictatorial Berisha + Meta + Nano perverse dozens of crawler with them, a combination of dirty criminal ex-communist, the former communist state security, the nostalgic to fascism, the actual mafia.
      Mr.Arvizu enough with whoever is behind you anywhere either, because you know very well who is anti-American cells in Albania, to which you are raped lengthen life by the vast majority of the Albanian people, who aspires for Democracy, Property, Justice, Labor, Non-poor (which today has over 1,5-million unemployed and over 75% of the population in poverty, even though we are in 2011. “Thank you” to you and who’s behind you everywhere, for deception to make us in most of the albanians by extending the life of the Neo-dictatorship, Albanian Mafia.

      1. Heidi says:

        YMMD with that aenswr! TX

  47. MALSORI says:

    FALEMDERIT ZOTI AMBASADOR.LETRA JUAJ ESHTE NJE NGUSHELLIM PER NE QYTETARET E THJESHTE,SEPSE PASQYRON EDHE MENDIMET TONA.SHPRESA E MADHE PER NE ESHTE AMERIKA .EDHE NJEHERE FALEMDERIT.

  48. Che'G says:

    John Withers,thank you.

  49. zvicrani says:

    John Withers,je nji turp Amerikan si ndoj grue e keqe me thash e thame

    1. Che'G says:

      Ik mer kokrra e katunarit te trashe,meso shkrim e kendim njehere,pastaj gjyko ambasadorin e nderuar Withers.Ehuu pike e zeze cna ka gjet me keta copa ferkalesh,qe duan te bejne robin e zgjut..kuc andej..

    2. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

      O lale pakeni fillu me e ndrue Nofken nga Malok ne Zviceran tani

      Ahhhh Loku Loku hall me pelqen kjo se do te thote qe po ndryshoni mentalitet por prape idiota ngeleni se Sala sa krahu tua fus ju prap ne Goje ja merrni atij.

  50. zvicrani says:

    more laper pot tregon puna sa menquri dhe sa i qytetrum je.

  51. Alondra says:

    zvicrani…shshtttt se ke dhi , mos fol mo!!!!

  52. Audel says:

    I’m shckoed that I found this info so easily.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje