Depërtimi i “Dragoit” kinez në “folenë” e Shqiponjës

5 Tetor 2011, 13:02Politika TEMA

Nga Gjergj Thanasi

Kina në kuadrin e shndërrimit në një fuqi globale i ka kushtuar rëndësi të dorës së parë shtrirjes së influencës së vet në Evropë duke filluar nga Evropa juglindore,si të thuash “barku” i butë i kontinentit plak. Depërtimi kinez në zonën ballkanike, përkatësisht në Shqipëri po lehtësohet edhe nga efektet e krizës përsa i përket dobësimit relativ të ekonomisë shqiptare.

Tashmë Kina në Shqipëri nuk po depërton vetëm me mallrat e lira relativisht jo cilësore të dyqaneve kineze te Medreseja apo me shitje me shumicë mikrotraktorësh duke shfrytëzuar kredinë dorëlëshuar të bankave shtetërore si në vitin 1994, por po depërton në mënyrë masive e të shumëfishtë. Kinezët si kudo në botë po shfrytëzojnë krizën ekonomike. Në Shqipëri nevoja e qeverisë për para, nevoja e oborrit kryeministror për tu pasuruar dhe nevoja e kryeministrit për t’i bërë karshillëk katundaresk Amerikës dhe Brukselit  e shndërron kartën kineze në një letër shumë të çmuar bixhozi. Kinezët të mirëinformuar për këto nevoja e kuptojnë, që u ka ardhur fati në derë dhe nuk po e lenë t’iu shpëtojë rasti. Investimet kineze janë shumë dimensionale. Së pari po synohet të shiten fabrika e linja të plota prodhimi jo thjesht veshmbathje e lodra. Tipike janë teknologji të tilla si fabrika e re e çimentos në Fushë Krujë, linja prodhimi ambalazhesh plastike, linja prodhimi ambalazhesh prej letre, flotilje me peshkarexha të tipit oqeanik, parqe të tëra me autobuzë urbanë, linja të kompletuara rrobaqepësie, prodhimesh duralumini apo përpunim druri. Së dyti po synohet blerja me metoda akaparuese e lëndëve të para kryesisht mineraleve për industrinë e uritur kineze. Kinezët, ndonëse në disa raste janë antagonist të klientëve të hershëm të familjes kryeministrore,përsëri përpiqen të bëjnë akaparimin e mineraleve shqiptare në marrëveshje deri në ortakllëk me FAMILJEN jo në ballafaqim apo përplasje me të. Gjithsesi i ruhen konfliktit me FAMILJEN dhe mundohen t’i kënaqin orekset për para të anëtarëve të FAMILJES. Në drejtim të kromit shqiptar kinezët kryesisht përdorin dy variante. Bashkëpunojnë me aventurierë të huaj me lidhje të vjetra e të shëndosha me FAMILJEN,por me pak ose aspak kapital si në rastin e Kurum-it duke krijuar shoqëri të përbashkëta. Varianti tjetër është në bashkëpunimin me LSI-në duke e anashkaluar FAMILJEN. Tipik është zona D e Bulqizës, ku hundëfutja kineze ka çuar në reagime tip kaubojsash. Kujtojmë këtu hedhjen në erë të veturës Rover të pronares së një leje minerare në zonën D. Pronarja gruaja e një biznesmeni skraparli ishte në tratativa me kinezët për shitjen e lejes minerare me autorizimin dhe bekimin e krerëve të LSI-së. Greva e Bulqizës në thelb ishte përpjekje e kinezëve  për  ta nxjerrë Dekometal-in austriak nga Bulqiza. Familja pas takimit të Kryeministrit me pronaren austriake veproi aktivisht duke e mbajtur fjalën e dhënë austriakëve dhe duke i vënë fre ambicieve LSI-ste -kineze. Vetëm kompania Illyria Metals, e përbërë nga Kurum dhe firma kineze Sichuan Jiannanchun International Group LTD parashikon të investojë vetëm në Kalimash 350 milion dollarë, pa folur për vendburimin e Vllahenit, fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash, konvertimin e ish fabrikës së pasurimit të bakrit në Golaj në fabrikë pasurimi kromi. Kinezëve u intereson jo vetëm minerali i kromit CrO2, por sidomos minerale të tilla si alumokromitet, magnokromitet dhe krompikotitet.

Kinezët në Shenzhen rikonstruktuan një çift furrnaltash vetëm për përpunimin e hekur-nikelit shqiptar jo vetëm për të rikuperuar hekurin por edhe nikelin të pastër apo në formën e karbonatit bazik të nikelit si edhe të kobaltit. Marrëveshja e pa bërë ende publike nga qeveria shqiptare e etur për suksese bën fjalë për eksportin e mbi 1 milion tonëve hekur nikeli. Sasia e parë prej rreth 50 000 tonësh sapo është eksportuar nga Durrësi me anën e anijes tip super bulk cargo M/V Vela. Interesi kinez për bakrin,piritin, zinkun dhe arin shqiptar momentalisht ka ndeshur në rezistencën e firmave të FAMILJES, kryesisht firma mineralesh të tipit Junior company të inkorporuara në Kanada. Për naftën shqiptare kinezët shpresojnë të bashkëpunojnë me grekët apo firma naftë kërkuese të tipit junior company, që gëzojnë përkrahjen e FAMILJES si puna e Leon Oil, që pritet të bëjë eksplorim nafte në Adriatik përballë Durrësit.

Investimet kineze me bekimin dhe nxitjen e FAMILJES po shtrihen edhe në telekomunikacione. Këtu qëllimi është jo vetëm ekonomik, por edhe për mbledhje inteligjence, njëlloj si në instalimin në portin e Durrësit te skanerit kinez dhuruar doganave shqiptare. Përveç blerjes së pritshme të Albtelekomit, po bëhen tratativa për blerje firmash ofruese shërbimesh interneti, pronarët e të cilave janë goditur nga FAMILJA si firma pranë opozitës. Ky veprim kinez ka ngjallur shqetësimin emergjent amerikan deri në nivelin e zotit Morell, Nëndrejtorit të CIA-s. Të shqetësuar nga depërtimi kinez janë edhe investitorë sllovenë apo italianë të fushës së telekomunikacioneve apo teknologjive të informacionit.

Investimet kineze po shtrihen edhe në financat shqiptare. FAMILJA i ka mbështetur shpresat në bombulën kineze të oksigjenit në rast presionesh financiare nga ana e Brukselit apo Amerikës. Rënia në pikiatë e vlerës së bonove (eurobondit) shqiptar e vështirëson emetimin e eurobondeve të reja, fakt i pohuar edhe nga Kryeministri gjatë vizitës së tij turistike më të fundit në SHBA. Vizita e pa bujë e guvernatorit të Bankës qendrore të Kinës në Tiranë është pjesa e dukshme e ajsbergut të prezencës kineze në financat shqiptare. Në këtë kontekst duhet të kemi parasysh edhe financimet e ish-bankës malajziane për biznesmenët shqiptarë, që bëjnë biznes me Kinën.

Kina po zhvillon edhe marrëdhëniet politike me Shqipërinë e FAMILJES, ku vlen të theksohen vizitat e rangut të lartë tip Berishe, Topalli apo të ministrit të jashtëm kinez në Tiranë. Këto marrëdhënie politike janë shtrirë edhe në marrëdhëniet ndër partiake midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Kinës. Ka indikacione që marrëdhëniet kino -shqiptare po shtrihen edhe në fushën e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet shërbimeve inteligjente (pjesa e shërbimit, që kontrollohet nga FAMILJA, kryesisht, por jo vetëm për ish luftëtarët e lirisë, azilantët ujgurë të vendosur në periferi të Tiranës). Ekzistojnë dokumente, foto dhe filmime për marrëdhëniet ushtarake midis Shqipërisë së FAMILJES dhe Kinës. Këto marrëdhënie kanë ekzistuar, që në kohën e Berishës së parë me importim materialesh ushtarake nga raketat kundërajrore dhe kundërtanke deri te doku i kamuflazhit për uniformën e re të ushtrisë shqiptare. Marrëdhëniet gjatë sundimit të dytë të Berishës janë me firmën kineze Norinco, me firma për ndërtim anijesh ushtarake. Bëhet fjalë kryesisht për importim armatimesh dhe municionesh me qëllim trafikimi drejt vendeve të treta të kamufluara me certifikata të tipit end-user të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Kinezët si diplomatë të kujdesshëm,që janë i kanë intensifikuar kontaktet edhe me opozitën shqiptare, me qëllim që jo vetëm të mbrojnë interesat e tyre, kur të bëhet rotacioni i pushtetit,por edhe për përfitime momentale duke shfrytëzuar autonominë e pushtetit lokal. Vetëm në dy muajt e fundit kemi tre lëvizje kineze në këtë drejtim. Ambasadori kinez në Tiranë zhvilloi një takim mjaft të frytshëm me Vangjush Dakon, kryebashkiakun durrsak,në zyrën e këtij të fundit. Një delegacion kinez me përfaqësues të pushtetit lokal kinez bëri bisedime me leverdi të ndërsjellë me Z.Baftjar Zeqja kryebashkiakun e Fierit. Ambasada kineze një pjesë të ceremonialit për festimin e 1 tetorit festës kombëtare të Kinës e zhvilloi në Vlorë në bashkëpunim me kryebashkiakun rozë Z.Shpëtim Gjika.

Lexuesit shqiptar i mjafton fare pak fantazi për të imagjinuar se çfarë shkruhet në kabllogramet e radhës të Ambasadës amerikane në Tiranë, përsa i përket penetrimit të dragoit kinez në çerdhen e shqiponjës më pro amerikane të Evropës.

28 komente në “Depërtimi i “Dragoit” kinez në “folenë” e Shqiponjës”

  1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    Gjergj,
    analize e kujdesshme dhe depertuese, por ne frazen e fundit e ke humbur.
    Shqiponja me pro amerikane e Evropes?
    Ferkoji njehere syte o Gjergj.
    Kjo sorra jone eshte vetem nga fryje era.
    Shqiponja na vdiq qe kur vdiq adashi yt para 6 shekujsh.
    Qe atehere ne s kemi me shqiponje, po nje sorre qe kthehet me me te fortin. Ky eshte edhe virtyti yne kryesor si komb (tribu), behemi me me te fortin, dhe shkelim gjakun tone per tu ngrehur dhe fryre.

    1. raimondi says:

      Turpte te vije ty mnre qelbesire — Asnjehere Shqiperia nuk eshte bere me me te fortin

      –Ne 50 vjet te luftes se ftohte nga gjithe Europa vetem Shqiperia ishte shtet dinjitoz qe nuk e fuste koken ne prapnice te askujt sic bente gjithe Europa qe ishte shnderruar si nje Harrem i madh i ndare me dysh kuy gjysma i merte ere koeqeve te amerikanit dhe gjysma tjeter koqeve te ruseve

      =–Shqiperia kur i ndoqi ruset nga Baza e Vlores cuditi gjithe Europen ,se Rusia ishte superfuqi -dhe shqiptaret as qe e ruajten trapin fare per muzhiket

      –Ehde Vacislav Havel kur erdhi ne Tirane para dy vjetesh e thexoi faktin qe Shqiperia ishte nje shtet dinjitoz ne ato vite kur u pushtua Cekosllavakia gjithe Europa nuk foli asnje fjale ,po qendronte ne heshtje ,tamam si pule e lagur -Vetem Shqiperia u ngrit me force kunder atij pushtimi qe ruset i ben Cekise

      —–Shqiperia u tregua tamam ne lartesine e emrit te saj –Biles Shqiperia atehere per t efutur Kinen ne OKB u fut ne lufte diplomatike me USA dhe Rusine —

      ——-Ndersa sot na delo ti nje Pastrues halkesh te Europes dhe te duket trimeri te fyesh vendin tend ,sepse je fyer per veten tende se sic duket ben nje jete te Poshteruar ——–Por poshterimi yt eshte fatkeqisa jote –
      -Ti je mund t e jesh , dhe pa asnje dyshim je, nje Insekt i felliqur se Shqiperia gjithmone ka qene ne Historine e saj me te vertete nje Fole Shqiponjash
      -E thone kete historianet e huaj me prestigjioz qe nga lashtesia e deri sot me Enciklopedite amerikane dhe angleze

      Pa dyshim sot jemi pro -Usa , sepse eshte nje shtet me politike pro Shqipeirse, dhe vetem budallenjte mudnte sillen ndryshe –Se s’po na ruhet per te tjeret
      –Por ama jo shume larg, por 20 vjet me pare ishim totalisht kunder saj …

      1. e says:

        O raimonda,

        Me qe po ja fut kot per shtet dinjitoz po te kujtoj se gjate kohes se xhaxhit, Shqiperia iu vardis Jugosllavise dhe u prish me te, pastaj Bashkimit Sovjetik dhe kur erdhi Hrushovi u prish me te se ishte shume liberal, pastaj iu vardis Kines dhe u prish me te. Ne jemi aq shtet dinjitoz sa kur na vijne turqit per vizite e heqim bustin e Skenderbeut se mos na ofendohen miqte.
        Po nejse ti di vetem te shashe dhe jo te argumentosh. Shendet.

        1. raimondi says:

          o Krimb ! Shqiperia nuk ju lepi aspak Jugosllavise , por ja futi Jugosllaveve sic thote edhe Historiani amerikan Edvin Jaque

          –Shqiperia u be aleate me Jugosllavine sepse atgje e cuan Curcilli,Ruzvelti dhe Stalini kur ndane Europen ne Konferencen e Jaltes
          –Ata e caktuan kush shtet do vente ne komunisem me Rusine dhe kush ne perendim–Dhe ata vendosen qe Shqiperia te shkonte nen mbikqyrjen e Jugosllavise —- Dhe kur e caktonin ata nuk levizje dot, se ata benin ligjin ne Europe —-Por Enveri she komunistet shqiptare u treguan gjeniale , se megjithse ishin ne aleance me Jugosllavine ata ja futen jugosllaveve –duke i marre ne 1945 nje kredi 100 milion dollare dhe me to thane kentat, luftuan semudnjet ,
          ndertuan ruge dhe hekurudha ,ndertuan hidrocentralet e para , zhduken analfabetizmin, brlene amret e para te renda etj etj
          Pastaj pasi e shfrytezuan Jugosllavine shqiptaret i vune majen asaj dhe u lidhen me Stalinin

          ——- Stalini beri per Shqiperine me shume se sa bente per Rusine
          –Stalini i dha Shqiperise me dhjetra fabrika moderne , qe nga kombinatet e textileve dhe deri tek peprunimi i naftes ,si asnje vend ne Ballkan
          Stalini dha Shqiperise amratimin me modern ne Europe, –Stalini e ndihmoi Shqiperine me shkollimin e rinise shqiptare ne univeristet e Moskes , dhe me kryesorja Stalini na ndihmoi en Arenen nderkomebtare kunder Anglise e cila donte ti jepte jugun tone Greqise

          — Dhe te gjitha keto ndihma qindra milione dollareshe , Stalini na i dha FALAS -.Ne nuk paguam Asnje qindarke

          — Stalini nandihmoi PA INTERES , DHE NE I DETYROHEMI SHUME ATIJ

          Ai me te vertete e donte Shqiperine -biles ai ishte i itneresuar edhe per lashtesine e popullit shqiptar

          –Stalini ka thene qe ndoshta shqiptaret kane ngjashmeri me popullsine Baske ne Spanje —Por Basket jane popullsia me e lashte e Europes

          —–Enveri u prish me Hrushovin, sepse Hrushovi po bashkohej me Jugosllavet ,dhe nga ana tjeter Enveri ishte pro Stalinit ,ndersa Hrushovi ishte kunder Stalinit -Dhe natyrisht qe do prisheshim me Hrushovin dhe me ruset ,

          -Por ama Shqiperia atehere u tregua dinjitoze se ja theu hundet ruseve ne Bazen Vlores duke i ndjekur si qen me bish nen shale

          — Dhe kjo dalje nga Traktaai i Warshaves ishte nje akt trimerie per te cilen foli gjithe bota atehere dhe flasin edhe enciklopedite dhe historianet amerikane

          -Historiani amerikan Edvin Jacque thote , se Enveri e diskretitoi Hrushovin brenda ne Kremlin te Moskes – Hrushovi dukej si nje fshatar i rendomte perpara intelktualit Dandy Enver Hoxha , thote Historiani amerikan

          —– Pra ne ate kohe kur te gjithe kishin frike nga Traktati i Varshaves , vetem Shqiperia u tregua heroike , duke i bere naftin atij Traktai dhe ruset nuk u ndjene fare -Ndersa Enveri i diskretitoi brenda ne Kremlin ——–Ky ishte tamam veprim heroik ,sepse Enveri po i diskretitonte brenda ne folene e Grerezave ,

          —- Ndersa ju ketu shani dhe thoni , ju lepij Shqiepria ketij dhe atij –WOW!!!—kUR hISTORIANET ME SERIOZE TE te Botes thone qe Shqiptaret kane qene gjithmone nje popull heroik

          —-Edhe heroi kombetari i Itlaise , Garibaldi thote per Shqiptaret :— Shqiptaret jane heronjte kunder te gjitha Tiranive

          -Marmgaret Mc Millan, Historiane Anglezo-Canadeze thote ne librin esaj historik per Konferencen e Versajes qe :..Shqiptaret njiheshin ne perandorine turke per Trimeri dhe Bukuri …”

          Lord Kinross thote :…vetem shqiptaret per 500 vjet luftonin pa rreshtur kunder osmaneve ,gjithe kombet e tjera benin krushqi me Sulltanet , ndersa shqiptaret benin lufte kunder Sulltaneve ..”

          ——-Kedo historian serioz modern dhe te kohes se vjeter flasin per Shqiptaret si nje popull heroik —qe kurre nuk i eshte nene shtruar asnje pushtuesi ….

          -Edhe Kryekondanti i forcave amerikane ne Luftne e dyte boterore tha ne vitin 1945, ne Bari te Italise se :…forcat partizane shqiptare si asnje tjeter gozhduan ne Shqiperi 4 divizione nazistesh gjermane….”

          ——Pra gjithe bota e qyteteruar flet per kombin shqiptar si nje komb heroik
          qe kurre nuk eshte nenshtruar , mirpo na dalin disa koke-palare si puna juaj qe jane jashtezakonisht Injorante te neveritshem dhe qe shajne
          edhe neen edhe babe dhe na thone te kunderten …. hahahahahaha

          –Pokush jeni ju more qe shani ?–Ju jeni ca krimba qe dini vetem te zvarriteni dhe ndjeni kenaqsi kur peshtyni mbi surratin tuaj

          ——Nuk ka rendesi pse u prish Enveri me ruset ore trap –Rendesi ka qe Enveri nuk ishte aspak servil i Rusise, por u tregua tamam trim duke ju thyer hundet ruseve

          -Pra ato fjalet tuaja te pista qe shajne kombin shqiptar nuk jane te verteta aspak

      2. Kalorsi i zi says:

        zgjohu raimondi shiko filmat e kinostudios, harrove more djale me emrat rus qe venin njeraezit per 20 vjet vllazeri kur e therisnim Stalinin BABE, po emrat Mao ce dun me vellain ton nga kina, Shqiptaret kane qene gjithmone konsomatore te pushtuesit se nuk dine te ndertojne asgje, Popull qe vlereson te fortin dhe jo te diturin.

      3. Dj Acmed i kil you says:

        Ti mondi si pak i trullosur ne mendimet e tua——–ne kete koment ke te drejte.

      4. Besa Canada says:

        Miratoj mendimin tuaj,Rajmond.Injoranca me keqdashje cojne ne shkrime te tilla,te cilat vetem demtojne dhe shkaterrojne interesat e vendit tone. Sorre mund te quhet vetem Saliu me familjen,te cilat per interesat e pista ekonomike bejne kompromise edhe me djallin Dua te theksoj se mua me ngjajne me sorra edhe te gjithe ata qe e mbeshtesin me vote Sorren Sali

      5. plaku says:

        raimondi,
        More mik cfare thua more derezi.Shqiperia beri keshtu, beri ashtu, e kishin frike bota etj. Edhe ne se keto gjera jane te verteta ti more djale nuk e ke jetuar se me cfare cmimi varferie, frike,spiunlliqesh,burgosjesh behej kjo politike budallaqe dhe e ndyre atehere.Te kam pyetur disa here dhe nuk kam marre pergjigje :
        – Pse populli e hodhi bustin e Enver Hoxhes ?
        – Pse populli hyri ne ambasada dhe anije per tu larguar sa ma pera nga parajsa jote ?
        – Pse populli u ngrit ne kembe dhe hodhi poshte ate diktature te shemtuar.
        Do te te isha kurjoz te degjoja pergjigjet e tua. Te kam bere te njejtat pyetje disa here dhe nuk kam marre pergjigje. Edhe kete here jam i bindur se nuk do japesh pergjigje, por i shkrova pyetjet se na cave bythen me budallalleqet qe shkruan. Durimi ka kufi. Pershendetje.

      6. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

        Raimond,
        une s te ofendova as ty dhe as dike tjeter.
        Mundohu te mbash nervat, dhe nese e ke te veshtire, kerko ndihme tek Liria (Berisha), te te jape pak Haloperidol (vetem mos tejkalo dozen).
        Nese ajo te le ne balte, po ta coj une nga ketu, jo per gje por thjesht per humanizem.
        Kujdes edhe me dhite, se mos ti rremben ndonje ujk, se paskan dale sheshit tani ata.
        Keni filluar me mjeljen e dhive? Apo eshte heret.
        Ciao Raimonda

        1. raimondi says:

          Ti nuk ke te drejte te shash popullin –Ti mund te shash ata qe ke ne shpine tende , por jo popullin .Se kur shan popullin na shan te gjitheve, dhe nga an tjeter ajo qe thua ti nuk eshte e vertete fare –Ti genjen –Shko ore tutkun lexo

          Apo more superxhiro ti nga ky artikulli medioker dhe qesharak qe ka shkruar ky Nashua ?

          Po me rruhet shume per Lirine , ja nuk e shef …

    2. hasan says:

      Mos u merakosni per vendin e vogel te shqiponjave se e gjen gje nga Kina.Nese Kina eshte bere superfuqi eshte bere VETEM me punen e kinezeve.Askujt nuk i ka rene me qafe populli kinez.Pastaj kur kina ka blere Ameriken dhe europen çllogaritet nje vend i vogel?Gjate njezet viteve te fundit a keni pare ndonje mall me siglen Made in UsA,meqenese dhe na kane ndihmuar shume?Po kjo nuk eshte vetem ne Shqiperi,po ne tere Europen.Po çfare kujtoni ju ne kembim te çfare gjeje eksporton kinezi.Pse amerika ka tremije miliarde dollare borxh tek Kina?Sepse ka konsumuar me shume se sa i takonte.Amerika do paguaje tani çmimin duke i lene vendin nje perandorie te re siç eshte Kina qe nuk ka derguar nje ushtar jashte saj per te vrare qenje njerezore per tu pasuruar per vete.Une mendoj se respekti nga frika nuk eshte respekt(per amerikanet)eshte perulje dhe skllaverim.Ndryshe do ta çmoja respektin per Kinen dhe kinezet e saj.Sa per FAMILJEN dhe Salen do te thoja qe sala ne veshtiresine qe gjendet lidh aleanca dheme djallin per te mbajtur pushtetin qe po i iken duke i marre dhe familjen me vete.

    3. arti NY says:

      Plotsisht me komentin tend

  2. tg usa says:

    te lumte zoteri thanasi

  3. ky shkrim eshte shume aktual dhe informues, po une nuk shoh gje te keqe ketu! duke quajtur si rrezik vetem pjesen ku keto afera mund te behen nen kontrollin e Fmiljes, dhe marveshjet mund te jene me teper ne favor te saj, se te shqiperise, ku eshte e keqja ???!!! ne shqiperi do investoj dikush apo jo, dhe ky mund te jete amerikan ,gjerman,italian, turk, kanadez,apo arab! problemi eshte, sa shteti punon per interesin e shqiptareve, po kjo varet vetem nga shteti yn e jo nga ngjyra e partnereve zhvillues.

  4. Sinan says:

    E cfare te keqe ka ne kete mes more Gjergj? Ah more djale, ti vazhdimisht shikon armiq jo vetem rreth e rrotull Shqiperise, por edhe me tej. O Gjergjo, ty, qe e quan dhe veten demokrat, te ka mbetur ora tek xhaxhi, “Shqiperia fanar i socializmit” dhe “Rrethimi imperialisto-revizionist”.
    O Gjergjo! Te huajt do te marrin cfare tu doje bytha ne Shqiperi! Kjo kohe erdhi! Rendesi ka qe te perfitojme dhe ne varfanjaket pak! Prandaj leri historite me dragonj e me shqiponja, por te mbajme bythen me akull qe te mos na dhembi shume!

    1. plaku says:

      Sinani,
      Ke shume te drejte per “akullin”. Une per vete kam frigorifer ne shtepi, dhe pyes vehten ne se gjithe shqiptaret kane frigorifera per te mbajtur “akullin” qe te mos ju shkrije. Pershendetje.

  5. edi says:

    Nuk shoh asgje te keqe ne interesimin Kinez per te investuar ne Shqiperi. Kur kinezet kane blere nje pjese te konsiderueshme te borxhit amerikan dhe ju eshte kerkuar nga Italia dhe Greqia qe te financonin borxhet respektive, kjo tregon fuqine e kinezeve. Mendoj qe ne ekonomine globale ku po integrohemi gjithmone e me shume nga investimet kineze ka vetem perfitime.

  6. Claus says:

    C`jane keto te ashtuquajtura analiza. Shkruaj per te shkruar, i thone ketij muhabeti. Shkurt i hodha nje sy. Per ta lexuar? Humbje kohe.

  7. plaku says:

    Djema, ne artikullin shume informativ shkruhet :
    ” Rënia në pikiatë e vlerës së bonove (eurobondit)shqiptar e vështirëson emetimin e eurobondeve të reja, fakt I pohuar edhe nga Kryeministri gjatë vizitës së tij turistike më të fundit në SHBA.”
    Djema, Sala per pasurimin e familjes se vet kalon edhe mbi kufoma. Ne TemaOnline para disa kohesh u botua shkrimi i meposhtem, ja linku :
    http://www.gazetatema.net/web/2011/09/20/berisha-%e2%80%9cs%e2%80%99do-shesim-bono%e2%80%9d-interesi-i-atyre-qe-shitem-ka-shkuar-ne-qiell-kinezet-shfaqen-ne-sfond/
    Djema, ne se nje qeveri ka nevoje per leke nga tregu i kapitalit boteror, atehere ajo autorizon banken kombetare te emetoje bono thesari ne tregun e kapitalit boteror.
    – Shqiperia emetoi per here te pare dhe te fundit bono thesari me vleren 300miljon Euro dhe i shiti ne tregun e kapitalit boteror me daten 28 tetor 2010( shif linkun siper)me nje interes prej 7,5 %.
    – M.q.s. ekonomia shqiptare ka nje bonitet ( rating grade vetem nje shkalle me te larte se Greqia ) ne se ajo del ne treg mund te shesi bono vetem me nje interes prej 9,6 % ( shif linkun lart ).
    – Aktualisht ne se duan leke, qeverite e vendeve te Europes i shesin bonot e thesarit te vendeve te tyre me interesa baze si me poshte :
    Spanja dhe Italia me 6%, Portugalia dhe Irlanda me 10% dhe Gjermania me 1,9 %. Greqia nuk del me ne treg per bonot e saja te thesarit sepse eshte hequr nga tregu nga BE sepse ne se do ja blente njeri bonot e thesarit do bliheshin me norme interesi ndoshta mbi 10%. Pra djema sic e shifni edhe vete ne jemi njesoj keq si Italia dhe Spanja, se ne se duam te shesim bono thesari i shesim me norma interesi te barabarta me reth 10%.
    Mendoj se, e kuptuat tani perse Sala shkon tek Kina sepse ka probleme sepse arka e shtetit eshte bosh dhe ai duhet te marri kredi te reja per te lare kestet e kredive te vjetra, gje qe kancelarja e Gjermanise Merkel e quan nje HELM I EMBEL.Sepse e para do kete probleme me shitjen e bonove te thesarit shqiptar ( sepse kemi bonitet te ulet ) dhe e dyta norma e interesit do ishte katastrofale 9,6 %. Prandaj m.q.s. Europa dhe Amerika e keshillojne Salen ( sic e keshilloi perfaqesuesi i FMN ne Tirane para dy muajsh, te cilin Sala e detyroi te largohet nga Shqiperia sepse e njef vete ekonomine dhe ka mare cmimin NOBEL per ekonomi )te kete kujdes dhe te mos thelloje borxhin publik (aktualisht mbi 60% te GDP, prodhimi bruto vjetor i vendit ne nje vit ). Ai eshte nje koke der injorant qe mendon se i di te gjitha dhe ja ka sjelle Amerikes dhe Eurpes ne maje te hundes me injorancen e tij ekonomike. Ai thote se Shqiperia eshte vendi me siguri me te madhe ekonomike ne Europe pas Gjeramanise.
    Keshtu qe, sic mendoj une, m.q.s. BE dhe USA ja kane mbyllur rubinetin e kredive ai kthehet nga Kina. Une mendoj se ( nuk jam i sigurte ) nuk eshte gje e keqe ne se Kina ben investimet qe thuhen me larte se kjo do te thote vende te reja pune dhe zhvillim. Por problemi eshte tek HELMI I EMBEL sic spjegova me siper. Ai merr kredi nga Kina te cilat duhen lare dhe ne se nuk i lan behemi me keq se Greqia e cila eshte ne Eurozone por ne nuk jemi. Nuk arrij te kuptoj faktin se si ndonje ekonomist i zoti nuk ndihet. Ata kena detyrime morale kundrejt popullit qe i rriti, pse ata nuk ndihen dhe te lajmerojne popullin se cfare po ndodh. Ku eshte per shembul Prifti i cili ka studjuar ne Harward ? Mos valle e lene qellimisht Salen ta haje. Une nuk kam kundershtim por me vjen keq se ne fund te fundit do ta hane ne fillim te varferit ne Shqiperi. Sala merr leket dhe hiken diku ne ndonje plazh neper bote, po te varferit ku do vene? Pershedetje.

    1. plaku says:

      Nje korigjim ju lutem. Ku eshte shkruar : “Pra djema sic e shifni edhe vete ne jemi njesoj keq si Italia dhe Spanja,”
      duhet te jete : “Pra djema sic e shifni edhe vete ne jemi njesoj keq si Portugalia dhe Irlanda,

  8. Albert says:

    Kinezet po fusin ne dore tregun e telekomunikacioneve ne Shqiperi. Kjo eshte me sensitive se cdo sektor tjeter. De facto Albtelecom dhe Eagle jane ne duart e kinezeve pasi kontratat e bashkepunimit mes pronareve turq dhe pales kineze financohen nga keta te fundit. Mund t’a imagjinoni sesi nje kompani qe fiton tenderin per te ndertuar rrjetin e ri per Albtelekom merr edhe kredine ne bankat kineze per t’a implementuar?! Ja pra,kjo ben vaki vetem ketu,ne Shqiperi. Te ghitha pasurite e ketij vendi kane rene ne duar te pista.Ato subjekte qe figurojne ne letra si bleres s’jane tjeter vecse seksere. Pronaret e vertete jane bashkime kriminale te mafias shqiptare me biznese te dyshimta te vendeve te lindjes…

  9. beso says:

    edhe kinezet do bejne bisnes,po s’ditem te bejme:po normale eshte.Nuk e kuptoj metaforen e strofkulles se shqiponjes dhe keta shqipot qe shajne vetveten edhe kur behet tregti me kinezet.Raimondi ka nje te drejte te madhe kur flet per Shqiperi dinjitoze,por çuditem sesi dalin ca te tjere dhe i bien legenit me dialogje mejhanesh.

  10. Armiku i klases. says:

    Komente interesante,por edhe ngacmuese,ofenduse duke treguar se mali im eshte me i larte stil ky i shqiptarit qe asnjehere nuk e ul hunden.Falenderoj Raimondin per realitetin e dikurshem dhe me vjen keq per kete mendje ndriturin Plaku qe ben pyetje si e jema e zeqos maje thanes.Gabohesh o politikani i kohes se Noes,te gjithe duhet te dine te verteten me te mirat dhe te ligat se vetem keshtu mund te ecim perpara,pasi duke nxire gjithcka bejme gabimet e atij qe permbysem,prandaj z.plaku lerja historise te beje vleresimet e duhura se kalemxhinjte e saliut dhe zagaret qe e ndjekin vetem zi po mbjellin,ku pa dashur njerezve ju duket shume me mire koha e Enverit se sa kjo periudhe telebanesh qe shkateruan gjithcka.

    1. plaku says:

      Armiku i klases,
      Une kam mendimin se “arritjet e kohes se socializmit fitimtar ne brigjet e Aderiatikut” kishin nje cmim te larte si : varferi e tmereshme, radha qumushti, lista per blerje mishi,kafeje, etj,vajtje me kazana fuci etj ne dyqan me vrap per te marre ullinjte e kthyer nga eksporti per cilesi te keqe, frike edhe nga kemisha qe kishe veshur, frike nga muret e shtepise, frike nga shoku me i ngushte, burgosje agjitacjon parpagande ne se shaje djathin e bardhe bullgar qe nuk ishte djathe dhe nuk hahej, kishe frike te veshje nje pale pantallona bluxhins, bananet,camcakizat, coca-colat i shifje vetem ne ender dhe ne Tv italjan, burgosje, nuk salutoje dot nje ish shok te mire dhe nuk i shkoje ne dasem se kishte qene ne burg per politike, nuk shkoje ne dasmen e kushuririt tend se kishte qene ne burg per aresye politike. Ky ishte cmimi per fitorret e medha te sketeres komuniste. Ishte tmerr te shifje injorantin patriak qe nuk dinte nga lidhej gomari dhe duhet te zbatoje urdherat e tija prej budallai. Shifni anetaret e byrose politike ishin ish saldatori, karrocjer, mjelese. Ish ministria e aresimit vajti ne Austri per kurim dhe kur drejtori i spitalit austriak pyeti se cfare gjuhe komunikon zonja ministre , doli se ajo flieste vetem tropojanshe se kishte qene si mesuese ne Tropoje. Hej miq, une e kam jetuar ate kohe, kam qene me pune te mire jo sepse isha shume i zoti por se babai im ishte komunist i vjeter. Mere me mend se cfare budallalleqesh, kur nje elektricist i imi ne Kombinatin e Drurit Misto Mame ( une isha kryeenergjitik ) hynte per provim per ritjen e kategorise duhet te jepte me pare provimin e Historise se Partise dhe vetem ne se kishte kaluar kete, kalonte ne provimin per anen teknike. Ky eshte realiteti dhe jo ato sukseset e parajses komuniste. Hej miq, ate qe kam jetuar vete nuk mund te ma mesoje njeri. Pershendetje.

      1. plaku says:

        Me falni se harrova. Kam qene zborist ( komandant i kompanise se zbulimit ) te brigades se pare. Pa as nje lloj para pregatitje na ngrine nga shtrati ( me thirje alarmi ) dhe na cojne ne mes te dimrit per dy jave vetem hecje andej nga Peshkopia per stervitje. Me shume se tete veta u gjeten te vrare ( kufomat ) vetem pasi shkriu bora ne vere. Ishin te gjithe baballare femijesh nga Tirana. Njerin e njifja mire se ishte mekanik ne Kombinatin e Drurit Misto Mame. Anjeri nuk doli se kishte pergjegjesi per kete krim te shemtuar.Ky ishte nje nga cmimet per ate periudhe te lavdishme komuniste qe shkateroi vlerat e njeriut qe hoqi fene me force se bibla dhe kurani ishin veprat e Enver Hoxhes. Ne lidhje me veprat une kam pare vete se si bodrumet e ambasadave shqiptare ishin plot me libra te veprave te Enver Hoxhes te cilat i hanin vetem mijet e ambasadave dhe i kishin sjelle aty qe tja jepnin klases punetore te vendeve kapitaliste per te kryer revolucjonin proletar ne keto vende. Hajde idiotesi hajde.Eshte per te vene duart ne koke.A e dini more djema se kohet e fundit te diktatures kur neve na shtronin dreka partneret e huaj ne Hotel dajti, na vinte kamarjeri, na pyeste se kush e paguante dreken, neve apo firma e huaj dhe kur i thonim se e ka firma e huaj, na thoshin te shifnim ne nje tavoline ku ishin ulur tre ose kater veta te sigurimit te shtetit te cilet na salutonin me dore duke qeshur. Pra ne nuk duhet te ndiheshim sepse kur i huaji firmoste faturen ne fature ishin edhe pjatat qe kishin ngrene ( me pijet sigurisht ) sigurimsat ne tavolinen tjeter, dhe fshatari hante vetem buke misri. Kur fshatari martohej vinte tek dera e dyqanit te bukes dhe na lutej qe te blenim edhe per te buke gruri se ai kishte dasem. Keto jane fakte more djema qe i kam jetuar vete dhe nuk kam nevoje per historianet te mi tregojne keto gjera.
        Une nuk po them se kishte korupsion, se familja e Enverit dhe anetareve te byrose pasurohej ne kuriz te popullit sic ben Sala dhe Meta,une po them se cmimi ishte shume i larte dhe se populli i thjeshte vuante tmeresisht dhe perse per nje ide qe ishte e denuar te realizohej praktikisht sic e tregoje koha, dhe jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe kampin socjalist. Teorikishte ishte nje ide e bukur por praktikisht nje utopi. Pershendetje.

  11. Cakalli7 says:

    bejuni gati te blini veprat e maos ne panairin e librit se do ua jape me autograf saliu, ku jane ata “idealistet” qe rrezuan bustin e enveri kjo ishte evropa ku do na conit mor karafila?

  12. grava says:

    Ore plaku, pa me lexo dhe mua pake! Ne shtetin qe kishim patem ate te keqia qe i dime me mire se shume pleq, qe sot kane rrjedhur si dhe plaku Godo.Pse nuk dua te perfundoshe tepke si ai, mos na bej se thoni gje pleqerishte kur perserisni te njohurat.
    Kishin shtet vertet shume serioz dhe me institucione teper serioze.Shteti more plak ka dy pamje:Njera eshte ajo e intitucioneve serioze.Te tilla i kishim dhe hiç mos e vur ne diskutim.E keqja ishte se i pati nje dore…ashti siç i don “per adet”… salibani
    Tjetra eshte raporti i tyre me lirine e individit dhe te krejt shqoqerise.Kete nuk e kishim.
    Dhe kjo solli plot pasoja te tmerrshme, nga ato qe i dine dhe femijet nga te mos i dine pleqte si puna juaj!
    Po don te flasim per arritjet, qe zotrote i paske harruar nga qe u tmerrove ate naten e alarmit per zbor, gjejme kohen bashke e te te flas une se don nje nate shendendreu te ti mollois.Keshtu plako mos na u lodh shume, duke e bere dhe ate pake mendje…CANGADHE

    1. plaku says:

      grava,
      Me vjen keq por nuk jam dakord me ty per nje pjese te vogel te shkrimit tend, kuptohet qe m.gj.se nuk jam dakord e respektoj.Grava, te lutem mos ma merr per keq ( te kerkoj te falur paraprakisht ) por mua personaisht me pelqen shume thenia e popullit : “Plakut pordhen mos ja degjo, por fjalen degjoja.”Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje