Frika e Berishës

4 Tetor 2011, 19:46Politika TEMA
Frika e Berishës

Nga Endri Fuga

Refuzimi zyrtar i kryeministrit për t’u përballur në një debat publik me liderin e opozitës, ishte lajmi kryesor i ditës së hënë dhe me gjasë do të jetë një temë e debatuar e të gjithë javës politike që sapo ka filluar e më gjatë. Kjo jo vetëm për faktin se refuzimi për të debatuar me Edi Ramën ishte refuzimi i dytë brenda së njëjtës ditë, që Sali Berisha iu bëri ofertave e kërkesave të opozitës, por, edhe sepse ideja për të përballur në një debat publik Sali Berishën me Edi Ramën këtë herë ishte një sfidë e drejtpërdrejtë e kryeministrit në hije ndaj kryeministrit në detyrë dhe jo thjesht një ide e lëshuar spontanisht nga ndonjë palë e tretë. Dhe pakkush mendonte se Sali Berisha do të zmbrapsej përpara një sfide të tillë.

Përtej arsyeve të kryeministrit për t’iu shmangur debatit të shumëpritur me liderin e opozitës, të cilat janë analizuar gjerë e gjatë nga shumë opinionistë, më tërhoqi vëmendjen një shkrim i gazetarit Blendi Fevziu.

Duke qenë se bëhet fjalë për një gazetar të vjetër e me përvojë, e për më tepër për një nga moderatorët e suksesshëm të debateve politike, logjika ta donte që zoti Fevziu në shkrimin e tij të merrej më pak me dështimin e debateve të shkuara dhe të fokusohej më shumë tek nevoja për një debat mes Ramës e Berishës. Madje, pikërisht për shkak të profesionit të tij, prisja që zoti Fevziu të ishte një nga njerëzit që do të ushtronte influencën e tij publike dhe personale mbi Kryeministrin për ta bindur të mos kishte frikë nga një përballje e tillë. Sepse, në fund të fundit, nëse do të perifrazoja vetë zotin Fevziu, ai që i shmanget debatit shihet gjithnjë si më i dobëti dhe i humburi në sytë e opinionit publik.

Por opinioni në fjalë shtron po ashtu nevojën e disa saktësimeve të tjera që mendoj se janë me vend për të ndihmuar të gjithë lexuesit për të pasur një tablo më të qartë e më realiste të situatës.

Së pari, në dallim nga debati me zotin Mustafaj, në zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe 2011, përballja më e natyrshme e Edi Ramës në një debat publik do të kishte qenë me vetë Sali Berishën e jo me kandidatët e Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës. Dhe për hir të së vërtetës, në zgjedhjet e fundit lokale një përballje e kësaj natyre mes Ramës e Berishës do të kishte qenë realisht e rëndësishme dhe e nevojshme për vetë karakterin politik që mori fushata zgjedhore, sidomos pas vrasjeve të 21 Janarit. Për të mos harruar pastaj që kandidati i Berishës për Bashkinë e Tiranës përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, jo vetëm që u fshihej kamerave të cilat nuk ishin plotësisht nën kontrollin e tij dhe mediave që nuk pranonin materialet filmike të montuara prej stafit të fushatës së tij, por madje i refuzoi edhe vetë zotit Fevziu ftesën për një bisedë kokë më kokë në studion e “Opinionit”.

Së dyti, është e pavërtetë të thuash se Rama i është shmangur debateve me Berishën në një kohë që vetëm gjatë vitit të fundit lideri i opozitës e ka pranuar dy herë ftesën për të debatuar publikisht me Kryeministrin në tryezat publike të organizuara nga ky i fundit, njëherë në lidhje me reformën zgjedhore dhe herën tjetër në lidhje me planin e qeverisë për të shembur Piramidën. Dhe për ironi të fatit, të dyja këto debate publike janë zhvilluar në një periudhë joelektorale.

Është po ashtu i pavërtetë pretendimi i Berishës se Rama s’paska pranuar të debatojë me të para zgjedhjeve të vitit 2009, pasi në atë rast kryeministri nuk bëri asnjë ftesë publike përveç ndonjë fjale të hedhur në media se ishte gati të përballej me liderin e opozitës. Për hir të së vërtetës të njëjtën gjë e ka bërë në disa raste edhe Edi Rama në përgjigje të interesimit të gazetarëve, po kjo nuk mund të quhet ftesë për debat dhe aq më pak pastaj mund të krahasohet me rastin konkret kur kryeministri në hije e ka sfiduar publikisht kryeministrin në detyrë në një moment tejet delikat për vendin.

Tek ky moment ia vlen të ndalesh pak më gjatë sepse pikërisht këtu duhet kërkuar ndryshimi themelor mes debateve që nuk ndodhën kurrë në të shkuarën dhe debatit që po refuzohet sot prej kryeministrit. Sepse përtej rasteve specifike që i përkasin të shkuarës dhe që në të gjitha rastet s’mund të kushtëzojnë të sotmen apo të ardhmen, arsyeja më e fortë përse duhet të ketë sa më parë një përballje publike mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, është situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria:
një situatë që nuk i afrohet asfare normalitetit demokratik, ku liderët e dy forcave të mëdha politike duhet të presin zgjedhjet për të debatuar në sytë e opinionit publik. Kemi të bëjmë me një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, kur për të dytën herë, në mënyrë të përsëritur e të papreçedentë, Bashkimi Europian sipas të gjitha gjasave, fatkeqësisht, do t’i refuzojë Shqipërisë, statusin e vendit kandidat. Në këto kushte, kur të gjithë shqiptarët duan të dalin nga kjo krizë që e bën Bashkimin Europian tejet kritik ndaj vendit tone, kur të gjithë duan të dinë e të informohen se si e shohin palët daljen nga kjo situatë, por kur media shqiptare është gjithmonë e më shumë nën kontrollin apo nën presionin e pushtetit dhe qëndrimet e palëve rëndom deformohen qëllimisht, nuk ekziston asnjë mënyrë më e mirë për ballafaqimin e alternativave të opozitës e qeverisë sesa kjo përballje të drejtëpërdrejtë, publike, mes personit që qeveris e atij që pretendon të qeverisë në të ardhmen.

Do të ishte 
vërtet një fatkeqësi sikur kjo t’u bëhet shqiptarëve e pamundur në këtë moment dhe që për më tepër shumëkujt, t’i duket si diçka krejt normale. Sepse vetë fakti që kryeministri i vendit ka frikë nga një përballje publike me liderin e opozites tregon më së miri se sa jo normal është momenti që po kalon vendi. Sot, në kushtet ku ndodhet Shqipëria, një debat publik mes Ramës e Berishës do të ishte i domosdoshëm, jo për përftimin politik të njërit apo tjetrit, por për të mirën e qytetarëve, që do të shihnin si mund të ballafaqohen në mënyrë të civilizuar dy vizione dhe projekte krejt të ndryshme për rrugën e integrimit.

Dhe në fund të fundit ky do të ishte edhe një debat i shëndetshëm edhe për vetë median, ku siç e di fare mirë vetë zoti Fevziu, debatet shpesh bllokohen pikërisht siç po përpiqet Berisha të bllokojë këtë debat të shumëpritur nga shqiptarët.

(Autori eshte  Drejtor i Komunikimit në Partinë Socialiste)

44 komente në “Frika e Berishës”

  1. lola says:

    qenke simpatik ti endri po me pelqen

    1. Dj Achmed Silence! says:

      lere endrin lola shiko ketu “Dj Achmed the suicide bomber” ska endri e Denzel Washington,,,,,,,,,,,maby u r’e one of my 72 virgin?????

      1. lola says:

        hahhahaahhhahha ik o bej shurren

    2. Kanina says:

      Sa do zesh me njehere moj aman, merri nje nga nje , se si mban dot……

  2. lexuesi usa says:

    I nderuar z. Edi Rama
    Në rrethana normale te nje shteti demokratik, do të kisha filluar duke ju përgëzuar për zgjedhjen tuaj si kryetari i ri ne bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e 8 Majit , megjithatë, unë kam shpresat e mia serioze nëse edhe emërimi i kryetarit te ri te bashkise te Tiranes, zotit Lulzim Basha do te kete interesin e qytetarve te kryeqtyetit te vendit tonë.

    Shqetësimi im nuk është për shkak të ndonjë interesi të veçantë per PS apo per ndonje parti tjeter, por unë e shikoj çdo kandidat per ndonje bashki si kryetar të mundshëm të asaj bashkie ne rrethana normale te nje demokracie ekzistuese ne cdo vend te botes.
    Unë do të doja të theksoj që në fillim te kesaj letre, se sjam as anëtare i PS, as i PD dhe as i ndonjë partie politike në Shqiperi apo ne ndonje shtet tjeter te botes.

    Por si një Shqiptar , si ju, dhe gjith shqiptaret e tjere kudo qe jane, edhe pse une ndodhem ne emigrim ne SHBA ktu e 20 vjet me pare,unë kam ndjenjat, mendimet dhe ambicjet e mia per atdheun tone te perbashket.
    Unë, sikurse edhe shume emigrant te tjere, kam pasur privilegjin te ndjek nga afer zhvillimet politike te vendit tone me anen e rrjeteve digitale ku ndjehem shume i zhgenjyer me menyren e adresimit dhe drejtimit te politikave shqiptare qofte nga ana e PD si qeveri dhe qofte edhe nga ana e PS si opozite.
    Nje shtet pa opozite ska demokraci, dhe ne demokraci ( pajtohem me slloganin qe zeri i cdo qytetari duhet te ndigjohet) zeri i opozites duhet te ndigjohet.

    Dua të filloj me një pasqyrë të asaj që demokracia është te pakten sic e shof une.
    Ne mund të mendojmë demokracinë si një sistem i qeverisjes me katër elemente kryesore:
    1.Një sistem politik për zgjedhjen dhe zëvendësimin e qeverisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
    2. Pjesëmarrja aktive e popullit, si qytetarë, në jetën politike dhe qytetare.
    3. Mbrojtja e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve.
    4. Në sundimin e ligjit, në të cilën ligjet dhe procedurat vlejnë njëlloj për të gjithë qytetarët dhe qofshin ato edhe politikan.

    Sipas Aeschines, një burrë shteti Athines, orator, dhe ndjekës i Sokratit, karakteristikë përcaktuese e demokracisë është se ajo është sundimi nga ligjet.
    Por edhe i njohuri Benjamin Franklin kishte të drejtë ne frazen e tij në Konventën Kushtetuese kur tha se: “Kjo është me pasoja të mëdha që ne nuk duhet të shtypim virtytin dhe frymën publike te popullit tonë të përbashkët.”

    Zoti Rama, paktin me 10 pika nder slloganin E DUAM SHQIPERINE SI GJITH EUROPA e konsideroj nje nisme te mbare per opoziten, por numri 10 me duket shume i vogel.
    Mendoj se per slloganin qe ju perdoret , cdo qytetar shqiptar e ka nje ambicje te tille, por kjo spo behet realitet.
    Dhe ktu me lind pyetja Zoti Rama , a kerkon te debatosh me kryeministrin se kush po e len shqiperine jashte BE?
    Sepse nje gje eshte realitet, Ligjet me 3/5 nuk jane votuar ne parlament dhe ketu duhet te keni sinqeritetin e pranimit per bojkotin e gabuar te opozites.
    Demokracia është një mjet për njerëzit që të zgjedhin udhëheqësit e tyre dhe për të mbajtur përgjegjës udhëheqësit e tyre për politikat e tyre dhe sjelljen e tyre në detyrë.
    Ku nje rast i tille nga qeveria actuale zhgenjeu shume shqiptar dhe solli per rrjedhoj 21 Janarin i cili sduhet te harrohet kurre .
    Në një demokraci, njerëzit janë sovran, ata kanë forma më të lartë të autoritetit politik.
    Përfaqësuesit e zgjedhur duhet të dëgjojnë popullin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, nevojave dhe sugjerimeve te tyre.
    Une e kuptoj taktiken qe opozita desht te impunoj me bojkotin, por si pranoj dot pasojat qe bojkoti i dha popullit shqiptar me mos pranimin ne BE.
    Shqiperia eshte e te gjithve, dhe per ceshtje kombtare duhet te vendosin bashkarisht.

    Prandaj shqipetarve duhet ti tregohet se kush e ka fajin per mos realizimin e proriteteve te kerkuara nga BE dhe ktu e mirepres gjykimin tuaj per kerkesen e debatit publik ne nje nga studiot televizive qofte edhe ajo e TV Klanit me rregulla te barabarta, <>.
    Prezenca juaj ne emision OPINION do ta sfidonte kundershtarin tuaj politik Z. Berisha edhe ne mos pranimin e ofertes tuaj.

    I nderuar kryetar i opozitës shqiptare, ju jeni duke i kërkuar shqiptarve për të votuar për ju të bëni çfarë?
    Çfarë ju bën të mendoni se ju mund ti bindni shqipetaret per tju besuar( flas per gjysmen tjeter) , qe ato te kene nje te ardhme më të mirë duke pritur për ju qe te fitoni zgjedhjet parlamentare te 2013, vetëm për shkak se ju propagantoni korrupsionin qeveritar, opzita duhet te bej opozite konkrete.
    Po, ne e dimë se puna juaj është shumë e vështirë,qeveria e bëri të sigurt të saj duke vendosur një standard mjaft te njeanshem te politikes shqiptare, pavarësisht nga të gjitha mangësitë e zbatimit te ligjit.
    Ju nuk mund të fshiheni ndaj shume ketyre aspekteve, duke insistuar se ata janë ne pushtet dhe ju jeni ne opozite. Ne të gjithë jemi koherent se sovrani eshte i fuqishem ne cdo vend demokratik, dhe ktu duhet punuar me shume per mbrojtjen e demokracis.

    Ju duhet të tregoni se ju mund të bëni më mirë duke i treguar dhe ballafaquar sovranit vizionet konkrete qe ka opozita per te ardhmen.
    Mbes me shpres ndaj kursit te ri politik te opozites shqiptare ne gjetjen e demokracis reale ne atdheun tone te perbashket, dhe i pa permbajtur deri ne njoftimin tuaj per debatin e lartpermendur.
    Me respekt.

    1. Dyrrahu says:

      I nderuar lexuesi nga USA,
      Letrën tuaj e lexove dhe e kuptova mesazhin e saj.
      Një gjë më bëri të pushoj nga mendimi se paraqitjen e keni pa ngarkesë. Nuk më pëlqen kur i barazoni atë që e ka gjuhën e forcës me atë që e ka vetëm gjuhën e të drejtës. Sali Berisha e ka forcën për të vjedhur para e vota, për të marrë vendime kundër popullit apo sovranit siç e quani Ju, për ta vrarë sovranin edhe kur e kundërshton me të drejtë ozupatorin e çdo gjëje të gjallë e të palujtëshme me atë që rrahet , plagoset, vidhet dhe vritet.
      Për ligjet e pamiratuara me 3/5 e deputetëve nuk mund t’i ngarkohet vetëm opozitës përgjegjësia. Ajo ishte dhe vazhdon të kërkojë drejtësi që nga viti 2009 dhe kurrë nuk e fitoi as nga gjyqësori as nga kushtetuesja as nga KQZ-ja dhe as nga Kolegji Zgjedhor. Si mund të akuzohet opozita pse nuk është futur në Parlamentin shqiptar kur në atë sallë gjinden ulur, në rrjeshtat e parë, vrasësit e Gërdecit dhe të 21 janarit 2011?!!
      Jo zoti lexuesi i USA-së, përgjegjësia i ngelet atij që falë ujra të detit Jon për koncesione private, atij që favorizon Piramida Financiare, atij që i jep armikut më të madh të shqiptarëve derivate të naftës dhe atij që shkatërron çdo gjë që nuk e ka firmen e tij.
      Fatkeqësisht ky njeri është kryeministër Juaji dhe imi.

      1. Antitalebani says:

        i nderruar Dyrrahu,

        Deri vone kam qene mund te them me bindje se kam qene me Ramen dhe skam per tu bere as edhe nje here me Berrishen. Dhe besoj prape se prape do votoj per Ramen edhe zgjedhjet e tjera edhe pse kjo vote do jete vote me ndergjegje jo te plote, por si nje vote per te keqen me te vogel dhe kjo eshte shume e keqe, pasi keshtu rierdhi ne pushtet nje monster si Berisha, per te hequr nje hajdut, nje te korruoptuarr, nje pjanec, nje imoral si Fatos Nanon, zgjodhem Berishen. Te pakten RAMA ska damken e keqe qe ka Berisha, ate te 97′.

        Per RAMEN kam besuar se ishte nje njeri me vizionin per te bere shtet, edhe pse duke anashkaluar parimet demokratike standarte. Ne kete epoke eshte shume e veshtire te percaktosh parimet baze te demokracise. Por nje gje e kam shume te qarte, nje ligj qe eshte votuar nga populli, sduhet ta prekesh me amendamente.

        RAMA gaboi ketu shume rende, pasi keshtu mendoi se do merrte pushtetin dhe do e kishte administrimin me te thjeshte,duke filluar nga presidenti, gjykaten kushtetuese, prokuroren, avokatin e popullit dhe ajo qe ishte me e renda, kodi zgjedhor qe pranoi te ndryshonte. Teknikisht, moralisht, ligjerisht ishte kryekeput gabim. I dha fitoren Berishes ne tavoline vete dhe tani kerkon fajtoret. Populli e dinte shume mire se kush ishte Ilir META dhe ska nevoje per fjalet e Partise Socialiste se cthote per te. Ilir Meta per nje gje kishte te drejte, ja futen dhe pastaj priti te shikonte kujt tja fuste. Ishte e qarte qe PS do demtohej.

        RAMA beri gabimin trashanik te prekjes se kushtetutes dhe tani kerkon te cbehen gjerat. Nje kerkese qe me shume te drejte smund te plotesohet nga Berisha.

        Kerkon debat politik me Berishen. Kjo eshte nje paturpesi dhe nje veprim shume i ulet. Kerkon te beje fushate perpara kongresit. E turpshme. Dhe Sala me te drejte tha, smund te behem pjese e fushates te Kongresit te PS. Rama te harroje politiken me kundershtaret politike deri ne tetore, te merret me kongresin, te beje transparence brenda partise per menyren e zgjedhjes se strukturave dhe te marri fitoren morale dhe ligjore brenda partise, por te kete kujdes, se ne shqiptaret kenaqemi duke pare te tjeret te behen keq, dhe Arben Malaj si nje nga me te korruptuarit, Kastriot Islami si nje nga me dinaket dhe Andis Harrasani me milionat e tije, jane nje klan i mire per ti marre 5% apo 6 % te votave.

        Duhet te dije te bashkoje ate cka zhberre gjate kesaj kohe.
        Disa thone i ka rrit votat. Ska fituar. Kaq i mjafton Sales.

        Ben nje falje te turpshe per ndryshimet me amendamente te kushtetutes dhe kodit zgjedhor. Eshte nje gabim qe smjafton falja. Eshte nje gabim qe na kushtoi shume dhe te gjitha te keqijat e tjera, jane pasoje e kesaj marreveshje qe Sali Berisha arriti ti merrte. Sali Berisha se aprovoi kushtetuten dhe e humbi luften me popullin dhe jo me Partine Socialiste. Ate kushtetute e bene shume specialiste, si nga e majta si nga e djathta, dhe PS e ndryshon me nje marreveshe te poshter. Kjo ka qene per mua goditja me e madhe qe i eshte bere ndonje here Shtetit Shqiptar, dhe Rama me nje fjale te thejshte kerkon falje dhe pranon qe gabuan.

        1. fule says:

          Ore akoma me kete pune do merremi. U kuptua ai gabim, qe gjithsesi nuk ishte license per te vjedh apo per te vrare per kedo qe do vinte ne pushtet. Tani do merremi me problemin, kete-qeveri qe nuk le vend per te marre fryme nga nje skandal se dites tjeter i plas tjeteri dhe ne qendrojme ne vend numero.

    2. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

      usa nje cercafe ke shkruajture

  3. feniks says:

    Sali Berisha asnjehere nuk ka treguar trimeri ne ballafaqimet me media-n!!Kur ka qene ne opozite,ai e ka cuar biseden atje ku i ka dashur qejfi!!Ai nuk ben DEBAT,por LLOGJE KAVAJE!!Menyra e tij e te folurit me kedo,qe i vihet perballe,jane FJALET RROMA PER TOMA dhe SHARJETY E SHPIFJETY PER KUNDERSHTARIN POLITIK!!!”ARGUMENTET” E VETME TE TIJ JANE SHPIFJET ME NENE E BABE,PER FAMILJEN DHE JETEN PRIVATE TE TYRE!!!Fjalori i tij prej RRUGACI ORDINER,si “Do te te VRAS”,”DO TA BEJ FYTYREN SI KEPUCA”,”GUXO TE DALESH NE PROTESTE,POR DO TETE NDESHKOJ NE MENYRE SHEMBULLORE”,” JU JENI KLANI I ZEMUNIT” etj,etj!!!Pervec fjalorit PERVERS,asnje ide nuk shtjellon ky MEGALLOMAN MALSOR,qe i ka ngelur ora ne vitin 1966-te kur MERRTE FLAMURIN E PPSH-se ne SPITALIN CIVIL,per te DEGDISUR mjeket e infermjeret “me shfaqje te huaja”(sic ben edhe sot me te gjithe kundershtaret ne parti e politike),duke i derguar per ri edukim ne FIERZE APO KOMAN!!!Aq pa TABAN eshte ky njeri,sa ka 21 vjet,qe ULURET KUNDER KOMUNIZMIT(dhe kush flet pale),ndersa ne KOALICIONIN ZGJEDHOR FUTI PKSH,e Hysni Milloshit,qe e bleu paturpesisht me LETRA PA VLERE!!!

  4. Laterza says:

    Fevziu e ka shitur shpirtin tek djalli dhe s’ka se si te jete i pavarur ne gjykimin e tij per kete çeshtje! Po edhe ju Endri jeni larg realitetit…mos haroni se ka njerez me memorje te forte ne kete vend qe nuk i bejne dot fresk as Rames dhe as berishes…
    Tung Endri

  5. martin says:

    …e pergezoj Endri Fugen. Shume i arritur si shkrim. Ka kerkuar te injektoje menyren e te menduarit pozitivisht. ate menyre mendimi qe mungon ne mendjet e zhgenjyera te shqiptareve.

  6. Simbadetari says:

    SHKRIM SHUME I MIRE DHE REALIST. POR E KEQJA ESHTE SE NE SHQIPERI NDESHET MENDIMI I PRAPAMBETUR QE NGA KOHA E PPSH QE E PERFAQESON KOMUNISTI BERISHA DHE E REJA E MODERNJA E PERPARUAR QE E PERFAQESOJNE NJEREZ SI RAMA DHE TE TJERE. FATKEQESISHT VARFERIA DHE NIVELI KULTUROR BEJNE QE BERISHA TE SHIJE, NJESOJ SI ENVERI NE KOHEN E TIJ. POR, E KA TE HUMBUR BETEJEN ME TE PERPARUAREN, KOHA DO E DESHMOJE. ME PELQEN QE EDHE ZERA TE RINJ DALIN KUNDER PRAPAMBETJES, KRIMIT, VRASESIT DHE ERESIRES QE E KA EMRIN BERISHA.

  7. nastradini says:

    Me bukur do te ishte qe Edi Rama ta ftonte sali Berishen ne nje duel prej verteti. Per jete a vdekje. Me kobure ne brez. Si kaubojsat amerikane te Perendimit te Larget. Qe do Zoti ne fund te duelit te ikin bashke nga kjo Bote dhe te shpetojne shqiptaret. Sepse o dallkauke socialiste kur Sali ju vodhi votat si magjyp ne mes te dite, kur ky DEMON vret, vjedh dhe mashtron shqiptaret si mos me keq, bile me keq se Enver Hoxha, mesuesi i tij i Partise se Punes si ju shkon mendja per debate llafoqyli. Sikur nuk e dine shqiptaret se kush eshte Sali Komunisti. Ne vend qe t’i tregoni prangat ketij krimineli qe ne vitin 97. Kur i vuri zjarrin vatanit. Tani si atehere kur e fshehet dhe e ruajtet ne shtpine e Bashkim Finos si nje relikte te ralle po keroni t’i ferkoni koken me debate dallkauke alla Fevziu apo Balla. Ne studiot e tyre te shpifur me brilantina dhe pudra homosh. Thirrini trunit dallkauk o opozite. se nastradini ju a ka thene njehere: Saliu eshte e TILLE sepse opozita shqiptare eshte e TILLE.

    1. Epirioti II says:

      Nastradin, nuk e ke kuptu fort mire radhen e punes. Opozita eshte e tille sepse kemi kete SALI (kapon e nje bande komunisto-fashiste). SALIU eshte i tille sepse inteligjenca e shqiperise eshte 90% e kalbur (per mos thene bajge fare) dhe 10% e tredhur. Ne momentin qe e gjithe inteligjenca ja ka falur bythen SALIUT i mbetet popullit te marre fatet. Populli eshte ndare 40% dashurojne Saliun, 20% kerkojne qe Edi Rama per te larguar Saliun te heqi dore nga veprimet radikale 2009-2011 sepse jane kunder integrimit ne Europe, 20% duan qe opozita te filloje kryengritjen si ne Egjypt e Tunizi dhe 20% su plas fare per asgje pervecse i qepen lekut si mizat pas mutit.

      Shiko gjithe historine e shtetit shqiptar, gjithmone kemi ngrene bajga sepse gjithmone ky popull i eshte lepire satrapeve ne pushtet dhe ka beshtyre opoziten dhe ate pak inteligjence demokrate qe cel pa dashje.

    2. Antitalebani says:

      Ma kenaqe shpirtin. Skam cthem me teper.

      Po ste kuptojne mo ste kuptojne. Dhe problemi eshte qe keta politikane qe kemi jane te mbaruar.

  8. endri3 says:

    Endri,

    Termi Kryeminister ne hije perdoret kur don te tregosh qe kryeministri i vertete nuk eshte ai qe mban titullin zyrtar, por nje tjeter i cili rri ne hije, por ama ka cdo gje ne kontroll. Siç eshte pershembull rasti i Putin dhe Medvedev. Ky i fundit eshte presidenti, por ne te vertete presidenti ne hije eshte Putini qe ka cdo gje ne dore.

    Keshtu sic i percakton ti Ramen dhe Berishen, na more ne qafe fare, se i bie qe Rama te kete pushtetin e vertete, dmth qe te dy jane njesoj dhe vrasjet e plaçkitjet i beka Rama, mbetem pa pike shprese per te ardhmen.

    1. Simbadetari says:

      ME FAL PO QENKE ME FORMIM TE MANGET. NE RASTIN QE PERMEND TI AI QUHET KRYEMINISTER GRI, OSE EMINECE GRI, NDERSA ENDRI FUGA E KA SAKTE – KRYEETARI I OPOZITES ESHTE KRYEMINISTRI HIJE, SI QEVERIA QE PERGATIT OPOZITA ESHTE QEVERI HIJE. MESO SHOKU MESO NGA LIBRA TE MIREFILLTE E MOS U KUFIZO SA LEXON NE GAZETAT E INJORANTEVE SHQIPTARE.

    2. Antitalebani says:

      Epo Rama indirekt e ka bere.

      Ndryshoi kushtetuten e votuar nga populli. Sala tha jo. Mjaftoi marreveshja qe beri me Ramen dhe e ktheu kushtetuten sic donte.

      Si i bie. Ku e gjen te drejten ta ndryshoje Rama kushtetuten e votuar nga populli, me amendamente ne parlament. Me ke u konsultua, smbaj mend te kete thene ndonje gje, por iku dhe i tha popullit, do e ndryshojme.

    3. beso says:

      endri3,k/minister ne hije eshte ai qe ka alergji nga dielli dhe rri ne hije.Shaka po bej,se sqarimin e paska bere sinbadi ketu poshte.Ne hije ka dhe qeveri,(quhen qeveri ne hije),dhe eminence gri quhet kush i lidh fijet per shefin;psh ky Endri i shkrimit mund te jete eminence gri,po paska goxha faqe,se eminencat nuk kane gjak fare;jane si kufoma.Pse,mor burre sqaroni autorin per gjera qe s’i kini te qarta vete?

  9. H.Joga says:

    Frika e Saliut u shfaq edhe ne festen e 20 vjetorit te rihapjes se Ambasades Amerikane ne Tirane.Ajo feste Nr1 respektoi Z.President Topi ,si asnjehere tjeter,
    aq sa prishi ekuilibrin Saliut i mesuar 20 vite per violi te pare.
    Edhe ne fjalim Saliu u ngaterua disa here,ndersa Topi me qetesi dhe edukata ligjeroi saktesisht.Psikologjia e Saliut ne kete feste deshmonte coroditje,po keshtu fashioni Xhozi.Pse? ata e djne.

  10. shqiperia mbi te gjitha says:

    ore turkofagua mos na ka pesuar gje????hahaha…bye bye turkopuco..ne greqi komento tani..

  11. PARIM MUSLIU says:

    POR MOSPARAQITJA E RAMES QE ISHTE I LUTUR NGA BERISHA PER DEBAT TRI HERE;NGA BASHA DHE SE FUNDI NGA DRITAN PRIFTI KU TE GJITHA KETO RAMA I REFUZOI A NUK ISHTE FRIGE?

    1. XHEP-MEDANI says:

      Ti miku me duket se e ke me te degjue, qenke thashethemexhi dhe ja fut kot fare. Dukesh nga emri, je parim pa parim

    2. Bjorg says:

      <Z,Myslyu ..ku e ke bere tetvjecaren,,ne peme?

    3. tg usa says:

      kur paske zbritur nga pema MUSLIU?

  12. CFURKU says:

    SALI ZIU, AQ FRIKE KA SA EDHE NE AMBASADEN AMERIKANE U NGATERUA – NGA EMOCIONET THA AI POR KA DY MUNDESI- OSE KA RJEDHUR – OSE ESHTE PJERDHUR. TE DYJA JANE NE TE MIREN E POPULLIT SHQIPTAR. SA QEF KAM TA PJERDHIN ATE BERISHEN QE I KA IK TRURI

  13. england says:

    Berisha po mos te kishte frike nuk dilte me jelek(antiplumb)
    ne vapen qe beri keto dite
    dhe nuk rrethohet me ushtare,e badigarde dhe kur shkon ne hale
    Kur thua qe edhe ne perendim nuk ka debate midis kryeministrit dhe
    kreut te opozites kjo vlen per vendet normale demokratike,dhe jo per vende ku vriten njerzit ne diten me diell,ku vidhet cdo pasuri,ku
    mjafton ti besh fresk kryeministrit dhe mund te marresh tendera,dhe
    licensa per hidrocentrale,kur dikush e le vendin e tij ka nje arsye
    dhe arsyeja qe Nano dhe Ruci e bene kete ishte fakti se kishin te
    benin me nje vrases si Sali Berisha(nuk jane te pakta rastet qe ka vrare ky i cmendur kryeminister)mundohu te jesh me realist ne ato qe thua Franco…

  14. luis says:

    Berisha ne radhe te pare,nuk di cfare eshte turpi, ne radhe te dyte nuk i ha palla per popull,ne radhe te trete nuk pyet per rregulla demokratike dhe as per institucione,dhe e fundit nuk ka pse te kete frike sepse kur u rehabilitua pas asaj qe ndodhi ne 97 duke ja dhene me te dyja duart voten ky popull injorant ky do vazhdoje si ia do deshira deri sa ti vije vdekja nga Zoti se nga njerezit mos o Zot se ky popull leh si qeni ne hene.
    Duket edhe ne kete forum qe deri dje ishin me Ramen dhe tani kane filluar tia kthejne krahet.
    Po neqoftese jeni trima dhe te vendosur ndihmojeni realisht e mos tregoni terma sikur ju do ishit me zote apo dikush tjeter se ky po e marrka ne qafe PS dhe opoziten.
    Ju nuk po perkrahni nje njeri vertet qe i mungon ketij vendi si Edi Rama me nje potencial vertet modern por ju doni nje lider te tipit Sali qe ky popull te vuaj perjetesisht.
    Turp te keni qe doni te humbni nje raste te tille e po lejoni batakqinje te shohin endrra me sy hapur se mund ta zevendesojne Ramen e per te ardhur ne pushtet me te njejtat metoda sic kane vepruar gjithnje maskarenje e ketij kombi ne shekuj.
    Po te isha ne vend te Rames do e lija fatin e atij vendi ne duart e maskarenjve dhe do i thosha atij vendi dhe atij populli lamtumure njehere e pergjthmone.
    Kurre nuk ka per tu bere ai vend.

  15. sokol balliu says:

    Megjithe konsideraten, artikulli eshte tejet naiv. Saliu dhe ndihmesit e tij(ku Fevziu ka padyshim nje rol te vecante) gajasen se qeshuri nga argumentat prej “djali te mire” te zotit Fuga. Saliut kur i do qejfi nuk i hap kutite se nuk shkel ligjin, pastaj i hap kutite se zbaton ligjin, njehere do Komisionin e Venecias, pastaj prape nuk e do, njehere do debat pastaj nuk e do, etj., etj. Studioja e Fevziut eshte guzhina e corbes se Saliut. Mund ta perkrahe, eshte zgjidhje e tija, bashke me grupin e tij te “analisteve”. Por kur del e pretendon per nje kulture te debatit politik, eshte nje tallje ne fytyre karshi te gjitheve, pra edhe ndaj zotit Fuga

  16. Albina says:

    Besoj qe te gjithe duhet te marrim fryme thelle e ti shohim pak ate qe eshte thelbi i shkrimit – pra qe eshte nje moment kritik ne historine e vendit (e sigurisht edhe te koalicionit per “Integrim???!!!”) e prandaj, duke konsideruar shansin qe po humbet dhe demin e toneve politike, ne rruge e ne mendjet e te gjitheve ne, do te ishte normale qe nje gazetar te MBESHTESTE nje debat publik. Qofte edhe vetem per te hapur nje rruge debati. Ne kete rast, pala me e forte, pra qeveriu, duhet te jete me doemos i interesuar ne dialog. Por duke qene se si Saliu, si aleati i tij kryesor, e si analisti e keshilltari i tij politik kane plane te tjera (PARATE MBI TE GJITHA) ne te gjithe humbasim si BE-ne, si komunikimin politik me publikun, ashtu edhe nje mundesi per te pare dy rruge perballe. Me vjen keq qe nje gazetar si Fevzo e fsheh implikimin e tij pas argumentash boshe te para 9 vjeteve. Ka ndryshuar shume qe atehere, njerez jane hedhur ne ere, vrare ne bulevard, e vjedhur ne mes te dites. Pushteti i tyre eshte i demshem per shqiptaret, e nuk ben qe kjo te dale hapur ne debat …

  17. arberesh says:

    Ore je ne metro ti apo te kane vjedhur edhe trurin keta, se nuk i dihet cben baba Saliu me te tijte. Nuk jemi ambasadore ne, e shohim cfdare ka ndodh ne Shqipri. Ketu ka rene shteti ti ben biu biu Berisha i forte a ku ta di une. Le te ik te merret me palester pra se ne nuk e duam. Nje fjale qe duhet te jete shume e rendesishme per ty Franko – DEMENTIA. Kerkoje te wikipedia se s’besoj qe dine te ta thone ceshte ata qe te duan te miren. Turp per mua qe merrem me ty!
    Sa per FEVZIUN , nuk e marr vesh sa cipe mund te kete patur ndonjehere, po tani i ka rene cdo turp. Si gjithe grupit kuptihet. Ca debati te beje Berisha, e vetmja gje qe i mbet pa then eshte PO UNE JU KAM VJEDH E PO E BEJ AKOMA.

  18. star says:

    Blendi Fevziu eshte gazetari me bythelepires i Salinucit. A e keni vene re ne gjithe emisionet e tij,kur ndonje i ftuar fillon dhe flet per gjemat e qeverise dhe fjala e tije ngjit aq shume sa lene pa goje gjithe te pranishmit,KY gazetaruc nderhyn dhe e prish ligjerimin me aresyen se kjo nuk eshte tema e bisedes.Prandaj mos prisni gje tjeter prej nje njeriu qe merr pagen nga Sander karagjozi. Ky gazetar eshte i lidhur koke e kembe me gjithe aferat e pista te kesaj qeverije. Dhe dhente zoti mos te jete i perzier edhe ne vrasjen e gjygjtarit Konomi,sepse ky eshte nje pretendent i pas ardheseve te familjes Toptani qe jane ne konflikt me familjen e gjygjtarit te vrare.

    1. CFURKU says:

      A E DINI JU SE SA FRIKACAK ESHTE KY FEZIU. DHJET GJAK SE KA SHUME GJYNAHE MBI KURRIZ. A E DINI JU SE KY ESHTE TOPTANAS – ME NDER- DHE KU I DIHET SI JANE ATO PUNET NGA GJIRI I LALAZIT. FEVZIU KA QENE NE SHKOLLE USHTARAKE ME NENE E BABE ME BIOGRAFI “TE KEQE” NE KOHEN E ENVER HOXHES. KAQ MJAFTON QE TE KUPTONI SE KA QENE I SHITUR KOKE E KEMBE TEK SIGURIMI I SHTETIT DHE ESHTE I TRASHEGUAR TEK SALIU PER TE VEPRUAR SOT. UNE SHPRESOJ SE RAMIZ ALIA NE PRAG TE VDEKJES DO E KONFIRMOI SI NJE NGA PAUDHESITE E TIJ NE KURRIZ TE KETIJ POPULLI. JANE KETA KOMUNISTE VARFANJAKE QE I NDERRUAN BOJEN KOMUNIZMIT NE SHQIPERI DHE POPULLIN E LANE NE VARFERI, VODHEN KESAJ RADHE PER VEHTE TERE PRONAT, PRONARIN E VERTETE E LANE ME GISHT NE GOJE, TE PERNDJEKURIN NGA ENVERI E CUAN NE FERR DUKE E ZVARRITUR ME LEMOSHAT PER TA NENSHTRUAR DHE VENDIN E MBAJTJTEN PO AQ TE IZOLUAR SA NE EUROPE NA SHOHIN SI MAJMUNE ME BISHT PERPARA. DHE NE KRYE NA KANE VENE SALI KARAXHICIN DHE LIRINE QE ESHTE SI ME QENE MAO SE DUNI KUR TAKONTE STALININ. PLEHRAT E KOMBIT QE NJE DITE DO E SHOHIN VRIMEN E MIUT – BASHKE ME FEVZON, KOPILIN E TOPTANASVE DHE FAHRIUN QE ESHTE TEPKE LALA = ALIAS HEKURAN ISAI.

  19. Bjorg says:

    nje gazetar me me nje publicitet dhe itegritet si Mero as qe duhet te permendi emra si Fejziu apo sharlatane te tjere,,,respekte Mero dhe shpresoj ta rregullosh ne te ardhemn nqs te duket e arsyeshme

  20. loni says:

    blendi fevziu=aspak interesant ..absolutisht fare. ne se do me vinin ta imitoja do kisha bere vecse pozicionit e dordolecit. kemi 1878 emisione qe eshohim vecse duke dash me mbyll gojet ehazetareve dhe asnjehere me konkludu dicka profesionale.
    i ka ecur ne saj ete pelivanlleqeve te hapura qe ai ben ; e qe te gjithe ja kuptojne e u vjne te vjellin. une jam me bindje me pd por ai ma supershpif. me siguri dh epatjeter eshte vegel e sandrit sepse aty po sje vegel e shefit te qerojne ne vend. shihini shefet qe drejtojne institucionet e pavaruara, e fillojne punen ne 12 te drekes dhe vecse duan te perdorin vartesit.lum ai person qe arrin te keet dinjitet ne ate lloj bataku aty…

  21. leon says:

    seicili kur niset te analizoje i ka gjetur argumentat e tij. … dua tju pyes: po qe ne gjithe keto vite rama nuk pranoi kurre te kete nje debat me berishen nuk ju ben pershtypje ? dmth meqesne duam te jemi civile …a nuk eshte po aq fyese edhe per te ajo qe tashme po ben berisha me te?

  22. toke nasari says:

    kete politik duhet nje gerdec qe ta shkateroj me kete llum flliqesirash qe ka pllakosur ooooooooooooooooooo halet e kombit.

  23. Pelasgian says:

    SALI MUTI !!! e shtypt treni |||

  24. O shoko nese Blendi eshte analist i pavarur dhe i mire atehere une jam babai i letersise boterore.

  25. ariste says:

    jetojme ne nje “normalitet” ekstrem ,ku kjo politike qeverisese po na e mbyll dhe mendjen. Qeveria eshte kthyer ne nje qen roje, me nje fytyre te pafajshme qe ve ne pune te njejtat pasqyra narciziste dhe eksitohet ne menyre perverse me vehten. Per ke punojne ata? Dhe shqiptari me i varfer, eshte me i mencur nga secili minister i qeverise berisha.
    Kjo historia per takimet nokture mes rames dhe kryeministrit (The tragic love story of Tristan and Isolde, ) tregon qarte se ku ndahet politika me politikanin. Me miqte takohem privatisht- u pergjigj rama. Po z. Kryeminister cfar tha? Heshti…(miqte e tij si fevziu cajne ujrat e Jonit me jahte dhe prodhojne emisione shterpe me politikane medioker e sahanlepires)
    Duhet te jesh i verber per te mos pare se sa shume ndryshon rama me saliun, nese nuk di te ndash nje gjuhe, cfare je per popullin? Pse fshehesh z. kryeminister? U desh nje gjysem shekulli lufte per te arritur tek revolucioni francez. Dhe nje shekull lufte per te lindur nje “shtet social”. A jemi aq te varfer sa te harrojme per cfar u luftua deri sot? Ja pse Bashkimi Europian sipas të gjitha gjasave, fatkeqësisht, do t’i refuzojë Shqipërisë, statusin e vendit kandidat.Berisha nuk po bllokon vetem debatin, po jeten e secilit prej nesh..

  26. Antitalebani says:

    Franco, ke thane fjalet sic duhet.

    Por une prape Sales skam per tja dhene voten, sa te vdes.

    Po jam ne dileme, se sdi kujt ja jap voten. Ndoshta Rames, po edhe ky ,me duket me keq se Sala. Tja jap, Malajt nese behet lider i PS, as me shkon nder mend. Eshte nje nga Ministrat me te korruptuar ne historine e shtetit Shqiptar dhe voten time ska per ta marre ndonje here. Kujton se me faktin e ndenjes ne qetesi per nje kohe 10 vjecare dhe publicitetit alla-facebook qe ka bere gjate ketyre viteve, eshte ricikluar. Jo jo nuk eshte ricikluar. Tja jap Ilir Metes, ska nevoje te shprehem besoj e kupton. Tja jap TOPIT nese behet lider i Aleances Kuq e zi, eshte si tja japesh Sales.

    Kujtoni historine

    2005 sala i morri Partine Agrare Koalicionite majte

    2009 Sala i morri LSI krahut te majte

    2013 Sala do di shume mire te afroje ALEANCEN KUQ e ZI prane vetes.
    Populli eshte varferuar, i pakenaqur me keta qe jane per momentin, nacionalizmi rritet ne shtresat e pakenaqura dhe Alenca Kuq e Zi do i marri keto vota, si nga ata qe jane me te djathten po sduan salen, si nga ata qe jane te pa vendosur dhe te jeni te sigurte qe do jete nje parti me 5% te votave ne parlament. Dhe Sala do e fusi ne gjirin e vete sic berri me te tere te djathtet e larguar.

    PS mban te djathtet e mbaruar si Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka qe shkaterroi Ministrine e Shendetesise dhe tere strukturen e Shendetesise ne Shqiperi.

    Dhe PS si zakonisht do rri ne vend numero.

  27. bler says:

    Po ky Endri, kte domosdoshmeri te dialogut politik mes Berishes dhe Rames pse nuk e promovoi me perpara? apo tani qe rames i duhet te rinise kursin e ri politik per te shpetuar nga doreheqja si kryetar partie,(duke e cuar kte te fundit me sukses nga humbja ne humbje) na dilka i nevojshem debati politik??? Endri gjithashtu po na thote ne shqiptareve se Rama na qenka ulur dy here ne tavoline me Berishen, njehere per kodin elektoral sepse i interesonte kodi per te fituar zgjedhjet dhe per piramiden…po pse Rama nuk u ul per dialog para 21 Janarit per te mos e cuar vendin 14 vjet mbrapa???? A mund te na japi Endri nje pergjigje??

  28. SKENDER BEU says:

    TI ANTITALEBAN ME MIERE TE SHKON PER SHTAT EMRI TALEBAN.SEPSE VOTEN E JEP PER RAMEN ,KUSH TE PA?KERKON KREDIBILITET TEK MBESHTETESIT E RAMES ME KETE FRAZE.DHE PASTAJ,PASTAJ SULMON RAMEN JO BERI KETE JO BERI ATE DHE IDEL NE MBROJTJE NJE FRIKACAKU TE DALJES PARA PUBLIKUT DREJTPERDREJT ME KUNDERSHTARIN NE MENYRE QE PUBLIKU TE PESHOJE SA I VLEN KOQJA E KANDARIT KETI FARE BURECI SHTETI MAFIOZESH.SULMI DHE FJALA JOTE ESHTE PO AQ E PATURPESHME SA DHE QENDRIMI I PATURPSHEM I KRYEMINISTRIT KODOSH.PER KETE THEM ME MIRE, NDRO EMRIN, PERSHTATJU TEVERTETES DHE THUAJI SINQERISHT VEHTES :JAM TALEBAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje