Ish ambasadori amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson, i cili qëndroi në Shqipëri nga viti 1991 deri më 1994, thotë se interesat e të dy vendeve janë krejtësisht të njëjta – demokraci, tregje të lira dhe qendrueshmëri. Ai i bëri komentet në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës me rastin e 20-vjetorit të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike, ku solli edhe kujtimet e tij për atë kohë si dhe foli për rolin e ambasadorit të tanishëm në Shqipëri.
Ish ambasadori amerikan në Shqipëri, Uilliam Rajerson, jeton në njërën nga periferitë e largëta të Uashingtonit, në një kodër plot gjelbërim. Nga ballkoni i tij mund të shijosh një pamje të rrallë, edhe në një ditë me shi si kjo.
Nga librat dhe objektet e tjera që e rrethojnë mund të kuptosh lehtë se zoti Rajerson i ka mjaft për zemër vitet që kaloi në Shqipëri si ambasadori i parë amerikan në Tiranë pas rifillimit të marrëdhënieve në vitin 1991.
Ai ruan madje flamurin që u ngrit në ndërtesën e ambasadës më 1 tetor 1991, kur ajo rifilloi nga funksionimi.
“Flamuri u ngrit nga Andromaqi Gallani, e veja e zotit Loni Adami, i cili dikur kishte qenë përkthyes i legatës amerikane. Adami, i cili kishte mbaruar shkollën e Harri Fullcit, u burgos, u torturua dhe vdiq në burgjet e Hoxhës. Prandaj ne menduam se ishte diçka simbolike që flamurin ta ngrinte pikërisht ajo.”
Zoti Rajerson tregon se ai nuk ndodhej në Tiranë kur u ngrit flamuri sepse iu desh të qendronte në Uashington deri sa të bëhej konfirmimi i tij nga Senati si ambasador në Shqipëri. Ai u kthye në Tiranë disa javë më vonë.
Zoti Rajerson kujton se sa emocionuese ishte për të hyrja në ndërtesën e dikurshme të ambasadës, e ndërtuar shumë dekada më parë me ndihmën e nxënësve të shkollës së Fullcit në Tiranë.
“Ishte një ngjarje aq e gëzueshme sa që vazhdoi të më linte pa gjumë për netë të tëra. Në fakt, e gjithë situata ishte e gëzueshme sepse Shqipëria kishte filluar tranzicionin nga një regjim që dihet si ishte në një regjim të ri. Natyrisht, mobiliet në ndërtesë ishin të vjetra, divani nuk ishte i rehatshëm por gjithçka tjetër ishte mjaft e këndshme.”
Në atë kohë, tregon ish ambasadori, Shqipëria kishte nevojë të madhe për ushqime.
“Ne ndihmuam në një farë mase me ushqime që kishin tepruar nga Lufta e Gjirit dhe e bëmë këtë përmes organizatës së Nënë Terezës sepse menduam që ata do t’i shpërndanin ushqimet tek njerëzit që vërtet kishin nevojë. Ky ishte edhe një rast për mua që të takoja Nënë Terezën.”
Zoti Rajerson ishte në Shqipëri në një periudhë interesante, kur ndryshimet politike sapo kishin filluar. Ai e ilustron këtë me disa shenja, qoftë edhe të vogla, që vinte re në atë kohë:
“Demokratët në parlament thoshin “Zoti Kryetar”, kur i drejtoheshin kryetarit të seancës, ndërsa grupi i njerëzve të Hoxhës fliste me “Shoku Kryetar”. Por pak nga pak, disa nga këta filluan të thoshin “Zoti Kryetar”. Mendova se gjërat kishin filluar të ndryshonin nga pak.”
Ka kaluar shumë kohë qysh atëhere. Sot diplomatit në pension, Uilliam Rajerson, i pëlqen të reflektojë për Shqipërinë.
“Presidenti Udro Uillson bëri që Shqipëria të mbetej në hartë dhe shqiptarët nuk e kanë harruar këtë. Shqiptarët janë ndoshta vendi më proamerikan në Evropë… Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nuk kanë konflikte interesash. Ne nuk duam ta pushtojmë apo ta aneksojmë Shqipërinë, as Shqipëria nuk synon të pushtojë Amerikën, të marrë Misisipin apo Kaliforninë. Interesat tona janë krejtësisht të njëjta – demokraci, tregje të lira, qendrueshmëri në Ballkan dhe në Evropë.”
Zoti Rajerson nuk ka qenë në Shqipëri që nga largimi si ambasador në vitin 1994 por ai gjykon për vendin nga ato që lexon, nga takimet me njerëz që shkojnë në Shqipëri dhe sidomos nga bisedat me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
“Shqipëria ka bërë përparim, kjo nuk ka dyshim. Problem është hendeku në të ardhurat e njerëzve, i cili duket se po thellohet. Por ky është problem edhe në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ne u predikojmë shqiptarëve nevojën që partitë politike të pajtohen me njëra-tjetrën. Po kush jemi ne që të flasim kështu? Mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara ka një acarim po aq të madh sa edhe në Shqipëri.”
Zoti Rajerson mendon se ka një gjë për të cilën në Shqipëri nuk po bëhen hapa përpara.
“Ajo që nuk po ndryshon në Shqipëri është fakti se ende nuk po shihet drejt e në sy e kaluara. Në bisedën e parë që kam pasur me Ramiz Alinë i thashë: “Zoti President, duhet të pranoni ato që kanë ndodhur në të kaluarën, ashtu siç kanë bërë gjermanët.” Ai mu përgjigj: “Kjo nuk ka të bëjë fare me ne.”
Por zoti Rajerson mendon se ekziston nevoja që kjo të bëhet, pasi ka ende plagë të hapura që duhen shëruar.
“Ndjekja ligjore e atyre që kryen torturat do të ishte një fillim i mirë, pra identifikimi i tyre. Si alternativë mund të ishte ngritja e një komisioni për të vërtetën dhe ripajtimin, ashtu siç u bë në Afrikën e Jugut, ku njerëzit të dalin e të thonë: Po, kam qenë roje në burgun e Spaçit. Kam spiunuar kunatin ose vëllanë e kështu me radhë, pasi këto gjëra jam i sigurt që kanë ndodhur.”
Nga përvoja e tij në Shqipëri, zoti Rajerson e di se sa delikate bëhet ndonjëherë pozita e ambasadorit amerikan. Kjo ndodh sidomos kur tensionet politike rriten.
“Ambasadori është përfaqësues personal i Presidentit dhe merr urdhra nga Presidenti përmes Sekretarit të Shtetit. Ndryshimet që shqiptarët shohin tek ambasadorët e ndryshëm janë ndryshime të personalitetit në mënyrën se si ambasadorët e përcjellin mesazhin e tyre. Unë u kritikova në atë kohë për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Kritika ishte e drejtë sepse në atë kohë, çdo njeri që nxiste demokracinë në fakt ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë dhe s’kishte si të ishte ndryshe. Unë isha dërguar atje për të nxitur demokracinë dhe tregjet e lira, për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.”
Por ç’mendon zoti Rajerson për ambasadorin e tanishëm amerikan Aleksandër Arvizu?
“Nuk e kam takuar ndonjëherë ambasadorin Arvizu dhe më vjen keq që nuk e kam takuar sepse më ka lënë përshtypje mjaft pozitive çdo gjë që kam lexuar rreth tij. Ai po e përfaqëson me dinjitet politikën e Shteteve të Bashkuara dhe i ka thënë gjërat shumë hapur e pa dorashka, për njërën palë dhe për tjetrën. Për shembull, mënyra se si ai veproi në rastin e mosmarrëveshjeve rreth vrasjeve të 21 janarit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes, pra le të sqarojmë se cilat janë faktet, pavarësisht se cilën palë mund të dëmtojë kjo. Mendoj se është treguar shumë i balancuar dhe shpresoj ta takoj një ditë.”
ky eshte nje anti shqiptar miku i Sales dhe serbit
Ha,ha,ha sa e ka ndihmuar prokurorine ky palaço ambasador,na shrite se qeshuri ore te rrjedhurit e Amerikes.
Z Ambasador, te kaluaren po e shohim perdite ne sy, komunizmi me Sali berishen dhe te gjithe kliken e burrave te shtetit, ka ardhur koha qe ju ta shikoni te verteten ne sy, Kur do ti hiqni keta nga fuqia sepse nuk ka komunista po po i prodhoni ju me politiken tuaj. pension te mbare se pensionistat shqiptare qe vuajne jane komunista.
Do te ishte e xhentilence nga zoti rajerson tu kerkonte ndjese shqiptarve
per dhuraten qe i beri duke i lene nje tribal qe shkaterroi dinjitetin
dhe shtetin shqiptar.Ishte ky i nderuar qe formoi republiken ambasadoriale
e cila vazhdon dhe sot ne menyren me te shemtuar te mundeshme.Kudo ne intervista tregon nje urrejtje te jashtzakoneshme per regjimin e kaluar
qe eshte jashte llogjikes per nje dipllomati.Do t’ja falja cdo gje nqs amerika e rajersonit do nderhynte ne shqiperi per te na cliruar nga enver hoxha.Por te vish me flamurin e clirimtarit kur vete populli e hodhi poshte
ate regjim kjo eshte hipokrizi.Aq me keq kur gradon njerez si sali berisha
qe nga prapanica e diktatorit pas 24 oresh ferkonte bolet e ambasadorit.
E keqja me e vogel qe mund te them se keto ambasadore te rritur ne epruveta
jane jashte realtetit sa dhe ngaterrojne dhe sheshin e kuq te moskes me ate te gjergj kastriotit te tiranes..
I ka ngel ora ne 1991 Rajersonit.
Ambasador William Ryerson: … fillimisht unë u trondita nga masakra, pastaj nga varfëria, nga pisllëku, njerëz të veshur keq, të paushqyer mirë. Kujtoj një ushtar të ri, të gjatë, që ecte në bulevard dhe që kishte një pallto që nuk ishte për trupin e tij, me palën të grisur. Pashë një vetëshërbim afër sheshit Skënderbej dhe mendova, “Ndoshta mund të shkoj e të ha mëngjes”. U afrova dhe ndjeva një erë të keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti.
Pothuajse i kam lexuar gjithe intervistat e rajersonit dhe ne shumicen e tyre tregon per kete ushtarin e shkrete.Eshte e vertete
qe shteti ne ate kohe ishte ne kolaps dhe ti nuk je nje turist i rendomte
qe ke shkuar atje ku te kane cuar bastardet pashko apo spahia.
Shqiperia per sa i perket ushtrise me thene te drejten kishte diktature
te cilen e denojme por kishte dhe nje shtet te fuqishem qe ne duhej ta ruanim si prone te kombit shqiptar dhe jo te enver hoxhes dhe ketu qendron
thelbi i gabimeve tuaja ne shqiperi :ju bashke me berishen hodhet poshte
shtetin shqiptar duke prishur , qeverine e stabilitetit dhe duke
mos hapur dosjet e sigurimit dhe duke luftuar jashte llogjike me PS
me ish komuniste fanatike si puna e berishes..
Ambasador William Ryerson:Dua të jem atje për 100 vjetorin e pavarësisë në vitin 2012. Dhe ndoshta deri atëhere, ndërtesa e Parlamentit do të jetë dhe duhet të tjetë në Bulevard dhe Monumenti i atij njeriu të tmerrshëm që njihet si Piramida, do të jetë hequr. Mendoj se ajo nuk është aspak funksionale edhe nga brenda, një tendë gjigande prej guri, e pakuptimtë.
Eshte e drejta juaj te urreni enver hoxhen por keni harruar qe ai vdiq
dhe u varros me nderime bile dhe kumbari jot sali berisha shkulte floket ate dite si lek dukagjini kur vdiq skenderbeu.Enverin mund ta shaje dhe ta denoje deri nga 1997 por nga ajo kohe ti me sali berishen dhe arvizune
po i ngrini pa dashje nje piramide me te madhe se ja ngriti ramizi ne 1987.
Lereni mos u merrni me nje te vdekur kur ka vdekur shteti shqiptar..THANKS
megjithse nuk e keni dhene komentin tim – prap ky ngelet nji maskara.-
Z.Uilliam Maskara e bejne mekataret,qe s’duan ti kerkojne falje popullit shqiptar.
Po ata që shpallin “burrë shteti” një tradhtar e vrasës të popullit shqiptar nuk nderhykan ne punet tona te brendshme? Po ata qe nuk i japin pergjigje akuzës pubike, me prova e emra, për 26 sigurimsat e strehuar ne ambasaden amerikane nga ti dhe koleget e tu pasardhës, nuk i kundervihen demokratizimit te jetes ne Shqiperi? Per t’iu mbyllur gojen edhe individeve te rralle qe kane kurajon t’i kritikojne veprime te tilla antishqiptare, ambasadori juaj i sotem akuzon me papergjegjshmeri te plote per celule antiamerikane, pa paraqitur asnje prove, pa permendur asnje emer, vetem duke bere shantazh si dikur Sigurimi i Shtetit. Vetekuptohet qe ju keni qene edhe instruktoret e atyre, gjersa sot perqafoheni me ta perdite ne ambasade. Ja fytyra juaj pa maske: http://bit.ly/jAL5ep.
Qeka matufeps keq fare.Paska bo ca krahasime idiote,qe tregojne qe paska rrjedh fare.
Se kupton O Brazil qe ky jeton vetem me ne se s’ka qene askushi para se te behej ambasador ketu tek. Tema bera nnje koment me pare po se shoh te postuar. Cfare kishte ai koment qe se postuat?
pse nuk ndodhin grushte shteti ne amerike?
sepse atje nuk ka ambasada amerikane