Skandali i skrapit: Nard Koka, i ngarkuar për marrëdhëniet me autoritetet

4 Tetor 2011, 20:18Politika TEMA
Skandali i skrapit: Nard Koka, i ngarkuar për marrëdhëniet me

Administratori i kompanisë Kurum Internacional, Koray Zeytinoglli, mund të merret në pyetje rreth diferencave mes sasisë së tonazhit që ka fituar kompania dhe sasisë së skrapit që ajo po merr në dorëzim nga kompanie nënkontraktore e lidhur me LSI

Hetimet për skandalin e skrapit në Fier janë përqendruar tek raportet mes kompanisë Kurum Internacional dhe kompanisë ndërmjetëse Sancinelli&Elite shpk, e cila është nënkontraktore për demolimin e skrapit dhe dorëzimin e tij në Kombinatin Metalurgjik. Nga hetimet e para del se personi kyç që lidh “autoritetet” me punonjësit e demolimit është Leonard Koka, ose siç njihen në zhargonin e rrugës “Nari”. Gazeta Tema ka siguruar një dokument ku tregon se kompania ndërmjetëse nënkontraktore Sancinelli&elite shpk ka autorizuar Leonard Kokën si përfaqësues të kompanisë në marrëdhëniet me autoritetet.

*Dokumenti 1: Kompania nënkontraktore Sancinelli&Elite shpk ka autorizuar Leonard Kokën si përfaqësues të kompanisë në marrëdhëniet me autoritetet

 

Por nëse emri i Leonard Kokës dhe kompania që e ka autorizuar tregojnë përfshirjen e fortë në këtë histori të LSI së Ilir Metës, pasi pronarët e kësaj kompanie janë njerëz të afërt të tij, nga an tjetër hije të forta dyshimi hidhen për kompaninë Kurum Internacional, e cila në këtë rast mund të rezultojë përgjegjëse për pastrimin e pareve të paligjshme që po fitohen nga ky biznes.

Nëse i hedh një sy kontratës dhe sasive që ka marrë deri më sot kompania Kurum dhe kontratës së fituar me tender, mund të rezultojnë shifra që nuk përputhen, dhe këtu jemi në fushën e një aktiviteti të paligjshëm, ose grabitje të pasurisë kombëtare.

Administratori i kompanisë Kurum Internacional Koray Zeytinoglli, mund të merret në pyetje rreth diferencave mes sasisë së tonazhit që ka fituar kompania dhe sasisë së skrapit që ajo po merr në dorëzim nga kompanie nënkontraktore e lidhur me LSI. Sipas kontratës sasia e skrapit që do të demontohet është afërsisht 1400 tonë, ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë të ditur se sasia e përgjithshme mund të shkoj deri në 6 mijë tonë. Nëse kjo verifikohet, atëherë kemi të bëjmë me një supergrabitje të pasurisë kombëtare pa autorizim të organeve kompetente dhe përgjegjës direkt bëhet kompania Kurum, e cila pranon këtë sasi të pakontraktuara.

 

Dokumenti 2: Sasitë dhe çmimet me të cilat është fituar tenderi nga Kurum Internacional

 

Siç shihet në dokument një problem serioz përbën dhe çmimi i skrapit. Siç e kemi theksuar dhe më parë ai është dhjetëra herë më i lirë se çmimi i tregut, por rreziku real është që kompania ndërmjetëse ta shesë atë disa herë më shtrenjtë tek Kurumi se sa Kurumi ka fituar formalisht tenderin. Edhe kjo mbetet objekt hetimi nga prokuroria.

Kompania ndërmjetëse Sancinelli&elite shpk është pronë e disa njerëzve shumë të afërt me Ilir Metën, ndërsa në pjesën italiane të saj është një biznesmen shumë i lidhur dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i cili është personi kyç që po ndërmjetëson për raportet mes Ilir Metës dhe Fullanit për çështjen e gjyqit të tij dhe rizgjedhjes së Fullanit guvernator.

 

Dokumenti 3: Ortakët e kompanisë Sancinelli

 

Hetimet deri tani kanë ecur ngadalë për shkak të presioneve të forta nga njerëzit e këtij biznesi prej Durrësi mbi prokurorinë. Shumë punonjës që po firmosin dokumente të paligjshme po inkurajohen duke thënë se çështja me prokurorinë është mbyllur me ndërhyrje nga lart, por sërish zyrtarët hezitojnë të plotësojnë gjithë kërkesat e personit që është autorizuar të vendosë marrëdhëniet mes kompanisë dhe autoriteteve.

10 komente në “Skandali i skrapit: Nard Koka, i ngarkuar për marrëdhëniet me autoritetet”

  1. tekniku says:

    Paskan gjetur ujk ti varin melcite ne qafe. Nard KOKA rreth viteve 1996-97 ne mos gaboj per gjithe naten ne doganen e brendeshme te Shkozetit ndroi trailerin me mall kontrabande me nje trailer te mbushur me tulla a po tjegulla.Me vone u hodh tek aktiviteti me anije te vogla qe transportonte “cimento” dhe qe asnjeher policia doganore s’mundi t’ja bllokoje,pa folur per te jera e te tjera……

  2. Ndoc Sukaj says:

    Vazhdon vjedhja e shqiperise me duar dhe kembe,nje pjese e hajduteve milionere jane gjithmone ne krahun e pushtetareve qe te japin ,,push-tet,, ekonomik.,,te fala Sandrit dhe Ilirit,babait… dhe te birit,,

  3. Kalorsi i zi says:

    kush thote qe eshte e lehte te besh opozite ne shqiperi gabohet rende, keta njerez kane shume interesa qe mos te pranojne as hyrien ne BE as fjalen demokraci.

  4. neritan says:

    E dini qe kur konkurentet e Nar Kokes ishin shkuar ne Prokurori per te bere kallzimin, nje grua prokurore qe ka cshtjen i kishte thene, Pse e kebi kete kallzim? Keto gjera per Nard Koken me mire te mos i shkruajme zyrtarisht. Keta mafioz e kane ne dore, jo vetem LSI, Qeverine, Policine, por dhe Prokurorine. Asnje gjemb ska per ti hyre ne kembe. Nari ka mik Sokol Malaj, prokurorin e Tiranes. Ata flasin perdite ne telefon bashke. Kush ka guxim ti verifikoj. Jane plehra qe po na marrin frymen, por mire na e bejne deri sa i votojme.

  5. miri bushat says:

    Moj Shqipni e mjera Shqipni
    tash te kan qit me krye ne hi
    dikur burrat e dheut te thirrshin nane
    tash po ti shkulin rraje e dhemballe.

  6. Kely J.Andress says:

    Pune cakejsh ore Z.Baze ! Besoj e keni pare kanalin e famshem NATIONAL GEOGRAPHIC CHANNEL. Besoj keni pare dhe skena nga bota e kafsheve. E keni pare sesi luanet dhe cakejte i zene prite buallit te shkrete dhe fillojne ta copetojne. E keni me kujdes sesi njeri nga luanet apo cakejte merr nje cope te madhe nga bualli (qe akoma nuk ka dhene shpirt) dhe iken ta haje tej ne paqe pa u bezdisur nga te tjeret ? Keshtu po bejne edhe sot cakejte si vellezerit koka e shume te tjere qe po marrin copen e radhes nga bualli qe po jep shpirt {SHQIPERIA) dhe po shkojne ta konsumojne neper vila dhe mole, pa i bezdisur askush.

  7. Plaku Berati says:

    Me PDne fitojne te gjithe dhe ti baze kot u genjeve mbas Rames, me mire te kishje vazhduar aty ku u formove me qeverine Berisha. Ashtu si po duken bathet e priftit Edi… Edi kurre ska per te qeverisur Shqiperine, keshtu qe dhe mundi juaj per nje Edvin Rama ishte jo vetem kot fare, por dhe humbje kohe dhe kredebiliteti tek simpatizantet e PSse.

    1. tironsi says:

      O Plak i Beratit! Po ty te te vije turp qe lexon se si vidhet e perdhoset Shqiperia dhe e ke mendjen se do behet apo nuk do behet kryeminister edi rama. I thua edhe vetes “plak”. Po te ishe plak do i kishe dy pare tru n’koke, por ti qenke MATUF! PRANDAJ VAZHDOJNE TE NA VJEDHIN NE SE KA ENDE MATUF SI PUNA JOTE QE PER INAT TE VJERRES FLENE ME MULLIXHIUN!

    2. fule says:

      Kutu behet fjale per te shpetuar kete vend o dallkauk, jo per te qene mire nen Edi Ramen. Po per horra dhe burra kurvash gjithcka ecen normalisht, pazaret ecin me bllokun ne dore.

  8. Diplomati says:

    Ore miqt e mi, a me thot kush kta mbeshtetsit e Mretit te tyre Sali, jane mangut apo bejne vete?

    Ata vetem te djathte si quaj dot se skan lidhje fare filozofia e asaj partie qe militojne, por kaq dru jane sa SNUK FARE (shprehje e te rinjve te sotem)…

    Ku shkoi Klani ZEMUNIT?????????????? Ku esht kreu saj??? Leqe harrova, kryministri aktual i ben mbeshtetesit e tij LOLO ne mes te nates dhe dites bashke.. Eshte mesuar dhe i ka ecur tjua shesi sapunin per djath..
    Kte e faktoi vete ne deklaraten qe beri perkrah “Padrinos” se Klanit te Zemunit, takim qe te gjith e kemi pare kur u krye ne ambientet e Kryeministrise…. Kot e kane kur shajn “Komunista-Komunista”…Me komunista se ata qe mbeshtesin kte Gomarin ne krye spaskam pare.. Enveri dikur permendte BARIN, dhe populli shkret Si urdhron Shoku Enver.. Kshu po e ben dhe Sala sot me mbeshtetsit e vet qe i rrotullon si do vet dhe prap ka mbeshtetjen e tyre…
    Qe ti ve kapak ksaj pune do citoj Vaslav Havelin, Ish President i Republikes se pare CEKE (pas shperberjes se Cekosllovakise)..politikan i njohur Europian.

    “Nuk ka më komunist se ish-komunisti, që lufton komunizmin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje