De Marnhac në Tiranë për pretendimet e Dik Martit

5 Tetor 2011, 11:55Politika TEMA

Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac, ka vizituar gjatë ditës së sotme Tiranën, për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi nisjen e hetimeve për pretendimet e Dik Martit.

Gjatë një takimi që ka kryer me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, de Marnhac është shprehur se hetimet për akuzat e Martit, që thotë se në vendin tonë është kryer trafikim i organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, do të nisin shumë shpejt.

Në një konferencë me Haxhinaston, ai falenderoi qeverinë shqiptare për mbështjen që i ka ofruar EULEX-it për hetimet në lidhje me pretendimet e Dik Martit.

Haxhinasto sakaq, ofroi bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për hetimet që do të bëjë EULEX-i rreth pretendimeve të Dik Martit.

5 komente në “De Marnhac në Tiranë për pretendimet e Dik Martit”

  1. Kalorsi i zi says:

    E preve bileten per ne hage o sali digitali, Mere dhe ket Ramy n shite per pjese andej nga burgu ahahahaajriaaa

    1. Vlora says:

      nuk e gjen gje berishen mor jo,,,,
      te gjith keta europjanet nuk i rrezistojne dot”burdellos” shqiptare,,,,
      ne nje menyre apo tjeter do te marin ate qe ju afrohet dhe do ta mbyllin edhe kete mesele si shum te tjera.

  2. baca mertur says:

    DO ZOTI NUK I JAPIN NDONJE “PROVE” KETA TE HAXHINASTOS , SE SE KANE PER GJE ME NA MARRE NE QAFE …
    DHE NJE TJETER HISTORI NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE
    SIPAS DIK MARTIT ORGANET PASI U MERRESHIN KALONIN NEPER RINAS….
    SI KA MUNDESI TE KALONIN KUR RINASI ATEHERE KONTROLLOHEJ NGA NATO???
    PERFUNDIMISHT NE KETE BOTE VLEN SHPREHJA ..SHPIF SHPIF SE DICKA DO NGELET

    1. dj achmed says:

      ne shqiperi nuk heqin nje dhemb paskan bere trapiAnte nuk provohohet kurre nje gje e tille thjesht mendoj e pamundur

  3. plaku says:

    Djema, une jetoj ne Zvicer si edhe Marty. Ky njeri vdes per dritat e proxhektoreve te medias. Eshte nje tip fishekzari pa vlera. Ketu ne Zvicer nuk ja var njeri teneqen. Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje