Brilant, po, por ai nuk ishte Ajnshtajni!

7 Tetor 2011, 10:24Politika TEMA

Nga A.N. Wilson, Daily Mail

Presidenti Obama ishte i prerë: “Bota ka humbur një vizionar”, tha ai. Kush vdiq? Papa? Dalai Lama? Një poet apo artist i madh? Jo. Ishte pionieri i Apple.

Vdekja e çdo njeriu në moshën 56 vjeçare do ishte shumë pikëlluese për gruan e familjen e tij. Dhe askush nuk do e mohojë se Steve Jobs ishte një teknik brilant, me dhunti të mëdha për biznes dhe aftësi marketingu.

Ishte ai më shumë se gjithkush tjetër në botën e teknologjisë, që pa potencialin e krijimit të kompjuterëve mjaftueshëm të vegjël sa për t’i pasur në shtëpi.

Por edhe pse ishte kaq i zoti, a e meritonte Steve Jobs këtë tip nderimi që mori nga fansat dhe nga media servile? BBC mbi të gjitha i udhëhoqi programet me vdekjen e tij.

Apo vlerësimi i tij deri në shenjtërim nuk do të thotë diçka për botën moderne dhe fiksimin tonë pas pajisjeve të tilla elektronike?

Nuk ka dyshim se që nga viti 1977 dhe pas lançimit të Apple II- kompjuteri i parë i prodhuar në tregun masiv- shumë gjëra që dikur bëheshin në letër ose në telefon, tani janë bërë më të lehta e më të shpejta në ekran.

Por megjithëse shumë janë të varur nga kompjuteri, duke kontrolluar pafund e-mailet, duke naviguar e duke blerë online- a do thotë kjo se jetët tona kanë ndryshuar për më mirë?

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, ishte tipik kur tha: ‘Amerika ka humbur një gjeni që do kujtohet me Edisonin dhe Ajnshtajnin, idetë e të cilit kanë ndryshuar botën për gjeneratat që do vijnë’.

Prit pak! Po Nelson Mandela dhe Peshkopi Tutu, që ndihmuan për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut? Ka onkologjistë dhe kërkues që punojnë pas skene dhe që kanë luftuar kancerin dhe kanë shpëtuar jetë të panumërta. Papa i fundit, zonja Theçer dhe Ronald Regan, së bashku me ish- presidentin sovjetik, Gorbaçov, rrëzuan 70 vite komunizëm pa shumë bujë.

Ata që mendojnë se Steve Jobs ishte në të njëjtën ligë, duhet të fikin kompjuterat e të dalin jashtë më shumë. Ata duket se po bëjnë një gabim thelbësor në lidhje me arritjet e Steve Jobs- e në fakt për vetë kompjuterat.

Blumberg tha se Jobs ka ndryshuar jetët tona njësoj si Ajnshtajni. Jo, nuk e ka bërë.

Ajnshtajni ka ndryshuar në mënyrë thelbësore mënyrën se si e shohim universin. Jobs mezi bëri disa pajisje elektronike që duken bukur, por që bëjnë ato gjëra që i bënim dhe më parë- dëgjojmë muzikë, dërgojmë mesazhe e mbledhim informacion.

Dikur e kërkonim informacionin në libra- tani e kërkojmë informacionin (shpesh i pasaktë) online. Dikur çonim telegrame, tani e-maile. Po, Steve Jobs e ka bërë pazarin më të lehtë online. Por prapë është pazar.

Kur Gutenberg shpiku makinën e shtypit në shekullin 15, ai ndryshoi në të vërtetë botën. Librat u përhapën në mbarë botën kur u bë e mundur të prodhohen kopje të pafundme nga i njëjti libër.

Ngjashëm me këtë edhe baballarët e Revolucionit Industrial në Britani ndryshuan jetët tona përtej imagjinatës.

Sigurisht ka të fiksuar pas kompjuterëve, jeta e të cilëve sillet rreth ekranit, Twitter, eBay dhe Facebook. Por ta, Steve Jobs duket si njeriu më i rëndësishëm në planet. Por ta quash atë vizionar është qesharake. Ai mezi përshpejtoi disa gjëra që ne i bënim gjithsesi.

Çka ka rëndësi është se bota është sërish e njëjta siç ishte para Steve Jobs. Ai ishte një djalosh i zgjuar që pati fat. Njeriu më i rëndësishëm në planet? Mblidheni veten.

46 komente në “Brilant, po, por ai nuk ishte Ajnshtajni!”

    1. iliri_leeds says:

      dakord jam me shkrimin pervec fjalise me thatcher dhe regan qe jane njerezit me te urryer nga anglezet dhe amerikanet per krizen qe sollen sidomos thatcher ne angline e veriut dhe fale saj labour me blair qeverisen per 13 vjet. ai qe ka bere shkrimin duhet te di se per cfare flet e mos tja fusi kot me emra pa vlere

    2. Autori eshte nje nga gazetaret me inatcor te Mediave Britanike, nje anti-Amerikan ne stilin e tij si jo pak kolege te tij po Britanik, qe asnjehere nuk kenaqen me modernen e bashkekohoren e pertej Atlantikut. Eshte mese e vertete se Amerika eshte e perbere nga multi-kombe dhe Irlandezet dhe Anglezet (Britaniket ne pergjithesi) jane pushtuesit e pare dhe zhvilluesit e pare te ketij vendi super-gjigand ne gjithcka, por me kalimin e dhjetevjecareve apo shekujve ne fillim me piratet irlandez e anglez, e gradualisht me emigrantet nga e gjithe Europa e Bota, ku ishte dhe gjeniu Ajnshtajni cifuti-gjerman e mijra te tjere gjeni si ky i fundit me prejardhje armeno-siriane Stiv Jobes. Qe te mohosh kaq turpshem gjenialitetin e tij ne fushen e Elektronikes e sidomos ate te Kompjuterike, Muzikore, Telefonike dhe disa dhjetra te tjera shpikje qe e ben ate dhe kompanine e tij APPLE te dyten me te pasuren e biznesit Amerikan dhe Boteror njekohesisht ne nje kohe rekord te historise se njerezimit me kapital mbi 351 Miliard US-Dollar (ne vend te pare me 385 Miliard US-Dollar eshte kompania me e madhe e Naftes ne Bote Oil-Nexxon-Mobile mbi 80-vjecare ne aktivitet). I nderuar Lexues e Komentues Shqipfoles kudo ndodhesh, edhe ne radhet e Anglo-Saxon_ve ka pasur e ka xhelozi frenetike e perverse, per gjenite e pertej Atlantikut. Prandaj; kujdes kur shkruani komente te ndikuara nga nje gazetaruc Britanik si artikullshkruesi i mesiperm, qe po te ishte Stive Jobs me prejardhje Britanike do kishte shkruar 100% ndryshe e me super-lavde per kete GJENI ndoshta te pa perseritshem per shume e shume kohe.
      –Jam nje Ing. Elektronike qe prej 1991 jetoj e punoj ne Amerike dhe APPLE e Stive Jobs jane nder krenaria brilante e historise se teknologjise e zhvillimit te ketij vendi super-fuqi absolute edhe per shume e shume vite e ndoshta shekuj–

      1. ay says:

        Dakord qe je ing. Elektronik dhe per ty Steve ishte bota, por nuk eshte keshu per shume te tjere. Nuk matet madhesia e njerezve nga miliardat qe arijne te bejne. Perndryshe i bie qe Sali Berisha dhe Basha jane njerezit me te medhenj ne shqiperi. Dil ndonjehere nga zyra jote dhe do ta marresh vesh qe nund te nbijetosh dhe pa I phone. Bli nje NOKIA, nje SAMSUNG, nje LG apo cdo gje tjeter,jane te tera njesoj, my friend.
        Kemi arritur ne piken ku adhurojme te pasurit sepse jane te pasur.
        adhurojme te famshmit sepse jane te famshem ect. Ka shume njerez qe punojne ne anonimitet dhe qe me punen e ture e permiresojne jeten tone cdo dite. Besoj se autori i artikullit ka 100% te drejte, le te mos e ekzagjerojme me lavdet sepse Steve ( paste rrahmet kudo qe eshte ) nuk i shpetoi jeten ndonje njeriu apo nuk i dha pavarresine ndonje kombi te shtypur. Ai vetem shtypi miliarda dhe asgje tjeter. Jemi budallenj dhe ne qe humbasim kohen tone me nje te vdekur, si ai.
        Ngushellime familjes qe tani nuk do dije si ti ndaje ato 100 miliarde qe ai ju la.

      2. raimondi says:

        Je shume i sakte Inxhinjer

        —- Ky shkrim eshte tipik xhelozi primitive e deficences intelektuale britanike

        Steve Jobs ishte me te vertete gjenial
        Ca fituan njerezimi nga Ainshtaini apo nga Regani me Thacer ? Azgje

        Biles teoria e Ainshtainit po del e genjeshter

        Ndersa nga puna krijuese e Steve Jobs njerezit fituan Konkretisht shume
        –Ben nje hop njigand ne perdorimin e teknologjise ne favor te modernizimit te komunikimit mes tyre

    3. Tirona_ime says:

      ky qeka trongell gazetar mer daje,ca osht papa ena dalai lama para nje rrevolucionari si steve jobs,e rrezik ti e shtype lajmin ne shpi,dhe ne carac,,at e lexum mas 5 minutash.,,,,,ky eshte koke ,jo papa e popi

  1. Ton says:

    Shkruesi i artikullit, tipik pordhac britanik. Britaniket, shumica njerez te shfytyruar qe jetojne me lavdine e dikurshme te nje mbreterie tashme te kabur dhe qe jane xheloze per cdo shpikje, nuk ka rendesi nga vjen.
    Pse nuk thote ky trapi anglez se kompjuteri i beri njerezit me te vetedijshem per shume gjera dhe ndikoi ne zhvillimin e njerezimit por thote qe te dalin perjashta.
    Po te lexosh artikullin e ketij trapi britanik, gje e mire eshte teoria ne kohe dhe hapesire apo teoria e bombes atomike se sa kompjuteri ne jeten e perditshme.
    Lere Dezmond Tutun apo Mandelen.
    Steve Jobs ndryshoi boten duke i lehtesuar njeriut shume gjera ne jeten e perditshme Dezmond Tutu dhe Mandela vetem disa popuj afrikane.
    Tani duhet te shkojme ne poste per te gjetur nje adrese se kompjuteri na qenka gje e keqe.
    Palla angleze po na thote qe evolucioni na qenka kot.

    1. liliana bashllari says:

      te pergezoj per komentin…ndajme te njejtin mendim per Steve jobs…..ai ishte nje gjeni…dhe bota humbi shume me vdekjen e tij….britaniket nese e kane patur zili…te pakten le te ngushellojne….iu prehte shpirti ne paqe…lamtumire Steve Jobs!!!!!!!

    2. Votren says:

      Pordhac?
      Artikullshkruesi eshte nje realist(s’me intereson se nga eshte),qe thote ate qe eshte per te thene.S.J ishte nje biznesmen i sukseshem.Aji nuk e zvogeloj permasat sic thote njeri ketu.Ato i beri perparimi i madh i shkences ne pergjithesi dhe i elektronikes ne vecanti.ne fillim telefoni mobil ishte sa nje pagure ushtarake,e sot eshte sa e dini dhe vete.Nuk i beri vetem ky.

  2. Shqiptari says:

    Andrew Norman Wilson (born 27 October 1950) is an English writer and newspaper columnist, known for his critical biographies, novels,

    Ky ha buke duke kritikuar te tjeret. Meqe eshte Xhaxha e nuk e di se cdo te thote teknologji nuk po ja marrim ne konsiderate ate qe ka thene.

  3. Albert says:

    Pajtohem me kete vleresim. E konsideroj objektiv,realist,madje dhe dashamires per vete te ndjerin dhe vepren e tij. Nganjehere,nga mania per ta tepruar me vleresime te ekzagjeruara krijohet mjegull dhe peshtjellim si ne rastin kur dikush sulmohet ne menyre te pa principte.

  4. Landi- Sverige says:

    Nuk jam dakort me artikullin, por vetem me titullin e tij. Po, Ajnshtajni ndryshoj menyren se si shohim universin, por Jobs ndryshoj menyren e te vepruarit ne jete, me shpejte, me lehte, me sakt, me bukur.

  5. AgimC says:

    Vetem ndonje si autori britanik i ketij shkrimi provokues mund te krahasoje Jobs me Ajnshtajnin. Ata jane te pakrahasueshem! Sepse Ajnshatjni eshte shkencetar, eshte kerkues, te cilet ZBULOJNE ligjesi qe gjenden tashme ne natyre. Ata nuk shpikin! Ishte Sharl Kulombi dhe me pas Volta qe zbuluan dhe bene ligjet e para te elektricitetit.
    Jobs eshte shpikes vizionar si Tomas Edisoni, i cili nuk ZBULOI por KRIJOI , SHPIKU llampen elektrike.

    Kontributi i Jobs eshte i jashtezakonshem :
    AI DEMOKRATIZOI KOMPJUTERIN dhe Informatiken ne teresi!

    1. stalinsali says:

      Citat : Kontributi i Jobs eshte i jashtezakonshem :
      AI DEMOKRATIZOI KOMPJUTERIN dhe Informatiken ne teresi!

      Ahh mos me bej per te qeshur. Ai mund te kete bere shume gjera pervec ” demokratizimit ” te soft apo hardware te kompjuterit, ne kete rast Apple.

      1. AgimC says:

        “Demokratizim” ne kete rast perdoret per te treguar qe kompjuterat zbriten nga nga tavolinat e profesionisteve, nga laboratoret shkencore, ne duart e njerezve te zakonshem qe nuk kane njohuri te posaçme.

        1. stalinsali says:

          Moskuprim nga ana ime

  6. Ton says:

    Kur vdiq Steve jobs shkurajti gjithe bota ne faqet kryesore te Gazetave. Kur do vdese ky autori s’do t’a rruaje kush, mbase gazeta e tij do shkruaje dy rreshta.
    Kjo eshte diferenca ndermjet nje gjigandi si Steve Jobs dhe nje bubuzheli parazit si puna e autorit te artikullit qe ka marre ndonje 1000 paund honorar duke peshtyre mbi figuren e nje prej mendjeve me te ndritura te njerezimit.
    Kjo eshte diferenca midis briliances dhe mediokritetit.

  7. ILirian says:

    Sot jetojme ne shoqerine e informacionit ku shpejtesia e marrjes se tij vendos per shume gjera.Steve Jobs fale aftesive te tija beri te mundur qe te gjithe kete informacion boteror ta kemi ne nje aparature te vogel e cila mbahet lehte ne duart tona.Imagjinoni nje aparature te vogel ne duart tuaj ku reflektohet nje bote e madhe brenda nje kohe te shkurter.Kjo eshte vepra e tij.

  8. stalinsali says:

    Jobs vertet ishte nje gjeni ne fushen e tij, por, le ti leme llogjet me bias menjane.
    Vertet produktet e Apple ishin “trendy”, te lehta ne perdorim dhe futuristike por mos te harrojme dhe ” the downsides” te produkteve Apple si te bllokuara. Mos te harrojme qe duke blere nje produkt nga Apple, firmosje automatikisht me ” udhezimin e perdorimit dhe bllokazhin ” te diktuar nga Apple. Mos harroni se ky bllokim ka patur shume kritike ne bote. Imagjinoni, nje iPod nuk perdor dot lirisht ne menyre legale….

    1. Shqiptari says:

      Duhet te Informohesh me Mire per produktet Apple. Po te bej nje permbledhje te vogel te produkteve dhe hapjen e tyre:

      Apple Mac Book Air eshte me Procesor Intel dhe mund te Instalosh edhe Windows ne vend te Mac OS dhe po pate deshire edhe Linux.
      Tek Ipod mund te Uploadesh sa MP3 File qe do nga PC jote nepermjet Itunes dhe askush nuk verifikon se cfare ke tek IPOD-i jot.
      IPhone-in mund ti besh jailbreak i cili eshte i ligjshem dhe mund te instalosh cte duash.
      Nqs do ishte kshtu sic thua Iphone nuk do kishte me shume se 60% te Market Share te Botes per Smartphones

    2. y says:

      O stanisalo kete kompjuterin qe ti e mban sot ke tavolina dhe ate laptopin(sipas Macintosh Portable) si fillim stiv xhobsi i krijoi se me pare kompjuterat qene sa nje dhome dhe i perdorte vetem qeveria e ushtria per perdorim personal as qe beheshe fjale pervec disa kompjuterave qe ishin vetem per lojra ne ndonje bar dhe kjo eshte ajo qe ne rradhe te pare ja dim per nder xhobsit qe krijoi kompjuterin personal.Dhe ai per kete mbahet mend me shume sesa per krijimin e I Phone apo I pod apo I Pad.
      Krahasoje kete
      http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/1/1e/Apple_II.jpg
      me kete
      http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/4/4e/Eniac.jpg
      apo kete
      http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/a/a9/Macintosh_portable.jpg
      me kete
      http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3b/Two_women_operating_ENIAC.gif

      1. nigx says:

        Mos ja fut kot o shoku Ose me mire tregoji gjerat sic jane. ENIAC eshte komjuteri i pare ne histori (1945) Apple 2 eshte e vit 1980. Ne qofte se e krahason Apple II me nje IBM te kohes ndryshime jane shume te pakta! Eshte njelloj si te krahasosh nje televizor LURA te ’80 me nje Samsung ultra te sheshte 3d, full HD te 2011! Pike se dyti nuk i ka krijuar aspak Steve Jobs, por Steve Woz!!! Jobs ndihmoj vetem ti shiste!

        1. Mandi says:

          @nigx Bashke i kane krijuar si fillim tek garazhi i shtepise pastaj woz e pushoi jobs dhe qe athere apple po falimentonte pastaj erdhi jobs qe e nxorri persi ne drite me inteligjencen e tij pasi kishte blere pixar.Woz po te ishte ndonje i hajrit nuk do ta kishte lene apple te falimentonte dhe do kishte bere ndonje shpikje tjeter.Woz me shume u morr me dizajnin.

          1. nigx says:

            @Mandi, nuk ishte Woz qe e pushoj Jobs, por John Sculley, CEO i atehershem i Apple. Woz u terohq shpejt nga Apple dhe ju dedikua karjeres universitare. Nga aspekti teknik, Steve Woz ishte gjeniu i pare dhe i vertete i Apple. Steve Jobs ishte gjeniu i marketingut, dhe nje person me nje intuite fenomanele pa te cilene Apple nuk do kishte ekzistuar. Ti japim cdokujt meritat e tij te verteta!

        2. X says:

          @nigx Nuk po them kompjuteri i pare ne histori por kompjuteri i pare personal pra pc.Apple 2 u prezantua dhe doli me 1977 ndersa IBM personal computer i pari model doli me 1981 dhe quheshe IBM PC (model 5150) pra doli 4 vjet pasi doli apple 2.

  9. Baftjarja says:

    Ky mire thote parashkruesi ‘tipik britanik’ …..Qe eshte visionar kete jo se e ka thene Xhozi qe e kopjoi nga Obama(kete here pa gabime ne perkthim), por ti mor analist anglez…duhet me dish qe ai ishte shef i companise me te sukseshme ne bote edh ne kete kohe krize…numer 1. Gjithashtu vizinar ti autor qe sdi nga vizioni quhet edhe nje mesues shkolle qe ben dicka te re per shkollen e tij….por keta britaniket vetem me qene british je i sukseshem..Se mar vesh ju tema pse e keni botu…Se e lavderoi Xhozi kjo sod me thene qe ai ska vlera….Hiqeni ket artikull se nuk ju nderon….

  10. TATA says:

    Njerzimi deri ne 1960 maximumi ishin 3 miliard, ne vitin 2000 u be 6 miliard.
    Popullsia nuk u dyfishua tu ngerene gazete dhe letra, qe ekzistoj qe nga koha e egjyptit te lashte.
    Me daljen e kompjutrit te pare te sukseshem ne vitin 1953 nga kompania IBM, procesori u fuqizua qdo dy muaj dhe sot kompjutrat ndodhen kudo, ne administrata, mjeksi, bujqesi, kozmus..etj.
    Pa ndihmen e kompjuterave nuk mund te jetoje kjo popullsi qe eshte sot,
    problemi eshte se kompjutrat duhen te jene edhe me te shpejt qe te plotesojn kerkesat te rritjes se popullsis.

    Me vdekjen e Steve Jobs, bota nuk është sërish e njëjta siç ishte para, sepse tani eshte nje shkenctar me pak per plotesimin e kerkesave te njerzimit.

    Ju A.N. Wilson jeni nje rrompall k..,thjesht pa vizion per njerzimin.

    R.I.P Steve Jobs!

  11. ai Burri says:

    Jam shume dakort me Z.Wilson.
    S.J ishte gjeni por ka te tjere qe bejne me shume per shkencen dhe mjekesine dhe nuk bejne marketing. Ata jane te mbyllur na laboratore, cojne boten para, zbulojne medikamente te reja dhe nuk fitojne miliarda. (fitojne kompanite etj)
    Ta Krahasosh me Zotin qe beri Mollen e Even dhe me “mollen” e Ajshtajnit, molla e Jobsit eshte shume e kafshuar vella. E kane kafshuar te tjere me pare. Ky burri beri revolucion dhe kam shume respekt, por jo me i rendesishmi ne planet…

    I love iPhone4, anyway.

  12. dr88 says:

    Shkrim interesant. Por disa emra qe permenden ne shkrim , nuk kane vdekur akoma si Mandela edhe Thatcher. Secili ka kontribuar ne bote ne menyren e tij, dhe Jobs ishte nje inovator i padiskutueshem. Ai ndryshoi menyren se si njerezit komunikojne, shpejtesine e komunikacionit dhe te gjithe keto jane shume pozitive per njerezimin. Nuk mund te themi se eshte nje askush dhe nuk meriton nderimet dhe respektin tone. Cfare ben papa me shume ? Se del ne nje ballkon dhe na thote paqe ne bote, dashuri ne bote dhe me pas futet brenda e jeton jeten e tij luksoze ? Une nuk po them se Jobs eshte shpetimtar i njerezimit por ama me ate qe ai pati mundesi dhe krijoi ai e ndryshoi boten ne aspektin teknologjik dhe teknologjia nuk sjell kurre te keqia, per aq kohe sa njeriu eshte i vetedijshem se si ta perdore ate. Jobs nuk thoshte qe rrini 24 ore para PC ose ne internet apo gjera te tilla, abuzime ndodhin me gjithcka. Dhe sa per ato qe ti i quan thjesht aparatura, do me pelqente shume qe kete shkrimin qe ke bere ta besh me dore edhe te na e nisesh neve neper shtepi qe ta lexojme !!!

  13. Artiles says:

    Ajnshtajni ka ndryshuar në mënyrë thelbësore mënyrën se si e shohim universin, kurse STIV JOBS ndryshoi në mënyrë thelbësore mënyrën se si ne informohemi dhe komunikojme sot.

    Une gjej te pakten 1 gje te perbashket dhe 1 te vecante per te dy.

    E perbashketa: Edhe para Ajnshtainit ka pasur teori dhe koncepte per boten, te cilat shpjegonin boten mbi bazen e atyre njohurive qe egzistonin ne ate kohe. Me zgjerimin e njohurive sidomos ne periudhen e Rilindjes Evropiane, u krijuan bazat per hedhjen dhe argumentimin e teorive te reja. Sot ndoshta jemi ne prag te nje teorie te re mbi gjithesine qe mund te percaktoje teorine e Ajnshtainit si nje rast ose gjendje te vecante te Universit.
    Ne te njejten menyre edhe teknologjia e kompjuerave do te zhvillohet ne te ardhmen aq sa teknologjite e sotme pas disa dekadash mund ti quajme ordinere. Kjo eshte shprehje e natyrshme e tendences per zhvillim te qenies njerezore.

    Ndryshimi: Teoria e Ainshtainit eshte e kuptueshme per nje numer relativisht te vogel njerezish, kurse teknollogjia e ideuar nga Stiv eshte ne perdorim nga miliona njerez, ne cdo moment te kohes, aq sa po te mendojme qe per nje moment do ti heqim kompjuterat nga perdorimi, bota do binte ne kaos.
    Sejcili ne fushen e vet eshte “mago”!

  14. 14-Dhjetori says:

    Me vjen shumë keq, që mospëlqimi e kësaj medie ndaj S.Jobs-it vjen vetëm e vetëm ngaqë për të Kryeministri Berisha harxhoi 30 min kohë interpelance në Parlament… (me vjen sh keq nqs do të ishte kjo arsyeja e vërtetë).

    “Blumberg tha se Jobs ka ndryshuar jetët tona njësoj si Ajnshtajni. Jo, nuk e ka bërë.” Vërtet nuk e ka bërë pasi atë po e bëni ju me editorjalet tuaja… me lançimet,navigimet,brilanticitetet, gjeneratat, aparteiditet… shkruani më shumë Shqip ju lutem… Apo doni t’na e ndryshoni jetën ca si me shume?!

    Sa për A.N. Wilson-in që na paska shkruar këtë shkrim “Ata që mendojnë se Steve Jobs ishte në të njëjtën ligë, duhet të fikin kompjuterat e të dalin jashtë më shumë. ” e ” Ai ishte një djalosh i zgjuar që pati fat. Njeriu më i rëndësishëm në planet? Mblidheni veten.”
    Zilia nuk të fshiheshka… por më mirë se sa të dukesh ziliqarë, mos e fik kompjuterin dhe shko e kërko më shumë informacione për dikë që ishte hiçi e u bë një ndër personat më të pasur dhe më ndikues në Botë, mbase duke i studiuar jetën atij, do të mësosh dhe dicka për veten.

  15. beso says:

    Atehere duhet te pranojme qe ishte nje transformues i madh.Nje tranformues i madh eshte vizionar,patjeter,por natyrisht nuk mund te ishte nje profet.Steve Jobs qe me karizme dhe kur dilte te anunçonte nje produkt te ri qe i afte te mbante boten te mbrthyer pas ekranit.Megjithate kembengulja per te mos humbur toruan nga semundja i shtoi karizmes dhe respektin;ja keto bejne gjeniun,se tek e fundit asgje nuk shpiket,vetem sa zbulohet.

  16. nigx says:

    Ah sikur ti kishin bere Alan Turing te shkrete 1/100 e nderimeve qe i bene Steve Jobs.

    1. KIMI, Washington says:

      Leibnitz, koka e fundit qe njohu gjithshkah, nje gjeni i paperseritshem, vdiq ne nje gjendje qe ti nuk mund ta imagjinosh dot. Pervec sekretares askush nuk i shkoi ne varrim. Mozarti po ashtu. Nuk duhet te shohim te kaluaren per te gjykuar te ardhmen, perkundrazi, pikerisht prej ketyre padrejtesive duhet qe njerez te tille, kur meritojne te kujtohen me nderime, duhen bere nderimet.

  17. KIMI, Washington says:

    Papat kan hap vec lufta si shumica e klerikeve fetare. Cfare thote ky debil, mbajeni more kete gomar. Prej Einstenit u shpik bomba atomike, sigurisht qe nuk ishte intenti i tij, por ja qe u shpik, e prap qe gjeni se ajo teknologji u perdor dhe per gjera te tjera.

    Steve Jobs ka hapur me qindra miliona vende pune, industri te tera, venture capital, private equities qe merren me teknologjine. NeXT-i qe webserveri i pare qe u themelua po nga Steve Jobs. Tabletat e tij sot perdoren nga policia, nga mjeksia kudo. Librat blihen online dhe eshte ulur ndjeshem prishja e pyjeve si pasoje, si dhe me keto tarifa te cmendura ne avjona mund te kesh nje biblioteke te tere me vete kengesh e librash qe peshon 500 GRAM vetem. Njohuria ekzistonte si e mire si e keqe edhe ne te kaluaren me pallavrat se bota ishte PJATE, por nuk na thote gje per kete ky sot. Facebook as do ekzistonte, dhe ndoshta as Arab Spring nuk do ekzistonte pa kete teknologji ku informacioni shkon nga Zelanda e Re ne Alaske per 1 sekond, ku ne tren ne youtube, nga IPAD mund te njekesh live koncertin e madherishem te Rio De Janeiros.

    Cjan mer keta mesjetar. Larg ketyre. Turp per nje Britanik te shkruaj nje artikull te tille.

  18. ai Burri says:

    Ngadale, ngadale me keto komente, nuk po flasim per parti keshtu qe nuk ka vend per militantizem.
    Steve Jobs ishte Co-Founder ne Apple jo i vetem aty. Nuk vihet ne dyshim qe ishte vizionar, me 388 patenta por jo ai qe shpiku llampen, elektricitetin, tranzistorin e as ndonje Processor.
    Mos te bejme budallalleqe e te krahasojme Ajshtajnin, Njutonin etj me Jobs. Jobs jetoi ne kohen e Ordinatorit Elektronik (kompjuterit) dhe ndihmoi ta beje ate edhe personal. Po nuk e shpiku ate. E permiresoi, perfeksionoje, e beri te prekshem per te gjithe,por a nuk eshte keshtu edhe per ate qe Shpiku “Coca Colen” apo “Mc Donalds”? Edhe ata jane supermiljardere (coke eshte ne vend te 1 ne bote per pasuri me $65,324,000,000 dhe McD ne vend te 8 me $29,398,000,000 per 2010)me “shpikje” ne tregun e tyre, por a kane dhe komplikacione apo efekte anesore? Patjeter ka, kompjuteri edhe na e ka nxire jeten :).
    Kete po thote edhe gazetari.

    Sa per ate qe e ka permendur Saliu, nuk eshte e thene se cdo gje qe ai nxjerr nga goja duhet ta urrejme. Ai po nxjerr Shqiperine nga bytha dhe ne e duam prape…

    1. KIMI, Washington says:

      MCD apo KO jane produkt konsumi. Edhe kompjuteri eshte, por edhe merr mbrapsht shume me teper. Sot me nje ordinator mund te jesh ne gjendje nga rezervimi i nje kafeje ne Starbucks, e deri tek ndertimi i nje sistemi te ri operativ nese ke kapacitet per ta bere dicka te tille. Mundesite jane te palimituara.
      Ne pune, arkitekta, inxhinjera, fizikante, matematiciene, doktorra kudo perdoret kompjuteri. Eshte gjeneruar nje fushe e tere punonjesish ne IT qe nuk jane njesoj si ata te Mac Donaldit qe punojne per pak leke, por njerez te afte qe adaptojne dhe mirembajne nje aparat te tere gjigant ne bote. C’eshte e drejta edhe Bill Gates ka shume te bej me te.
      Qe kompjuteri perdoret dhe per mrapshtina as nuk diskutohet, sic thote per dizinformacion ky tipi, por ky tipi ne artikull ndoshta ka inat se askush nuk e pjerdh me. Nese ti bie fjala je i afte te hapesh nje blog un ndjek ty jo ate. Nese Meros ja mbyllin shtypshkronjen, Merua e hap online dhe e shef gjith bota me iphone, me ipad, me imac, me pc me car te duash. Informacioni sot eshte i gjendshem kudo.
      Un nuk kuptoj cka autori me Gutenmbergun. A thua ti, se perkujtimi i vdekjes se ketij njeriu i ul meritat gjenive paraardhes ? Ky esht mentaliteti i nje njeriu konfliktual dhe xheloz, sic eshte dhe autori i artikullit.
      Le te shkoj tja fusi ndonje birre me mire, se smushka per te shkruar.

  19. Obergruppenfuhrer says:

    E keni vene re qe jevgu turkoFAGGOT nuk komenton asnjehere ne artikuj te tille. Nuk eshte ne gjendje t’i kuptoje plehra! C’fare mund te presesh nga nje jevg!

  20. nastradini says:

    Pa kompjuterat Bota e sotme moderne mer fund menjehere. Per nje cast. Per nje sekonde. Sepse cdo gje eshte e bazuar dhe komandohet nga komjuteret. Kjo fale edhe Bill Gejtsit te MICROFOFT-it edhe te Steve Jobs para tij te kompjuterave dhe programeve famoze te firmes APPLE. Qe ishte firma e pare ne Bote qe shpiku DRITARET kompjuterike. Pa teorine e Anjshtajnit Bota mund te prese edhe disa miliona vjet te tjera. Per ta vertetuar ate. Kur njeriu te fluturoje me Shpejtesine e Drites dhe te ndaloje oren qe te mos eci me. Nese deri atehere nuk ka ndodhur ndonje apokalipsin alla Nostradamus. Por pa gazetarin anglez dhe dallkauk Wilson Bota do te behesj me e mire. Se do te lirohej nga nje ziliqar smirezi dhe faqezi. Qe nuk arrin dot rrushte dhe i peshtyn ato si dheplpra ne fabule.

  21. Arsen says:

    Edhe penicilina u zbulua rastesisht, apo Newton-it rastesisht i ra nje kokerr molle ne koke nderkohe qe flinte nen peme kur zbuloi forcen e rendeses, por kjo nuk u heq asnje presje meritave te protagonisteve. Shpesh qellon qe dikush shikon pikturat e Van Gogut dhe thote; cfare ka madheshtore ketu ? Steve Jobs mund te ishte nje djale i shkathet e me fat por nuk i heq nje merite te jashtezakonshme ate te kerkimit e te rikerkimit ne persosjen e cilesise se objekteve. Merita e tij nuk ishte se shpiku Iphone por i hapi rruge idese qe cdo objekt ne se persoset ne forme … ndryshon permbajtjen.
    Duket e thjeshte dhe sikur ketu nuk ka asgje gjeniale, pervecse nje gje shume te thjeshte e normale. Keshtu na u duk dikur edhe zgjidhja e Colombos me vezen e famshme.

  22. denkoka says:

    stivi ishte vizionar sepse perdori inxhineri e programues shume te zote…per tu ngjitur me lart….ngadale mor njerez se nuk e shpiku ai iphonat apo applet….ai jepte mendime…..prapa atyre produkteve te mrekullueshme jane me siguri informaticene indiane…..e inxhiniera cifut…..edhe nje her….ai i perdori per tu ngjitur me lart personin e tij….jo se na i shpiku steve te gjitha…..

  23. Goodluck Jonathan says:

    Si e ka ndryshuar jeten tone Einstein? Duke ndryshuar menyren si e shikojme universin? Na kaloi nga nje fantazi ne tjetren, asnjeren prej te cilave s’e vertetojme dot, madje ajo e tija jo me shume se dy jave me pare u vu e tera ne pikepyetje. Produktet e Steve Jobs i prekim cdo dite, e na i kane ndryshuar jeten ne menyre rrenjesore, qofte edhe thjesht duke pershpejtuar ato qe ne i benim gjithsesi. Pse, shkurtimi i kohes, per te hapur kohe per te bere me shume, eshte pak? Nje artikull qe nuk vlente fare te botohej ne kete faqe.

  24. Bjorg says:

    nuk mund te krahasohet me Edisonin dhe as Ajnshtajn..kjo eshte budallallik ta mendosh…Jobs vetem shpiku nje loder te pelqyshme na njerzimi ne dy variante …Edisoni ktheu naten ne dite,, saper Ajnshtajn do ishte e tepert te komentoin

  25. Sinani says:

    Jam i bindur qe shume prej mesazheve jane shkruar me ndihmen e krijimeve te gjeniut Steve Jobs. Artikullshkruesi kam pershtypjen eshte fare profan ne fushen e komunikimit elektronik. Dikush me siper shkruante se ai ha buke vetem me kritika per te tjeret. E vetmja kritike per Jobs tani pas largimit te tij nga kjo jete eshte pse u largua kaq here.

  26. Shkrim idiotesk, nga njerez me horizont te mbyllur, qe jane ne krize me vetveten e qe mundohet te ulin te tjeret se ashtu i duket vetja trendy. Duket qe nga fillimi i shkrimit se ça niveli ka ky gazetar, kur ben krahasime me Papen e Dalai Lamen dhe e konsideron Steve Jons jo ne te njijtin nivel per te pasur te gjithe ate interes tek njerezit. Te thuash qe Steve Jobs nuk ishte nje vizionar, eshte teper qesharake. Nje njeri pa shkaolle qe ne moshen 23 vjeçare arriti te sillte personal kompjuterin e pare, qe ne moshen 30 vjeçare krijonte pixarin, qe ne 2001 krijonte ipod, ne 2007 iphone, ne 2010 iPad. Te gjitha gjJera qe revolucionuan boten e teknologjise. Nese ky njeri nuk mund te quhet vizionare, athere kush mundet???? Shpjegojani termin vizion ketij gazetari…

  27. Chiropractor says:

    Tremendous issues here. I’m very happy to peer your post. Thank you a lot and I’m having a look ahead to touch you.

    Will you kindly drop me a e-mail?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje