Romakët, grekët e maqedonët, sllavët, osmanllinjtë, zogistët, fashistët, nazistët e komunistët mbajnë mbi shpatulla në këtë botë e në tjetrën, sot e kësaj dite, të nëmurat e shqiptarëve shtegtarë. I këndojmë More’së nga malet e Kalabrisë apo nga zyra e të huajve në Bruksel po njësoj, me të njëjtat vargje e vaje.
Shtegtojnë shqiptarët edhe në vitin e nëntëdhjetë e nëntë. Jo se i tremben festimeve të 100 vjetorit, prishjes së Piramidës dhe ndërtimit të Parlamentit të ri; a zgjidhjes së Presidentit?!? 16 në janar, 21 në shkurt, 27 në mars, 36 dhe 31 në prill dhe maj, 27 në qershor, 28 në korrik, 50 në gusht e 84 në shtator (40 kërkesa për azil vetëm në javën e parë të tetorit). Duan ta shohim më nga afër valëvitjen e flamurit shqiptar në selinë e NATO-s a të shkelin dhe ata si vizitorë në Parlamentin Evropian për të krahasuar nen për nen rregulloren?
Fatos Mahmutaj peshkon i qetë në liqenet e parqeve të Brukselit, pas plumbit të 21 janarit, një AzilBingo për gazetarin e plagosur në dorë, në mëndje dhe në shpirt. Të tjerë që s’kanë këtë “fat” do të duhet të shpikin tesera partie, artikuj gazetash, histori të sajuara për rrezikun për jetën. Edhe gjakmarrja funksionon ende në disa raste, meqenëse ekziston me të vërtetë!
Por të gjithë shtegtarët i shtyn dhe i ka shtyrë gjithnjë një mbi-arsye: vendi i tyre është i pajetueshëm, jo vetëm, por mbi të gjitha ekonomikisht. Të marrësh çiliminjtë, autobusin, e të vish të plasesh në dyert e zyrës së të huajve në Bruksel nuk është vendim i lehtë. Të gjithë ata që e kanë kaluar këtë portë ferri do t’ju rrëfejnë po njësoj për dinjitetin e groposur, për gënjeshtrat dhe pallavrat, për lojën e ka kush e ka me zyrtarët belgë që në ç’do histori djersijnë të pikasin mashtrimin e radhës.
Ky mal i pafund “tragjedish” të dokumentuara këto dy dhjetëvjeçarë, për t’u zhdukur nga Shqipëria, e bën edhe më të vështirë shpresën për të fituar azilin sot. Vetëm një përqind e merr (rrallë ata që e meritojnë), kohëzgjatja është shkurtuar, dhe 99 % do të kthehen sërish mbrapsht me hir a me pahir. Por mesa duket, rritja ekonomike apo renditja e Shqipërisë “pak para e pas” Amerikës e Gjermanisë, bën që 100% gjithsesi ta marrë rrugën me lutjen që të jetë ai një përqindëshi “me fat”. Kur të bie kjo llotari, i thonë rreth 800 euro në muaj ndihmë dhe spitale e autobusa falas, si fillim. E ç’do iu fundoset më shumë dinjiteti a krenaria përballë pyetjeve poshtëruese të belgëve kur kanë vendosur të braktisin atdheun e tyre ku veshët iu kullojnë fjalë të ndyra politikanësh të pangopur. Siç e kanë bërë të tjerë, në fillim e fundvitet 90′ apo në fillimin e këtij shekulli, pse mos ta bëjnë dhe këta që janë bërë pishman si dreqi që s’e bënë “kur duhej”.
Kam takuar e takoj dhe sot shumë miq e shokë, nga qyteti e nga fshati, që kërkojnë me ç’do kusht mundësinë e largimit. Kur nuk iu bie as llotaria amerikane as ajo kanadeze, ata që marrin rrugën e azilit janë më të dëshpëruarit e më “kurajozët” për t’ia mbathur nga sytë këmbët, pasi kanë humbur ç’do shpresë dhe iu janë errur dhe sytë. Pjesa dërrmuese e bëjnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke marrë përsipër trauma që nuk do iu shlyhen as prindërve e as fëmijëve gjithë jetën, e duke u vetëhedhur në vathën e ilegalëve as shqiptarë – as belgë, për të mos folur për të ri-kthyerit “kokëulur” në tokën e sapo-braktisur.
Në ditën e parë të liberalizimit të vizave, turistët shqiptarë, prindër e familjarë azilantësh me status, u pritën me forca speciale të armatosura belge në aeroportin e Liezhës. Nuk dua as ta imagjinoj pritjen që po, dhe do iu bëjnë bashkëkombasve të mi në zyrën e të huajve. Nuk më trishton e as më vjen keq nëse hiqet a s’hiqet regjimi pa viza për shqiptarët “e disiplinuar” për faj të këtyre “ligjshkelësve”, që sakrifikojnë për një jetë më të mirë.
Pas atij deti pallavrash për fushata zgjedhore alla-shqiptare e karotash alla-Bruksel me politika vizash të nemura e krokodilësh me mëlçi pate, është më e pakta të dyshosh se do vinte sërish dita e shtegtimit. Kur pushtetmbajtësit marrin vota me vende pune treqindmijë lekëshe apo deri dhe me thasë me miell për raste zgjedhjesh, s’kanë pse ti bien butonave të kufinjve të integruar e as bursës së Nasdaq. Nuk më bën përshtypje as dhimbja e shtirur e belgëve para “dyndjes” së qindra shqiptarëve sa më dërrmon endja e përplasja e pashpresë e këtyre të fundit në vitin 2011. Gëzuar ditëlindjen Shqipëri! Megjithë shpirt gëzuar, kudo që të jesh!
me pak fjale nje Burdhelo e vertete,,,,,!!
Ka me keq akoma,,, ne qe u kthyem ne 2004-5-6-7 te krijonim jeten ne vendin tone,,, me shprese se vendi kishte ndryshuar…. tani ky vend po degjeneron perseri dhe pasi kemi harxhuar dhe na jane grabitur gjithe kursimet qe kishim mbledhur ne 7-8 vjet emigrim,,, jemi ne piken e fillimit para 13-13-15 vjetesh,, ne 96-97.. TMERR
Nje dhimbje e thelle ma pershkon te gjithe trupin.
Gjithmone , Ne shqiptaret ndodhemi ne udhekryq. Deri kur keshtu……. ,mendoj se kjo do te zgjase, derisa NE shqiptaret TA DUAM DHE TA VLERESOJME ME SHUME VETEN TONE, TE QENURIT NJERI.
Shume bukur e ke bere kete shkrim –Ashtu eshte ,Shqipterise ju kthye plaga e vjeter : –Emigrimi pa kthim…
Ku te vesh ne Shqiperi ?? As pune s’ka, as shprese ….
Gjynaf njerezit, ikin neper Europe me shprese se mbase qendrojne diku…
Kjo demokracia eshte bere ne Shqiperi vetem per politikanet dhe kriminelet
–Kjo s’eshte demokraci , se populli ne kete lloj demokracia nuk gezon asnje te drejte -,me perjashtim qe te iki nga vendi dhe te marri ruget e botes …….
— Ne Shqiperi i nderoni emrin sistemit, nga Demokraci ne Refugjato-kraci
Nje artikull i perkryer.Kisha lexuar per nisje te shtegtimit te shqiptareve por nuk dija,deri tani,te dhena ne shifra per muajt qe pasuan nisjen e liberalizimit te vizave. Faleminderit z.Bunguri.Gjej ne fjalet tuaja dhimbje,shume dhimbje per bashkatdhetaret e tu e te mite, e njeherazi neveri e nemat(qe i meritojne plotesisht)per gjithe shkaktaret qe zbojne shqiptaret nga dheu i tyre.Por ne anen tjeter te medaljes shtegtaret e mijevjecarit te trete,duke gelltitur poshterimin,po i bejne nje sherbim te madh Shqiperise.Ata jane deshmia me rrenqethese e farses kriminale te qeverisjes se “rritjes me te madhe ekonomike” qe indukton vetem varferim te qytetareve te thjeshte.Se dyti,ikja e tyre eshte sinjal alarmi per gjithe shqiptaret e tjere, per tu rrebeluar kunder kesaj mender-qeverije qe u rrezikon tu ktheje mbrapsht te vetmen fitore te tyre ne keta 20 vjet:LEVIZJEN e LIRE.Une dua te besoj se kjo fitore do mbrohet,perkunder vullnetit te krokodileve jashte e brenda vendit tim.
po fillon te ndodhe ajo qe pritej per tej euforise.çdo dite me zene syte shqiptare qe vijne ne bruksel shumica kalojne naten neper st treni me friken se kerkesa per azil do ti ktheje mbrapsht.me vjen vertet keq kur shoh bashkatdhetaret e mi te katandisur si rumunet apo polaket.po vuajme pasojat e politikes kurve.SHQIPERise i nevojitet nje revolucion popullor per te dale nga kjo gjendje
sa mire e ke ti ernest!
ty dhe naimin ju kam pase gjithmone zili!
ai nga kodrat e stambollit shkruante tere perdellim per te zezen shqiperi, e ti nga kodrat e brukselit tere pikellim per te mjeren shqiperi
gjths mirese u riktheve ! me peqlen shume pena jote , po jo morali qe zgjedh ti per ne!
vetem se skemi mend ! nuk ditem ta bejme nje her nje SHTET SHQIPTAR PER SHQIPTARET !!!!!
Ore turkngrenes ne dim te mburremi dim te shahemi dime c’eshte e keqja dime c’eshte e mira , por ty nuk te bie logos te shash shqiptaret se ti dhe rraca jote e shpifur dhe e qelbur nuk dini dhe sdo te dini kurre te beni autokritik!
ne kemi lene 4 vende prapa ameriken
jane gjermanet qe kerkojne azil ne shqiperi
hala ju rren menja te dashur bashkombas nuk keni kurrajo qytetare ta mblidhni menjen , shqiperia e ka fillu tatepjeten qysh ne 1944 dhe as ka per tu bo kurre, mos boni poezira ne ket moshe ……..
Ne “normalet”, kur cohemi ne mengjes shohim qiellein e zymte dhe te grijte te Brukselit, i trembemi kohes, por jo dokumentave, spitaleve, autobusave, metrove dhe aq me pak politikaneve. Nuk ka perse te genjejme qe sjellja e hijshme e njerezve tane “turiste pa viza” na e perkedheli pak sedren dhe na e ngriti pak koken. Ndoshta na pelqeu te genjejme vetveten, Shqiperia paska ndryshuar vertet dhe ne nuk e paskemi kuptuar! Prej ketij momenti fillojme e reflektojme per ato gjera qe Nesti shkruan me siper, por shpejt “na ra poshte katundi” kur pame se ikja nuk e kishte thene fjalen e saj te fundit. Familje te tera me vocerrake te njome gdhijne netet e ngrysin ditet ne parkun perpara komisariatit ne Bruksel. Telefonat fillojne e bien serish nga miq e stermiq te familjes, shokesh a njohjesh rastesore se si mund t’i ndihmojme njerezit tane, shqiptaret tane qe enden rrugeve me femije. Pastaj kemi rastin te shohim e takojme lloj lloj delegacionesh qe vijne me paret e shqiptareve per te bere spektaklin e rradhes ne Bruksel! Sa turp!
Te gjithe duket se jane bere pak shqiptare. Neper zyrat e avoketerve shohim foto, piktura dhe panorama shqiptare! Neper zyrat e sherbimeve sociale na njohin qysh nga aparenca dhe ne vend te “Bonjour-it” na presin qe ne fillim me “Miredita”!
Ndersa kur kthehemi ne Shqiperi, nuk gjejme te pakten nje njeri te mos na thote: Ju shpetuat, iket, po ne si do t’ja bejme!
E pra te gjitha keto pas gati 100 vjet shtet! Ernesti uron Shqiperine “Gezuar” kudo qe ajo ndodhet, po une ke te uroj valle? Cilen Shqiperi, ate idealen, sic e mendoj une, apo Shqiperine e vertete, pa buke, pa zjarr, me lumenj dhe hidrocentrale private, me henen blu qe del nje here ne 100 vjet e pastaj permbytet Shkodra?! Cilen Shqiperi te uroj ate te Gerdecit, te 21 janarit, pazaret 1000 000 eureshe neper zyrat e shtetit, apo ate te 8 majit?
E pra nuk di cfare te bej, ndaj me mire po pres dhe pak e pastaj te shohim se cilen Shqiperi duhet te uroj!