Deputetët e PS denoncojnë skandalin e skrapit në Fier, prokuroria nis hetimet

7 Tetor 2011, 16:42Politika TEMA

Deputetët e PS-së kanë reaguar në lidhje me skandalin e Azotikut në Fier, skandal i denoncuar prej disa ditë më radhë nga ana e gazetës sonë. Një pjesë e deputetëve të PS-së kanë qenë në fabrikën e Azotikut në Fier, duke u shprehur se babëzia e Ilir Metës dhe Sali Berishës nuk ka fund.

“Çdo ditë, çdo orë, çdo çast, kjo qeveri po provon qartësisht se nuk është fryt i vullnetit të sovranit por pjellë e grabitjes së vullnetit të popullit. Kemi ardhur të shohim nga afër se çfarë po ndodh në Azotikun e Fierit. Media kurajoze kanë nxjerrë në dritë fakte rrëqethëse për një grabitje në mes të ditës, denoncim që ka gjetur si dhe në raste të tjera heshtjen e të akuzuarve. Po çfarë ka ndodhur? Një ankand me fitues të paracaktuar ka vendosur që mbetjet metalore të uzinës të shiten për skrap. Megjithëse komisioni i prokurimit publik vendosi të pezullojë procedurën e ankandit, njerëzit e Sali Berishës dhe Ilir Metës jo vetëm që nuk ndalen, por përkundrazi, ju vërsulen me një shpejtësi marramendëse duke çmontuar dhe transportuar – një zot e di se çfarë sasie”, ka thënë deputeti Eduard Shalsi.

Shalsi u shpreh se pasuria e përbashkët e shqiptarëve nuk po përdoret më për interes publik, por po grabitet për të majmur familjet e njerëzve në krye të qeverisë.

“Babëzia, me të cilën këta njerëz i janë turrur çdo gjëje që u del përpara pa kurrfarë përgjegjësie e turpi, është e paimagjinueshme. Këta njerëz duhen ndalur. Këta njerëz nuk duhen lejuar të sillen me pasuritë publike si të jenë mall pa zot”, tha Shalsi.

Ai tha se vendosja para përgjegjësisë e personave që janë përfshirë në këtë aferë do të fillojë duke i kërkuar llogari ministrit Naço, pa urdhërin dhe bekimin e të cilit, kjo aferë nuk do të mund të ndodhte.

Prokuroria ndërkohë mësohet se ka tërhequr gjithë dokumentacionin e ankandit për shitjen e pajisjeve të uzinës së re të uresë në Fier për skrap.

Marrja e dokumenteve eshte bere pas nisjes se nje hetimi ne lidhje me pretendimet per shkelje te qellimshme ne ankand per te favorizuar kompani te ndryshme. Padia eshte bere ne prokurori nga perfaqesuesit ligjorë te kompanise Cara sh.p.k,te cilet ne ankand u skualifikuan per arsye te ndryshme edhe pse ata kishin nje oferte 57 milione leke me shume se fituesi.

E gjitha sasia e skrapit ne uzinen 212 te Azotikut u shit per 24.6 milione leke. Nderkohe mesohet se edhe protagonistet e gjithe operacionit qe çoi ne shkaterrimin per skrap te uzines do te thirren nga prokuroret. Paditesit kane informuar prokurorine qe sasia e skrapit qe ndodhej ne te vertete ne uzine ishte shume me e madhe se sa ajo qe ka dale ne dokumentat e ankandit.

Gazeta Tema e ka denoncuar prej ditësh këtë skandal, në të cilin është përfshirë kompania Kurum, prapa së cilës qendron Leonard Koka, vëllai i deputetit të LSI-së, Lefter Koka.

Dy dite me pare Leonard Koka eshte pare ne seline e PS ne perpjekje per te blere opoziten te mos fliste rreth skandalit. Dalja publike e PS, eshte pergjigjia e duhur ndaj ketij akti kriminal dhe pazareve te nejrezve te LSI

4 komente në “Deputetët e PS denoncojnë skandalin e skrapit në Fier, prokuroria nis hetimet”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Eshte humbje kohe te denoncosh, por eshte e zgjidhshme revolta popullore per te larguar hajdutat Berishjan nga pushteti.

    1. raimondi says:

      Ky Shalsi eshte tipik karagjoz Tirane — hahahahahahahahahaha

      Sa me shume flet ky, me shume vota fiton Sala…

  2. Bardhi Tolabi says:

    Ne ndihmese te prokurorise per hetim te vjedhjes se skrapit.
    Sekuestroni dokumentat e montimit te Uzines se Azotikut.Ne keto dokumenta jane te shenuare TONAZHET E PAJISJEVE QE DO MONTOHESHIN dhe per te cilat Ndermarja e Montimeve Industriale eshte paguar.Sasia ne to,jo vetem nuk mund te jete me e vogel,perkundrazi,gjate viteve,ajo eshte shtuar nga permiresime te nevojshme te teknollogjise apo kushteve te reja te punes.Nga aty,do te dale dhe diferenca e skrapit te vjedhur dhe atij te likujduar.Ceshtja e vleres eshte e qarte dhe ajo duhet korrigjuar.Hajdutet dhe ustallaret e tyre nuk duhet te shpetojne si zakonisht.

  3. "Ati i Scrap" says:

    Hetim duhet të fillojë nga përdoruesit fund te shitësi jo nga shitësi për t’i dhënë fund përdoruesit dhe të mbuluar e fundit 4 vjet. ajo duhet të bëhet nga një grup i prokurorëve të caktuar posaçërisht nga Qeveria. nëse jo, mos e humbni kohën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje