Arkitekti i Perestrojkës shqiptare

7 Tetor 2011, 18:50Politika TEMA

Nga Miranda Vickers, The Guardian

Ramiz Alia, që vdiq në moshën 85 vjeçare, ishte lideri i fundit komunist dhe arkitekti i Perestrojkës së vendit të tij. Ai u bë lider i vendit të vogël e të varfër në Ballkan- me një popullsi prej 3 milion banorë- pas vdekjes në vitin 1985 të diktatorit Enver Hoxha, që kishte qenë në detyrë që pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Transferimi i pushtetit kishte nisur efektivisht që në fillim të viteve ’80, me Alinë që ndante detyrat ceremoniale e publike me Hoxhën, që po bëhej gjithmonë e më i pazoti për shkak të sëmundjes. Dy ditë pas vdekjes së Hoxhës, Alia u bë Sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe lider i vendit të tij. Megjithëse u shpreh për një sens vazhdimësie, qeveria e Alias nisi gradualisht që të distancohej nga trashëgimia e Hoxhës, e rrënjosur thellë në stalinizëm, që e kishte futur Shqipërinë në një rrugë të vetmuar.

Përgatitja e tij si një teknokrat dhe menaxher industrial bëri që të nisë një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë  e lodhur dhe të niste një plan për rritjen e produktivitetit, që supozohej se do sillte dhe rritje të standardeve të jetesës. Ai ishte i shqetësuar veçanërisht për atë që perceptohej si kultura e mediokritetit në gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare dhe falë iniciativës së tij, u ndërmorën përpjekjet e tij të para për të inkurajuar kriticizmin publik.

Ndërsa lidershipi shqiptar shikonte lëvizjet popullore në Europën Lindore, u bë e qartë se PPSH nuk mund të priste që të mbante monopolin e pushtetit. Rënia e shpejtë e regjimit në Rumani në vitin 1989 dhe veçanërisht pamjet e trupit të Nikola Çausheskut me plumba, e sinjalizuan Alian se mbijetesa e regjimit shqiptar mbetej tek dhënia fund e politikës së vjetër të izolimit ndërkombëtar dhe vetëfurnizimit. Pati përpjekje të kujdesshme për liberalizim. Një politikë e jashtme fleksibël çoi në përmirësimin e marrëdhënieve me disa vende evropiane, por burgjet politike dhe kampet e punës së detyruar ishin sërish të mbushura plot.

Pas 45 vitesh diktaturë, ndrydhje, zemërim, shqiptarët e dëshpëruar nga ritmi i ngadaltë i reformave shpërthyen në demonstrata dhe greva gjatë pranverës së vitit 1990.

I alarmuar nga trazirat në rritje, Alia pranoi me ngurrim për legalizimin e partive të pavarura politike. Në dhjetor u njoftua formimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e para parti ligjore opozitare që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë Alia vazhdoi të kundërshtonte idenë e një sistemi elektoral multipartiak.

Në nisje të vitit 1991, vendi ishte mbërthyer nga protestat e studentëve dhe punëtorëve, që kërkonin heqjen e emrit të Hoxhës nga universiteti dhe dhënien fundit të studimeve të marksizëm- leninizmit. Atë shkurt, forcat e sigurisë tentuan të shpërndajnë mijëra protestues ndërsa ata rrëzonin statujën e Hoxhës në sheshin qendror të Tiranës. Alia denoncoi demonstruesit si vandalë, por ra dakord që të thërriste zgjedhjet e përgjithshme në mars.

Pavarësisht fitores së përgjithshme të PPSH në zgjedhjet e para multipartiake në Shqipëri pas gjashtë dekadash, opozita fitoi të gjithë zonat urbane. Alia vetë pësoi një humbje turpëruese, duket fituar vetëm 36 përqind të votave në zonën e tij në Tiranë. Megjithatë ai shihej nga shumë si një forcë motivuese pas reformave, madje edhe jo- komunistët e vlerësonin atë për rezistencë ndaj konservatorëve brenda PPSH.

Pas zgjedhjeve, Alia u zgjodh president i Shqipërisë, dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Parë të PPSH, në përputhje me një amendament të ri kushtetues që parandalonte presidentin që të kishte poste në një parti politike. Ai hoqi dorë edhe nga byroja politike dhe komiteti qendror i partisë.

Qeveria e re megjithatë përballej me probleme të mëdha, me një ekonomi që po shpërbëhej me shpejtësi, me inflacion rreth 260 përqind dhe me më shumë se 70 përqind të forcës punëtore rrugëve. Ndërsa jeta politike dhe ekonomike po vinte drejt një pushimi total, Alia e kushtoi se nuk kishte më shans për të zbatuar autoritetin e tij. PPSH ishte copëtuar, dhe mbi të gjitha dëshira psikologjike për të mbajtur pushtetin kishte kaluar. Nën presionin e opozitës, Alia pranoi të mbante zgjedhje. Më 22 mars 1992, PD më në fund mori një fitore bindëse.

I lindur në Shkodër, një qytet verior, nga prindër myslimanë, Alia u bashkua me Partinë Komuniste në vitin 1943, luajti një rol të vogël në rezistencën partizane kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1948 ai u zgjodh në komitetin qendror, pasi studioi në Bashkimin Sovjetik u bë kandidat për anëtar i Byrosë Politike në vitin 1956 dhe më vonë anëtar me të drejta të plota.

Ai nisi të rritej si një administrator dhe ekspert teknik në fillimet e programeve industrializuese, dhe kishte një prani të thjeshtë poshtë rrethit të ngushtë të Hoxhës. Si ministër i Arsimit, ai shoqëroi Hoxhën në vizitën e tij të parë në Kinë në vitin 1956, ishte në takimin e Hoxhës me Nikita Hrushovin në Moskë në vitin 1960, e cila kulmoi me prishjen nga Bashkimi Sovjetik.

Një burrë i vogël me paraqitje modeste dhe sjellje të këndshme, Alia nuk kishte karizmën e Hoxhës. Ai arriti të mbijetonte nga spastrimet e pamëshirshme në parti duke treguar besnikëri të plotë ndaj Hoxhës dhe duke mbajtur një profil të ulët për çështje të debatueshme.

Pas prishjes me Kinën në vitin 1978, Shqipëria u detyrua të ndiqte një politikë të vetë-mjaftueshmërisë maksimale, duke u mbështetur vetëm në burimet e brendshme njerëzore e materiale. Vendi u tërhoq në një izolim total, u harrua pas maleve të mrekullueshme  e të vetmuara. Izolimi politik, i cili zor se ka ndonjë paralele moderne, zgjati deri në vdekjen e Hoxhës.

Pas fitores së PD në vitin 1992, Alia dha dorëheqjen nga presidenca dhe u pasua nga Sali Berisha. Një shpirt dogmatizmi dhe hakmarrje më shumë se pajtimi u shfaq ndërsa Berisha vendosi të shkatërronte kundërshtarët politikë. Alia u vendos në arrest shtëpie, i akuzuar për korrupsion dhe për dhunim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Në vitin 1994, pas një gjyqi të gjatë, ai u dënua me 9 vite burg, u lirua më vonë me një amnisti për të qetësuar opozitën. Megjithatë u arrestua pak më vonë, kësaj here me akuzën për gjenocid. Ai u akuza se kishte dhënë urdhër të qëllonin njerëzit që po përpiqeshin të kalonin kufirin shqiptar në vitet 1990-91. Alia u ankua më vonë se kishte jetuar pa pagë e pa pension që pas dorëheqjes. “Mund të kisha shkaktuar një tjetër Tiananmen në Tiranë. Nuk më ka pëlqyer kurrë gjaku. Kam bërë më të mirën në kushte të vështira”.

Në mars të vitit 1997, ai doli nga burgu mes kaosit që solli rrëzimi i firmave piramidale në mbarë Shqipërinë. Ai u largua nga vendi menjëherë për tu bashkuar me familjen në Francë. Megjithatë ai u kthye në Shqipëri atë dhjetor, por nuk ishte kurrë aktiv në politikë. Ai vazhdoi megjithatë të shkruante artikuj dhe të shfaqej në aktivitetet sociale në Tiranë, duke u respektuar si një burrë i urtë shteti si nga e majta ashtu dhe nga e djathta e shoqërisë shqiptare.

44 komente në “Arkitekti i Perestrojkës shqiptare”

  1. tg usa says:

    po kete diktatorin plak te rjedhur Ramizi na e beri peshqesh?

    1. Kristo Koli says:

      LIGJ nr. 7380, datë 8.5.1990 PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

      Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

      KUVENDI popullor I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

      VENDOSI:

      Neni 1

      Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhe këto ndryshime:

      1. Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:

      “Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave”.

      ………

      “ 9. Neni 127 ndryshohet si vijon:

      Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit

      “Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit dënohet:

      – me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet”.

      Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

      SEKRET ARI I PRESIDIUMIT KRYETARI I PRESIDIUMIT

      TË KUVENDIT POPULLOR TË KUVENDIT POPULLOR

      TË REPUBLIKËS POPULLORE TË REPUBLIKËS POPULLORE

      SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

      Sihat Tozaj Ramiz Alia

      1. Kristo Koli says:

        Kujtohet vrasja në kufi e 17-vjeçarit shkodran

        17/06/2009 Në vitin 1990

        SHKODER- Shkodranët kanë përkujtuar sot ditën e të vrarëve në kufi. Me qindra banorë të Shkodrës të drejtuar nga shoqata antikomuniste e qytetit, janë mbledhur sot dhe kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të martirit të parë të demokracisë, Pëllumb Pëllumbit, i cili u vra në kufirin shqiptaro-malazez me 16 qershor të vitit 1990. Pikërisht me këtë datë djaloshi 17-vjeçar nga qyteti i Shkodrës u vra nga forcat kufitare teksa po tentonte të kalonte në shtetin fqinj, Mal të Zi, me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë. Fatkeqësisht ëndrra e këtij djaloshi u pre në mes nga plumbat e sistemit të kuq që kishte filluar të rënkonte. Sikur të mos mjaftonte vetëm vdekja, trupi pa jetë, i gjakosur dhe i rrethuar me tela me gjemba, i Pëllumb Pëllumbit u vendos në bagazhin e një makine dhe u shëtit nëpër qytetin e Shkodrës, për t’u treguar të rinjve të tjerë se ky do të ishte fundi i tyre nëse do i binin ndesh sistemit diktatorial të asaj kohe. Pavarësisht këtyre veprimeve, të rinjtë shkodranë, në vend që të trembeshin, organizuan një protestë kundër veprave kriminale që vazhdonin të kryheshin në kufi. Kjo revoltë u organizua paditen e 16 qershorit 1990, gjatë ceremonisë mortore të Pëllumb Pëllumbit. Në demokraci 16 qershori u shpall nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës si “Dita kombëtare e të vrarëve në kufi”. Njëkohësisht ky këshill e ka nderuar Pëllumb Pëllumbin me titullin “Qytetar nderi”.

        1. tironsi vendali says:

          E po mire atehere mburruni me jozefinen ju shkodranet se nga vendi i fundit ne europ,jozefina ju ka cuare ne vende te pare ne ekonomi duke len pas edhe shtete gjigande si gjermanija e franca ,ju me duket ju pelqejn pordhet e medha se ato te cain bythen

      2. vullnet says:

        Mor Koli .Me jane vra tre shoke ne kufi pas ketij vendimi.Kush mban pergjegjesi.Kush mban pergjegjesi.Me siguri ushtari sepse hori Ramiz jetonte ne hane.Ne ate kohe mirrej vesh sa miza fluturonin nekufi.Mashtrues te perjetshem.Keni derdhe shume gjak dhe nuk mund te shini.Nuk ka varr te hupun o shuku Koli

      3. tironsi vendali says:

        Lerini fjalet burra te till shqiperis nuk i vin me.tani shqiperia po prodhon hajdut,genjeshtar,kreminel dhe llafazan politikan,njerez pa moral dhe karakter politkan te nevercem.
        burra si ramiz alija meritoin respekte dhe derime sic e meritoi burrat e shtetit dhe njerezit me kultur,dhe jo egersira qe zbresin nga malet dhe te tregoin perralla me arinj.
        Gushellime familjes alija,dhe ta ken per nder qe kane pasur nji baba,dai apo xhaxha si ramiz alija,le te prehet i qet ne boten e perjteshme.

    2. CFURKU says:

      ME SA DUKET E ZBULOVE EDHE TI VEHTEN MOJ MIRANDA. HITLERIT I ESHTE THENE KRIMINEL EDHE KUR VDIQ. DUCES I THANE TE NJEJTEN GJE KUR E VAREN. MADJE KESHTU I ESHTE THENE KUJTDO QE I KA BERE DEME POPULLIT TE VET, APO POPUJVE TE TJERE. KESHTU I DUHET THENE EDHE KETIJ VAZHDUESI TE DIKTATORIT, DHE ATIJ QE E PASON SOT. VDEKJA NUK LAN GJYNAHET. AJO TE JEP MUNDESINE TE SHKOSH NE GJYQIN E FUNDIT, KU DENINIMIN NUK TA JEP AS NDRECA E AS SASHENKA POR VETE ZOTI. UNE DO THOJA RAMIZIN E DENOFTE ZOTI, ASHTU SIC E MERITON. E PAS TIJ, SA ME PARE DENOFTE EDHE KEDO TJETER QE KA BERE TE KEQIA TE PANUMURTA MBI POPULLIN PER TE SIGURUAR NJE SUPERMIREQENIE E PASURI PER PINJOLLET E TIJ. MESHIRA ESHTE INDIVIDUALE, POR GJITHMONE NUK TREGON FORCE, PERKUNDRAZI SHPESH ESHTE ME SHUME FRIKE SE FORCE.

  2. i drejti says:

    jo-tg.usa-ekemi paje nga ju keni degjuar gje per nji far rajson?

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      I lehte i qofte dheu i Shqiperise.Ramiz Alia ishte njeri i ndershem,politikan i kujdesshem dhe shqiptar i mire.Beri te mundur ndrimin e sistemeve pa gjakderdhje.Historia jone do ti rezervoje ketij PERSONALITETI te shquar vendin e merituar.Ngushllime per FAMILJEN

      1. raimondi says:

        Bravo ! Eshte tamam ashtu

        Ramiz Alia ishte Politikani Model per t’u marre shembull nga politkanet e sotem

        -Ai ishte i shkelqyer ne arsyetim dhe ne vizion
        Alia ishte tipiku i politikanit plot Integritet , inteligjence dhe patritoizem

        ——-Zoti Alia ishte me te vertet nje Lartesi e Perulur nese do perifrazonim Konicen,
        Ai ishte soft spoken ,por ai kurre nuk bente pazar me interesat e Shqiperise sic bejne keta sot . Ai mbronte ato ne menrye Brilante

        My Heart-felt condolences goes out there to his family and friends

        R.I.P. Ramiz Alia

  3. Ngushllime njerezeve te aferm te Ramiz Alis.Megjithe objeksionet qe kam pasur ndaj tij per menyren si do ta ishte bere ma mire,nderrimin e sistemit nga komunnist ne demokratik,do te thosha se ka edhe meritat e padiskutueshme se nuk u derdh gjak gjate atyre diteve te veshtire me gjithe thirrjet e vazhdueshme te Sali Berishes per nje gje te tille.E dyta, per mendimin tim nuk ka qene udheheqesi fundit komunist ,sepse i fundit ashte Sali Berisha e qe fatkeqesisht vazhdon te jete akoma ne politike.

  4. albanian says:

    nje nga figurat me te ndyra antikombetare!
    pasojat po i vuajme ende!

    1. XYZ says:

      figura me e ndyre antikombetare eshte sala yt jo ramiz alia.nuk e shiti ramizi shqiperine po bastardi i vicidolit, nuk i vrau shqiptaret ramizi por sala yt qe vrau me mijera ne ’97.i vetmi gabim i rende i ramizit eshte qe la sali bastardin si trashegimtar te tij.nuk ja kishte marre mendja qe saliu do te shderrohej ne figuren me te urryer te shqiptareve.

    2. nor says:

      ik e futju historise se nuk e ke idene se ca flet!

      1. nor says:

        kete komentin e mesiperm e kisha per kete albanian me poshte! Nuk e di pse doli ne vend te gabuar…

  5. albanian says:

    nje nga figurat me te ndyra antikombetare!

    1. tekniku says:

      M pak se Berisha apo jo

  6. Klodian Kapllanaj says:

    Ramiz Alia,eshte nje nga figurat me te rendesishme te jetes politike shqiptare te shek.XX.Si i tille ka merita e gabime,dritehije e mistere.Gjithesesi duhet gjykuar ne funksion te peiudhes historike se ciles i perket.Une do ta gjykoja si Gorbacov te Shqiperise qe tentoi ta drejtonte vendin drejt nje kursi te moderuar.Gradualiteti i transormimeve qe ai nisi kishte per te qene alternativa me e mire.Sforcimi i situates dhe pershpejtimi i proceseve politike ishin pozitive vetem ne aparence.Eksperienca e njezet viteve qe vijuan,deshmoi me se miri qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk ishin te pergatitur per nivelin e lirise qe i priste.Kjo ne rradhe te pare per mungesen e nje klase politike te kultivuar.Mungese qe tragjikisht vazhdon edhe sot.

  7. demokrati says:

    Ramiz Alia ishte simbioze e nje komunisti idealist, nje shkodrani me tendenca te theksuara lokaliste,dhe e nje kriptoislamisti. Alia eshte ekzekutori i vertete, i te vetmit person qe kishte aftesine dhe karizmen qe pas vdekjes faktike te Enver Hoxhes te nderronte kurs, i Mehmet Shehut. Ai iku pa u hapur ne lidhje me te vertetat qe vetem ai dhe partnerja e tij ne krim, Nexhmije Xhuglini, dine ne lidhje me terrorin e viteve 80.U prehte ne paqe.

  8. MAJA says:

    Ky burre, vetem burre shteti nuk ishte, sehirxhiu i fukarallekut shqiptar. Tufa , areza, lufte kunder shpezeve dhe kafsheve,kjo ishte parulla e tij.Ky burre eshte i epokes se vezes kur dhe e verdha e vezes ishe e bardhe .Ju kujtohet talloni, radhet e gjata? Ja meritat e ketij udheheqesi. Shefi i mizerjes! Mendje mykur dhe servil e spiun i Hoxhes.
    Mjere populli yne c’gjarperinj ka ushqyer dhe ushqen ende.

    1. XYZ says:

      po te ishte saliu ne vend te ramizit, do t’i kishte shtypur me gjak protestat e studenteve.ramizi ka meriten e madhe qe e la pushtetin ne menyre paqesore.sa per tollonat nuk ishte ramizi por enveri qe i ideoi 1980-85.gjarperi me i madh dhe me i poshter ne gjirin e popullit tone eshte idhulli tend, sali vicidolsi.nese ramizi ishte spiun i enverit, saliu eshte spiuni i serbit.dakort?

  9. Labi Vlore says:

    Ne radhe te pare,kur nje njeri nderron jete,te afermeve dhe familjareve u dergohen ngushellimet.Edhe sikur Saliu te vdesi,ngushellimet duhen derguar njerezve qe e kane baba,atyre qe e kane gjysh etj.Pastaj me mbas mund te diskutohet profili i tij politik apo gjakatar.Kjo duhet bere per hir te kultures.Per mendimin tim Ramiz Alia mund te diskutohet ne dy pika.1)Ka meriten e madhe te evitimit te gjakderdhjes dhe shmangjen e luftes civile.2)Ka mallkimin e ketij populli per zbatimin e perestrojkes ne Shqiperi dhe vendosjen e Sali Berishes ne krye te vendit nepermejt krijimit te nje partie te rreme demokratike,qe do te ishte nen urdhrat po te te njejtes PPSH me Ramizin ne krye.
    Sali Berishen e kemi dhurate nga Ramizi,kete e dine tashme te gjithe boterisht,kur e dergoi ne mbledhjen me dyer te mbyllura te studenteve ne dhjetor te vitit 1990.Deshmitar eshte edhe babai im sot,qe ka qene student ne Tirane aso kohe,por jo ne mbledhjen me dyer te mbyllura te studenteve.
    Sa per evitimin e gjakderdhjes,meritat askush nuk mund te ja mohoje.
    Ka edhe nje faj tjeter per mendimin tim.
    Nuk arriti ne vitet qe pasuan te demaskonte ish klasat e vjetra komuniste qe komandojne dhe bejne ligjin ne politike,ekonomi e ne cdo qelize te jetes ne Shqiperi,me qellim qe tu hapte rrugen forcave te verteta e me energji te reja Demokratike.
    Ka fajin e madh qe bashkpunoi deri ne diten e vdekjes me kliken e vjeter komuniste,me Sali Berishen dhe Fatos Nanon ne krye.
    Per keto sjellje antikombetare,Ramiz Alia,ose nuk ka patur guximin,trimerine,atdhedashurine per atdheun,ose thjesht ka qene bashkepunetor i tyre deri dje,kur vdiq.
    Vdekja e Ramize Alise shenon vdekjen e nje komunisti te rendomte nga ana politike dhe kulturore,me nje formim te ceket kulturor,por shenon edhe vdekjen e nje komunisti me talent te spikatur dhelperak.
    Na le mbrapa komunistet e vjeter e te mplakur,akoam te etur per gjakderdhje dhe shkaterrim te cdo qelize demokratike.
    Keta komuniste jane akoma ne krye te politikes Shqipetare.
    Pjellat e tija si Sali Berisha,Fatos Nano,Skender Gjinushi,Gramoz Ruci e plot e plot te tjere,te njohur e te panjohur.
    La mbrapa vehtes edhe komuniste te tjere,me pak te degjuar,por shume teper kancerogjen per vendin,qe sot i thone vehtes biznesmene te shquar e te pasur,qe kane privatizuar mbare Shqiperine.
    Qe ndertojne pallate duke u deklaruar me flake e me barut si demokrate te thekur qe adhurojne kapitalizmin.
    Ka lene mbas vehtes,akoma gjalle njerezit qe e shajne partine qe me aq zell i kane sherbyer nga themeli ne cati,nderkohe qe as kane qene dhe as kane per tu bere ndonjehere demokrate te mirfillte,sepse ata urrejne demokracine,konkurimin e ideve,marrjen e pushtetit me vote,triumfin e me te zgjuarit ndaj atij me pak te zgjuar,triumfin e te vertetes ndaj genjeshtres se fabrikuar.Dikur genjeshtra fabrikohej ne bunkieret e sigurimit te shtetit dhe propagandes komuniste,sot fabrikohet ne televizionet e pushtetit.
    Vekja e Ramiz Alise na kujton edhe njehere,se komunzimi ne Shqiperi nuk ka ikur akoma,ai thjesht eshte trasformuar,si ne librin e tmerrshem te Kafkes,duke u shenderruar ne Mafje.
    Komunizmi ne vehtevete me terrorin e tij,edhe ne kohen e Dulles ishte mafjoz,por sot thjesht eshte me i sofistikuar.
    Komunistet e djeshem qe kishin pronen e tyre Shqiperine,e kane ate edhe sot.
    Kane grabitur pronat,hekurishtet(skrapin) e fabrikave te rrenuara po e privatizojne po ata.
    Hidrocentralet dhe koncesionet i kane po ata komuniste qe i kishin edhe dje.
    Shqiperin e ndertuam ne,tha Ramizi dikur bashkepunetoreve te tij me te ngushte,prandaj ajo perseri duhet te na perkasi ne.
    Mjere Shqiperia dhe ne Shqipetaret qe edhe sot e kesaj dite,jemi te bombarduar,basarduar dhe te pergjumur nga propaganda mafjoze,genjeshtare,mashtruese dhe e ndyre komuniste.
    Nderkohe qe ne mundohemi te studjojme ne universitetet e botes,te punojme ne shtetet e botes,Shqiperia po privatizohet dhe rripet anembane,e kur ne te na vijne mend,do gjendemi para nje fakti te kryer,ku nuk do kete me asgje.
    Pronat do u takojne me ligj dhe me procedure ligjore komunisteve te djeshem,hidrocentralet,ato pak fabrika,apo termocentralet po ashtu.
    Pasuaria kombetare do jete e grabitur ose eshitur,e ne do jemi punetoret(ose sklleverit modern)te kapitalisteve te sotem,ose me sakte e atyre qe ishin komunistet e djeshem.

    1. endri3 says:

      Labi jam shume dakort me ty ne pergjithese, pervecse kur thua qe Ramizi ishte bashkepunetor i Berishes.
      Nuk mund ta besoj sepse Berisha e futi ne burg dhe eshte e pamundur qe Ramizi ti sherbente deri dje ne diten kur vdiq.

      Edhe nje gje tjeter! Nese nuk pati gjakderdhje nuk ishte prej merites se Ramizit por prej frikes qe kishte Ramizi ta bente nje gje te tille.

      Pershendetje

      1. turi says:

        ENDRI
        Ramizi ishte lideri nen hije i politikes shqiptare te ketyre 20 vjeteve.Ai ishte themeluesi i kesaj POLITIKE GANGSTERE MAFIOZE KORRUPTIVE E KRIMINALE , nga e cila kemi 20 vjet qe po vuajme dhe qe do vazhdojme te vuajme.
        Te gjithe politikanet e sotem,(politikane i thenxhin, se ne fakt jane vetem llumi i shoqerise shqiptare),jane zgjedhur prej tij dhe Nexhmijes. Keta te dy dhe femijet e tyre jane BOSSET e politikes shqiptare dhe pergjegjesit kryesor ,te shperfytyrimit te plote te ketij vendi e ketij populli.
        Saliu dhe te gjithe politikanet e tjere, te majte apo te djathte, i mbushin breket plot perpara BOSSEVE.
        Sa i perket burgut qe beri Ramizi me Nexhmijen, mos u merakos shume,sepse ajo e gjitha ishte skenar i pergatitur nga vete keto mostra, per ti hedhur sy botes perendimore, dhe se burgun e bene ne lluks , atje ku deshen vete dhe per kete e shperblyen veten sa i deshi bytha e vet , nderkohe qe viktimat e tyre edhe sot e kesaj dite ,jo vetem qe nuk jane shperblyer ,por vdiqen ose enden akoma rrugeve te pafuqishem per te siguruar edhe buken e gojes( deri tani jane shperblyer vetem spiunet e birucave qe i fuste vete partija, per ti ja shtuar vitet e burgut te burgosurve te vertete politik).
        TURP PER SHOQERINE SHQIPTARE QE NUK I VURI ME SHPATULLA PAS MURITHIJENAT E VETA.
        E KEQJA E JONE QENDRON TEK VETJA JONE, QE NUK DIME TA VLERESOJME ATE, SEPSE E HARROJME DHE E FALLIM DJALLIN.

        1. nor says:

          Futja pordhe o Tur!!! Ramiz Alia paska kontrollu politiken shqiptare keto 20 vite!! Vras mendjen se cfare lloj gjendjeje e mjerueshme mendore arrin te nxjerre pikepamje te tilla kaq te ngaterruara! Ramiz Alia ishte burre shteti ne kuptimin e plote te fjales dhe ju qe e shani s’jeni vecse cope merhumesh qe s’vleni nje lek! Jo pati frike jo s’pati frike – merite e tija ishte qe e drejtoi vendin neper periudhen e tranzicionit pa shkaktu gjakderdhje, dhe ky eshte nje fakt qe nuk mund ta mohoje askush. Shiko saliun sot ti, qe me 21 Janar, ne nje shtet qe presupozohet demokratik, dha urdher te hapej zjarr duke vra 4 protestues me duar ne xhepa. Cilin vrau Ramizi ne protestat e Tiranes? Asnje! Prandaj, rrini shtrembet, por flisni drejt!!

    2. Albana says:

      Labi e ke permbledhur shume sakte. Nuk kam asgje per te shturar vecse pajtohem me mendimin tuaj.

  10. epiroti says:

    Ngushellime familjes se te ndjerit Ramiz Alia . Kur shikoj Berishen dhe Ed Ramen me kompani, i ndjeri me duket demokrat dhe keta batakcinjte qe iua permenda emrat me larte , me duken derra dhe shkuar derra .

  11. Kristo Koli says:

    Ne vitin 1990 ne kufi u vrane 133 djem nenash nga Ramiz Alia.Nexhmija ngeli vetem tani.

    1. XYZ says:

      po ne 1997 sa djem u vrane nga berisha?!

  12. arian says:

    po ky agjent i rregjur serb dhe rus qen bir qeni 700 breza nje antishqiptar qe nuk meriton asnje lloj gjeje

  13. ismeti says:

    shyqyr qe nuk ishte ky gomari i sotem se ne at koh do shkonte gjaku vad,por ishte nji vizionar nji qytetar e para se gjithave nji shqiptar qe se shiti kurr SHQIPRIN si ky gomari malok

  14. ademi says:

    Ngushllime familjes se Tij. Do te kujtohet gjate, per te mire e per te keq.

  15. ademi says:

    Ngushllime familjese se Tij. Do te kujtohet gjate, per te mire e per te keq.

  16. Salushi says:

    Respekt, si nje njeri qe ka luftuar per clirimin e Shqiperiae kunder Fashizmit,
    Ngushellime Familjes,
    ndersa Berisha ka luftuar kunder Popullit ,duke e vrare per te vjedhur ,ky eshte peshqeshi qe zevendesoje nje njeri qe ndroje jete perseri i Respektuar nga shumica e Popullit,por nuk ka vjedhur si qeveria qe vazhdon e vret njerez,ku nuk ka me garantsi jeta,
    edhe nje here ngushellime Familjes se Ramiz Alise.

  17. A T Z says:

    Nuk besoj dot se i ndjeri Alia ka te beje mentalisht e realisht me kete gomarin qe kemi tani se nuk ngjajne ne asnje aspekt me njeri-tjetrin se njeri ishte modest orator e vizionar ndersa tjetri eshte oportunist dhe gagac kur del ne publik sa qe dhe ata qe e degjojne skuqen nga turpi me budallalliqet e tij.Ky i tanishmi eshte nje sharlatan dhe maskara deri ne kocke.

    1. ed says:

      te lumte pena ….ramizi dhe te ligat i shlevi me nje te mire te madhe dorzovi pushtetin pa gjak , packa se ca thone nga frika e ca thone nga qefi por gjaku nuk u dedh lume ndersa Saliu dhe ndonje merite po qe se kishte ne fillimet e demokracise e “shlevi’ me njemije te liga qe beri e po ben akoma dhe sot ……..

  18. Guri i Bletes says:

    Lideri komunist i fundit apo i para fundit…

  19. SKENDER BEU says:

    PERESTROJKEN E LESHIT MOJ MIRANDA.AI ESHTE BABAI I SHKATERIMIT TE EKONOMISE DHE SHTETIT SHQIPTAR NE BAZE TE PLANIT QE I DHA BERBERI I HOTELDAJTIT NGA UDEBJA JUGOSLLAVE.

  20. bubullima says:

    Ramiz Alise i qoft dheu i leht,ibajn varrim shtetror po ose jo pak rensi ka,ai ishte nje burr shteti dhe dote mbes i tille,koha dota vlersoje,sot asht e lehte ta gjykojm ne por nuk duhet te harrojm kohen kur jetuan,i shikoni sot si po qeverisin sharlatanet e sotem qe kan ideal vatem vjelljen,te pakten R.Alia ishte nje burr i ndershem e me kultur,patjeter duhej qe te bente me shum por edhe aq nuk ishte pak,ngushllime familjes,nga anet tona thon se nuk han mortja m..,se kaher e kite hanger S.Berishen.

  21. aleks says:

    Ngushellime familjes per z Ramiz. P mvaresisht se si erdhi ne pushtet dhe mori drejtimin e tij ai mbetet nje nga figurat kryesore te shtetit shqiptar Ramizi me bekimin e amerikes e kaloi trnzicionin pa gjakderdhje ku, forcat especiale te ministrise po dhe te ushterise ruajten gjakftohtesine ne maksimum perpara turmavepopullore te drejtuar nga lideret e saj qe prisnin me padurim vrasjen e protestuesve per te aritur sa me shpejt kurorezimin e tyre ne permbysjen e shtetit dhe vendosjen e kurores prej”dafine ” ne ballin e tyre.Nuk mund te krahesohet DORDOLECI SALUSH me Ramizin si figura politike ne asnje menyre ,Ramizi e drejtoji kete vend pa rexikuar jeten por edhe teritorin e vendit .Ai ishte idealist ne gjithe qenien e tij,te pa koruptuar ,besnike dhe atdhetare.Po sot keta palaco qe drejtojne kete vend si te djathte dhe te majte e shkatruan,grabiten,vodhen,shiten, perdhunuan dhe se fundi u pasuruan me grabitjen e pasurise kombetare nga nje familje e vetme e MADHE BERISHJANE ku lepijne kembet me qime te shpellarit qe nga iliri i monikes ,fatosi i thanasit dhe gjithe jargamanet e tjer lolot e oborit mbreteror.

  22. Lugat says:

    Mjaft na e shitet Ramiz Aline si shpetimtarin e shume jeteve.
    Ramiz Alia eshte tradhteri numer nje edhe i atyre pak vlerave qe i kishin mbetur atij sistemi duke e kthyer krejtesisht ne sistem te pavlere per te ardhmen e vendit. Hapi rrugen e shkaterrimit te cdo gjeje pozitive qe ishte bere deri athere dhe me qellim beri ligje dhe lehtesime ligjesh duke vepruar ne te kundert ne terren ne menyre qe te nxiste situaten ku Shqiperia ashtu sikurse Rumania, te zgjedhura me rreth te kuq nga ShBA-te, te beheshin shembuj per te kaluaren e tyre.
    R. Alia ka patur ne zyren e tij qe ne vitin 1979-80 disa reforma jetike te cilat do te hidhnin hapa konkrete ne modernizimin e vendit dhe permiresimin e situates se qytetareve. Qe nga reforma agrare per rikthimin e tokave e deri tek reforma e sindikatave si nje subjekt i pavarur dhe jo ne xhep te PPSh-se. Te gjitha keto Ramizi i mbylli ne sirtar dhe ju vuri kycin, sepse nuk ishte akoma koha. Koha ishte 100%, ceshtja eshte se Ramizit i kishin dhene tjeter plan: Planin e shkaterrimit te cdo arritje te asaj kohe dhe planin qe ta na bente peshqesh palo politikane si keta te sotmit duke filluar qe nga Nano, Berisha, Godo, Ceka etj. Te gjithe jane asgje me shume pervec se surrogato te atij sistemi.

  23. i cant get how you’ll be able to reveal like this astounding posts admin significantly thanks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje