SHIFRA LUFTE/ Nga janari deri më sot, 100 të vrarë në Shqipëri

15 Tetor 2011, 17:06Politika TEMA

Një shifër e frikshme është ajo e vrasjeve nëse do të llogarisim që ende nuk ka përfunduar viti 2011. Që nga muaji janar e deri më sot numërohen në blloqet e policisë së shtetit 100 vrasje. Një shifër e lartë nëse kjo do të krahasohet me vitet që janë lënë pas. Është thënë edhe stër thënë nga drejtues të policisë së shtetit se duhet të ulët numri i vrasjeve ky premtim nuk është mbajtur nga ata. Madje edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj në 13 korrik 2011 ka vënë theksin se sezoni veror që kaluam do të ishte mjaft i qetë, por ky premtim hidhet posht nëse do të shohim shifrat të cilat janë realiste.
Ndërkohë që vetëm në muajt korrik, gusht janë shënuar 32 të vrarë, duke mos përfshirë këtu muajin shtator i cili ka pasur edhe vrasje të bujshme, sic është ekzekutimi me tritol i gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjithashtu në këtë vit ka shënuar një kurbë rritje krimi në familje si dhe vrasjet për pronat, apo edhe grindjet e castiti nuk janë lënë pas. Përveç armëve të zjarrit, në vrasje është perdorur edhe lenda eksplozive ku oficerët e policisë gjyqesore kanë të vështirë zbardhjen e këtyre vrasjeve, pasi lënda plasese nuk të lë mundesi për të marr shumë prova. Por ndërsa jemi në mes të muajit tetor, ajo që duket tashmë është numri 100 i vrasjeve, ku edhe pse policia ka arritur të gjej autorin, kur shënohet krim brenda familjes, vrasjet e bujshme mbetet enigma. /ora-news/

8 komente në “SHIFRA LUFTE/ Nga janari deri më sot, 100 të vrarë në Shqipëri”

  1. ILIRI says:

    Vetëm Gjendje Lufte që nuk është shpallur.
    MJERIM

    1. Aqifi says:

      Ne Shqiperi e kane marre fuqine ne dore Salibanet. C’mund te presesh nga Mullah Saliu dhe salibanet e tjere???

  2. bela says:

    mjere shqiperia ne cfare terri po kalon dite e saj,i bie po ta llogarisim se ka cdo muaj nga 10 te vrare pra nga janari ne tetor,te presim dhe pak se mos rritet numri dhe me shum pasi qeveria e ka katandisur popullin sa qe zgjidhjet e problemeve i zgjidhin vete,o shpellar me mire bej llogaritjet e kriminalitetit si ta parandalosh sa ben llogaritjet e ekonomise gjoja ne kemi arritur me lart se gjermania,po me sa pare mend ne duhet ta besojme kur gjermania eshte nder shtetet me ekonomi me te forte ne bote pas amerikes,pastaj ne si arrijme kurre jo me ti kalojme pasi ato ecin 100 hapa para ne 100 hapa pas.

  3. tourkofagos says:

    hmmmmmmm,100 koke,,,,,,shume pake,me kete ritem na duhet te presim 100vjt qe te pastrohen korraket,,,,!!!!

  4. Leonard says:

    20 vjet x 100 vrasje = 2000 vrasje. Monizmi vrau 2000 vetë në 50 vjet. Keni edhe 30 vjet në dispozicion që të arrini në librin Guinnes. Urimet emia më të mira.

    1. Albann says:

      hahahahaha…hahaha..futi dhe ata te 97 qe qene afro 2000 te vrare dhe mos prit per 30 vitet e ardhshme.

  5. Albann says:

    U plotesua “guri kilometrik” i te vrareve…urime shqipetareve per kete arritje kaq impresionuese,gjithesesi kini potenciale per me teper.. ? ? ? .Cdo vit,apo me sakte diten qe plotesohet ky numur shkruani me germa te medha
    “SHQIPETARET JANE ENDE KAFSHE TRIBALE”
    Diten kur ky numur nuk do arrihet,mund te besohet se Shqiperia po ndryshon per mire .Ate dite ngrini nje permendore dhe shkruani
    “PO BEHEMI NJEREZ
    Faleminderit

  6. memecit na i erdhi goja says:

    sali-baba-dhe40 hajdutet e kane kthyer Shqiperine ne nje parajse per mafian dhe gangsteret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje