Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, ka folur për herë të parë për përmendjen e emrit të tij në kabllogramet e ambasadës amerikane. Gjatë një interviste për emisionin “Debat” të Alfred Pezës, Ruçi ka thënë se kabllogramet kanë pasqyruar akuzat e opozitës së atëhershme ndaj tij, por edhe të vetë njerëzve brenda PS-së, pas luftës së brendshme në këtë parti. Megjithatë, një muaj pasi ju refuzua viza, Ruçi ka thënë se ka udhëtuar drejt SHBA-së.
Në kabllogramet e WikiLeaks-it përmendeni dhe ju, zoti Ruçi, ashtu si dhe një grup deputetësh të Parlamentit, ku thuhet se “sekretari i Përgjithshëm i PS, zoti Ruçi, ka lidhje me trafikantë narkotikë dhe të krimit të organizuar. Atij i është ndaluar hyrja në SHBA në vitin 2005”. Kush është e vërteta e këtyre kabllogrameve dhe ju a jeni të gatshëm të hetoheni për këto akuza?
Është hera e parë që më bëhet pyetje për këto akuza dhe bëtë mirë që e bëtë, sepse nuk impresionohem nga kjo pyetje. E para, kur është diskutuar vënia e kësaj pike, kam qenë një nga iniciatorët, edhe pse ka pasur ndonjë tendencë brenda nesh që të mos ta çonim këtë pikë, dhe unë kam qenë promotori që kjo pikë të vendoset. E dyta, më ka ardhur shumë keq që kundërshtarët e mi politikë i kanë sulmuar kabllogramet. Unë do të thosha për dy arsye, se duke lexuar kabllogramet unë nuk mësova ndonjë gjë të re përveçse dy-tri gjëra që ishin biseda konfidenciale si ajo e ambasadorit dhe gjeneralit të Ministrisë së Mbrojtjes, apo ndonjë moment që kishte të bënte me Ministrinë e Brendshme. Të tjerat për mua ishin të ditura, pa përjashtim. Pse? Sepse këto janë thënë nga opozita shqiptare, ose i ka thënë shtypi shqiptar, pra është paradoks që politika shqiptare bën rolin e strucit, sepse nga ai ambasadori që ishte, në vend që të marrim shembullin se si funksionon një shtet serioz të cilin lum kush të rrojë që edhe shteti ynë të arrijë në një demokraci të tillë. Arsyeja e dytë që i jap të drejtë arsyes së parë është se kabllogramet janë absolutisht të vërteta, siç thuhen. Pse është ashtu? Sepse në 2005-n unë isha i ftuar nga Partia Demokratike amerikane për të marrë pjesë në Konventën e tyre për zgjedhjen e Presidentit të radhës së SHBA-ve. Kam aplikuar dhe më është refuzuar viza me arsyen për trafikim ndërkombëtar narkotikesh. E kam dëgjuar për herë të parë atë ditë fjalën drogë. Kjo ka qenë fjalia që kam artikuluar atë ditë. Por, kur u mendova më pas, atëherë pashë se ç’do të thotë një shtet i vërtetë. Se unë këtë akuzë nuk e dëgjova për herë të parë në sportelin e Konsullatës Amerikane. Atë akuzë e kisha dëgjuar 2-3 vite më parë. E kisha dëgjuar nga shtypi shqiptar, e kisha dëgjuar nga kolegë të forcës sime politike, e kisha dëgjuar dhe nga kundërshtari im politik. Kishte një problem brenda PS, kishte debat për zgjedhjen e kandidatit për Kryeministër në PS…
I cili u zgjodh?
Ishin kandidatë Ilir Meta, Arben Malaj dhe Spartak Poçi. Pra, besoj se ju kujtohet se ka pasur një mbledhje të KPD-së socialiste, e cila do të votonte kandidatin socialist për Kryeministër. Tri ditë para se të bëhej kjo mbledhje, është hapur një gazetë shqiptare me titullin “Është kapur bodiguardi i Gramoz Ruçit në Itali”, bile me emër, që nuk e harroj kurrë, Bilbil Heqimi, me 50 kg heroinë në mes të Italisë. Sigurisht që nuk e vlerësova. Burimi ishte nga një organ drejtësie. Së dyti, kur kishim probleme ne brenda forcës sonë politike, ky problem është lançuar në luftën tonë politike. Së treti, kur ka qenë problematika e zgjedhjes së Presidentit para se të zgjidhej zoti Moisiu. Pra, kjo akuzë më është adresuar tri herë dhe nga burime të besueshme, brenda forcës politike, jashtë forcës politike dhe brenda një institucioni. Në këtë mënyrë, ajo ambasadë regjistroi këto burime, sepse unë nuk isha askushi, isha një person publik dhe politik. Çfarë bëra unë? Që atë ditë iu drejtova shtetit shqiptar dhe vura veten time në dispozicion që organet të jepnin përgjigje për këtë akuzë, siç e thotë kabllogrami. Shteti shqiptar, vetë Kryeministri, i është drejtuar prokurorit të Përgjithshëm, Policisë së shtetit dhe SHISH-it.
Ishte zoti Meta kryeministër?
Jo, ishte Fatos Nano, dhe ata kanë dhënë përgjigje me shkrim për këtë kërkesë. Unë e kam veten në dispozicion para institucioneve shtetërore për këtë që trajtojnë sot kabllogramet. Nuk e kam lënë për sot. Është kthyer përgjigje me shkrim lidhur me pastërtinë e figurës sime. Kjo ishte në raport me organet e shtetit tim. Sigurisht, janë zhvilluar takime edhe të miat me ambasadoren amerikane të asaj kohe, Marsie Rise. Më 9 shtator, pas një muaj e gjysmë, Gramoz Ruçi, në 2005-n, ka udhëtuar në SHBA jo për në Konventën e demokratëve, por kam shkuar në Konventën e republikanëve, ku kam bërë takime me Bob Dollin, me senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Megjithatë sot e kësaj dite unë jam objekt dhe subjekt i atyre kabllogrameve dhe jam gati sot të hetohem i pari nga organet e drejtësisë. Kjo është e vërteta, dhe kjo është përgjigjja që unë kam për kabllogramet.
Ku ka Ze ,seshte pa GJe,veten mos e ngushello o RUCO more RUCO:Megjithe ate ke dhe te mirat e tua si politikan qe je i zgjuar dhe kembgules per integrimin e popullit.
ruci punon per integrimin????TE POPULLIT??labi,piji ilacet shpejt,se mos fusesh prape mufka
o tirona ime , une jam nga durrsi , dhe e du tironen si durrsin ,se kshu ka qene gjithmon tirona me durrsin , por ti sje tironc , se tjesh tironz perpara duhet te largojme maloket (me gjithe respektin per malsoret)qe i kane zone frymen tirones -durrsit dhe atje ku berisha i ka vone , perpara hiq nga koka ate qe te sundon ne shpin tate , pastaj i vihemi rucit,une jam gjithmon me ty.
Ke thone nje fjale me ven o vllai im.Te pershendes nga shkallet e Ermenit se ke zatrat e currilave e kemi mesuar notin bashke.TE PERQAFOJ KANTIERI DETAR.
Shume mire ka fol Gramozi . Absolutisht nuk eshte e vertete ajo akuza per Gramozin
Ata ne ambasade kane degjuar fjalet lart e poshte dhe i kane marre per te verteta
Urrej Saliun me gjith bishtin e tij pd-iste…. por edhe ti or Ruc kur te shikoj ne televizorin tim, me duket sikur po shoh saldim por pa maske! Te urej deri ne kocke, edhe sikur ti te ishe politikan shum shum i mire,edhe sikur te mos akuzonin per HAJDUT,ty prap se prap nuk te shkon, ke nje fytyre prej krimineli ordiner, ke nje veshtrim vrasesi kur flet nga foltorja e Parlamentit qe me vjen te thyej TV! Te duhen nja 200 operacione plastike dhe te frekuentosh Kishen apo Xhamine per nja 20-vjet qe te pastrosh shpirtin dhe pastaj mund ti futesh prap politikes… Si nje qytetar i inatosur nga regjimi Berishjan do kisha dasht shum qe vota ime te shkonte kundra atij, por perderisa te jesh ti dhe xhuxhi Brace ne PS,qe s’ploteson parametrat minimale, atehere edhe Rames per fat te keq s’ja jap dot voten. Duke mos-votuar per asnjerin nga ju une njekohosisht votoj me bojkotin tim! Nuk dua te behem si shumica e Shqipetareve qe nga deshperimi zgjedhin ate me pak te KEQE, personalisht s’dua te behem pjese e tifozerise suaj sepse qe aty fillon e keqja, mospjesmarja ne zgjedhje do te thote ndergjegjesim te opinionit publik dhe reflektim per ju, qe ti vini gishtin kokes e ta kuptoni se ne s’ju duam, pra e theksoj ti vini gishtin kokes e jo koken gishtit!!! Ne kete koment gjithsesi i drejtohem politikaneve ne pergjithesi, e pjeserisht ty Ruco, por ti me pare do t’e duhet te zbatosh ato qe thash me lart, 100% respekt ato pak politikane te ndergjegjsuar dhe 0% respekt per ty or Ruc!!!
Ruci ka nje enciklopedi te tere pa treguar qe kur lindi ne fshatin e tij deri kur ra busti i Enverit qe i sherbeu.Historite me kabllograme jane milimetrike ndaj gjithe jetes se tij.
Mos e beje si ramizi qe iku pa treguar aq 10 % te dredhive qe kreu.
Keta palokomunistet e soten te gjithe jane aizbergje gjigande dhe hiqen si te jene copeza akulli sa nje bajame mbi uje.
C’i dine shqipot ishat e diktatures leshko?
V.F.L.P. Jam plotesisht dakord me comentin tuaj sepse edhe une keshtu mendoj,dhe jam i bindur edhe 50% e shqiptareve kane te njejtin mendim.Por zemerata dhe protesta tuaj per bojkotim te votimit,shkon ne vesh te shurdher dhe nuk degjohet,sepse dikush tjeter do ta hedhi voten per ty,nje militant ,kushdo qofte ky,malok,myzeqar,apo jugor,ne interes te partise qe kandidon.Eshte mire qe te gjesh nje form tjeter proteste ti dhe 50% e shqiptareve.
Problemi me i madh i sistemit politik Shqipetar, jane KOALICIONET! Automatikisht ngelin 2 parti te medhe pas zgjedhjeve, qe do te thote jemi ne duart e tyre agallareve dhe mungon rivaliteti (edhe se bejne sikur zihen)! Duhet nje pol i 3-te politik! Po qe se do kishim pasur nje force te 3-te kriza nuk do kish qene kaq e gjate, kane shum gjera te fshehta e te pista si PD e PS qe nuk i permendin fare, se prishin pazaret e 2 kraheve, e kshtu qe sigurisht nuk u leverdis atyre… Na duhet nje force e re politike me KELLEQE, por jo me Ujqerit e vjeter ama, si i thone asaj fjales (ujku qimen e nderon por zakonin se haron)…… Te vjetrit ne burgje duhet te perfundojne, te rinjte jane me te ndjeshem dhe me te dhimbshur kur bie fjala per moral..!
Kabllogramet e Wikileaks-it kane vetem nje vecori: ATO JANE TE VERTETA! I pelqejne apo jo atyre qe i nxjerrin bojen. Patozi thote qe jane LIMONADA. Saliu thote qe jane THASHETHEME. Jozefina thote qe jane FLLUSKA SAPUNI. Grmaoz Ruci thote qe jane GENJESHTRA. Se une keshtu-ashtu, se une me the-te thashe, se une shkova perposht e perpjete. Vetem ambasada amerikane qe i ka prodhuar dhe transmetuar ne DASH thote se jane te VERTETA. Prandaj nastradini i ben apelin e radhes Edi Rames: Largo dinosauret prehistorike nga partia yte o Edi PS-ja! Si Gramoz Rucin me shoke shume nga pas! Se me shume do te fitosh sesa te humbesh nga largimi i ketyre krimineleve me vule ne balle. Harro datat komuniste 8 nentori dhe 29 nentori, qe sollen zine dhe hodhen faren e se keqes ne vendin tone! Nderro emerin e gazetes famekeqe “Zeri i Popullit” te Enver Hoxhes o Edi Shkrimtari! Se nderkombetaret po te shikojne me dylbi nga larg dhe ti nuk po behesh i gjalle fare. Por degjoje nastradinin me shume o Edi sepse shqiptaret po te shikojne me sy te perlotur. Sepse per momentin nuk kane zgjidhje tjeter per fatin e tyre dhe te vatanit. Fund i apelit te nastradinit per Edi Ramen dhe PS-ne e tij.
Për kë të votosh në Shqipëri!!!
Gramuz Ruci perben nje figure politike model. Gjithmone i qete, i llogjikshem, i drejtperdrejte, asnjehre agresive apo nervoz dhe asnjehere nxites sheresh, madje gjithmone ka tentuar te qetesoj edhe te vetet brenda partise.
Krahasoni pergjigjen e tij sot, me pergjigjet e legenave Olldashi, Pallozi, me shoke: mashtron Wikileaks, genjen Withers, kabllogramet e ambasadave jane thashetheme, kane fshehur kabllogramin per Edi Ramen…etj etj
Gramoz Ruci eshte nga te paktet burra ne PS nga i cili ka frike
dinosauri Berisha…..
sepse perdor te njejtat metoda si Berisha. Ja di forcen dhe egersine. Si dhe grupet e armatosura te sulmit qe kane te dyja palet.
Jam dakort me V.F.L.P, ky eshte nje turp per PS.Nje kriminel,eshte njeriu i dyte ne PS.
Megjithate z.Ruçi ashte 100 here ma i mire se Sali krimineli ,kaq per ju te dashur komentues,asht kjo qeveri hajdutash qe na lane jasht EU………….
O ju driteshkurtrit qe shani Rucin; ai nuk po thote se ato qe thuhen ne wikileaks nuk jane te verteta, por ai po mundohet te sqaroje qe wikileaks eshte e bazuar ne shpifjet qe dolen ne ate kohe kunder Rucit me qellim perdhosjen e emrit te tij per t’i ba konkurrence politike. Dhe po te shikosh se cilet jane ata persona qe e bene kete, dy nga ata duke qene ilir meta dhe ky majmuni malo (qe e martum me estrade), nuk ke se cfare te thush me shume!! Dy laperat me te medhenj te ps-se qe shesin edhe bythen per pushtet.
Shume mire nga Ruci qe e sqaroi kete ceshtje se edhe une e pata humbe disi respektin per ate duke kujtu se keto akuza kishin substance. Por prape, cuditesha se Ruci duket se eshte njeri me burrni dhe karakter. Dhe sa per te kaluaren e tij dhe shume te tjereve si ai, keta politikanet e sotem nuk i afrohen Rucit as te maja e thoit. Po te kishte pase ndonje te vertete ne lidhje me akuzat ndaj tij apo edhe te kaluaren e tij, jam i bindur se saliu nuk do t’kishte lane gur pa lujte per ta fute mrena sic beri edhe me ramizin!!
Mos u merrni me budalleqe o shqiptare te shkrete se nuk eshte Ruci problemi qe ka Shqiperia – saliu eshte!! Ne fakt ku te gjenim njerez me karakterin e Rucit. Respektet e mija per Rucin!
O i nderuar noy,te gjithe kane te drejte te japin mendimin me komentet,dhe keshtu eshte ne rastin tende ti ke mendimin tende,ndersa une timin por do te te jap nje raste ose nje prove qe Zoti Ruci nuk eshte aq i drejte sa e thua ti,ai eshte nje komunist kriminel,nje monster qe u a di koken shqiptarve dhe ben sic i do qefi.Ne vitin 2002 ne muajin maje ka qene fundi i muajit,une po kaloja tek parlamenti jone qe mos i qofte emri,aty perball takoj nje shoke timin te ngushte i cili jetonte ne nje qytet tjeter,u takuam,dhe une i thashe per te pire nje kafe,ai pranoi,dhe me tha se do ta pijme ketu para parlamentit ne nje lokal ku para kishe vajtur Ruci me nje shokun e tije qe ky shoku im e shoqeronte,u futem ne lokal,dhe i pame te dy duke biseduar dhe pire kafe,u ulem edhe neve perbri,ne bisede shoku im me thote e shef ate canten e zeze qe ka shoku im pran vetes,po i thashe une,pse kush eshte ai pyeta une,se Rucin e njija,ai me tha shoku eshte oficer policie ,por i ka shkreur qe te behet shef qarkullimi,dhe ket pune po ja bene Ruci,ajo canta ka 40 mije euro apo marka nuk e di tani,une i thashe po ti pse ne kete loje,une me tha ai jame gjysem sponsor ne kete loje,dhe ti i di fitimet e mija pastaj.Une qe e mora veshe se cfare po behej,nuk e ndava vemendjen nga tavolina perbri,dhe ne bisede e siper pashe qe canta qendronte ne krahe te Rucit,dhe mbasi paguan dolen dhe Ruci futi nene sqetull canten me para,dhe te mos zgjatem me,pas ca kohesh mora veshe qe ai tipi ishte bere shef qarkullimi nga hici ne nje qytet bregdetar,keshtu o mik kjo eshte nje nga nje mitat e tije,qe per mua eshte nje cop legeni qe po te kishte drejtesi ne shqiperi do te kishte perfunduar me kohe mbrapa hekurave
o nori po cthua se ti kur na shajne keta te tanet thua qe genjejne kurse kur shajne ata te sales thua jane te verteta.dhe likja tha qe un do iki ne gjykate e do dale i pafajshem,dhe do dali faktikisht po nuk e di ne do e besosh ateher qe eshte i pafajshem.dhe sala nuk ka njeri frik se eshte lab malok trim a ku ta di un…ai i trembet vetem vendosjes se shtetit.e keta tanet nuk eshte se bene shtet sa duhet kur ishin ne pushtet.vodhen dhe keta sa deshen .ruci normalisht eshte ne nje pozite qe as i pranon dot ato qe thuhen e as i pergenjeshtron dot.mire eshte te hapi krahun e te demokratizojne ate mute parti qe u ka ngel se po punojne akoma me stilin e partis se punes dhe atij te sales.deri sa te pergojohet emri dhe ke 20 vjet ne politike,largohu hapu rrugen te tjerve.po ajo dorheqje nuk i mbahet me definizioni me ne shqiperi.
Ju falenderoj per dialogun, geni dhe franko; gjithsesi, them t’ia leme kohes – ajo eshte gjykatsja me e mire.
Sido qe te jete Ruci, une mendoj se ai eshte disa here me i mire se pushti me i vogel i demorrakrateve – me jane neverite te gjithe te pd-se.
Se degjova diku me siper qe Ruci paska shku me xhozin; po te jete e vertete kjo, vetem ate nuk ia fal, hahaha
Eshte e vertet qe Sala ka frike vetem nga Ruci, pasi ka qen ish minister i brendshem Ruci, e di mire dosjet e Sales, si edhe te shume ish bashkepuntoreve te sigurimit, prandaj jo vetem Sala por shume politikane te tjere ja kane friken… jemi i vetem vend ne ish bllokun komunist qe nuk jane zbardhe ish dosjet e sigurimit…
hahahah. Do te thote per rucin qenkan shpifje nga kundershtaret e tij qe i ka nxjerr wikileaks kurse per keta te PD-se jane realitet
@Ramy; ca ka qe nuk qenka realitet per keta te pd-se qe ne nuk e dime?? Qe sali berisha eshte diktator? Apo qe te gjithe jane te krimbur ne pasuri ne kurriz te popullit?! Se pikerisht keto gjera po thoshte edhe ambasadori Withers ne raportet e tij!
Keto po, qe jane fakte, jo ato akuzat e droges jo po badigardi e pordhi kali. Ato jane taktika te njohura per t’u hedhe ne kundersulm duke shpif sa me shume se dicka ngelet!!
Mua me ka pelqyer gjithmone per thjeshtesine qe tregon kur flet dhe burrerine qe tregon duke mos u shmangur nga ajo qe beson se eshte me e mira. Tani keq ti kesh floket me xhel e keq te jesh fyryre vrare, te gjithe sdo jene te bukur. prisni more se ca kohe i doli nami se kishte shkepur Zhozin, po po jam i sigurt.
Shikoni me c fare standartesh veprojne ne politike politikanet tane. Ne angli ministri i mbrojtjes dha doreheqjen sepse nje shoku i tij spekullonte si mik i ministrit te mbrojtjes. Rucit i kapet badigardi me droge dhe thote se une jam i paster dhe vazhdon sikur te mos kete ndodhur gje. Te japesh doreheqje nuk do te thote se je i fajshem Ate e vendos gjykata, por fillimisht duhet te dorhiqesh z. Ruci.Mos valle ministri anglez kishte faj per shokun e tij?
Me te tille politikane ne keq e me keq do shkojme. Ata qe urrejne Berishen cuditen se si ka njerez qe duan Berishen. Domosdo, sic ka njerez qe duan G. Rucin.
@arjani; Saliut i kapet kryeministi me video e me za duke ba afera korruptive nga zyra e tij o trap e ti po na tregon standartet evropiane!! Pse nuk dha doreheqjen Saliu? Se eshte i pafytyre, prandaj….ikni mor legena qe nuk ju ka ngele nje fije karakteri dhe mbroni nje lunatik kriminel dhe diktator!!
Harrova nje ‘zv’ perpara ‘kryeministri’, po jam i sigurte se e kupton vete ti
Ekziston nje shprehje ”kije inat po jepi hakun”. Gramoz Ruci ne pamje te pare mund te duket si fshatar ose saldator (sic shkruan nje nga komentuesit), dhe eshte fakt qe ai ka qene Minister i Brendshem kur ndodhen ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder.
Gjithsesi, nje politikan vleresohet edhe nga menyra e argumentit,
i ftoj te gjithe komentuesit t
MODERATORIT: ky koment u dergua gabimisht pa u perfunduar, lutem mos e merrni ne konsiderate. Sapo dergova komentin e plote
Ekziston nje shprehje ”kije inat po jepi hakun”. Gramoz Ruci ne pamje te pare mund te duket si fshatar ose saldator (sic shkruan nje nga komentuesit), dhe eshte fakt qe ai ka qene Minister i Brendshem kur ndodhen ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder.
Gjithsesi, nje politikan vleresohet edhe nga menyra e argumentit,
i ftoj te gjithe komentuesit te krahasojne qasjet logjike te Gramoz Rucit me zukatjet qe bejne shumica e poltikaneve te tjere, p.sh. Enkeled Alibeaj, Majlinda Bregu, etj.
nje kriminel i lindur
me rucin mos e kruani shume.eshte i vetmi politikan shqiptar qe kerkon te perballet ne gjykate per cfardo qe akuzohet- mos harroni se mori guximin e shkoi ne shkoder kur e akuzuan per 4 djelmoshat shkodran -qe vrau arbnori me salian-dhe gjyqi nuk e ngarkoi me asgje-por e vraresit gjyqi nuk i zbuloi ore te mos i biem gjate sa akuza i jane bere berishes – plot – keni ndigjuar ndonjiher qe berisha te paraqitet si deshmitar – asnjiher – kur nuk u paraqit edhe per azem hajdarin -cfar pret nga salija?nji gje dihet – qe ai do vej nji dite njeher emire para gjykates.pse nul reagojne zagaret e djathte per kriptogramet?por i quajne te paverteta.duan te mbulojne mutin me shurre – dihet qe nuk mbulohet.
ftyre me te qelbet s’bo nona,lloqet e rucit jane shume te lashta
Per Gramozin mund te flasin vetem ata qe e njohin qe nga koha e rinise, kur conte qengja e djath tek baba Shefqet Peci, deri sa u be sekretar i pare i PPSH e minsiter i Brendshem me 8 klase shkolle, ne ate kohe 7 vjecaren dhe 1 vit filialin e mesuesve analfabet ne Shkoder ne vitin 1966 dhe shkollen e Nexhmijes.
o z ruci mos e kalo gardhin pre te vutur ne amerik se ke te besh me elektorat te zi atje dhe mosha te ka luar
pervec komunisteve kush mund te flasi mire per kete katunar tepelene
Po si ka mundesi qe ju djeg ju ham humave komentues te gazetes Tema per gramozin kurse per per Berishen per Meten per Bashen ato flasim me te vertet sipas jush
Sala eshte nje kriminel ordiner po dhe ti o Ruc ne te njejten kategori je.
Mjere ne qe na ran per pjese kafka te tilla.
Do doja qe tu thosha disave qe perpiqen te “mbrojne” G.Rucin se per ta mbrojtur ate nuk mund ta vene ne sfondin e Sali Berishes. D.m.th, qe duke share Berishen se eshte keshtu e ashtu, G.Ruci eshte engjell. Ky eshte arsyetim militant ekstremist.Nese gjykojme sjelljen politike dhe morale te nje politikani sfondi qe duhet ta vendosim, duhet te jete ai i politikanit perendimor, aty ku ne duam te shkojme. Shqiptaret nuk duhet te kene standartin: “Nga dy te keqia te zgjedhim te keqen me te vogel”.
Shqiperia ka plot njerez me integritet dhe te pa perfolur.
Megjithate nje pyetje sidoqofte te gjithe duhet tja bejne vetes : Pse e kane kaq te pa mundur keta politikanet tane te japin doreheqjen dhe te perballen me drejtesine per te hedhur posht akuzat si qytetare te thjeshte?
Pse keta politikanet tane perpiqen ti hedhin posht akuzat e te pastrohen prej tyre me intervista gazetash?
E kane gjithe qytetaret tane kete mundesi qe ata i rezervojne vetes?
Ata qe do tu japin pergjigje te drejte ketyre pyetjeve do shohin se DICKA NUK SHKON!
lexojini-pergjigjet e sahanlepiresve te sales – te gjithe flasin qiqra ne hell – asnji fakt -asnji argument por tamam si baba i tyre sal – cdo llaf pa kuptim dmth te gjithe kara.
O i “drejti”. Mos kujto se te gjithe ata qe nuk duan Berishen, jane militante dhe ekstremiste kokeboshe partie si puna jote. Pjesa me e madhe e tyre jane qytetare qe duan nje Shqiperi te mire dhe te mbare per te gjithe. Ndryshe nga ju militantet kokboshe qe doni nje shqiperi vetem per veten tuaj dhe partine qe i mbani bishtin.