Arvizu: Dështimi për statusin? Qeveria duhet të marrë më shumë përgjegjësi

14 Tetor 2011, 10:38Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu komentoi për Top Channel raportin e Komisionit Europian. I ndodhur në Bruksel, zoti Arvizu deklaroi në një intervistë për Arta Tozajn se ky raport solli një rezultat zhgënjyes për Shqipërinë dhe bëri përgjegjëse të dy palët, duke argumentuar se retorika ka sjellë ndarje në vend. 

Ambasador Arvizu, duket sikur ju erdhët në Bruksel për të lexuar nga afër raportin e progresit. Nuk ka surpriza. Shqipëria nuk e mori statusin kandidat as këtë vit. Ju keni qenë shume aktiv në disa ngjarje të rëndësishme gjatë këtij viti. A mund të na listoni disa nga arsyet që sollën në këtë rezultat fatkeq?

Po Arta ju keni të drejtë, është për të ardhur keq dhe sigurisht që nuk përbën asnjë surprizë. Por për cdokënd që kujdeset për Shqipërinë ky ishte një rezultat zhgënjyes, që Shqipëria nuk përfitoi statusin e vendit kandidat kësaj here. Por mendoj se gjëja e rëndësishme për t’u kuptuar është se kemi të bëjmë me një proces në zhvillim e sipër. Është e rëndësishme që ndoshta të merret frymë thellë dhe të shihet se si mund gjendet rruga më e mirë për të ecur përpara. Përsa i përket arsyeve, unë mendoj se zoti Fyle dhe Ambasadori Sequi ishin shumë të qartë dje. Ka një numër arsyesh, një pjesë e të cilave janë teknike sigurisht, por mendoj se shqetësimi kryesor ishte mungesa e një progresi të dukshëm në të ashtuquajturën axhendë politike, pra në kriterin e Kopenhagenit, sic u tha edhe në raport”.
Ne kemi një raport progresi nga BE, por nuk kemi një raport progresi të SHBA-ve, meqënese aspirojmë të hyjmë në BE. Por nëse do të ekzistonte një i tille, le të themi pak më zyrtar se Wikileaks, a do të ishte shumë më ndryshe se ai i BE-së? Cfarë do të shkruante për institucionet e pavarura, korrupsionin, administratën, median..?

Ne mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në institucionet europiane, në fakt të gjitha vendet e Ballkanit, që të bëhen anëtare të plota të familjes se komunitetit europian. Por në lidhje me pyetjen tuaj mbi kriteret apo mbi vlerësimin, dhe duke u bazuar mbi cfarë pashë, do të thoja se vlerësimi ynë do të pasqyronte vlerësimin e BE-së, shqetësimet që ata identifikojnë, qoftë për rendin ligjor apo për aspekte të tjera administrative dhe teknike, sigurisht që ne jemi dakort me ato vlerësime.

A mendoni se retorika që po përdor mazhoranca gjatë kësaj periudhe është korrekte?

Për të qenë shumë i ndershëm, mendoj se ka dy palë përgjegjëse për ngërcin. Njëra është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe tjetra është Partia Socialiste e Shqipërisë. Mendoj se të dyja ndajnë përgjegjësine për këtë, por gjëja e rëndësishme që ambasadori Sequi e shënoi në konferencën e tij të djeshme për shtyp, është që do të ishte konstruktive për axhendën e reformave apo për njerëzit që të kuptojnë se kjo është me të vërtetë një mundësi. Është tentuese sigurisht, që të fokusohesh në aspektet negative dhe që të gjesh fajtorët, gjë që do të vazhdojë edhe nëpër lajme për një kohë, por pas disa ditësh, me shpresë, ndoshta do të vijë koha për të rivleresuar gjërat dhe për të menduar se ky proces është me të vërtetë në interesin e vendit. Shqiptarët dhe kombi i tyre meritojnë të merren në konsideratë si një kandidat serioz për anëtarësim në BE. Dhe i takon politikanëve të gjejnë një rrugë për të lëvizur përpara. Një tjetër pikë që me shqetëson, pas disa bisedave interesante që kam zhvilluar me shqiptarët, është ndjesia në Tiranë se nëse ky ngërc politik do të zgjidhej dhe nëse të dyja palët do të bien dakort se duan që Shqipëria të ecë përpara me axhendën e reformave, atëherë gjithcka mbetet për t’u bërë është të firmosësh formularin e aplikimit dhe Shqipëria hyn në BE. E sigurisht që kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi anëtarësimi në BE është një proces shumë i vështirë dhe që konsumon shumë kohë. Ka kaq shumë marrëveshje teknike, harmonizim standartesh dhe kjo është pjesa e vështirë. Vullneti politik supozohet të jetë pjesa më e lehtë, por sigurisht që në kontekstin e Shqipërisë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që edhe ky i fundmit është një hap i vështirë. Pra, nuk dua t’ia ul vlerat këtij hapi, por ajo që po them është se ka kaq shumë punë për të bërë dhe një pjesë e madhe kohe është shpërdoruar këto dy vitet e fundit. Dhe e përsëris, në pikëpamjen time, të dyja palët ndajnë përgjegjësinë për këtë dhe të dyja palët ndajnë përgjegjësinë për ta cuar axhendën e reformave përpara.

Cfarë jeni ju të gatshëm që të bëni për të ndihmuar të dy palët për të sjellë Shqipërinë në rrugën e duhur?

Nuk është sekret ajo që unë e quaj ndarja e thellë, një hendek besimi mes dy palëve dhe mendoj se ky hendek besimi ekziston edhe tek mbështetësit e tyre. Vendi është, në shumë mënyra, i ndarë mes këtyre dy kampeve. Pra nevojitet që dy palët të gjejnë rrugët për të adresuar mosbesimin. Mendimi im modest, po e përsëris, është që është shumë e thjeshtë të fajësosh krahun tjetër. Pra nëse partia A akuzon partinë B, ndoshta kanë të drejtë për krahun tjetër, por ata duhet të mendojnë edhe për veten e tyre. Pra duhet të gjendet një rrugë për të adresuar hendekun e besimit. Dhe sic e kam thënë më parë, edhe njëherë sipas mendimit tim modest, mendoj se mazhoranca ka përgjegjësinë për t’u përpjekur të bëjë gjithcka mundet për të krijuar rrethanat dhe situatën e duhur, në Parlament dhe në të gjithë vendin, të krijojë një klimë më të favorshme për dialog. Unë mendoj se fakti që ata janë në qeveri dhe që e kontrollojnë qeverinë, vë edhe më shumë përgjegjësi mbi partinë qeverisëse për të gjetur një rrugë për të ofruar propozime konkrete të cilat mund të konsiderohen seriozisht nga opozita. Por sic thuhet, duhen dy veta për të kërcyer tango, pra edhe opozita nevojitet që të tregojë vullnet për të bërë pjesën e saj për adresimin e hendekut të besimit pasi mazhoranca nuk mund ta bëjë vetëm. Edhe mazhoranca nuk duhet t’iu bjerë shkurt propozimeve vetëm pse ka 71 apo 68 vota shumicë. Nuk mendoj se kjo mjafton për të cuar përpara interesin e një vendi. Nga ana tjetër opozita duhet të shohë vetveten dhe gjithashtu mbështetësit e saj dhe të shfaqet në atë mënyrë që t’i tregojë vendit se është gjithashtu një aktor serioz politik.

Përgatiti: Arta Tozaj/ Top Channel 

18 komente në “Arvizu: Dështimi për statusin? Qeveria duhet të marrë më shumë përgjegjësi”

  1. Pelasgian says:

    sa te kemi Sali Shpellarin ne krye te vendit kurre nuk do te ecim perpara !

  2. besnik says:

    Z. Arvizu!

    Nuk mjfaton te thuhet “…për cdokënd që kujdeset për Shqipërinë ky ishte një rezultat zhgënjyes”. Perse nuk u kujdeset per Shqiperine me 2011 janar, 2011, dhe perse nuk u kujdeset per Shqiperine me 8 Maj, 2011? Ju personalisht, dhe dy nderkombetarete tjere (Wolfarth dhe Sequi) e late Shqiperine ne doren e Sali Berishes duke tradhetuar keshtu popullin shqiptare dhe Shqiperine. Perpjekja per te fajsuar here Sali Berishen here Edi Ramen, jane perpjekje te kota, sa per te kaluar radhen. Pergjegjesia eshte e juaja, sepse ju e keni perkedhelur dhe vazhdoni ta perkdhelni Sali Berishen, deri ne servilizem dhe frike. Sikur Sali Berisha te dinte se Ju (si perfasqesues i SHBA) dhe Z. Wolfarth dhe Sequi (siperfaqesues te Evropes), nuk do te guxonte kurre te bente keto qe ka bere deri tani. Persa kohe qe ju te tre do te jeni ne Shqiperi, Sali Berisha do te jete ky qe eshte dhe asgje e mire nuk do te behet per shqiptaret dhe Shqiperine.

    1. Tirona_ime says:

      kishte fryke arvizu,,,,,,hahahahah

  3. gjon zaveri says:

    Nuk ju ben pershtypje nje fakt i thjeshte,por qe tregon nje te vertet te madhe,Shba-te nuk jane te interesuar per shqiperine te integrohet ne be,ky fakt eshte Sali Berisha i mbrojtur dhe i pranuar duke mos u votuar nga populli per 20 vjet rrjesht,edhe barazimi i pergjegjesive midis pozites dhe opozites ne thelb eshte i pa drejte dhe mbron berishen,sa per qellimet une nuk dij te them gje ,te na i trajtoje merua ne editorialin e radhes,kuptohet nqs eshte vertet i pa varur.

  4. Fiku Detit says:

    Do te shpreh dhe une nje mendim , me shume droje ,bile me dridhen gishtat ne tastiere , se mos me quajne anetar te “celules antiamerikane” , dhe hajde pastaj te marr vize per ndonje qoke ne Amerike…Pse,diplomaci eshte kjo “qeveria te marre me shume pergjegjesi”…C’eshte ky kandar ,qe i iken “koqja” kot me kot ?! Kush na qeveris ,xhanem , kush na rrit rrogat e pensionet,kush na ul taksat,kush na bollekezon tavolinat,kush na dha viza,kush na e futi ne NATO,kush po na jep prona,kush po na vjedh xhepa,kush po na vyshk femijet,kush e kush ? Qeveria !!! -do bertasin te gjithe . Ate kemi votuar ajo po na drejton drejt majave me te suksesshme individuale e kolektive ne glob e me tej galaktikave…Dhe per kete cdo dite festojme me kenge,buzeqeshje,shpullabrohoritese e shiritabluprerje…Qef o qef !!!Apo jo?!…Po atehere pse per Statusin nuk e paska fajin qeveria (?) , qeveri mavrija me e zeze se kepucet e mija ?!…

  5. V-E says:

    une e kam te qarte z.ambasador se ju kujdeseni per shqiperine sepse beni detyren tuaj.por te kujdesesh nuk ka kuptimin ta braktisesh nje vend ne duart e nje sharlatani i cili me kalimin e moshes vetem i shtohet ligesia ne shpirt dhe budallalleku ne mendje.shqiperia z.ambasador meriton me shume,ndoshta dhe nje teknokrat shume me te mire se sa ju.

  6. Vasel Malaj says:

    E verteta eshte se keto jane ngerçe artificiale te krijuara qellimisht per lene SHqiperin Jashte BE.Klases Politike SHqiptare e cila trashigohet nga PPSH i demtohen interesat ne se hyn ne BE.Berisha dhe kjo kupole kriminale ka 20 vjet qe ben lojera te tilla i nderuar Ambasador Arvizu.Si qytetare i SHBA dhe si SHqiptaro-Amerikan per mua keto lojera politikano-Mafioze, jane te pa pranueshme dhe te denueshme.Toleranca qe SHBA dhe BE ju ka dhene kesaj kaste politike te DEshtuar eshte e HABITESHME!

  7. Hysamedin says:

    Aman kujdes qeverine o ambasador. Po e “rreh” me pupel kur duhet shembur me dajak

  8. Kalorsi i zi says:

    O arvizu, mbase ju jeni qytetar i ndershem, por politika USA eshte shume e hidhur dhe po vazhduat keshtu ju do vuani shpirterisht nga by-polariteti , besoj se e njihni pathologjine. Shqiptaret e shqiperise nuk jane lindore, por jane pro european dhe nuk ka te drejte USA dhe te tjeret ta shesin popullin shqiptar per interesa nafte ose te ndryshme, Mos shisni shqiperine se nuk eshte juaja ndryshe do perfundoni si tradhtare te popullit shqiptar dhe do ta paguani shtrenjte. RRofte populli shqiptar i lire te zgjedhe te ardhemen e tij.

  9. albani says:

    Ku eshte ai “Burri i Shtetit” qe nuk ka ditur kurre te beje shtet? Kur Sali Berisha bashke me Lulzim bashen vrane 4 protestues perpara zyres se kryeministrit, ky amnbasador e quajti “Burre Shteti” dhe kur shkoi ne qendren e votimeve dhe perveshi menget, thame, se ky tani do te vere drejtesi. Jo, jo! Ne te dy rastet ka mbrojtur Sali Berishen, por tani i thote nga e keqja, se nuk gjen dot fjale per te shfajsuar sali Berishen dhe qeverine e tij vrastare, vjedhese, te korruptuar dhe antishqiptare.
    Po te rrish me qente do te mesosh te lehesh, dhe ky njeri me duket se ka filluar te imitoje Saliun tone.

  10. besnik says:

    Ka qene ne Bruksel per te favorizuar Saliun, mikun dhe bashkepunetorin e tij, per nje raport-progres pozitiv, se me kete raport, edhe ky del zbuluar, del i ngarkuar me faj, njelloj sikurse edhe vete Berisha. Siduket, Grossruck dhe Pack nuk kane mjaftuar per te ndryshuar permbajtjen e raportit, sic beri Bylykbashi me raportin e ODHIR-it per zgjedhjet e 8 majit. Mesa shoh une, edhe ketij po i del boja, megjithese mbas kesaj e ka te veshtire te dale drejtperdrejt, sepse, se pari, e pengojne kabllogramet e WikiLeaks dhe se dyti, raport-progresi i Keshillit te Evropes. Kete radhe, Evropa eshte me perpara se SHBA (nenkupto Z. Arvizu) persa i perket perfundimeve ndaj sali Berishes dhe qeverise kuislinge te tij.

    1. Tirona_ime says:

      Zgjidhe ti besnik ambasadorin here tjeter.Kete e pranon gjithe shqipnia.hahahaahah

  11. besnik says:

    Perse nuk pyet veten ky ambasador: Cfare u be me vrasesit e 21 janarit?
    Ku jane ata qe dhane urdher qe te vriteshin njerez dhe ku jana ata qe zbatuan urdherin? Sigurisht nuk ka perse te pyese veten tani, se e di perfundimin. Ata qe dhane urdherin, njeri vazhdon te jete kryeminister dhe tjetrin Z. Lulzim Basha e beri kryetar bashkije. Ate strategji qe kishte ne leter e zbatoi ne terren, keshtu qe ky eshte ne rregull me veten e tij dhe me te tjeret.

    1. Tirona_ime says:

      pyt veten ??????????kush i pruni ato eraujqerit ne tirone,jo ambajuj,sadorin.Kush i pruni, e kush i shiti. Edi (enveri)juj,Apo jo?

      1. Kalorsi i zi says:

        ti dukesh sa i zgjuar je o tiron-aga, mos fol me, vetem ve emrin dhe kuptojme cfar do te thuash.

  12. SKENDER BEU says:

    ME SA DUKET AMBASADORET I TREMB ME SHUME PERKRAHJA E EDI RAMES SE SA AJO E SALI KRIMINELIT,SEPSE E DINE QE EDI DO JAU VERE NE BIGELL KOQET KETYRE KRIMINELEVE DHE MOS E DHENTE ZOTI NE DESHMITE E TYRE DALIN DHE KORUPSIONI I AMBASADORVE TE KENAQUR ME KERNACKA ,MISH TE BARDHE DHE VILA,POR DHE NDONJE KACIDHE TE THATE TE FSHEHUR NE JAKEN E XHAKETES.

  13. bbb says:

    Arxhiu ka mesa duket ka plan per te “marre” ndonje hidrocentral…

  14. Modesti says:

    You are responsible too Mr. “Smile”. I hope your boss loses next year and you will follow….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje