Gjykata e Lartë i hap rrugën ekstradimit të Ilir Kumbaros

14 Tetor 2011, 18:07Politika TEMA

Ilir Kumbaro, një prej katër të akuzuarve për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, do të ekstradohet nga Londra, për t’u gjykuar në Shqipëri.

Gjykata e Lartë vendosi pro ekstradimit të Ilir Kumbaros, ish-agjenti i SHISH, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbim dhe torturë.

Kolegjet e Bashkuara në Gjykatën e Lartë sot zhvilluan seancën përfundimtare për të vendosur nëse masa e sigurisë ndaj Ilir Kumbaros është e ligjshme ose jo. Kërkesa është bërë nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi masë sigurie për Kumbaron gjatë gjykimit të çështjes.

Avokati mbrojtes e kishte cilësuar kërkesën e prokurorëve të paligjshme, pasi sipas tij këto kërkesa nuk mund të paraqiten gjatë gjykimit dhe nuk mund te gjykohen nga i njëjti trup gjykues që gjykon dhe çështjen e themelit.

Prej 15 vitesh Kumbaro jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.

23 komente në “Gjykata e Lartë i hap rrugën ekstradimit të Ilir Kumbaros”

  1. Astriti says:

    T’i paguajne ato krime qe kane bere mbi njerezit e pa fajshem edhe ky bandit dhe ata qe e kane urdheruar,,o Zot i lafshin ne femijet e tyre .

  2. agjent says:

    ..Prokuroria duhet marre masa per sigurine fizike te tij (Kumbaros) me te mberritur ne Shqiperi me qellim qe mafia e kontrolluar nga Saliu, te mos e degoje per gjyeti ne ndonje mal. kjo sepse edhe bashkepunetori me i afert i tij, ne kete krim ndaj remzi Hoxhes dhe ne krime te tjera, Arben Sefgjini ka kohe qe vuan nga nje semundje e cuditshme, dhe zera ka se po kurohet ne SHBA.

  3. tani 3 says:

    TYe gjithe ata qe kane bere krime me urdher te Saliut dhe ne interes te saliut kane dale me “semundje te keqe” pasi pine “caj” me Saliun ose me teto Liri Berishen

  4. Devolliu says:

    Nuk ka për tu gjykuar. Do të interesohet Saliu për ta dërguar në botën tjetër nëpërmjet “kurave mjekësore”, pa e lënë të hapë gojën nëpër gjykata.

  5. grava says:

    Ky tip krimineli qe e ben beli edhe duke shikuar frikshem, duhet te japi llogari se prej dores tij ka vdekur nden torture, nje njeri fakir,por patriot.

  6. Hysni says:

    Une nuk jam hakmarres apo te kem lidhje me personin ne fjale apo te kem patur ndonje problem te tille. Nuk kam qene ushtrues dhune apo te jem dhunuar.
    Do te ishte shume mire qe ceshtja te zbardhet nga z. Kumbaro, kush kane qene urdheruesit e kesaj masakre, dhe Kumbarot te mos guxojne me te bejne gjera te tilla. Te gjithe duhet ta dine se nje dite do te pergjigjen para ligjit. Kjo eshte nje ngjarje shume e rende qe na turperon edhe si shtet. Kumbaro duhet te denohet me ligjet e shtetit per te cilat i ka shkelur vete.
    Populli do drejtesi prandaj e rrezoje komunizmin per te pasur ligje demokratike.
    Po ashtu i shpreh keqardhje te thell familjes Hoxha per menyren se si humbi njeriun e dashtur.
    Hysni Demeti
    U.S.A.

  7. Niko says:

    Besoj qe ketij personi t’ikete mbetur nje fije fisnikerie e te pohoje te verteten se tanime gjithkush e ka kuptuar qe eshte viktime dhe pjese e krimit , ne se eshte vertet nga Kumbarot , por ne se eshte ndonje pinjoll i shitur per pese lek per bythet e dikujt tjeter, do te vuaje ne breza

  8. Kanina says:

    Dy mundesi ka; ose e kane shitur dhe do kerceje vallen si solist, ose do ta lirojne per mangesi proceduriale….

    1. albaniac says:

      ky ustai e ka pre bileten….
      e mori denimin me vdekje….

  9. enofieraku says:

    nese ky flliqesira pranon te flasi, do ket lajme te cuditeshme , do dali ne shesh loja e flliqur e treshes berisha nano meta , qe nga vitet kur benin lojen e sharjes midis njeri tjetrit dhe populli viktime si gjithmone i besonte.

  10. besnik says:

    As ky krimb, spiun dhe sherbetor i Sali Berishes, as Arben Sefgjini, asnjeri nga kriminelet qe kane marre pjese ne torturimin, vrasjen dhe pastaj zhdukjen e shqiptarit nga maqedonia nuk do te denohet. Nuk do te denohet asnjeri prej tyre persa kohe eshte i gjalle Sali Berisha. Keta jane njelloj si ata qemoren pjese ne ngritjen e fabrikes se vdekjes ne Gerdec dhe qe dogjen dhe hodhen ne ere nje popull te tere. Nu ka fajsi per fajtoret sa te jete gjalle Vdekja.

  11. brace says:

    Se fundi po i vjen radha vrasesit,shikasit i cili mori urdher per vrasjen e te ndjerit Remzi Hoxha,ktu duket do filloje te dalin krimet,konkretishite po dele ne drite 1 nga vrasjet barbare e cila eshte urdheruar nga komunisti plake,e sa e sa vrasje te tjera do dalin.Atehere ky kriminele cfare meriton,nga drejtesia,karrigen elektrike edhe e ka pake.

  12. eagle says:

    Vajti per lesh dhe ky,vdekje e shpejte e pret.

  13. petrit says:

    keta kriminele duhet te shkojne ne burg perjete per ato qe kane bere bashke me ta edhe sala i berishes.Zoti ju a thyen qafen ketyre horrave.

  14. E verteta says:

    Duke qe i mjeri Remzi nuk paska as femije ,familje apo te aferm.Nuk paskan gjak shqiptari,qe lene te rroje ne mes te Londres nje kriminel.Harram e pacin bukes e nenes.

  15. dori says:

    Shpresojme se ne fund te tunieli te kete pak drite per familjen e Remzi Hoxhes.

    E verteta vonon por nuk harron,

  16. nastradini says:

    Mesa duket Kryetares Famoze te Gjykates se Larte Shpresa Becaj i kane ardhur mendte dhe ndofta i ka thirrut trunit te korruptuar, se dita e shpagimit po afron. Se vendi i punes i goces se saj ne ambasaden shqiptare ne Vjene nuk vlen aq shume sa sa lekura e saj. Sepse po e shikon qe anija e Berishes po mbytet dhe udhetaret jane duke u hedhur ne det per te shpetuar. Por edhe nderkombetaret dhe BE-ja nuk po na hedhin goma shpetimi per te na nxjerre ne stere. Kete e ka kuptuar edhe Presidenti yne Topi. Prandaj fundi i kriminelit te fshehur me emer kosovari ner Londer po duket qarte. Ketu lind pyetja qe te gjithe e presin me padurim: A do te nxjerre Krimineli Kumbaro BOSI-in e tij? Nuk mund ta likuidojne si Kosta Trebicken sepse pergjigja do te ishte e qarte per ne dhe per nderkombetaret. Prandaj Saliu kete here do ta kete shume te veshtire qe t’ja hedhe me mashtrime alla komuniste. Per nje krim te hershem mafioz te periudhes se Mbreterise se Pare te tij. Kur u zbulula se bashkepunonte me serbet. Per shitjen e Armatimit te Ushtrise shqiptare ne vendet terroriste te Botes se Trete. Vetem per interesat e familjes dhe xhepit te tij.

  17. rrapi i celos says:

    faj kane femijet e REMZI HOXHES qe nuk e rrembejne kete BASHTON e gjirokastres dhe pastaj ai i nxjerr dhe i vjell te gjitha se cka bere me SALI kriminelin. Por ata duhet dhe ta rtegjistrojne me ze dhe figure se SALIU PO ERDHI ne shqiperi ILIR KUMBARUA ai dhe mund ta eleminoj. UNE I PARASHIKOJ KUMBAROS DHE BERISHES nje fund te tmerreshem.

  18. beuni says:

    Erdhi edhe nje dite qe gjykata e larte(mbesae serbit )te jap nje vendim te drejte

  19. skenderi says:

    sa te vije ne shqiperi do i ndodhi ndonje aksident,si puna e atij te gerdecit,do vijne ekspertet te trafikut rrugor amerikane qe te japin te verteten,dhe………TELENOVELAT vazhdojne,,,,,,

  20. Drejtesia do vendoset. says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS
    Lexuar gjithesej: 606

    Letra

    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje