Shkencëtarët kanë bërë bashkë të gjithë hartën e ADN-së të një gruaje që ka jetuar 115 vjet. Siç raporton BBC, gruaja, që në kohën kur vdiq ishte më e vjetra në botë, kishte mendjen e një njeriu disa dekada më të ri dhe nuk kishte asnjë shenjë demencie. Ekspertët holandezë thonë se ajo kishte gene që e mbronin atë ndaj demencias. Për më tepër, shkencëtarët thonë se kjo jep të dhëna se përse disa njerëz lindin me gene për jetë më të gjatë.
Ka më shumë se 10 vjet që shkencëtarët mund të ndërtojnë një hartë gjenetike të një personi. Që prej atëherë disa qindra njerëzve iu është përgatitur harta.
Trupi i gruas 115 vjeçare është më i vjetri që i është bërë harta e geneve. Të afërmit ia dhuruan trupin shkencëtarëve, duke lejuar që të studiojnë trurin dhe organet e tjera.
Gruaja kishte lindur para kohe dhe mjekët mendonin se nuk do mbijetonin. Por ajo ia doli dhe shënoi rekord. Tani shkencëtarët kanë zbuluar disa ndryshime të rralla gjenetike, që thonë se i kanë dhuruar asaj jetëgjatësinë.
TE VDESESH ESHTE NORMALE EDHE PA MBUSHUR 115 VJEC.DO TE ISHA SHUME E LUMTUR SIKUR SHKENCA TE ZBULONTE DICKA KUNDER KANCERIT NGA I CILI PO VDESIN EDHE NJEREZ FARE TE RINJ.
C’do dite e me shume po vertetohet nje ligj gjenetik: Me thuaj c’gene ke, te te them kush je.
Ndaj ne doni mbaresi per Shqiperine c’jane tre kokat e shtetit,pa certifikaten e geneve,nuk duhet te ulen ne fron.
kuitoni sa vojtem nga enver paranoja,dhe sa po vuajme nga Sali koke gdheri.Pse? sepse ato gene kane.