Forcat e KFOR-it në veri të Mitrovicës, që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë nisur për në pikën kufitare në Jarinjë, mirëpo kanë hasur në bllokadat e serbëve të vendosura atje tani e pothuajse 1 një muaj.
Synimi i tyre dukej shumë i fortë në fillim, mirëpo, siç raporton reporterja e “Zërit” nga veriu i Mitrovicës, konvoji i KFOR-it, i nisur për në Jarinjë, tani është duke u bërë gati të kthehet për në jug të Mitrovicës.
Nuk dihet nëse kjo nënkupton tërheqjen e KFOR-it nga misioni për zhbllokimin e rrugëve/
KFOR-i sërish shtynë afatin?
Një konvoj i ushtarëve të KFOR-it, me rreth 7-8 automjete, janë nisur për në Jarinjë, mirëpo janë bllokuar nga barrikadat në rrugën në hyrje të fshatit Qabër, e cila të çon në Jarinjë.
Vërehet një numër i shtuar i ushtarëve të KFOR-it, mirëpo, deri më tani ata nuk kanë ndërmarrë asgjë për të kaluar barrikadën, vetëm se janë duke pritur.
Qytetarë serbë tashmë janë tubuar nëpër disa barrikada, siç është ajo në fshatin Zupç, tek ura e Ibrit sikurse edhe në hyrje të fshatit Qabër.
Nga reporterja “Zërit” në Mitrovicë, mësohet se në këto tubime ka gra dhe fëmijë, mirëpo nuk janë në numër të madh.
Ndryshe, siç shkruan Express, nga burime të KosovaPress, thuhet se KFOR-i nuk do të ndërmerr ndonjë aksion për zhbllokimin e rrugëve, pasi, sipas KP, gjatë një takimi të mbajtur gjatë natës që shkoi në mes përfaqësueseve të KFOR-it dhe serbëve të veriut, është arritur një marrëveshje.
Serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, por jo të Policisë së Kosovës dhe Policisë së EULEX-it, dhe si shenjë e vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që t’i heqin vet barrikadat deri ditën e diel. /zeri
nqse kosova nderton nje shtet ligjor ku te drejtat e njeriut respektohen, ku vlerat qytetare mbrohen nga shteti ne fuqi eshte e llogjkeshme per opinionin perendimor qe te mbroje keto liri, ne te kunderten nuk ka asnje arsye te mbroje nje shtet mafjoz qe shkon ne te kunderten me principet e BE. keto mbeten konflikte te hapura qe BE nuk rezikon dot stabilitetin e saj nqse nuk ka nje bashkpunim serioz dypalesh.
Djema, mund ta kem gabim por toni i artikullit te mesiperm sikur ishte kritikues kunder KFORIT, dhe une personalishte krijova pershtypjen se ne shqiptaret kerkojme me padurim qe KFOR te heqi geshtenjat nga zjarri per ne. Lereni o miq KFOR te beje ate qe duhet te beje. Mua bile me gezon dhe habit fakti qe ultranacjonalistet serbe jane kaq injorante. Sa me shume ata te bejne keto bllokada pa kuptim aq me shume zgjatet dhe koha e futjes se Serbise ne BE.Kam mendimin se qeveria e Beogradit i ka duart e lidhuara se ka hallin e zgjedhjeve dhe nuk mund tju vihet direkt kunder kunder ketyre budallanjeve ultra nacjonaliste serbe. Ai tren ka hikur tashme. Kosova do jete shtet i pamvarur dhe kjo pune ka marre fund.Anglezet thone : ” What is done, cannot be undone.” Ajo qe u be,nuk cbehet me. E di qe eshte cinike por, une personalist i uroj ultranacjonalisteve serbe te vazhdojne te bejne budallaliqet qe po bejne. Gjermanet thone : “Die Geduld bringt Rosen.”
Durimi sjell trandafila. Pershendetje.
ska ca ben KFORI kur vet shqiptaret flen gjume , nuk e dun kosoven disa djem nga gjermania , italia , franca apo shba me shum se vet shqiptaret !!! LE TE MARRIN VERIUN E KOSOVES !!!
shqiptarve nuk ju rruhet shum sic po shikohet
Kaloresi i Ziiii po kerkon nje shtet ligjor te konglomeratit te mbetur ne Kosove pra: po kerkon ate qe po kerkojne serbosllavoruset me /qe ligjin ne Kosove ta bejne: romet, ashkalinjte, egjiptasit, cincaret, goranet, boshnjaket, turqit etj, e jo me “mafiozet shqiptare”.Kalores te tille jane qe moti duke luftuar per te hyre ne pazar me serbe e ruse, por nuk po ia dalin. Tani, po na quajne “mafioze” e dikur ishim edhe “mishngrenes”, por nuk iu doli ashtu. Duhet, megjithate te presim fjalen perfundimtare te SHBA, se ato jane vertete te zena me luften ne Afganistan, Pakistan e Lindje te afert. Kush nuk pergatitet per lufte, kurre nuk e ka paqen te sigurte. Kete mospergatitje per lufte po e perkrah qe sa vite Serbia,Rusia e edhe LDK e tani edhe ciliminjte e Vetevendosjes, te cilet madje thone se kane mundesi te luftojne kunder serboruseve pa ndihmen e Perendimit, perkatesisht te SHBA. Serbet flasin per paqe, por qe 12 vite jane pergatitur fuqimisht per lufte, ndersa shqiptaret ne Kosove, duke u marre me veten po grijne pordhe ne havan…
Thone se heshtja eshte pranim. Per kete problem te “vogel” te Veriut te Kosoves diplomacia shqiptare bashke me ate kosovare heshti per vite me radhe. Ndoshta nuk munden te bejne asgje karshi diplomacise agresive serbe apo ndoshta nuk paten kohe asnjera pale te ndricojne problemin e cekur. Thuhet se ka diplomate te zot shqiptare. Nuk po deshmohet sa duhet ne praktike. Heshtja e tyre per gjendjen ne terren /te Kosoves veriore/ po le te nenkuptohet se kane futur veshet ne lesh e madje sulmojne individe te partive te caktuara, /tani ne pushtet/ se e shiten Kosoven e nuk flasin fare per ate qe eshte punuar qe sa vite ne kuloare te East River/it se si mund te “zgjidhet” eventualisht kjo ceshtje, apo ndoshta pritnin qe kjo ceshtje te zgjidhej nga diplomacia e “forces”, por ja qe edhe kjo si duket po deshton dhe tash askush nuk po di se cka po “zihet” per shqiptaret e kasaj pjese te Kosoves. Ju faleminderit.