Të rinjtë nga Kuvendi Civil dhe Rinia Aktive u kanë bërë thirrje partive politike shqiptare të bojkotojnë seancën kur do votohet për ligjin e importit të mbetjeve.
“I bëjmë thirrje Partisë Socialiste, e cila edhe është shprehur publikisht kundër këtij ligji, duke e dënuar veprimin e mazhorancës dhe qeverisë “Berisha”, që të bojkotojë seancën kur do të diskutohet ky ligj me forcën e kartonit.
I bëjmë thirrje Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetarit të saj, i cili në muajin gusht 2009 i tha shqiptarëve se hynte në koalicion vetëm për interes stabiliteti dhe integrimi, që ta tregojë në këto momente nëse ka vërtet interes për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre, apo për integrimin. LSI të bojkotojë seancën për ligjin e mbetjeve.
I bëjmë thirrje Partisë për Drejtësi , Integrim dhe Unitet që përfaqëson komunitetin çam, me program të qartë kombëtar dhe mbrojtës të interesave të shqiptarëve, që të bojkotojë këtë seancë parlamentare, ashtu edhe siç e parashikon programi i saj, në të mirë të Shqipërisë.
Dhe në të njëjtën kohë çdo deputet përfaqësues real i interesave të shqiptarëve te bojkotoj parlamentin ne shenje proteste kundra këtij ligji anti-shqiptar.
Duke bojkotuar këto tre forca politike por dhe perfaqësues të tjerë nëse ka, i jepet një goditje e të drejtës qeverisë “Berisha” që kërkon me patjetër, për rrethana e motive ende misterioze, që Shqipërinë ta mbushi me plehrat e botës,” thuhet në deklaratën e të rinjve.
te ndershem nuk jane treguar kurre te pakten te tregohen shqiptare…..deputetet tane
Hahaha prisni nga LSIja te bojkotoje ligjin e plerave? po si more,po ata jane me plera se vete plerat,pastaj a po flasim per integrim?ja pra te integrojme plerat e Europes pra,pale na dashkeni dhe Camet tju mbeshtesin akoma sju eshte mbushur mendja juve qe Idrizi i Cameve ka hallin e tije te mari ndonje post a te na behet ndonje Minister,se po qe per interesat e Shqipetareve dhe akoma me mire te Cameve as nuk e ha shume meraku.
My hat is off to your astute cmoamnd over this topic-bravo!
I kam humbur shpresat tek klasa poliktike shqiptare. Deputetet tane ja kane shitur shpirtin djallit qe ne momentin qe u zgjidhen ne parlament. Heren e fundit ky ligj kaloi fale “naivitetit” te partise socialiste dhe PDU. Kjo gje me ben te mendoj se deputetet nga te dyja anet po shohin endarra me kamorriste napoletane qe ju ofrojne euro per te pranuar plehrat e tyre te rezikshme.
o shqiptare kur del zv.ministri i ambientit qe paguhet per te mbrojtur ambientin dhe mundohet cdo nate ne tv te na mbushe mendjen se pse ne duhet ti marrim plehrat e europes ne shqiperi them se eshte mbushur kupa po nuk ka kush ta derdhe
Yo, good lokion out! Gonna make it work now.
That’s not just logic. That’s rellay sensible.
ka kush ta derdhe kupen..eshte populli shqiptar qe eshte lodhur me genjeshtra e premtime boshe e ne daten 3 nentor do te bashkohemi te gjithe te ministria e mjedisit…ka ardhur koha ti themi stop lojrave berishiane..ju mirepresim ne proteste..
Your articles are for when it absolutely, positively, needs to be understood ovrneight.