“Plehrat”, BE e shqetësuar

3 Nëntor 2011, 22:09Politika TEMA

Nga Arta Tozaj

Top Channel

 

Në kohën kur qeveria argumenton se ligji për mbetjet mbështetet nga Bashkimi Europian, në raportin e freskët të tetorit nuk rezulton kështu. Komisioni nuk shprehet as pro dhe as kundër, por evidenton shqetësimet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri.

“Njëfarë progresi u arrit në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Një strategji kombëtare mbetjesh u miratua. Gjithsesi, ligji për menaxhimin e mbetjeve nuk është miratuar ende. Nuk është ngritur asnjë procedurë për menaxhimin dhe kontrollin e landfildeve dhe vend-hedhjet e pakontrolluara mbeten vendi kryesor për grumbullimin e mbetjeve. Zbatimi i vendimit për të mundësuar importin e mbetjeve për qëllime riciklimi duhet të vëzhgohet më kujdes nga autoritetet.”

Progresi cilësohet modest për mbrojtjen e natyrës, ndërkohë që nuk është bërë asgjë, sipas Komisionit, për të ulur nivelin e zhurmës së padëshiruar ne zonat urbane.“Një progres modest mund të raportohet në fushën e mbrojtjes së natyrës. Nuk ka asnjë progres për të raportuar për sa i përket politikave për ndotjen akustike.”

Në fushën e ndryshimeve klimatike, Komisioni arrin në përfundimin se vendi nuk ka formuluar asnjë premtim për të reduktuar nivelin e gazrave te dëmshëm. “Në nivelin ndërkombëtar, Shqipëria është përputhur me Marrëveshjen e Kopenhagenit, por nuk ka formular asnjë premtim për uljen e emetimit të gazrave”

Në përfundimet e Komisionit në fushën e mjedisit vlerësohet se sa i përmbush aktualisht Shqipëria standardet ndërkombëtare. “Në përgjithësi ka pasur progres të vogël në zhvillimet legjislative dhe në përshtatjen me legjislacionin europian për mjedisin. Zbatimi dhe përforcimi duhen përmirësuar në të gjithë sektorët. Përsa i përket ndryshimeve klimatike nuk ka pasur progres dhe përpjekje të mëtejshme kërkohen për përforcimin e kapaciteteve të administratës. Mungesa e ndërgjegjësimit publik dhe konsultimi i duhur për iniciativat legjislative pengon transparencën dhe përforcimin e ligjit. Bashkëpunimi ndër-institucional në mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike mbetet i varfër. Përgatitjet në fushën e mjedisit janë ende në një fazë fillestare, ndërkohë që përgatitjet në fushën e ndryshimeve klimatike janë në një fazë tepër fillestare.”

Nëse vendi do të përballej me problemin e menaxhimit të mbetjeve radioaktive, fusha e sigurisë nukleare dhe mbrojtjes nga rrezatimi analizohet tek kapitulli i raportit për Energjinë. Pasi mban shënim traktate e konventa të nënshkruara nga vendi, Komisioni gjykon se Shqipëria nuk përmbush standardet ndërkombëtare për menaxhimin e mbetjeve radioaktive për të cilën nuk ka ende një strategji.

“Përpjekje të mëtejme kërkohen për të përthithur dhe zbatuar legjislacionin europian të Euroatom. Përputhja e zhvillimeve të reja rregullatore me legjislacionin europian mbetet për t’u verifikuar. Kapaciteti i autoritetit rregullator është ende i pamjaftueshëm për të zbatuar dhe për të përforcuar legjislacionin në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përgatitjet për projektimin e strategjisë kombëtare dhe politikave për menaxhimin e mbetjeve radioaktive janë akoma në një fazë fillestare. Vendgrumbullimet për këto mbetje nuk janë licencuar ende siç duhet në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe vendndodhja e tyre pranë zonave të populluara përbën shqetësim.”

Përshtatja e vendit me legjislacionin europian (i njohur ndryshe si “Acquis Communitaire”) në fushën e mjedisit dhe të menaxhimit të mbetjeve, mbetet, siç thotë raporti, në fazën fillestare, pra larg standardeve që kërkohen BE.

 

6 komente në ““Plehrat”, BE e shqetësuar”

  1. sali kakabuba says:

    e kam shkrujt dhe nje here para disa muajsh,por dua ta shkruaj perseri.
    Njoh nje shqiptaro-amerikan,qe para pak vitesh harxhoi nje muaj te tere ne Tirane per te instaluar nje impiant modern te shnderrimit te plehrave ne energji elektrike,por sikur mund ta merrni me mend,nuk ju dha leja.
    Kjo eshte politika e hajduteve te cilet ne shkojme dhe i votojme,te gjitha bizneset duhet te kalojne ndermjet tyre,perndryshe nuk behet gje.

    poshte shkaba,rrofte baba Sala me 40 hajdute!

    1. tea says:

      …..AH SIKUR TE ISHIN VETEM 40……

  2. mongoli says:

    Gjithmone ne faze fillestare ka per te mbetur sepse mulla omari dhe talbanet talban linden dhe talban do vdesin

  3. suzana says:

    Nuk po marr vesh se qfare eshte ky Ligji i plehrave! ka dikush qe me spjegon?

  4. Sytkiu says:

    Replike me Suzanen.
    Znj.Suzane, Tiranistani ka supernevoje per fonde,para,mjaft prej tyre absorbohen pa sqaruar ku vajten.Ndaj duhen te tjera,me ane te plerave qe na vijne vecan nga Italia,nen rogos tiranistanit i vijne edhe jo pak e ca para,ndaj pranohen plerat,per keto parate nen rogos.Si qysh e ku shkojne keto para,ai lart e di.
    Ky eshte ligji ilerave.Sytkiu

  5. ela says:

    o zot cfare populli qe jemi, na rrahin, na bejne edhe sh… siper dhe ne ne fundu themi faleminderit. duhet te ngrihemi e te kundershtojme te gjithe te keqijat e perbashketa. keto plehra nuk do seleksonojne sipas ngjyres se partise. copa mishi me dy sy!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje