Berluskoni duke humbur mazhorancën, por ai përgatit një disk me këngë, "Dashuria e vërtetë"

4 Nëntor 2011, 11:44Politika TEMA

Situata e Berluskonit po bëhet gjithnjë e më e vështirë, duke qenë se edhe disa deputetë të tij i kanë dalë kundër dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Tashmë Berluskoni ka vetëm 314 vota në parlament, pas largimit të dy deputetëve dhe ministri i Brendshëm, Maroni, ka thënë se në rast votbesimi, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Situata bëhet edhe më shqetësuese, duke parë krizën ekonomike në të cilën është përfshirë Italia. Mediat thonë se Italia mund të merret nën kontroll nga FMN, por për momentin është mohuar nga qeveritarët italianë.

Por, në Itali, duket se është kthyer një tjetër çështje në kombëtare, aq sa ka tërhequr edhe vëmëndjen e shtypit ndërkombëtar, Guardian e Le Monde, të cilat pyesin: “Përse nuk po del në treg disku i Berluskonit?”.

Kryeministri italian në fakt është duke përgatitur një disk me këngë të titulluar “Dashuria e vërtetë” dhe bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se disku do të dalë më 22 dhjetor.

Guardian dhe Le Monde kërkojnë të gjejnë arsyet e shtyrjes së daljes së diskut, pasi flitej që do të dilte në fund të tetorit. Ato thonë me ironi se Berluskoni duhet të ketë shumë punë dhe nuk ka kohë.

Fakt është, që pavarësisht problemeve dhe skandaleve të shumta që është përfshirë, Berluskoni gjen kohë që të merret edhe me muzikë.

6 komente në “Berluskoni duke humbur mazhorancën, por ai përgatit një disk me këngë, “Dashuria e vërtetë””

    1. Tironci Lugano says:

      DJ
      E dija se do te gjeja ketu….
      Deshe me ju pergjigj Cetit ketu poshte por nerrova menje..sja vle

  1. Shefqet Cela says:

    Dje, dy debutete te tjere te mazhorances, braktisen anijen e Berluskonit. Tani, faktikisht, nuk e ka mazhorancen. Ngelen dy versione: zgjedhje te parakoheshme apo qeveri teknike.
    Pronohet çfaredolloj zgjidhje, mjafton qe ky karagjoz te jete jashte. I ngelet te merret me tralala, ne qofte se nuk e pret burgu.
    Hall mbi hall per Saline. Miqte po i marrin rokopujen.
    Kete e pret dimri i vetmise se madhe. Fare veten nuk eshte. Mafjen e ka mbi krye. Tani kerkon ndihmen e saje, prandaj eshte gati te llangoset me plehra te importuara, duke qelbur gjithe vendin. PO E LAME. VENDI KA ZOT.

    1. Boston says:

      Ceto.berluskoni as emrin nuk i mban mend Saliut..ai e shef qe maloku eshte nje idiot qyrravec dhe kujtohet per te vetem kur i del perpara..ca lesh miku e ka berluskoni malokun e vucidolit? ky i fundit i zvarritet figurave te politikes boterore vetem per nje foto ta veri ne ca gazeta pacavure te paguara prej tij apone emisjoni e nje mediokri si Blendi Fejziu ne nje TV te botes trete…Saliu ja ka kaluar berluskonit ne kete pike se ka shume vite qe punon ne nje album me kenge me cifteli dhe lahute qe i ka marre shume kohe se ai eshte ca si shume slow.po po e ndihmon ajo spermatorja gerdalle Ciljeta

      1. APOKALYPSIS says:

        Gabim, e ka Qiljeta ?

  2. nebra says:

    kesaj i thone stambolli digjet dhe berluskoni krihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje