“Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar “Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cenojë biznesin.
Zoti Rama, a mendoni se projekti juaj i taksimit progresiv mund të cënojë biznesin?
Në asnjë mënyrë jo, përkundrazi projekti ynë do të bëjë të mundur që 95% e shqiptarëve të kenë mundësi të blejnë më shumë, kështu edhe vetë biznesi të ketë mundësi të ketë më shumë konsumatorë aktivë. Ndërkohë që nga ana tjetër, ata që sot janë të trysnuar me referenca, me gjoba mafioze, me mungesën e konkurencës në treg, do të clirohen nga referencat, do të clirohen nga gjobat dhe do të clirohen nga zinxhirët ku i mban lidhur klientela e pushtetit. Pra, jo vetëm 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak taksa dhe do kenë më shumë lekë në xhep, por edhe do të shpëtojnë nga ata pesë vetë që bëjnë ligjin në oborrin e pushtetit, si klientë të drejtëpërdrejtë të barkut të atij oborri.
Ku bazohet modeli juaj i taksave, a keni marrë modelin e ndonjë vendi perëndimor?
Taksimi progresiv, që do të thotë se kush fiton më pak paguan më pak taksa dhe kush fiton më shumë paguan më shumë taksa, është një normë jetike në sistemin fiskal perëndimor dhe ndërkohë taksa e sheshtë është një eksperiencë e dështuar e cila ka treguar se jo vetëm përmes taksës së sheshtë nuk ka rritje të punësimit, por përkundrazi ka një polarizim të skajshëm social, mu kështu sic ndodh në Shqipërinë e Saliut.
Programi që PS ka publikuar është një program qeverisës apo politik?
Është baza e programit tonë të nesërm qeverisës. Është një program bazë të cilin ne do ta cojmë derë më derë e dorë më dorë, do ta diskutojmë gjerë dhe gjatë për ta kthyer në një program qeverisës deri në detaje. Dhe do t’i qëndrojmë deri në një të gjitha atryre që sot janë angazhimet tona solemne. Duke filluar nga angazhimi ynë për një Shqipëri më të drejtë në shpërndarjen e pasurisë dhe deri tek angazhimi ynë për një Shqipëri pa plehra.
Cili do të jetë prioriteti juaj absolut qeverisës?
Le të themi se prioriteti themelor është ndryshimi rrënjësor i modelit qeverisës, duke ndryshuar modelin ekonomik, duke ndryshuar modelin social, duke ndryshuar modelin e funskionimit të demokracisë dhe duke ndryshuar modelin e europianizimit të vendit.
Kritikët tuaj e cilësojnë programin si të parealizueshëm, apo mashtrim. Në fakt, zoti Rama, këto janë premtimet e c’do politikani apo force politike që kërkon të vijë në pushtet. Po përse shqiptarët duhet të besojnë tek ju se me këtë program do të përmirësohet jetesa e tyre?
Besoj që demokracia ka një të mirë, që është edhe e mira që e bën demokracinë, sistemin më të vlefshëm për qytetarin. Kush qeveris dhe nuk i përmbahet premtimeve duhet të largohet. Kush premton duhet të ketë shansin që të qeverisë e pastaj sigurisht demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ajo cfarë unë do të thosha është, kritikët le të vazhdojnë punën e tyre, ne do të vazhdojmë punën tonë dhe hap pas hapi do t’ua shpjegojmë shqiptarëve, se ky nuk është një pamflet elektoral, por një program i mirëfillitë për ta nxjerrë Shqipërinë nga një krizë ciklike, që vazhdon prej 20 vjetësh dhe që në 6 vitet e fundit me Saliun ka arritur aty, ku sic e thonë njerëzit me plotë të drejtë, nuk mban më.
Cili do të ishte mesazhi juaj në prag të kongresit?
Ky kongres është një moment për të adresuar qartë kush jemi, pse jemi bashkë dhe si duam ta qeverisim Shqipërinë.
Sa te mendohet i mencuri budallai(Sala) ka mabruar pune.
ku mer vesh kopeja me cjapin berishe ne krye se c`eshte programi dhe qeverisja……………
kete rradhe per ate kope as “pension politik” nuk duhet te kete po drejt e ne “share”………….
z.Edi.
Programi yt eshte per nje popull te civilizuar dhe human.
Me vrasjet dhe aksidentet qe po ndodhin, e ardhmja popullit shqiptar eshte drejt zhdukjes fatale.
populli nuk e kupton kete gjuhe
Fiks fare.
Populli i menderosur shqiptar nuk do t’i flitet keshtu.Ai do vecse genjeshtra.
P.sh.,Edi Rama premton 300.000 vende pune.GABIM shum TRASHANIK.
Numri i vendeve te punes qe Edi duhet t’i premtoj ketij popull te dhim duhet te jete nga 1.000.000 deri ne 1.200.000 ”vende te reja pune”.Populli i menderosur shqiptar,si teper dyshues qe eshte sidomos ndaj njerezve te ditur dhe qytetar,nuk do t’i besoj keto shifra,por do t’i pjestoj me 3 dhe arrin ne perfundimin se EDI ka per te hapur rreth 300.000-400.000 vende pune.Keshtu funksionon me kete popull.
Po njesoj sikur e bo edhe BARBARI i Vucidolit. Vajti ne 1 fshat BARBARI dhe u premtoj se do t’u ndertonte uren.
Po ne s’kemi lume,c’e duam uren????!!!!,e pyeten te habitur fshataret.
-S’ka problem,do t’ua sjellim edhe lumin ne fshat,-tha BARBARI.
Dhe keshtu u kthye Fshati shqiptar ne ”Bastion” te se ”Djathtes”
Kupto ti Tefta tani,se si funksionon ne kete vend te dhim qe quhet Shqiperi?????????????????????
Shqiptaret do te besojne qeverisjen e Edi Rames kur ai do te pastroje Partine e tij nga kriminelet milionere dhe dinosauret prehistorike te Partise se Punes. Qe jane fryre njesoj si komunistet e Sali Berishes. Dhe do te ndryshoje mantalitetin komunist brenda PS-se. Duke mohuar datat e zeza te historise se vendit tone 8 nentori dhe 29 nentori. Bashke me gazeten famekeqe te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit”. Ne radhe te dyte shqiptaret do te besojne se me te vertet Edi Rama eshte drita e NDRYSHIMIT kur te filloje t’u ktheje pronareve pronat e tyre te ligjeshme dhe te anulloje ligjin famekeq komunist per token 7501. Ne radhe te trete shqiptaret do te ngrohet kur Edi Rama te deklaroje troc se kur te mare pushtetin do te nxjerre para drejtesise vrastaret, hajdutet dhe mashtruesit e popullit. Se vetem thirrjet si “tradhetare” per plehrat e Berluskonit nuk mjafton. Sepse ku jane garancite qe Edi nuk do te veproje si Saliu sapo te mare pushtetin? Apo si Fatos Nano? Qe gezon paret e vjedhura ne Vjenen e bukur prane Danubit Blu? Ky eshte nje premtim qe PROGRAMI duhet ta shkruaje qarte dhe perben nje hakmarrje keqadashese. Por eshte nje premtim qe do t’i prese rrugen e pandeshkueshmerise se pushtetareve. Pikerisht ate qe po shohim ne Kroaci me ish-kryeministrin hajdut. dhe pikerisht ate qe nuk po e shohim ne Shqiperi per 20 vjet demokraci. Por me shume shqiptaret do t’i besojne Edi Rames se i ka seriozisht premtimet e tij kur te heqe dore nga POPULIZMI per heqjen e taksave, per shendetesi falas, per vende pune me bollek dhe per subvencione famoze ne bujqesi si enderra te nje nate vere dhe t’i kthehet dhe te studioje mekanizmin e TERAPISE SE SHOKUT. Me shume shtrengime kollani. Se kjo e pret Shqiperine nga kriza ekonomike Boterore, por edhe nga keqdrejtimi i Saliut. Ka shume libra per kete teme. Qe mund t’i lexoje opozita para se te beje PROGRAMET e saj famoze. OK! thote nastradini per pjesen politike te PROGRAMIT: Per vjedhjen e TVSH-se dhe taksave nga banda ne pushtet, per monopolet e Saliut, per keqmenaxhimin e prones dhe pasurise publike, per pervehtesimin e prones private, per rushfetet dhe shume zullume te tjera. Por STOP! deri ketu prape thote nastradini. Kur i vjen radha mekanizmave ekonomike sic jane sistemi fiskal, tatimi TVSH, taksat, akcizat, doganat, mbrojtja sociale, sistemi i pagave dhe pensioneve. Sepse Shqiperia nuk eshte nje ishull ne oqean. Mjafton te shikoje si bejne vendet perreth. Por edhe te pyese FMN-ne se pa te do te ishte i pamundur stabiliteti ekonomik. Dhe me ne fund te nderpresin emsionet dallkauke ne TV me panele kundershtare. Qe me shume ngjajne me lufte gjelash. Sepse po trullosin shqiptaret si askund ne Bote. Por edhe sepse loja me populizem ne kete fushe dhe ne kohe krize eshte mjaft me rrezik. Prandaj me mire Edi Rama le t’i fuse marshin indietro PROGRAMIT ne shumicen e pikave te tij. Dhe ta quaje “PROGRAMI PER TE BERE ZAP SALINE QE TE MOS SHUAJE SHQIPERINE!”. Atehere shqiptaret do t’i besojne me te vertete Edi Rames. dhe do t’i shkojne nga pas. Dhe vetem atehere Edi Rama do te kete shans te mposhte DEMONIN komunist Sali Berisha.
Edi ketu e ka kapur shume bukur kur thote qe do t’jua _shpjegojme shqiptareve programin dere me dere_
–Tamam keshtu duhet vepruar ,ne menyre qe njerezit te ndergjegjesohen
qe ky program eshte me te vertete shpetimi i tyre –dhe kjo do beje qe njerezit ta votojne ne shumice PS-ne
-Nga ana tjeter kjo menyre pune me popullin ka edhe te miren tjeter se i ben njerezit Aktore
ne Zbatimin e Programit ekonomik te PS-se ,nuk i le te jene vetem spektatore
–Sepse njerezit duke e njohur programin me themel ,neser nuk te lejojne qe ti genjesh kur te vish ne pushtet —
—Pra me kete menyre te Dialogut Politik ,face to face me popullin
vendos tamam bazat e nje Demokracie te vertete dhe i jepet fund njehere e mire karikatures demokratike te Sales
—— Programi Ekonomik i Edit ,eshte i shkelqyer –nuk ka asnje te mete ne Parim
tani gjithe problemi jane zgjedhjet
———Si do i behet hallit qe te behen zgjedhje te parakoheshme , sepse vetem me zgjedhje te parakoheshme Saliu ka me pake mundesi te vjedhi votat
Ne te kundert nese zgjedhjet behen ne 2013, Absolutisht qe Sala do i vjedhi –Ai nuk ndalet
—Ndaj sipas meje ,Edi do beje mire te gjeje ruget & mundesite qe te Komunikoje me Partine e Metes ,
sepse vetem me ata mund te sjellin Thyerjen e Qeverise se Berishes
-Dhe po shkuan ne zgjedhjet e parakoheshme atehere Edi e kafitorne ne xhep,sepse edhe PD-ja do thyeht si Parti pasi do dali grupi i president Topit ….
——-Te pakten per Momentin Edi , te gjeje njerezit qe kane influence tek Meta
dhe ti dergoje sinjale per paqe dhe , edhe bashkepunim per zgjedhje te PARAKOHESHME
——-Te mos merret me gjyqet e Metes,. Varja asaj pune –Me to le te merren Porkuroria ,
nuk ka pune PS-ja me gjyqesorin tani qe eshte ne opozite … …
–Ne opozite duhet Bashekupimme te gjithe , qe edhe qeverine e shakteron ,
por edhe ritet numri i komisionereve ne zgjedhjet eardheshme dhe ne kete menyre
e ke voten me te mbrojtur nga manipulimet e pushtetit
-Kur te vije ne pushtet athere , eshte tjeter muhabet–Ndryshohen regullat e lojes ne pushtet –E kutpon vete ai se si …
——Vetem me Partine Dules dhe Milos nuk dueht te bashkepunoje , sepse ata nuk aken as elektorat –por jane edhe shume antishqiptare –Ata jane tamam ARMIQ
-Ato dy parti duhen nxjere jashte ligjit
O Edi Rama po thuaj dhe ndonje fjale per reformen ne shendetesi se eshte pike e nxehte per tu prekur dhe shqiptaret do te degjojne me vemendje. Kjo do ta terboje Saliun fare dhe do pelcase nga marazi. Terhiqe ne lojen e fjaleve per kete teme te dites se ai po foli do te thote vetem budallalleqe. Terhiqe osh ne keto diskutime dhe do te shohesh rezultatin. Eshte nje aspekt qe shqiptaret i lendon cdo dite kjo puna e ilaceve dhe sherbimit shendetsor ne spitale.
Mir e ka kete programin ky edi, po hajde ta kuptojn njeri, ketu ne shqiprin ton 80 perqin nuk e din se si duhet te jet demokracija. nga ajo ben injoranti sal ca ti dojn by.. po te ishte ne nje vent metevertet demokrat 24 ore nuk i bente kryeminister me keto qe ben. po do zoti na iken ne 2013 ky injoranti se eshte shumi rrezikshem.
Pse deri me tani ksh ju ka votuar ,greket e…..
Nuk vjen demokracia me nje popull ku 70% e tyre jan provinciale.SA here e mbyten shkodren dhe prap e marin voten. ky eshte popull mjeran.mir ja u ben Saliu tani do ju kenaq edhe me plena