Rama: Sot Shqipëria ka hapur derën për plehrat e komshinjve. Nesër do jetë vonë

4 Nëntor 2011, 15:01Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme në lidhje me kalimin e ligjit në Kuvend nga ana e mazhorancës, për importin e plehrave në Shqipëri.

Sipas Ramës, “Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!”

Një ditë më parë Rama u shpreh se “të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…”, ndërsa theksoi se Berisha po bën të njëjtën gjë me Shqipërinë, siç bëri kryeministri i Somalisë, “kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”.

27 komente në “Rama: Sot Shqipëria ka hapur derën për plehrat e komshinjve. Nesër do jetë vonë”

  1. PISHA FLAMUR says:

    z- Rama, përcaktimi që i bëni importit të plehrave nga parlamenti kuisling i Sërbo-Shqiptarëve se është “tradhëti kombtare” është kulmi ku keni arritur. Tashti duhet vepruar jashtë programeve. Pra të çlirohemi një herë nga pushtuesi, pastaj merremi me programet. Në të kundërt në rast se bëni dashuri me Berishën duke diskutuar në parlamentin kusling, ju do merrni vulën e tradhëtarit të kombit. Të pyes z- Rama: “Si ka mundësi që Berisha me parlamentin kuislingë po tradhton popullin, sikurse e deklaroni vetë, dhe nuk ka frik nga as gjë, dhe mender jusht as që e rruan në shkop fare, ndërsa ju që jeni i drejtë kombtar i pa lyer duart me gjak po frikohani në shkallën e neveris” Populli po të lutet:”Eja pra Edi dhe na udhëhiq!” VET DEKLARON SE DO TË JETË VONË. mos u vono! Ç,farë pret?

    1. lere more burr i dheut se ai e di vet kete pune!

    2. Shqiperia per shqipetaret says:

      Neser do te jete teper teper vone, mafia do ti kete hyre ne kocke ketij vendi e do behemi si jugu i Italise! Dhe askush nuk do te kete mundesi ta c’rrenjose ate nga ketu.
      Sali Berisha me mafien e tij po kthejne borxhet e financimeve te fushatave e blerjes se votave. Ai e di shume mire qe nuk e ka te gjate ne krye te ketij vendi. Mjere te shkretet shqipetare, prinderit, vellezerit e motrat tona, mjere e ardhmja e Shqiperise!!!
      Ngrihuni o njerez deri kur me, na mbyten plehrat tona e tani dhe te komshinjve!

      1. sali kakabuba says:

        shqiperia per shqiptaret
        thua ne komentin tend: Kur mafia do ti kete hyre ne kocke ketij vendi!

        mafien e kemi ne gjak! perhere i kemi rrahur shpatullat te fortit,atij me pozite dhe shkelmin ne fyt te dobetit dhe atij pa krah e mbeshtetje.
        Qeveria e dum babes,e vertet eshte se eshte finanuesja dhe frymezuesja me e madhe e mafies ne vend,por te gjithe si popull nuk ngelim prapa.
        Ka vite,por sidomos ne zgjedhjet e fundit qe ne rrethe te ndryshme jane blere votat.Jane percaktuar listat dhe nje nate para zgjedhjeve,korrieret jane shperndare neper shtepite e votuesve.
        Tjeter,dhe kryesore,shume deputet,kryetare bashkish,etj,paguajne shuma te caktuar tek drejtuesit e larte te partive te tyre per te marre poziten.Dhe me e keqja akoma,ne shume bashki e komuna,gjobat qe u paguajme nepunesve shteterore per te marre nje certifikate,vertetim,apo gjithcka tjeter,shkojne dhe per te paguar qendrimin ne pune!
        te jap nje fakt tjeter,dhe pse e kam shkruar disa here ne kete forum,por nuk rri dot,pasi tregon se ne e kemi prek fundin me dore.
        Ne nje spital shteteror ,nje shtetase ka paguar 1.600.000. lek per te punu si pastruese! mafia ne vendet e tjera do te skuqej para fakteve te tille!
        apo tjetra,kur shefi i p[olicise rrugore u merr rrogen punonjesve te policise se qarkullimit,me arsyetimin se jeni ne rruge dhe beni cfare te doni me gjobat ndaj shofereve!
        kjo eshte kalu mafies,dhe ketu kemi arrit per pergjegjesite e secilit prej nesh,per formimin tone,por kjo rruge,ketu te nxjerr! e nuk ka pse te ankohemi!

    3. anais says:

      bravo, nuk kam gje per te shtuar pervecse : SHESHI DO BURRA …..

    4. raimondi says:

      Mire i thua –Edi flet sikur eshte njeri i thjeshte , harron se ai ka gjysmen e popullit me vete

      -Mjafton te dali dhe tu bej thirje njerezve, te gjithe do shkojne pas tij per ne proteste

      Dhe per kete ceshtjen e pleherave te gjithe shqiptaret do vene ne proteste

      Mjafton qe PS-ja ti sqarije njereizt per demin e madh qed ato shkaktojne dhe gjithe populli do jete ne proteste….

      -Ky eshte nje rast i mire per ta rrezuar Salen

      ….Hajde Edi ja ku e ke shancin te marresh pushtetin .
      Shfrytezoje kete shans !

  2. Arbion says:

    Sensibilizimin e popullit e ben Lubonja dhe ata intelektualet e tjere.Posti qe mban te kerkon te besh veprime dhe mandje te vendosura,te futesh kerkesen per referendum tek pakti me qeverine e pastaj te mos terhiqesh sic bere me Banken e Shqiperise ku u katandise me vetem nje perfaqesues kur ne paktin me 10 pika kishe kerkuar balancim te plote.

  3. libertas says:

    Z Rama urojm te zgjidhesh kryetar i Opozites qe te na udheheqesh ne revolta. SA KEQ QE NUK JENI JU ZOTI RAMA KRYETAR I OPOZITES…

    1. x says:

      Po ti liberta je o burre. i ke bere te gjitha palafike. Nuk u ngope?

    2. Shefqet Cela says:

      Kam dyshim,te mos them siguri, qe ju nuk ishit midis pjesemarresve te protestuesve para parlamentit, kunder ligjit te plehrave. Ne se jo, shume komentues te tjere bejne trimin per revolta dhe nuk marrin mundimin as per te marre pjese neper demonstrata.
      Revoltat fillojne nga demonstratat dhe pastaj shkalle shkalle i ngushtohet laku ne fyt qeverise mafjoze. I pate demonstruesit e “Pranveres Arabe”? Pjesemarrja filloi nga grumbullimi ne shesh, deri sa u mund frika dhe filluan aksionet e metejeshme.
      Saliu ka 20 vjet qe kakaris si gjel (tani ne maje te togut te plehut), por friken e njeh si burrat. E ka provuar ne 97, kur e lane zagaret ne balte, te cilet ju rikthyen, me bisht nder shale), kur ja dorezoi Nano-Meta pushtetin.
      Sa per Ramen, mire ben qe perdor te gjithe metodat: propaganden (demaskimin e sqarimin) dhe aksionin. Ne momente decizive mer perparesi aksioni. Kjo do te ndodhe kur te jemi te ndergjegjesuar te gjithe per domosdoshmerine e sakrificave. Jo pergjumje nga frika e mosbesimi. Mosbesimi na ka grryer faktikisht keto 20 vjet, duke i dhene shansin Saliut me kaste, te na kerceje si kacagjel ne qafe.
      Une kam besim te plote se do te vije ajo LIBERTAJA qe keni ne zemer.
      Shendet!

    3. vertet per te qeshur o libertas!

  4. luksenburg says:

    ZOTI RAMA.Po pergjegjesia juaj si kryetar opozite ku eshte? Ne si popull gjithmone kemi treguar duam te jetojme si EUROPIANE dhe jo cfare na afron kjo mazhorance qe shkataroi cdo gje.Mos valle ju prisni qe kJO KADAVER qe ka shkelur nje vend te tere do jape doreheqjen vete? Apo do vije AMERIKA te beje opoziten.Vendi duket pa shprese dhe pa qene akoma teper vone ka nevoje te sherohet nga kjo zgjebje qe shkerdh….. idealet e demokracise.

  5. Mallakastrioti says:

    I Nderuar Z.Edi Rama, nuk na Mjaftojne Deklarimet tuaja ne Faqet e Inernetit..Fuqia juaj si kreu i Opozites eshte te Ngriheni ne Demostrata Masive,dhe jo me “Deklarata” te dobeta edhe Boshe..1-C´fare prisni??Te Mbytemi nga Lendet Toksike??Dhe neser te na thoni se e beri Sali Baerisha me Banden e tije??Kete e dime, tani e keni ju radhen kane per tju mbeshtetur te gjithe njerezit e thjeshte pa dallime Partiake..
    2-Nese i beni Deklaratat sa per tu hedhur “Hi Syve” Shqipetareve, qe te “Hiqeni” si Burre i Mire, dhe se jeni ne opozite kete do ta kuptojme nga Mose -reagimi juaj..Pastaj Z.Rama ne e shohim te Verteten me sy..edhe ish-Shefi juaj Fatos Nano, me 2004-ren Nenshkroj nje Marrveshje per nje sasi Plehrash te Importuara nga Italia ne Shqiperi..
    3-Nje Opozite qe nuk REAGONE me FORCE, NE HESHTJE KA MIRATUAR ATE C´ka ka VOTUAR BANDA_MAFIOZE E SALI BERISHES..
    44-Z.RAMA TREGONI SE JENI SHQIPETARE I PASTER , per Shqipetaret e thjeshte..TANI DH ME VEPRIME..Fjalet per Marketing-Politikn nuk na DUHEN…

  6. Skelari says:

    O njerez qe ju kane ikur trute.

    Lexoni se c’thoni more mjerane: te bejme kryengritje, te bejme keshtu te bejme ashtu.

    Pse Rama ja u ka fajin qe bje Saliu plehra? Rama e ka fjalen qe ne jemi nje popull kot dhe nuk protestojme? Rama thote fjalen e tij si qytetar dhe si kryetar i opozites. Qeveria nuk e rruan fare per opoziten. A nuk e kuptoni kete????

    Pse nuk ngriheni ju trimat dhe te protestoni, perse nuk ka reagim qytetar? Perse nuk bllokohen qytetet dhe portet dhe te detyrojne qeverine ta anulloje kete ligj. Ne jemi popull koti dhe keshtu do te na shkelin me kembe sepse i lejojme vete. Mire te na behet!

    Por fajin s’na e ka Rama. Rama po e thote fjalen e tij dhe nuk po hesht dhe po fshihet cepave sic bejme ne te tjeret.

    1. mira says:

      Po ku je o skelar, o vlonjat! Une nuk bej dot koment mbi komentin tend.

    2. ne shqiperi nuk ka organizim tjeter pervec opozites, dhe nese opozita nuk organizohet kush duhet ta bej kete ??? apo duhet te organizohemi me fise???? opozita eshte skandaloze, zhgenjim total!

  7. jul says:

    nuk arrij te kuptoj cfare e pengon opoziten qe sigurisht e ka 1/5 e deuputeteve ne kuvend per te propozuar referendum sic e lejon kushtetuta e shqiperise te beje ?????

  8. Bubullima says:

    O shqiperi ku ke katandisur,kukuvajkat qahen dhe i kerkojne kryetarit te opozites te beje demostrate dhe keta injorante te bejne llogje nga kafenete.Turp te kini viktima te ketij shekulli,njeres pa koke brumbuj te felliqur qe ju ben shuren Saliu sa here ti doje bytha e ju peqe lepe.Levisni o kope derrash beni dicka te mbroni veten tuaj,jeten e femijve dhe te ardhmen e tyre.

  9. Claus says:

    Dje ne debatin parlamentar me beri nje gje pershtypje. Dolen e folen shume deputete mbi te mirat dhe te keqiat e ketij ligji nga PD dhe PS. Kishte kimiste dhe biokimiste, por askush nga ata nuk e vuri gishtin ne plage per te folur konkretisht mbi “ligjin e plehrave”, te pakten te kishin nxjerre ne publik listen e llojit te plehrave qe do te importohen, askush nuk e vuri doren ne zjarr per kete problem, as kimisti Ethem Ruka dhe as mjeku Sali Berisha.
    Te importoje plehra nje vend si Shqiperia eshte sikur te ndertohej e te behej realitet “endrra” e Sali Berishes per centrale atomike. Ne plan te pare nuk ka ndonje te keqe ne kete mes, se shtete te fuqishme te BE si Gjermania, Danimarka, Suedia si dhe Zvicra kane investuar fuqishem ne teknologjite e riciklimit per te patur perfitime ekonomike nga kjo industri si ne riciklimin e letres, te qelqit, te “plehrave biologjike” ne te cilen perfitohet energjie kondiserueshme.
    Problemi per mua fillon qe ne seleksionimin e tyre. Gjermania e ben kete seleksionim qe ne shtepi. “Plehrat” plasike merren ne dite te caktuara ne cdo shtepi, letrat po ashtu, “plehrat” biologjike po ashtu, pra cdo gje ndahet, deri tek frigoriferi i prishur per shkak te permbajtjes te gazit metan
    Po ne Shqiperi?
    Ne asnje menyre nuk e besoj se kultura e eliminimit te plehrave dhe e perpunimit te tyre mund te arrije nivele te tilla,se sa per seleksionim as mund te behet fjale.
    Marr per shembull, produktet plastike qe jane polimere te prodhuar nga produktet e naftes, gazit metan, karbonit etj. Mund Shqiperia te beje nje ricycling te ketyre produkteve sipas standarteve europiane?
    Pak besoj, ose aspak. Greqia perpunon vetem 1% te tyre, Gjermani 77% ndersa Suedia dhe Danimarka 95%. Disa lloje polimeresh jane teresisht kancerogjene, si prodhimet qe vijne nga Kina dhe disa shtete te tjera.

    Marrim beterite. Mund Shqiperia te beje perpunimin e baterive boshe me permbajtje Cadmiumi, Nikeli, Litiumi, Mangani dhe deri me permbajtje zhive (Hg)?
    Jam shume skeptik. Disa prej tyre si Cadmiumi, Litiumi dhe zhiva kane efekte teper helmuese ne organizem duke shkaktuar kancere dhe probleme gjenetike.
    Pra me keto argumenta mendoj se ky ligj eshte nje ligj antikombetar dhe johuman. Nje vend aq i vogel si Shqiperia nuk mund te perballoj kete import plehrash te vendeve fqinje.
    Ne nje te ardhme te afert nuk eshte cudi qe shqiptaret te kerkojne “azil antiplehre” neper Europe.
    Por si duket Sali Berisha do te lere “toke te djegur” pas largimit te tij nga pushteti.
    Parimi i Hitlerit ne fund te diteve te tij te fundit ishte:
    “Gjermania nuk e meriton te jetoje pas vdekjes time”.
    Keto moto kerkon ta beje realitet Sali Berisha ne Shqiperi, se dhe aq “pak i ka bere”, ky doktor-plehre!

  10. Shkupi says:

    Ligji per importimin e plehrave nga jasht me shume rrezikon plehrat e brendshem-Ramen dhe Topin.

  11. nor says:

    Haaaahahahaha, kush ka fytyre te thote “neser do te jete vone”!! Qe nuk ka njeri qe nuk ia ka vu ne dukje qe 2013a do te jete teper vone por vepro tani; dhe cfare ka bere deri tani? – vetem editoriale! Dhe tani thote se neser do te jete vone. He pra, cfare pret? – krishtlindjet?? Populli te eshte lute, “na prij o Ed, na prij o Ed” por ti leshin!

  12. tironci says:

    a mer sali berisha .. qe po e shkaterron komplet kete SHQIPERI te mjere … njesoj derdellitje edhe ne kohen qe deshe me fal kufijt detare grekut .. njesoj edhe per GERDECIN ..PO keshtu edhe per 21 JANARIN … por do vij nje dite qe do i paguash ti dhe soji e sorrollopi jot ,,te gjitha krimet qe i ke bere ketij vedni ..
    drejtesia vonon por nuk harron … edhe siamezi jot kadafi keshtu perfundoi ……poshte kjo diktature e vendosur nga sali berisha ……..

  13. Luan Morina says:

    Rama e tregon të vërtetën, pa marrë parasysh se sa pis është. Plehrat të cilat ai thotë se janë pranuar nga qeveria e tij, vendosen në Shqipëri nga “komšija” e kombit tonë, sepse ky paguhet disa milionë në vit nga këta “komšija” për ta dhunuar kombin tonë shqiptar.

  14. arian says:

    Shqiperia eshte vend i varfer dhe ne varemi nga te tjeret si ekonomikisht ashtu dhe politikisht keshtu qe ska gje per tu habitur.Qeverite do jene kukulla dhe ne do bejme ca thone te tjeret.Shikoni si po e katandisin greqine se duan ti marrin kapitalet shteterore qe eshte anetar ne be po i heqin breket se greket kujtuan se u fuqizuan shume dhe filluan te vepronin si te medhenjte e botes dhe sot jane ne prag falimentimi si shtet.Prandaj mos u beni tifoza te saliut dhe edvinit kot se ata kane ne dore vetem celsat e kashtes dikush tjeter e drejton kete pune dhe nuk do shume mendje per ta ditur

  15. Pelasgian says:

    ik re budall , ti je komplet deshtak , ik shko bej ndonje pikture e mos u merr me politike

  16. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    Te gjitha shtetet evropes perveq lituanis bejn importin e plehrave dhe riciklimin e tyre por Rama qe po i rradhit humbjet ne zgjedhje duhet te gjeje nje alternativ per te fituar,njehere i mjeri provoi me force me 21 por deshtoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje