Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në përfundim të vizitës së punës në qytetin e Gjirokastrës dhe pas ceremonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi” intelektualit të shquar gjirokastrit Alizot Emiri, i është përgjigjur interesimit të mediave të pranishme.
Si jeni ndjerë në Gjirokastër dhe a keni vënë re ndryshime?
Gjithmonë, sa herë vjen në Gjirokastër, patjetër që ndihesh i emocionuar. Sikurse e thashë edhe pak më parë, këtu ndjen peshën e madhe të historisë që trashëgohet, nëpërmjet veprës së mjaft brezave. Pra, Gjirokastra është shumë e veçantë, qysh nga pikëpamja e vendosjes, ndërtimeve, dhe jo pa qëllim është një nga asetet e mëdha të historisë dhe të kulturës shqiptare. Natyrisht, kur vjen këtu, ndihesh mirë, sepse konstaton edhe mikpritjen e qytetarëve gjirokastritë. Mora pjesë në një ceremoni, e cila është jo vetëm vlerësim për një nga qytetarët intelektualë të qytetit, por ai patjetër, me kalimin e kohës, rrezaton shumë, sepse ka një simbolikë shumë të veçantë marrëdhënieje me librin, e cila nuk shuhet asnjëherë. Pra, kjo figurë që sot ishte prezente, figura e Alizot Emirit, patjetër i shtohet atyre figurave që vlerësohen, që i shtohen intelektualëve më në zë që ka Gjirokastra, sikurse e thashë: Kadare, Musine Kokalari, profesor Çabej, e shumë të tjerë.
Zoti President, procesi i regjistrimit të popullsisë, tashmë ka përfunduar. A mund të kishim një koment tuajin, se si e vlerësoni, duke pasur parasysh që në jug ka pasur kontestime, sidomos nga pjesa e minoritetit grek, që një pjesë e madhe nuk është regjistruar? Dropullin e Sipërm kam parasysh.
Në një vend demokratik është shumë e rëndësishme që të vlerësohen në mënyrë specifike të gjitha institucionet. Unë, si Kryetar i Shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë, sepse është një kërkesë, së pari, e nevojshme e kohës, patjetër edhe e institucioneve ku ne aderojmë, dhe duhet ditur për shumë arsye, për një mijë arsye, që qytetarët duhet të dinë të regjistrohen, të ketë sensus. Patjetër, ky proces mendohet që të jetë realizuar në standardet e kërkuara. Por janë institucionet specifike që do të thonë fjalën e tyre në momentin kur ata do të përpunojnë, do të elaborojnë të dhënat e tyre natyrisht. E rëndësishme është të japim këtë vlerësim për procesin dhe të presim prononcimin e institucioneve të specializuara për këtë punë.
Zoti President, cili është opinioni juaj apo qëndrimi juaj, në lidhje me komentet e bëra për figurën tuaj, së fundmi, qoftë nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, qoftë nga Kryeministri, zoti Sali Berisha?
Kjo vizitë sot është e mbushur me aktivitete të cilat shkojnë në linjën e angazhimit të Presidentit, si Kryetar Shteti, për të kontaktuar jo vetëm institucionet e pushtetit vendor. E kemi thënë që pushteti vendor është pushteti më afër qytetarit për të kontaktuar qytetarë, dhe natyrisht të gjitha komentet e tjera janë shumë anësore për mua. E rëndësishme është të angazhohem deri në ditën e fundit si President i Republikës, si Kryetar Shteti, për të promovuar dialog, harmoni, bashkëpunim shumë të mirë midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, për të mirën e qytetarëve. E kemi thënë, qytetari është në qendër të vëmendjes, qoftë si institucion, por qoftë edhe si formim. Unë dëshiroj që qytetari të jetë i pari kudo, sepse është qytetari që, kur vjen momenti pastaj për të zgjedhur, është ai që ne i dedikohemi shumë. Pra, dëshiroj që të mos ta përziej me asnjë lloj politike që nuk i takon misionit tim, si President.
nuk ja vlen per koment se procesi nuk ka perfunduar,nje gje dihet se
do kete njerez te paguar duke perfshire dhe mender sali berishen
per te bere ndonje allishverish si me detin jon.Qe ka deshtur regjistrimi
e di dhe me budallai ne shqiperi.po ashtu pritet qe debili dhe devili
i vicidolit po “punon ” ne prapaskene per ta paraqitur kete census
si me te mirin ne kozmos.
Numerimi popullsise vajti shume mire –dhe minoriteti do dali nja 5 mije veta
–Se ata kane ikur te gjithe ne Greqi, keshtu qe aty kane ngelur vetem plakat
–Ndaj me kete rast e hengri edhe minoriteti sa krahu –hahahahahahaha
–Duhet te nxjerrim ligjin qe s’ka me zone minoritare –Minoritaret kane ikur te gjithe ne Greqi —
Ndaj minoriteti do dali me pake se 1.5 per qind –kaq –