Rama: Propozim për të nxitur miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar

7 Nëntor 2011, 13:34Politika TEMA

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PS, kryetari i kësaj partie, Edi Rama, tha se Kongresi ishte një sukses. “Kongresi ishte një sukses, njerëzit dëgjuan propozimet tona. Ka entuziazëm, ka krejt natyrshëm edhe dyshime për shkak të angazhimeve të forta të programit tonë. Ajo që shpalosëm në Kongres është hapi i parë,” tha Rama.

Ai deklaroi se tani nis puna e prezantimit të programit në bazë.

“Unë dhe çdo deputet do nisim kontaktet intensive për të diskutuar programin. Kontaktet do shtohen me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare. Do nisë puna për rritjen me 30 përqind të anëtarësisë socialiste në vitin 2012. Do marrim nga anëtarësia çdo vërejtje e propozim për programin.  Të gjithë të larguarit për çdo arsye duhet të ftohen të marrin pjesë në diskutimet në organizata. Në diskutime duhet të ftohet çdo njeri i interesuar për tu bërë pjesë e kësaj partie. Kjo është baza që do na bashkojë për të nxjerrë vendin nga qorrsokaku.  Çdo organizatë duhet të hapë dyert për këdo që dëshiron të diskutojë me ne këtë program. Kjo nënkupton vetëm një mbledhje të hapur, por nënkupton që ne të shkojmë tek njerëzit.”

Rama tha se sa i përket kuadrit parlamentar, PS do propozojë një axhendë për ligjet që kërkojnë 3/5-at. “Propozoj një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ për ligjet me 3/5. Do dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, një axhendë të specifikuar pune për komisionet e Kuvendit, e hartuar në detaj, për të mos i lënë asnjë mundësi palës tjetër që të ikë nga përgjegjësitë,” tha Rama.

Sa i përket diskutimit për buxhetin, që do bëhet së shpejti në Kuvend, Rama kërkoi nga deputetët e tij që të tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverisje.

“Në dritën e programit tonë do jemi shumë të drejtpërdrejt që të nxjerrim në pah shifrat që tregojnë falimentiin e qeverisë. Duhet të jemi të qartë me propozimet tona konkrete. Qytetarët duhet të kuptojnë se ky ndryshojmë,” tha Rama.

Në mbyllje ai falënderoi personat që kontribuuan për hartimin e programit.

“Programin ia kemi dërguar edhe personaliteteve të huaja të ekonomisë dhe politikës, që kanë shprehur dëshirën ta lexojnë dhe të na ndihmojnë,” shtoi Rama.

6 komente në “Rama: Propozim për të nxitur miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar”

  1. Vlora says:

    —–Qytetarët duhet të kuptojnë se ky ndryshojmë,” tha Rama.
    ndryshimi eshte i madh pasi PS eshte nje parti politike me program te qarte ndersa PD+LDI nje roganizate mafjoze vetem per te plackitur……………..

  2. Arbion says:

    Po ti sikur i kishe kerkuar pakt me 10 pika per te zhbllokuar krizen.Apo meqe Saliu s’te qas ne tavoline per te ndare taven po kenaqesh me ndonje kocke qe te hedh.

    1. zefi says:

      Llogjike kalamajsh rrugace,ke,o Arbion!!Si kelysh i Berishes nuk mund te gjykosh ndryshe nga shefi yt!!!Kush eshte ajo kocka e Berishes?E ngaterron me kockat qe ju hesgh juve,ZAGAREVE,si ti,qe lehin sa here ka nevoje serbi Berisha!!!Jeni vetem PLEHRAT E SHQIPERISE,QE DUHET TE FLAKENI JASHTE VENDIT PER RICIKLIM!!!

    2. koli says:

      po mor malok po, se do ja shofesh hajrin bushtres se vicidolit, do te zej kanceri ty me gjthe malokerine tende nga helmet e napolit..

  3. programi i ps eshte relativisht i mire,por ka nevoje per shume korigjime,mendimi im personal.per kete ,ps ka kohen e mjaftueshme per te mbledhur ne rang vendi te gjitha propozimet e bera nga baza deri ne deri ne perfundimin e plote te tij.

  4. Cimi says:

    O “ujku i debores”:
    -A eshte valle e vlefshme qe per te thene dicka qe na e paska nxjerre drejt per drejt rradakja jote,te perdoresh ato qe Rama i ka thene ne Kongres e po i perserit mjaft qarte edhe ne mbledhjen me grupin parlamentar te Ps-se. Po te kesh ndjekur sado pak Kongresin, jo me te degjuar direkt Ramen por vetem nga komentet e medjas, ti duhet ta kishe kuptuar se lejtmotivi i Kongresit ishte ne fjale e do te jete ne veprim diskutimi i programit me te gjithe njerezit e bazes, mbledhjes se te gjitha mendimeve te tyre (mbase edhe tendin me gjithe se per mua ajo mendja jote ka doza shume te larta vetlavderimi e mendjemadhesie)ne menyre qe programi te permiresohet me tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje