Genc Ruli: Berisha pengoi që ligji të mbyllte piramidat

6 Nëntor 2011, 23:38Politika TEMA

 Një nga shkaqet kryesore të deformimit të tranzicionit shqiptar, të analizuara në librin “Komploti kundër Lirisë” të analistit Andrea Stefani, është edhe mungesa e një pushteti të pavarur drejtësie, të aftë të ndëshkojë korrupsionin e pushteteve politike. Shqyrtimi i fakteve të jep të kuptosh se “drejtësia” jo vetëm që nuk e ka ndëshkuar korrupsioni e pushteteve po është vënë në shërbim të pushteteve të korruptuara, një aleancë që ka qorrollisur shqiptarët në humnerën e krizave të tmershme si ajo e vitit 1997. Nga libri i Stefanit, që pritet të dalë këto ditë në panairin e librit, po publikojmë një pjesë që denoncon keqpërdorimin e gjykatësve nga ish-Presidenti, Sali Berisha, për të shmangur ligjin që detyronte mbylljen e firmave piramidale. Sot është e qartë se po të ish zbatuar ligji do të qe shmangur tragjedia. Po ishte etja për pushtet e Berishës që e pengoi ndërhyrjen shpëtimtare të ligjit dhe drejtësisë. Një e keqe që këmbëngul dhe sot e kësaj dite. Ja fragmenti nga libri:
Te mungesa e drejtësisë së pavarur duhet kërkuar një nga rrënjët kryesore jo vetëm të krizave dhe tronditjeve të shtetit por edhe te atij korrupsioni galopant që nuk mund të mos bëhej, nga ana e tij, premisë e fuqishme e krimit të organizuar. Te mungesa e një pushteti drejtësie që shpërfill dhe i vë kufi “demokracisë” si pasion i turmave fanatike në shërbim të liderëve populistë, te mungesa e një klase juristësh të pavarur si “aristokraci e demokracisë” (Tukëvil) që i vë fre pasionit të verbër turmave nga njera anë dhe epsheve të politikanëve në anën tjetër, duhet kërkuar rrënja e shumë krizave apo skandaleve financiare dhe politike nga të cilat ka vuajtur dhe po vuan Shqipëria.
Të marrim një shembull: Cili ishte zembereku i fshehtë që kurdisi tragjedinë e piramidave financiare për rreth 5 vjet dhe që pati për epilog, humbjen e parave dhe kursimeve të jetës nga qindramijë qytetarë si dhe kolapsin e shtetit? Pengimi i ndalimit më në kohë të piramidave nga institucionet e zbatimit të ligjit. Dhe penguesi kryesor ishte Presidenti autoritarist Berisha që synonte ta shfrytëzonte populisht për kapjen e një madanti të dytë presidencial “mrekullinë”, “parajsën” e fajdeve dhe dalldisjen popullore nga interesat marramendëse. Sot Berisha justifikohet duke thënë se në atë kohë nuk kishte ligj që mundësonte mbylljen e piramidave. Por faktet provojnë të kundërtën. Po le t’ia japim ato lexuesit me gojën e atyre që sot janë ende në shërbim të Berishës. Genci Ruli, sot ministër në kabinetin e Kryeministrit Berisha, në një emision të Blendi Fevziut në TVSH, menjëherë pasi PD kish humbur pushtetin në vitin 1997, jepte këtë shpjegim për odisenë e piramidave:
“Po flasim për fenomenin fajde i cili vërtet i nënkuptonte ose i bënte të besueshme të gjithë hipotezat për lidhje me botën e pastrimit të parasë etj. Në këtë aspekt duhej nxjerrë ligji i pastrimit të parasë. Fenomeni i vërtetë përsa i përket vakumit ligjor apo jo, sikundër shtrova dhe unë, është a mungonin ligjet të cilat i jepnin forcën e duhur organeve shtetërore për të vepruar ndaj firmave në momentin që u krijuan? Dhe them që nuk kanë munguar. Rregullimi i normave të interesit për të cilat është përgatitur projektligji ka të bëjë me normat e interesit të fajdes së huamarrjes si veprim i Kodit Civil. Këtu (në rastin e fajdeve) sado që spekulohet mbi këtë temë, s’kemi të bëjmë fare me këtë lloj huamarrjeje. Kemi të bëjmë me një huamarrje të mirëfilltë tregtare dhe atëherë i nështrohet ligjit të bankës dhe duhet të ishte vepruar. Çfarë kemi parë është një mosveprim nga asnjë organ shtetëror përkundrejt kompetencës që kanë për të reaguar në përputhje me ligjin në fuqi. Eshtë për t’u përshëndetur përpjekja e atëhershme e ministrit (Ridvan Bode) që mori një kurajo individuale duke iu kundërvënë politikës, për të bërë atë prononcim në sajë të sedrës së tij profesionale por të mos harrojmë sikundër Kryeministri (Aleksandër Meksi) është prononcuar në vijimësi dhe ndofta më gjatë edhe Guvernatori (Kristaq Luniku) …madje më duket se është prononcuar, po prapë me një letër jo publike, edhe vetë Kryeministri. Atëherë janë organe shtetërore që e kuptojnë fenomenin fajde, prononcohen por, hipoteza më e drejtpërdrejtë është se, ka një vullnet mbi këta njerëz mbi këta shtetarë të lartë,(mbi Boden, Meksin, Lunikun) ka një vullnet prej kryeshtetari (Sali Berisha) që i pengon këta njerëz të mbyllin fenomenin fajde”.8
Ky deklarim i Rulit e nxjerr Berishën kryefajtor në disa pika: Në çështjen e pastrimit të parave në piramida. Sepse ishte Berisha që nga fundi i vitit1996 deklaroi me emfazë absolute se “paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë”. Një deklaratë që, pavarësisht kontekstit të saj, nxiti edhe më shumë shqiptarët të investojnë paratë në firmat piramidale duke e bërë fundin edhe më fatal për ta. Ruli hedh poshtë gjithashtu justifikimin e Berishës se në kohën kur u përhapën piramidat nuk kishte kuadër ligjor që të mundësonte parandalimin e tyre. Dhe së fundi, Ruli ngre gishtin e akuzës mbi Berishën, mbi “kryeshtetarin” që ka bllokuar ligjin, që ka penguar shtetarë të tjerë të lartë të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbylluar me kohë piramidat financiare. Akuzë me e fortë dhe më shkatërruese për një politikan nuk bëhet: ka penguar zbatimin e ligjit kundër një aktiviteti të paligjshëm që solli më pas rrënimin e financave të shqiptarëve, dhe më në fund edhe vetë shtetin! Po përse e ka bërë këtë krim Berisha? Vetëm për hatër të qëndrimit në pushtet.
Deklarimin e Rulit mbi ekzistencën e kuadrit ligjor për të penguar veprimtarinë e piramidave e konfirmon në këtë debat edhe ish ministri i Financave, Rivan Bode. Ai pohon se:
“Qysh nga muaji prill i vitit 1996 me ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për Bankat”, një nen i posaçëm aty e sanksionon që ndalohet grumbullimi i depozitave. Pra ishte një fenomen që ndodhte në sferën monetare dhe i takonte Guvernatorit të Bankës që të merrte nisiativën ligjore për të vepruar mbi këto”.
Le të marrim një dëshmitar edhe më të paanshëm, Bankën Botërore (BB). Ja ç’shkruan Carlos Elbirt (Karlos Elbirt) drejtori i misionit të BB në Tiranë në vitet që u zhvilluan piramidat:
“Banka Botërore kish dhënë alarmin tek autoritetet më të larta për rrezikun e piramidave që nga mesi i 1996-tës. Edhe më herët, stafi i Bankës që ishte familjar me këtë dukuri, paralajmëroi zyrtarë të lartë të qeverisë për rrjedhojat e pritshme. Guvernatori i Bankës Qendrore nxiti kabinetin dhe Presidentin Berisha që të ndalonte mbledhjen e parave nga piramidat. Gjë që ishte e mundur ligjërisht, sa kohë që ligji për bankat thoshte se mbledhja e depozitave është monopol i bankave të licencuara. Por nga fundi i vitit 1996, gjykatës të caktuar nga presidenti vendosën se paratë e mbledhura nga piramidat përbënin një “hua bilaterale” që ishte subjekt i Kodit Civil dhe jo i ligjit për bankat”. (Carlos Elbirt, Albania under the Shadoë of the Pyramids, Transition Neësletter)
Shohim se Elbirt jo vetëm konfirmon akuzën e Rulit për Berishën si kryeshtetar që përfaqësonte vullnetin e vetëm kundër mbylljes së piramidave, po shkon edhe më larg. Ai denoncon përdorimin nga Berisha të gjykatësve për të bërë një interpretim të ligjit në mënyra të tilla që bllokimi i piramidave të rezultonte “i pa drejtë”. Kjo është pikërisht dukuria e kapjes së drejtësisë nga pushteti politik dhe e keqpërdorimit të gjykatave dhe gjykatësve për të shpallur si “të drejta” veprimet apo mosveprimet e pushtetit. Në rastin konkret, gjykatësit, vënë në shërbim të propagandës berishiste “me ne fitojnë të gjithë”, e shpallën “të drejtë” mos bllokimin e piramidave financiare. Dhe shqiptarët i vuajtën pasojat e tmerrshme të kësaj “drejtësie”, katastrofën e vitit ’97. Bashkë me etjen e Berishës për pushtet, gjykatësit e kapur janë bashkëfajtorë për atë katastrofë që pati si bilanc jo vetëm humbjen e parave dhe shtëpive nga gjysma e shqiptarëve por edhe humbjen e jetës së rreth 3000 njerëzve si dhe rrënimin e shtetit. Ashtu siç u bënë bashkëfajtorë juristë dhe gjykatës të kapur  në përbërje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Kolegjin Zgjedhor, në manipulimin nga Berisha të  zgjedhjeve në vitin 2009 dhe 2011.
Pyetja që shtrohet është: Si ka mundësi që një publik që e ka pësuar kaq ligsht nga vullneti i sëmurë për pushtet i një “kryeshtetari”, ta votojë përsëri duke e risjellë në pushtet atë? Ka shumë faktorë që e shpjegojnë një dukuri të tillë por një ndër ta është tradhtimi i të vërtetës nga elitat politike. Fjala është për njerëz si Genc Ruli dhe e gjithë “gencëria” e Shqipërisë që ndonëse e kishin fare të qartë kryepërgjegjësinë e Sali Berishës në tragjedinë e piramidave dhe në gjithë tragjedinë e vitin 1997, befas një ditë e kthyen pllakën. Në vend që të bënin denoncimin e tij publik, sikundër e lypte edhe e drejta, ata i dolën në krah Berishës dhe e promovuan si kalorës të luftës antikorrupsion. Qenë njerëz të këtij kallëpi që i thanë publikut se Berisha “ka ndryshuar”. Ata i futën në thes një pjesë të shqiptarëve. Dhe karakteri destruktiv i Berishës do vazhdonte të mbillte rrënoja.

28 komente në “Genc Ruli: Berisha pengoi që ligji të mbyllte piramidat”

  1. alketi says:

    te na behet mire ne shqiptareve stefan,qe nuk zume mend,dhe e zgjodhem perseri ne pushtet.drejtesia duhej vene ne 97.

    1. Bardh Gjeloshi says:

      po kush e zgjodh kete paloshin.. i ka te gjitha muncit te rri ne pushtet.. me politikane te bler edhe ka fundet e shteti te financoj rrenjat e ti ne pushtet.

      Sala se kupton qe ai do shkruhet si diktator ne historin e shqiperis.

      edha ata qe kan votuar per ate, kan votuer vetem perse jan te punsuar nga PD…

  2. Bardhi Tolabi says:

    Alketi!
    Nuk e zgjodhem perseri,por na i vodhi votat,sic na ka vjedhur cdo gje tjeter,deri edhe nderin e te qenit Shqiptar.Prandaj,mos fajeso popullin,por klasen politike,drejtesine e korruptuar dhe te neneshtruar dhe nje pjese te gazetareve,analisteve dhe inteligjences militante,e cila i ka shitur shpirtin djallit(PARASE dhe BERISHES)dhe na e shet hajdutin per fitues,idiotin per gjeniun e vendit,anadollakun per vizionarin e shekullit,tek i cili duhet te marrin shembull udheheqesit e botes.Ne zgjedhjet e tjera,duhet qe ne populli,te qendrojme ne roje te votes,ne ndalimin e “votuesve”turiste,te “votuesve”qe flene ne garazhe,te “votuesve” qe nuk jane banore te rruges apo bllokut tone etj.Keshtu edhe kur te numurohen votat,kur te vendosin Ristanet e Sashenkat.Atehere do te shohesh se sa e ka votuar populli kete kryekriminel te Shqiperise dhe Shqiptareve.

  3. rroku says:

    Interpretim dashakeq

  4. rroku says:

    Trajtimi i ceshtjes se piramidave dhe “Kusureve” te Berishes eshte nje nga ceshtjet me te diskutueshme dhe me komplekse ne historine e ndryshimeve social ekonomike post-demokratike ne Shqiperi.
    Akuzimi i Berishes ose qeverise se tij me duket sa absurd aq dhe manipulative. Sepse:
    1. As Berisha dhe askush ne qeverine e tij nuk kishin eksperience rreth ketij fenomeni boteror.
    2. Banka boterore dhe perfaqesuesit e saj ne ate kohe, nuk kishin shqetesimin dhe problemin e piramidave ne vetevehte si fenomen monetar legal apo ilegal, por ato i shikonin piramidat si konkurrente aktive dhe potenciale per implementimin e kontrollit bankar e monetar ne Shqiperi, te cilat (piramidat) me vone do te ktheheshin ne Banka me funsksione e aktivitete standarte. Bile disa forma te investimeve nga keto kishin filluar te ravijezoheshin ne disa dege te ekonomise private. (Assetet e investuara te firmes Vefa ishin kolosale dhe perfaqesonin me shume se 60% te vlerave te deposituara bashke me interesat e fituara nga keto depozita)
    3. Pa dyshim qe firmat piramidale ishin forma te sofistikuara te pastrimit te parave. Por per te qene realiste, resurset monetare te tyre ishin thjesht monedha fizike te ardhura ne vend nga jashte, dhe per me teper shqiptaret nuk kishin dhene asnje kontribut apo djerse te derdhur per keto aseete financiare.
    4. Si te tilla, keto resurse ilegale monetare ishin figurativisht nje lubrifikant i domosdoshem per ekonomine e rrenuar te vendit qe para proceseve demokratike. Nese qelloi Berisha si kryetar shteti, cdo person tjeter me me pak mend se ai, do te kishte mbyllur njerin sy e njerin vesh pasi funksionimi i tyre lehtesonte dhe “ndihmonte” perkohesisht ekonomine dhe siguronte buken e perditeshme te shqiptareve.
    5. Askush nuk mund te injoroje faktin se cdo shqiptar ne ate kohe arriti jo vetem te ushqeje familjen por edhe te blejne shtepi e prona dhe filluan biznese qe me vone u bene shume te fuqishem. Eshte e vertete se 12% e shqiptareve humben kursime dhe shtepi, por pjesa tjeter fitoi. Ishte mbyllja e menjehereshme e firmave qe shkaktoi kaosin dhe humbjen e shansit per jete komode pa punuar te shume shqiptareve dhe qe u shfrytezua me mjeshteri nga te majtet per te ardhur ne pushtet nepermjet nxitjes se pjeses jugor.
    6. Pa dashur te bej avokatin e ketyre firmave, pasi nuk mund te vazhdohej per nje kohe pa kufi me keto praktika, por nese do te isha ne pozite ne ate kohe, do te zbatoja nje politike te mbylljes tyre graduale dhe ballancimit te nevojave per investime ne vend nga financimet e bankes botrore dhe bankave te tjera europiane.
    7. E thene shkurt, firmat nuk i krijoi as Berisha e as qeveria demokratike, ato u inskenuan dhe programuan nga mjeshtra nga jashte duke arritur te depertojne ne terenin shqiptar pa ligje dhe pa eksperience ne kete fushe.
    8. Se fundi ajo ishte nje eksperience negative qe kushtoi shume jete njerezish dhe pasoja rrenuese qe e kaluan ne vlere avantazhet e perfitimit nga ky pastrim parash. Dhe si e tille nuk duhet te perseritet kurre me as ne forma te atilla primitive dhe as ne forma me te sofistikuara. Prandaj shteti ligjor dhe implementimi i sistemit e standarteve Europiane eshte kusht i domosdoshem per hescjen perpara te vendit drejt Europes.
    9. Cdo koment ne kete liber duke interpretuar ndryshe eshte vetem perpjekje per te ngritur alibira dhe akuza te pa qena qe i sherbejne arjdhjes ne pushtet te se majtes.

    1. ed says:

      bravo rroku nje perpjekje shume e rafinuar per te mbuluar mutin e berishes me shuren tende ……na thua qe firmat nuk i krijovi berisha me pd … dhe po ta pranojme …. po kush i la te riteshin dhe te mernin permasa te tilla ? na thua se b.b kishte te tjera synime qe kundeshtonte piramidat dhe le ta pranojme ,,, por argumentat e saj a qendronin? na thua dhe me te bukuren se parate vinin nga jashte dhe ishin para pa mund!!!!!! po ku i gjeten ato emigrantet e thjeshte mos u a fale ti ? na thua dhe cfare nuk thua , thua dhe qe shqiperia u shkaterua (shtepia) po saliu prresident ( babai ) nuk mban pergjegjesi akuzon stefanin per alibi por alibia e vetme ne kete histori eshte alibia jote per te nxjere pa faj kryefajtorin berisha Ai ushtronte nje detyre te larte me pergjegjesi shteterore dhe pamvarisht se kishte experience apo jo , paveresisht se kush i krijovi apo shfrytezovi piramidat ato u krijuan dhe vepruan nen qeverisjen e tij DHE AI DHE ASKUSH TJETER ESHTE PERGJEGJES PERPARA LIGJIT PER VEPRIMET DHE MOS VEPRIMET E TIJ qe cuan atje ku ti na thua te mos veme me por me saline kudo mund te vesh pra nuk eshte cudi te vesh prape te 97 e mbrapshte ..

    2. MEMEDHETARI says:

      Z.Rrok,ku qendron manipulimi dhe absurditeti ne kete analize te kthjellet te z. Andrea Stefani???
      Cfare ka ketu te paqarte qe te mos te ta “rroke” mendja ????
      Jane dy Ministra te Saliut qe kane folur me 1997-n,Ruli dhe Bodja,eshte dhe nje burim i pa anshem nga Banka Boterore qe thone se pergjegjesia per mosmbylljen e fajdeve eshte e Sali Berishes…
      Mosmbyllja tregon njeherazi qe ISHTE VETE SALI BERISHA KRIJUESI I FIRMAVE PIRAMIDALE dhe JO sic akuzon ai qe “ato i krijuan socialistet”…
      Ju,z.Rrok nga njera ane i “hyjnizoni” firmat piramidale dhe nga ana tjeter keshilloni me te drejte qe te mos perseriten me kurre…
      Perse keshtu,kontradiktor ne ato qe thua???
      Kur shkruani “Eshte e vertete se 12 perqind e shqiptareve humben kursime dhe shtepi,por pjesa tjeter fitoi”,kini parasysh se fitoi shumica e shqiptareve??!!!
      Fatkeqesisht,e verteta eshte qe shumica e shqiptareve humben dhe nje pakice u pasurua dhe nuk besoj se ju nuk e dini kete.
      Duke “mbrojtur” Berishen dhe fajdete e tij ju,z.Rrok keni marre persiper nje mision te deshtuar,sepse shqiptareve ende u “bucet” koka nga britmat e Saliut tend te felliqur neper mikrofona:”Leket e shqiptareve jane me te pastrat ne Bote”…
      Nga makuteria e tij ne Shqiperi u hapen mijra varre…

    3. agbi says:

      rroku , cfar shkolle ke mbaruar te shkoj edhe une per studime, mbase nuk jam vone e me pranojne .

    4. Shefqet Cela says:

      Perveç se sharlatan, je edhe nje çike finok zotrote. Na thua se SHUME NJEREZ BLENE SHTEPI NGA PIRAMIDAT. A s’na thua, kujt ja blene? Ja u blene sylesheve, qe besonin qorrazi tek “mrekullia ekonomike” e Saliut tend. Shtepite i shiten per per nje çmim qesharak.
      Jane me qindra fukarrenjte qe ngelen pa shtepi, ose duke u hequr kafshaten femijeve. Kjo ka qene nje tragjedi e vertete.
      A s’na thua, kush i bleu ato shtepi? I blene ata qe kishin para. Ata qe dinin mire situaten, ose ishin ne dijeni se çfar po bente qeverija, mmatrapazet e çdo kallepi. Natyrisht ka edhe te ndershem, qe kishin vene ndonje lek menjane dhe gjeten rrastin te behen me shtepi, por gjithmone ne kurris te hallexhinjve te genjyer, qe mbeten rrugeve.
      Na thua ç’faj ka qeverija? Perse jane qeverite kudo ne bote? Per te ruajtur gomaret?
      Qeverija merr masa edhe per fatkeqesite natyrore dhe jo ketio fenomene njerezore, mafjoze. Ne rrastin tone qeverija e Saliut ishte pale me matrapazet. Vete Saliu i yshti keto xhambaslleqe, bile edhe kur po i delte tymi doli ne mbrojtje te tyre, duke thene : “jane te pastra”.
      Nje dite do te jape llogari per kete xhambaslleqe, krahas zullumeve te tjera. Nuk eshte larg ajo dite!
      Shendet!

    5. bernard madoff says:

      Ky komenti nga rroku te jep pershtypjen se eshte bere nga nje keshilltar
      i kabinetit berisha,qe shkruan dhe me pseudonimin luan kolonja.
      Shume eshte munduar rroku i kolonjes por nqs do ti lexoje nje njeri me kulture mesatare dhe qe ka jetuar ne shqiperi do te thonte :”fuck rrok
      & berishe together”
      Si e harrove firmen ” SHQIPONJA” e tritan presh shehut qe transportonte
      nafte per serbet “per te ndihmuar” kosovaret.
      Si e harrove mobilizimin e cubave te tropojes e kosoves per te shtypur
      demonstraten e 26 majit dhe per te pushtuar jugun ????????????
      fuck rrock

  5. Durim Shumi says:

    Zoti Rrok,
    Pak te thuash se je nje idiot me brire. Ne fakt, ti perfaqson ate shtrese qe ka kapur shtetin dhe nuk eshte e interesuar per ndeshkimin e krimit.
    Ti nuk ke hallin e Berishes. Per shtresen tuaj Berisha do te jete limoni i shtrydhur qe duhet hedhur. Berisha duhet dhe do te ndeshkohet edhe si perfaqsues i klanit tuaj kriminal.
    Durim Shumi

  6. templari46 says:

    Sali Ram Sheqere Berishe Rrumpalle Komitin e zgjodhi ne pushtet populli shqiptar, e zgjodhi kryesisht injoranca, zullaperia,tribuja,klani,dhe masa selefike qe gjallon ne Shqiperi.
    Sali Berishen e leckosur, te rrudhosur dhe krusur te 97, i cili u kthye ne nje Haxhi Qamil i koheve moderne, duke lehur lart e posht kunder shtetit te se drejtes qe PS-ja ngriti nga themelet, e ndihmuan fakirat e sumes se ngritur lart, malokeria qe kishte rrethuar qytetin, batakçinjte dhe horrat e rruges, gavroshat e ndershem qe besonin ne Nastradinin e Viçidolit, ne Karaduzen e Bajram Currit.
    E thene thjesht akoma, Sali Imam Rrumpalle Berisha eshte produkt Made in Albania, produkt thellesisht dhe kryesisht i tribuse islame shqiptare,i kultures se saj te cunguar dhe te varfer,eshte vazhde e gjithe islamikeve te tjere shqiptare,qe nuk diten ne asnje kohe dhe rrethane te ndertonin dhe drejtonin nje shtet shqiptar demokratik,solid dhe te begate.
    Ne fakt nder gjithe keta syresh, Berisha eshte me karagjozi dhe ne nje fare mase e argeton popullin jeshil shqiptar.

  7. Toni says:

    Rroku ke bere nje koment me shume politik se nje trajtim ligjor te ketij problemi qe shkaterroj shqiperine,nese ky ishte nji gabim dhe nje mosdije nga ana Bershes po tani qe Berisha po vazhdon me kete rrenim te shtetit eshte gabim,mjaft te shikojme sa ka shkuar rruga e kombit dhe e kuptojme se nuk eshte nja gabim po nje veprim me qellim dhe me nje te vetem rrenimin e shtetit shqiptar.flm

  8. Na ishte seç na ishte says:

    Shqiptaret jane popull injorant dhe jo vizionar.
    Nuk duhet shume inteligjenc qe te kuptosh kush ishin dhe jane kriminelet qe mbjellin fatkeqesi e mjerim ne infiniti.

    1. tourkofagos says:

      po ce bre jemi injorant????
      ne jemi rrace ariane,,,,,popull evropian,festojme bajram por bejme dhe dhe kurban!!!!Ce cfare kane me shume gjermanet se ne!!!?????

  9. vlora 1 says:

    O Rrok Mirdita te lexova vetem rreshtin e pare dhe me hape barkun
    Kete fenomen bota e njihte qe ne fillim te atij shekulli dhe quhej “fenomeni Poci“dhe Birisha jot e dinte shume mire se kishte edhe ca hunj afer qe ja thoshin por e donte vetem per pushtet sic ta shpjegon Andrea Stefani.PLASI SYTE
    bile bile nen driten e fakteve te reja une mendoj qe nuk paska qene vetem pushteti sepse nuk e perjashtoj mundesine e venies se shpellarit ne sherbim te UDB jugosllave per ta rrenuar kete vend dhe per ta kthyer ne kazan plehrash o RROCK

  10. beduin says:

    Pse u mbyllen firmat piramidale dhe me kete bie pertoke “teoria” e Rrokut.
    Ne kohen kur populli shqiptar po bente “aheng” pa derdhur pike djerse(vitet 1995-96), ne nje nga seancat e Keshillit Europian u ngrit e mori fjalen nje deputet nga Britania e Madhe. Diskutohej nje pakete 200 mil. dollaresh ndihme per Shqiperine. Ky anglezi, pasi degjoi miratimin nga perfaqesuesit e shteteve te vjeter te Europes, ngriti doren dhe vuri veton. Sqaroi te pranishmit se Shqiperise nuk i mungojne 200 mil. dollare, sepse sipas te dhenave te sherbimit sekret anglez “persona private shqiptare(pra ne emrin personal) kane depozituar ne bankat e Anglise 2 miliarde!! dollare. Nga i paskan ardhur keto para Shqiperise? Edhe 200 mil. dollaret po tia japim Shqiperise do te marrin kthesen e do te perfundojne ne llogari private.”. Me kete Shqiperia dhe Saliu u privuan nga kjo pakete ndihme e Europes. Behet fjale kur korrupsioni ne Shqiperi filloi lulezim. Keshtu i plasi ne dore Saliut. Desh s’desh u “detyrua” te mbylle piramidat, por pasi me pare i njoftoi “palet e interesuara” e keta per nete me rradhe, me gomone qe gati po fundoseshin nga pesha, i kane nxjerre parate nga porti i Durresit ne mes te nates e drejt e ne Itali e pastaj me tutje.
    Pergjegjesia e Sali Berishes.
    1. Ne rast se keto para ishin me te vertete te pastra, sic deklaroi ai vete, atehere pse u gjunjezua para faktorit nderkombetar. Perbukuri ishte Shqiperia, ashtu sic po lulezonte, mireqenia ne kulm. Pra Saliu nuk u tregua burre e t’i hidhte poshte “me indinjate” akuzat false te Europes.
    2. Ne rast se keto nuk ishin para te pastra, del se Saliu e dinte, por interesi ia donte te heshtte, por me kete ai beri krim se bashkepunoi ne mosndalimin e ketij aktiviteti kriminal. Atehere ai duhej te dilte para gjyqit.
    Pra ne te dyja rastet Saliu del me pergjegjesi (se doli e foli si president), e para per dorezim para nderkombetareve dhe lenien e shqiptareve ne varferi se prishi piramidat pa te drejte, e dyta se prishi piramidat duke deshmuar se e pranoi pisllikun qe po behej.
    Tani Rroku zgjidh e merr, njeshin apo dyshin, e tregoi vendin Saliut.

    1. rroku says:

      Sa memorie te shkurter qe keni.
      Harroni qe ndryshimet demokratike e gjeten vendin te rrenuar ekonomikisht, shqiptaret te rrenuar moralisht dhe shpirterisht, boten te trazuar, fqinjet me agresive se kurre, vendi ne kaos, klasa politike dhe intelektualet e vendit te coroditur. Kaosi dhe anarkia zoteronte kudo, ligji nuk ekzistonte, as police nuk kishte ne ruge e as ushtri ne kazerma.
      Shqiptaret e pa shprese braktisnin vendin duke lene kokat per nje cope buke thate. Kryeministri i qeverise te perkoheshme deklaronte se vendi ka vetem 8 dite buke e plot te tjera.
      E thene shkurt, kjo ishte gjendja ne vend dhe situata kur PD erdhi ne pushtet.
      Do te ishte absurde te pretendohej dhe te gjykohej ne ate kohe dhe ne 5 vitet me pas, per kondita perfekte te zbatimit te ligjit (ku boshlleku ligjor ishte evident). Qeveria e atehereshme po bente perpjekje titanike per te dalur nga gremina.
      Me fjale te tjera, ishin krijuar kondita perfekte per lulzimin e firmave piramidale dhe pastrimin e parave.
      Nisur nga ky argument themelor rrjedhin keto konkluzione
      1. Edhe pas 5-6 viteve te qeverisjes nga Pd, situata ekonomike ne vend vazhdonte te ishte e rrenuar dhe akoma e pa orientuar drejt nje stabiliteti afatgjate.
      2. Pastrimi i parave nepermjet ketyre firmave ishte evidente dhe nga ky pastrim mbetej ne vend rreth 25-30% e kapitalit monetar (ky eshte regulli i lojes ne pastrimin e parase se piset). Fakti qe ju permendni lidhur me 2 miliard dollaret e depozituara ne bankat e Anglise (pa perfshire ketu depozita ne bankat e Zvicres qe mendohet te ishin rreth 5 miliard, tregon qarte se keto ishin parate e pastruara tashme)Nese deri tani asnje institucion brenda e jashte vendit nuk e ka trajtuar kete fakt, eshte tjeter problem.
      A e dini faktin qe qarkullimi vjetor i parave te pista kalon 100 miliard dollare ne vit, ku vetem ne Europe arrin 35 miliarde???
      Ku dhe shteti Amerikan harxhon cdo vit nje buxhet prej 8 miliard dollaresh per luften kunder ketij fenomeni?
      3. Sidoqofte, duhet dhene kredi pikerisht Berishes dhe qeverise tij ne ate kohe qe vendosi shkaterrimin e ketyre firmave megjithe koston e larte politike dhe sociale.
      4. Ishte Berisha ai qe dha doreheqje pas trazirave te udhehequra nga e majta e cila erdhi ne pushtet duke nxitur pakenaqesine dhe konfuzionin e shkaktuar. Ishin keto ministra te qeverise PD qe insistuan dhe argumentuan (apo binden) Berishen per kete veprim. Sigurisht ketu duhet permendur presioni i Amerikes dhe Europes per keto veprime dhe garantimi i tyre per te ndihmuar.
      5. Per hire te se vertetes, ishte qeveria e Nanos ajo qe premtoi kompensime per te demtuarit nga firmat dhe nuk beri asgje??? perkundrazi, assetet monetare dhe fizike u shiten e u shperdoruan ne menyre barbare, ku eshte sot askush nuk jep pergjigje se si ndodhi dhe sesi u mbyll ky kapitull.
      6. Berisha dhe PD e paguan shume shtrejt me humbjen e zgjedhjeve per te ardhur perseri ne pushtet 2005, duke i bindur shqiptaret qe kjo ishte forca politike qe i duhej vendit.
      7. Komentet dhe thirrjet qe Berisha te jape llogari per keto jane krejt absurde.
      Prandaj une mendoj se analiza e ketij problemi ne librin e Stefanin eshte cinik, i pa logjikshem dhe tejet i politizuar.
      Nuk kam pasur rast te lexoj krejt librin apo argumenta e tezat te tjera qe ai sjell, keshtuqe nuk mund te paragjykoj krejt librin.

      1. MALIQ MALIQI. KARDIST says:

        RROK FRROK CUPI THOTE TE PIKA 3
        3. Sidoqofte, duhet dhene kredi pikerisht Berishes dhe qeverise tij ne ate kohe qe vendosi shkaterrimin e ketyre firmave megjithe koston e larte politike dhe sociale.
        KURSE SHQIPTARET PANE QE INJORANCA KRIMINALE E QELBESIRES BERISHE PER TE DREJTUAR NJE SHTET NORMAL ISHTE SHKAKU NUMER 1 QE U SHKATERRUA AI VEND PER 24 ORE.
        Nqs se ke detyre dhe paguhesh te besh avokatin e kryekriminelit berisha vazhdo se po verteton qe nuk eshte vetem faji i tij por i lugeterve si puna jote qe pasi u lodhet duke masterbuar per enverin jeni kthyer
        ne tranvestite seksuale dhe ju ngelen shalet hapur te kenaqni epshet
        paranojake te plakut berish.
        Mero Baze ben shume mire qe nuk t’i censuron komentet per te pare cfare
        shkalle te neverise kozmike keni arritur..

  11. ledion says:

    SISTEMI I PIRAMIDAVE KA EKZISTUR QE NE FILLIM TE VITEVE 900′.NE GJITHE BOTEN KA QENE ILEGAL SEPSE ESHTE NJE TRUFE E VERTET.

    LEXONI KETU.
    Lo schema di Ponzi permette a chi comincia la catena e ai primi coinvolti di ottenere alti ritorni economici a breve termine, ma richiede continuamente nuove vittime disposte a pagare le quote. I guadagni derivano infatti esclusivamente dalle quote pagate dai nuovi investitori e non da attività produttive o finanziarie[1].
    Il sistema è naturalmente destinato a terminare con perdite per la maggior parte dei partecipanti, perché i soldi “investiti” non danno alcuna vera rendita né interesse, essendo semplicemente incamerati dai primi coinvolti nello schema che li useranno inizialmente per rispettare le promesse. La diffusione della truffa spesso diventa di tale portata da renderla palese, portando alla sua interruzione da parte delle autorità.
    Le caratteristiche tipiche sono:
    Promessa di alti guadagni a breve termine;
    Ottenimento dei guadagni da escamotage finanziari o da investimenti di “alta finanza” documentati in modo poco chiaro;
    Offerta rivolta, all’epoca in cui fu architettata la truffa, ad un pubblico non competente in materia finanziaria;
    Investimento legato ad un solo promotore o azienda.
    Risulta evidente che il rischio di investimento in operazioni che sfruttano questa pratica è molto elevato. Il rischio è crescente al crescere del numero degli iscritti, essendo sempre più difficile trovare nuovi adepti.
    In Italia, Stati Uniti e in molti altri Paesi, questa pratica è un reato, essendo a tutti gli effetti una truffa.

  12. tradita says:

    thjesht; populli nuk gabon. konkluzionet tuaja jan te gabuara. kaq qartw sa me s’ka.

    1. Tradita na shkrive says:

      Populli, populli ci keni keto gjepura… PO si more nuk gaboka populli kur mban Berishen mbi krye mbi 20 vjet. Se pavaresisht vjedhjes se votave ka nje pjese te mire te tij qe e voton dhe mbush mitingjet e tij. Nuk gabonte populli kur solemn duartrokiste Enverin????. Po Gerdecaret pasi vriten e shkojne votojne perseri vrasesin???? Po Shkodranet akoma te pa thare nga permbytja dhe te pakompensuar shkojne e votojne liderin e zemres se tyre. Mjaft me keto brockulla te mbetura nga koha e Enverit dhe mjaft me “himnet” gjoja per popullin qe nuk shkojne tjeterkund por ne xhade te Diktatoreve te rradhes.

  13. skenderi says:

    kaka shan mutin, pastaj muti shan kaken dhe historia perseritet e perseritet anlistet shtohen,dhe papunesia zvogelohet

  14. emigranti says:

    Prite prite se po vjen, bishti kalit po kercen,pa dale sa thell kane per te ja futur keto fytyra Sales,kur ta ndjej sala ka marre fund puna,po harrojne se po lozin me popullin e vet….

  15. lulumetahajdutsipdja says:

    pioneret e kapitalizmit shqiptar i cilesoi berisha piramidat.ok rok kokderri posterat e kandidateve te pd sa shkruanin ne fytyren e cdo kandidati ps . kamberi xhaferi silv vefa ah harova rokk nuk i kishin par shtupshkronjat ke tedrejt pty u shofsh kokqyp

  16. andi Stuttgart says:

    ne organizimin e skemave piramide moren pjese shqiptare nga mali zi dhe kosova ,moren pjese amerikanete lidhur me mafioze dhe ca cuba kuksi qe sot bejne si business man te vertete po ne fakt jane vetem ca idiot qe vetem genjejndhe as kane idene e businesi..u hodhen pare nga Araffat nga ku perfitoi ai plak i shemtuar dhe idiot ne emer te Palestinezve,duke blere arme te shqiptarve me paret e shqiptarve ..dmth pa pare…sigurisht pjesen e luanit e mori maloku i vucidolit,,ky bythgrisuri sheqerse u fut ne politik me nje pardesy te perdorur qe ju dha nga sigurimi shtetit dhe sot ka prone gjysmen e shqiperise plus accountet ne bankat e huaja mafioze si dhe ato ne serbi e russi..miljona dollare dhe euro maloku i beri nga shitja e cdo gjeje qe qe e shqiptarve duke e kthyer ne scrap cdo gje..i beri duke shitur arme organizatave kriminale neper bote dhe me kontrabande…kyeshte komplet i papergjegjshem per cfare ben dhe cfare flet..fati i tij qe injorantet e duartrokasin ..dhe shqiperia ka % me te larte te injorances

  17. besim duraku says:

    Mungon drejtesia, mungon policia ,s’ka shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje