Bajrami, PS shtyn për nesër numërimin e votave për Asamblenë

6 Nëntor 2011, 14:10Politika TEMA

Partia Socialiste shtyn për ditën e hënë procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se votimi është shtyrë për shkak të festës së Kurban Bajramit ndërsa procesi i numëritet do të zhvillohet nesër në orën 09:00 në Pallatinin e Kongreseve.
Pas votimit të Asamblesë së re, do të jetë kjo e fundit, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama. 1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.
Ndërkaq vetëm 30 minuta pasi Kongresi i PS mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale të rrjetit social Twitter ku vlerësoi Kongresin si shumë të bukur, duke dhënë disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.

2 komente në “Bajrami, PS shtyn për nesër numërimin e votave për Asamblenë”

  1. tourkofagos says:

    a Bajrom,bajrom c’na bere na i bere lemsh te gjitha!!!

  2. dorand says:

    a e shtyu baromi apo e shtyne grushtat e sherret ne asamble?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje