Një nga ish-deputetët e PD-së, i përjashtuar nga grupi pse ishte mbështetës i Bamir Topit sheh sot ish-partinë e tij si një parti që nuk përfaqëson më asgjë të djathtë, por si një parti me mentalitet komunist dhe e ushqyer nga kulti i unit. Në këtë prizëm ai e mirëpret lëvizjen e ardhshme politike të presidentit Bamir Topi, duke e parë atë si liderin e ardhshëm të së djathtës së vërtetë dhe përfaqësues të vlerave dhe shtresave të djathta në vend. Ndërkohë Biberaj, pas një eksperience të gjatë si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe si nënkryetar i kësaj Asambleje, thotë se Shqipëria është më e izoluar se kurrë nga Perëndimi dhe nga Brukseli. Ai e quan qeverinë shqiptare në gjendje “të ngrirë” nga BE duke thënë se prej kohësh asnjë zyrtar i lartë nuk zbret në Tiranë dhe zyrtarët shqiptarë nuk janë të mirëpritur gjithashtu në Bruksel. Biberaj përshëndet të vetmin zë kundër që është brenda grupit të PD-së, atë të Gazmend Oketës.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Biberaj, së fundmi po flitet gjithmonë e më shumë për një lëvizje të re politike të pritshme vitin që vjen, të drejtuar nga presidenti aktual Bamir Topi. Si një themelues i PD-së, ish-deputet i PD-së, ish-anëtar i kryesisë dhe me një eksperiencë të gjatë në PD, si e shihni këtë lëvizje?
Natyrisht që të ardhmen e vet politike Presidenti i Republikës e percakton vete, por une do te gjykoja se e djathta shqiptare ka nevoje sot me shume se kurre per nje reformim, per nje ri-formatim te plote pasi PD fatkeqësisht nuk eshte me parti e djathte dhe nuk perfaqeson me te djathten. Lidershipi PD-se eshte tkurrur tashme ne nje grup te vogel, pa asnje lloj identiteti dhe pa asnje lloj perfaqesimi, me perjashtim te interesave te tyre te ngushta dhe te klaneve qe i rrethojne. Pare ne kete kendveshtrim çdo levizje per reformimin e te djathtes, perfshire edhe nje formacion te ri politik me filozofi te djathte ndihmon ne radhe te pare te djathten, por me gjere i sherben interesave te popullit dhe te demokracise.
Nëse është e vërtetë që presidenti aktual po mendon për të ardhmen e tij politike, cilat variante sipas jush janë më të mundshmet për tu realizuar; 1. Një partie e re 2. Lëvizje brenda PD-së për marrjen e drejtimit të saj, apo 3. Pozicionimi në rolin e një moderatori të politikës, siç kemi bërë zakon t’i shohim ish-presidentët Moisiu apo Mejdani?
Me çdo lloj algoritmi apo kombinacioni, une e shoh z. Topi si liderin e ardhshem te se djathtes shqiptare.
A jeni ju pjesë e një lëvizje të re me në krye Topin dhe sa të mundur e shihni suksesin e saj tek e djathta?
Une e shoh veten pjese te kontributit per reformimin e se djathtes, pjese te se djathtes se vertete, qe perfaqeson interesat e elektoratit te djathte dhe qe mbron interesat e mbare shqiptareve, pavaresisht bindjeve politike, perkatesive fetare apo lokale, dhe me gjere interesat e shqiptareve brenda Shqiperise dhe jashte saj, kudo qofshin ata. Me eliten intelektuale, me brezin e ri, me personalitete te te gjitha fushave, dhe me nje pune titanike me çdo shqiptar, them se suksesi do te jete i garantuar.
Përmendëm më lart karrierën tuaj në PD, e cila pati shkëputje, siç dihet, duke mos u bërë më pjesë e listës së kandidatëve për deputetë dhe strukturave të larta drejtuese. Mund të na përshkruani pak luftën e klaneve brenda PD-së… Çfarë ndodh në këtë parti që po konsumon mandatin e dytë të pushtetit dhe ku sherret dhe armiqësitë mundohen të mbahen përgjithësisht larg medias e publikut?
Gjithcka qe ka ndodhur dhe ndodh ne PD eshte pasoje e drejtimit te PD-se me mentalitet dhe psikologji tipike komuniste dhe e pushtimit, e uzurpimit, e tjetersimit te partise nga kulti i unit, nga kulti i individit.
Siç konceptohet nga jashtë duket se ekzistojnë klane, ai i Lulzim Bashës dhe ai i Jozefina Topallit, si një luftë mes të vjetërve dhe të rinjve që erdhën në 2005-ën, apo ka dhe ndonjë grupim tjetër që lufton për influencë brenda kësaj partie? Si e shihni rolin e kryetarit Berisha në këtë prizëm, kë mbështet dhe kë kundërshton ai?
Ne PD ligjin e ben kryetari, te tjeret jane inekzistent, thjesht kukulla qe levizin sipas telekomendes se kryetarit. Klanet i “krijon” apo “shkrin” kryetari sipas interesave te tij dhe per tym mediatik.
Zoti Biberaj, të vijmë tek një pyetje tjetër që s’ka të bëjë me të ardhmen e partisë por me qeverisjen e vendit. Vendi ynë sapo humbi për herë të dytë mundësinë për të marrë statusin kandidat për në BE, si e shihni ju këtë moment në raport me qeverisjen Berisha-Meta?
Nje deshtim te plote te kesaj qeverisje, por me gjere edhe te klases politike qe ka sot vendi, pasi edhe opozita me politiken e bojkotit ka pergjegjesite e veta.
A mendoni se kjo qeveri i ka marrëdhëniet të ngrira me Brukselin, nëse po ku qëndron problemi?
Totalisht te ngrira, e shikoni se ne çfare izolimi eshte qeveria, vetem Llukashenko n.q.s. eshte me i izoluar. As nuk ju vjen kush ne Shqiperi, as nuk shkojne pushtetaret aktuale gjekundi. Vijne dhe shkojne ne Ballkan drejtuesit e politikes europiane, por asnje nuk zbret ne Tirane, te gjithe i bien rrotull Shqiperise por pa ardhur ketu. Arsyet dihen, nga 12 kushte qe ka BE, nuk eshte plotesuar asnje. N.q.s. do te beja nje krahasim, ky rezulatat eshte si rezultati i studentit me te dobet te grupit qe e dorezon fleten e provimit te bardhe dhe s’ka c’i ben as pedagogu.
Si e shikoni rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit të Republikës?
Me rrezimin e dekretit lidhur me importin e mbetjeve, kjo qeveri perfundimisht dhe publikisht u shkeput nga populli dhe interesat e tij dhe zgjodhi te mbroje dhe perfaqesoje interesat e mafies rajonale te plehrave dhe po t’i referohemi terminologjise se qeveritareve, qeveria u shkeput nga populli dhe u bashkua me plehun ose plehrat. Ndersa me rrezimin e dekretit per kryetarin e KLSH-se, te ben pershtypje bashkimi i votave te PD-se dhe PS-se kunder nje ish-deputeti te PD-se i cili ne vitin ‘97 u perpoq te mbronte duke sakrifikuar gjithcka interesin kombetar, rendin kushteues, demokracine shqiptare, PD-ne dhe ish-presidentin e asaj kohe qe sot eshte kryeminister.
Si e vlerësoni të vetmen votë pro dekreteve, atë të z. Oketa?
E gjykoj dhe vleresoj ashtu siç eshte, nje vote dinjitoze, kurajoze dhe mbi te gjitha nje vote qe perfaqeson dhe mbron interesat jo vetem te qytetareve te Durresit ku z. Oketa eshte zgjedhur deputet, por edhe me gjere te qytetareve shqiptare.
BAMIR – RREZO GOVERNATORIN FULLANI. KY ESHTE GURI I PROVES PER TY PER TE TREGUAR SE JE ME POPULLIN DHE NUK JE AS ME SALIUN, AS ME INTTERESAT E TUA. ME KETE OSE RIHYN NE POLITIKE, OSE DEL NGA AJO ME TURP.
Shum me vënd kjo kërkesë
Po e ka vajzen shefe ne banke.Jo vetem per kete por Topi shet nane babe per interes vetiak.Dhe Fullani paguan me mire se te tjeret
Nje njeri qe shkaterroj Shqiperine nuk do te Kursente as PDne! Por deri tani kush ka dale jashte PDse nuk ka ecur! Bamiri mund te jete i pari…. Si dihet! Pyetja tjeter eshte a mund te shpetohet PD?
Pd nuk mund te shpetohet se ajo tani nuk egziston me si parti. Ajo tani eshte kthyer ne klan gangsteresh qe jane mberthyer te ata deputete qe jane me nje furkaçe te bastarduar te Ilir Metes qe gjithashtu neser do thone qe ka qene dhe nje politikan i quajtur Ilir Meta. Ka mbaruar ndaj dhe eshte acaruar kaq shume edhe Saliu edhe Jozefina qe flasin perçart, nje nuk merr vesh se çfare thone u merret goja e u thone njerezve punoni per familjen time (nje e vertete) apo zonjes Topalli i thote zoti Topalli etj etj. Me nje njeri te shkalluar qe kerkon ti mbaj gjithe çelsat vet nuk ecet me . Karrua e Liçit po ngec ne balte. E leni te mbytet me gjithe te zotin, por shpetoni Shqiperine!
Pershendetje Fatmir!
Spjegim shume i sakte dhe i permbledhur.Me pelqeu krahasimi me Karron e Licit qe me sa duket e ke pare vertet. Si Vlonjat te pershendes.
keta llafe jane thjeshte qe te blejn mendjen e njerezve , si do benet nje lider i te djathteve kur ai votoj , liderin e te majteve , po te behej atehere sdokemi me PDdo shkrihet PD dhe PS dhe do kemi PSD, keshtu do jete me mire kemi dhe PS kemi dhe PD te gjitha jane brenda , keta me keto intervista sjane gje tjeter veqse duke pare rreagimet e popullit dhe keshtu pergatisin fushen dhe terrenin.
Nuk e di nese i kane bashkuar votat pd e ps kunder sali shehut,por ne rast se e kane bere kane vepruar mjaft drejte.Me vjen keq per aleksandrin qe e quan sali shehun mbrojtesin e interesit kombetar,presidentit e rendit kushtetues!!per dijeni ne marsin e 97-es s.shehu rrinte me vajdin lamen e naim zyberin dhe grabisnin firmat piramidale(duke u”siguruar mbrojtje”)dhe merreshin me”sigurimin”e xhepit te tyre.Aleksander!ju lutem mos e deformo historine per interesa politike sepse ishin te tjere ata qe e dinin qe po mbronin interesat e kombit,por ne fakt pa dijenin e tyre(duke kujtuar se po mbronin atdheun)mbrojten kryeplehren e atdheut sali fazlliçin.
berisha ka kohe qe e ka kthyer pd ne parti diktatoriale .. vetem zeri berishe degjohet ne ate parti
Largimi apo distancimi i posteve drejtues te shume liderve te P.D,ishte i mirepregaditure nga Saliu dhe Jozefina,kjo tregone qartazi se kushe nuke i bindet dollibashit duhet te largohet.
Dalja ne skene e presidentit Topi e ka tronditure selin blu me cakejte si ka per rrethe,ky ashte fundi i maskarades Berishjane!demokratet e vertet do ti thone lamtumire Miloshevicit te P.D-es,perfundimi jo i mire!kete e kane ndjere si lideri Sali dhe zedhansja Jozefin qe mamure shume ,jane pasurue me djeresen e ketije populli,po do ta paguajne.
Shqiperise dhe Shqiptareve do ju vije ni qeveri e majte apo e djathte pake randesi ka,bolle te arrestoje dhe tu japi denimin te gjithe atyre qe vodhen dhe shiten pasurin kombetare,qe gjakosen shqiperin ne cdo cepe te saje ne 97-ten e deri me sote,jo,jo drejtesia nuke ka fale njerzit e inkriminuare,populli ju ka treguare vendin te gjithe atyre qe degjeneruane demokracin.Saliu sa do te predikoje rrugeve duke prere shirita fallco nuke do ti shpetoje gjykimit popullore.Komunistet me kostume fallco gjoja “Demokrat” shpejte kane perfunduare ne koshin e plehrave te historise se kombit.
Sote ulurin duke vene njimije epitete per presidentin e republikes,turpi i botes,per kryeministrin diktatore qe cdo dite qe kalone poi rreshet toka nene kame.
Spikerat si Bogdani jane njomishte qe ushqehen me qumeshte nga beberoni qe ju ka sevirure Berisha.E ardhmja e partise demokratike te vertet po vjen.Bamir Topi neser lideri i demokracise se vertet Shqiptare……..Gj.Musa
DEMOKRCIA E RE.
********************************
ZOTI Biberaj, ke me shume se te drejte.Ju ndjekim vazhdimisht ne media,jo per te bere qefin,por je nga BURRAT qe meriton respekt per parimet qe ke dhe i mbron.Desherojme te te shohim ne kupolen e qeverise se re te Partise se Re,qe do krijoni me gjithe shqiptaret qe duan demokraci te vertete.Me besim dhe kurajo te pa tundur sepse ini ne rruge te drejte,Shqiperia ka shume domozdoshmeri per PARTINE E RE, ndoshta do quhet:DEMOKRACIA E RE.Populli nuk i duron dot kleptot e te dy partive,si e sa jane pasuruar nen rogos.
Demokrati i vertete.
Shume te drejte ke Elez, por shpejt je kujtuar. Pse nuk u ngrite qe ne ’96 kur salullatosi vodhi zgjedhjet per here te pare?
Nje kombinim mes “Aleksander dhe Biberaj” s´ka çka del tjeter pos HIBRID… Sikurse, duke kombinuar misrin me theknen del egjera, andaj i till eshte edhe Aleksander Biberaj…
Shume te drejte ke zoti biberaj.Tani PD mund ta quash P.Puneve Demokratike me ne krye sekretarin e byrose Sali palle Berisha.Po tu dalesh perpara veprojne si nje toge ushtaresh te gadshem per te shqyer prehun e radhes……..