Deputetët e PD i çojnë mesazh Topit: Mos bëj propozim pa u konsultuar me ne!

5 Nëntor 2011, 12:15Politika TEMA

Deputetët demokratë, anëtarë të Komisionit për Administratën Publike, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, i kanë dërguar një mesazh presidentit, duke i kërkuar të mos bëjë dekretime kandidaturash pa u konsultuar me ta. Ky është një tjetër hap në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes mazhorancës dhe presidentit.

“Të enjten, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë. Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ky ishte propozimi i Presidentit të Republikës, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Deputetet  demokrat të Komisionit  te  ligjeve, duke respektuar Presidentin e Republikës, i kërkojnë atij që, çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet  e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit,” thuhet në mesazhin e deputetëve të PD.

14 komente në “Deputetët e PD i çojnë mesazh Topit: Mos bëj propozim pa u konsultuar me ne!”

  1. lili says:

    per kundrazi,sa ma shume President del haptas kunder kete pleh Parlament,aq ma shume i ndergjegjeson shqiptaret per sa horra jane keto deputet tone edhe deri ku poshtersia e tyre shkon! Forza zoti President,populli shqiptar eshte me ju kunder ketyre plehrave!

    1. Vlora says:

      me konsultim ata derrat e PD nenkuptojne qe ti japin emrat totit dhe ai ti propozoje?????????????///
      po ku jane ushqyer keta derra kaq te zgjuar mor aman……….

  2. PISHA FLAMUR says:

    Deputetët e PD-së pranuan pushtimin e Shqipërisë, me ligjin e importit të helmeve. Ndërsa parlamenti i kuislingëve (Bash puntorëve të Fashizmit Italian) pranuan pushtimin e Shqipëris duke e bërë pjesë të mbetërisë së Savojës.
    Ndërsa nga pushtuesi u çliruam dhe populli u ripërtri, sepse lufta sado e tmerrshëme nuk të shfaqros dhe nuk vë në rezik ekzistencën e kombit, helmet tuaja do shdukin 100% POPULLIN SHQIPTAR.
    JU I KUNDËRVIHENI PRESIDENTIT, SE DUKE MOS FIRMOS FUTJEN E HELMAVE në Shqipëri shpëtone brezat: Ju vendosët tradhëtin më të lartë kombtare, ta shbëni kombin. Topi ka përgjegjësi si komandant i përgjithëshm i forcave të armatosura të marri masa të mos pushtohet atdheu.
    Ju në unitet të mendimit dhe veprimit karshi Tirant anti shqitar, ja kaluat dhe babait tuaj ideologjik Enverit.

  3. Shqiptari says:

    Presidenti nuk eshte president i demokrateve, por i te gjithe shqiptareve, keshtu qe nuk ka perse t’i marre doren nje grupi horrash. Por edhe sikur te mos qene te tille, s’ka perse ta beje se perfaqeson unitetin e popullit dhe jo PD-ne. qe kur nje grup deputetçkesh na dilka mbi présidentin dhe i shkon mendja t’i jape urdhera ? Na e quajne veten edhe demokrate pale ! Me sa duket ky eshte imazhi qe kane per demokracine qe kane keta qe na udheheqin. Turp per popullin shqiptar se çfare parlamenti ka prodhuar ! C’eshte kjo papergjegjshmeri ndaj fateve te veta ? E pastaj rrime dhe ankohemi !

  4. Bato says:

    Po parlamenti ja njeh te drejten presidentit te propozoje emra per institucione kushtetuese dhe leshim dekretesh apo jo? Apo s’kemi nevoje fare per institucionin e presidentit?

  5. Endri says:

    Do te jete nje gabim i pafalshem per te ardhmen politike te presidentit ne se do ti nenshtrohet presioneve te plehra deputeteve.

  6. Zaberhone Vucidoli says:

    presidenti duhet te kete integritet te plote ..eshte ai i plotfuqishem te aprovoje apo jo ato qe vendos parlaleshi shqiptar..dhe smund te konsultohet me rrembythjet e PD,qe shqiptaret e dine mire se kush jane keta” depudete” nje dore katunaresh te babezitur hajdute kriminel dhe tradhetare,prostituta si femra si meshkuj

  7. plaku says:

    Per te normalizuar raportetmidis institucioneve Presidentisi me civil le te konsultohet me PD e tevendos kandidaturen e saj ne KLSHpor duhet ti konsultoj PD e PS me konsensus per Guvernatorin e Bankesvendi eshte ne krize nuk behen qoka me insitucionet.

  8. Devolliu says:

    Ka President; po ka edhe një gjel që këndon majë plehut e ky është i çmenduri i Viçidolit Salih Geddaf Gërdec Gërdalla.
    Janë edhe nja 70 pula në kotecin e Zhelefinës që kakarrisin sipas këngës së këtij gjeli sepse kanë frikë se u ikën koka.

  9. Lumi says:

    Zoterinje deputet demokrat(qe kurre demokrat nuk keni qene),pse presidenti duhet t’ju pyes juve per ate qe eshte e drejte e tij?Apo kerkoni qe dhe ky institucion te jete nen tutelen tuaj e te propozoi ate çfare t’i rekomandoni ju?! Nuk e di se ne cilen Kushtetute e gjeni ju qe Presidenti qenka vetem i maxhorances qeverisese ,dhe jo i unitetit te gjthe kombit?!Kemi pare shume gjera te çuditeshme nga ju,por ti kerkohet presidentit qe pa marre okein e ketyre pseodeputeteve ,te mos sjelli propozime ne kuvend se sala nuk i pranon,nuk e kisha menduar ndonjehere kete çmenduri!

  10. ndoshta says:

    ah sale-haleha,sale-haleja, sa vjen dhe kembanat po te bien me fuqishem, vetem te jesh shurdh te mos i degjosh.

  11. Shkupi says:

    Deputete te shumices!Mos ja varni me,i kane mbetur edhe 5-6 muaj.

  12. Pelasgian says:

    Mire te pakten qe Topi u zgjua me ne fund !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje