Kongresi i PS-së pritet të rifreskojë në masën 70 për qind emrat e Asamblesë kombëtare. Risi në emrat që do të vijnë nga jashtë PS-së, ndërsa nuk përjashtohen asnjë nga kundërshtarët e Ramës që nga Fatos Nano tek Kastriot Islami
Nga Blerina Gjoka
Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste ka ngritur në nivelin më të lartë vëmendjen e publikut duke pritur çfarë do të ndodhë në gjirin e partisë më të madhe në opozitë, a do të dijë ajo të mos i lërë divergjencat e vogla brenda vetes të kthehen në një përçarje të re dhe a do të jetë ky kongresi që do ti japë partisë një start të ri për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme? Ajo që duket deri më tani është se PS po tenton ta orientojë Kongresin e ri jo drejt problematikave të brendshme, por drejt riorganizimit të opozitës me synim ardhjen në pushtet. Në këtë prizëm nuk ka shanse të forta që kongresi të pjellë ndonjë ndarje partie, apo në rastin më të keq ndonjë parti të re nga disa zëra kritikë brenda saj, gjithashtu nuk do të shfaqet as pastrimi i forumeve nga emra që sot nuk janë më të lidhur me këtë parti dhe shfaqen kundërshtarë të kryesocialistit Edi Rama, siç është Fatos Nano, Kastriot Islami, apo në rastin e fundit e ish-presidentit Rexhep Meidani. Kësisoj gjithë vëmendje është fokusuar tek lista e re e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, e cila do të shtohet në numër deri në 200 anëtarë. Siç bëjnë të ditur burime nga selia rozë risia e kësaj liste do të jenë emrat që do të futen për herë të parë në forumin e lartë vendimmarrës të partisë. Bëhet fjalë për emra të shoqërisë civile, ish-zyrtarë që nuk janë angazhuar më parë politikisht, njerëz nga bota e biznesit apo e artit, ekspertë të fushave të ndryshme, etj. Ndërkohë baza e përbërjes së Asamblesë do të jenë njerëzit e PS-së, që janë në poste drejtuese partiake apo në qeverisjen lokale, deputetë, si dhe anëtarë të përhershëm për shkak të funksioneve të tyre të larta që kanë pasur më parë. Me anë të këtij statusi përfitojë “armiqtë” e Ramës në parti, pasi sipas statutit do jenë anëtarë të Asamblesë të gjithë ata që kanë mbajtur post presidenti (Meidani), kryeministri (Nano)dhe kryetar Kuvendi (Islami) gëzojnë të drejtën të jenë anëtarë pavarësisht nëse e përdorin këtë të drejtë apo do i lënë karriget bosh siç kanë bërë deri më tani.
Askush nuk flet për ndarje, por për risi
Sekretari organizativ Blendi Klosi duke folur për mediat e ka përshkruar kongresin e sotëm si Kongresi i risive, duke iu referuar programit të ri dhe prurjeve të reja në forume. Klosi tha se lista e emrave që do të hyjnë në Asamble do të pësojë ndryshime edhe gjatë punimeve të Kongresit. Siç mësohet nga selia rozë pritet të ketë propozime të veçanta nga delegatët e çdo rrethi për emrat e rinj të Asamblesë. “Mbas statutit të ri, i cili do të miratohet në seancën e parë, numri i anëtarësisë së Partisë Socialiste është i përcaktuar në çdo forum të partisë dhe kjo është një nga risitë që sjell statuti i ri. Çdo forum i partisë zgjedh në përbërje të tij një numër më të madh anëtarësh sesa janë ata të përcaktuar në bazë të detyrës funksionale që ata shtrojnë”, thotë Klosi. Ata që janë pak skeptikë ndaj kongresit si për shembull deputeti Arben Malaj nuk presin ndonjë risi nga Kongresi, të paktën jo ato që kërkojnë ata të ndryshojë. Duke folur në një debat televiziv me kolegët e tij të PS-së Malaj tha se në ndryshimet në statut nuk i jepet hapësira e duhur demokratizimit të partisë dhe pranimit të mendimit ndryshe. “Brenda partisë nuk ka xhaketa të vjetra dhe të reja. Ajo që na bën fitues është vlera, përkushtimi dhe kualifikimet e njerëzve që formojnë këtë forcë. Mosha është vetëm një e dhënë statistikore, një e dhënë kronologjike se kur ke lindur, por në aderimin në PS, nuk duhet të jetë absolutisht një parim. E njëjta vlen edhe për liderin, sepse PS nuk ka lider, është një grup pune që qëndron dhe punon gjithmonë bashkë”, tha Malaj. Por gjatë debatit në Top-Story dukej se nuk kishte ndonjë divergjencë të madhe për programin e ri apo për mënyrën e të bërit opozitës. Nga ana tjetër deputeti Bashkim Fino, foli për ndryshimet në statut duke thënë se mendimi ndryshe respektohet por jo veprimi ndryshe. “Është e rëndësishme që të të mendojmë ndryshe, por të veprojmë të gjithë njësoj. Partia Socialiste është e rëndësishme që të jetë e bashkuar. Programi ynë do të jetë i tillë që të ofrojë një alternativë të re, të besueshme. Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një hap të parë, pasi është e qartë që gjithçka do të vazhdojë të shtjellohet deri në ardhjen e zgjedhjeve”, tha ai.
Një debat i vogël mes Malajt e Finos kishte të bënte me përcaktimin e kohëzgjatjes së mandatit të kryetarit të partisë. “Statuti sanksionon se anëtari i partisë është vlerë, anëtari voton kryetarin e PS, për delegatët. Partia Socialiste është parti me bazë të gjërë. Ndryshimet kanë ardhur si rezultat i analizave dhe punës tonë në këto vite. Draft-statuti do miratohet në kongresin e 5 nëntorit”, tha Fino. Ndërsa Malaj tha se PS duhet të shndërrohet në parti institucionale me qarkull elitash. Sipas zotit Malaj, posti i kryetarit duhet të kufizohet në 8 vjet.
Mate fytyre renegati qe Malaj kurre nuk ke per tu bere ktyetar partie dhe idhulli jot shpirteror Nano kurre nuk do te kthehet ne fronin e kryetarit.
Programi i p s ishte shume i mire,gjaku i ri ne parti do ta gjalleroj partine por pa lene pas dore dhe pa aktivizuar te gjithe ato antare partie me moshe te vjeter po me eksperienc te shkelqyer.
Progerami i p s eshte shume i mire.
I uroj sinqerisht urimet me te mira Edi Rames dhe suksese ne punimet e Kongresit.Te zgjidhen me te miret ne cdo forum e t’i zhduke dordolecet e tipit Islami&Co.
Iuroj suksese PSSH dhe me fitore ne zgjedhjet e ardhshme,pune te mbare kongreit.
ca risie do sjelli. risi si shkelja me dy kembe e statutit? apo marrveshje brenda nates per dhierje kushtetute? apo rrahje krahesh berishes? apo denigrim dhe mosperfillje identitetesh ne PS? MJAFTI I Predikusit Veliaj nuk la gje pa bere te rrezonte PS ne 2005. Rama do pushtet absolut ne forumin me liberal ne shqiperu. edhe nje gje Rama ishte “komandant” ne tre zgjedhje dhe sido qe e vije puna eshte ne opozite pra humbi. pra e coi ushtrine e tij ne humbje. Pse ? se nenvleftesoi armikun. Sun Tzu thotr njihe armikun tend po gumbe luften nuk je komandanti i duhur pet trupat e tu. hapi rrugen gjeneralit te rradhes. Po qeka mallkimi i shqiptareve qe ne te drejtohemi nga tr paaftet
PS behet part terheqese kur do te coje ne pension njerezet e nomenklatures se kuqe,qe asgje nuk bejne te mire per shqiperine sot e sidomos asgje per shtresat ma te rezikuara te shoqerise sone:te gjithe jane ba millionera,edhe dihet se jo me djersen e tyre po me matrapazllekun qe ju mundesojne pozita si Nomenklaturist…Jane po aq kriminele se berisha kjo kast e dinosaureve te PSse,per situaten qe kemi,edhe po si ai mendojne vetem per xhepin e tyre edhe “piznessin” e tyre! po i larguar keta,PS nuk eshte alternative,po bashfajtore!
Ky kongres duhet te pershkohet nga fillimi deri ne fund nga deviza :Si te mposhtim friken, qe na ka paralizuar dhe denatyruar.Lerini programet dhe me ato qe keni pasur, keni fituar shtetin,parlamentin,bashkine, por ja u kane rrembyer nga duart hajnat katundare haxhiqamilas Sali dhe Meta.Mos derdellisni por VEPRONI!Roli i sehirxhiut kundrejt pushtetit te vjedhur nga hajnat,prej kohesh, ju ka bere bashkepuntore me ta,ne syte dhe ne shpirtin e shqiptarit.
PS ka nje pergjegjsi te madhe ne vendimmarrjet se cduhet te beje per tu konsoliduar.Zgjerimi i saj me element te shoqerise se cilivizuar eshte domozdoshmeri.Ajo qe ka vend per tu diskutuar eshte se sa te besueshem jane karshi kauzes qe perfaqsojne.Nuk duhen te perseriten ne gjirin e PS ato cka kemi pare mbas ikjes se Nanos.Dihet pse Nanua e beri kete manovet .Enderronte postin e Presidentit duke sinfonisur me Saliun.Te ndihmova me Topin duke shitur votat ne Palament me ndihmo qe te vi une mbas Topit.Keto e shume akrobacira qe behen nga mbetjet e Nanos nuk e favorizojne Ps ne luften per pushtet.Pra mos te allakatet PS te ruaj etiketem me ata qe kane dy qendrime.Islami,Malaj,Blushi,Harasani le te kene mendim ndryshe per sa eshte debati i hapur.Kur shumica vendos parim te detyron ta pranosh e jo ta sabotosh.Kjo ka krijuar iden se dhe te Majtet jane njesoje me te Djathtet.Ne fakte gjukohet gabim.E Djathta ne pushtet pervece pergjegjsise politike qe ka eshte pergjegjse per ngecjen e reformave pro Evropjane.Te vret ai qe ka shkopin ne dore e jo ai qe i ka duart e lidhura.Eshte ne te miren e cdo Partie qofte e Majte apo e Djathe te perfaqsohet me fytyren e saje.Psh Meta me LSI nuk ka fytyre .E kthene fytyren sa majtas e djathtas.Keto fenomene ndodhin ne nje shoqeri te konsoloduar ku qenja ne koalicjon eshte ceshte krenarie e jo perfitimi.A e dini ju se cfare ka bere Meta me kete politike.Ka cvleftesuar kriteret e Administrates Shteterore duke mbushur radher me :”A ka dru me pre.” Turp ne mendojne keshtu dhe grupi ndryshe brenda PS.Kongresi eshte mire ti cjerri maskat .Ne se nuk duan, te krijojne Partine e tyre, e te ballafaqohen me popullin votues.Eshte me e ndershme dhe ne interes te vendit qe sejcili ti qendroje asaje te ndihen e jo asaje qe e detyrojne.Mos u friksoni nga firot .Me mire 300 Spartan se nje kazan qe nuk di cfare ka brenda.Uroje te kene degjuar per te miren e ketije populli te cfilitur e te gjunjezuar.
Nano eshte mafia ne Ps.Veglat e tij jane perfaqesuesit e mafies .Ps nuk i humb zgjedhjet nga vjedhjet e PD por nga percarja qe krijoi themeluesi i saj Nano.Nano eshte “si ai prindi qe vret krijesen e tij thjesht se nuk i bindet”.Dhe per sa kohe Nano lontrollon nje pjese te deputeteve apo kryetareve te bashkive ne PS,per aq kohe PS ka per te qendruar ne opozite.Zgjidhja jane tre:
1)Nano ndergjegjesohet
2)Rama ndan pushtetin me Nanon.
3)PS pastron “qelbin nga plaget”.
Personalisht preferoj te dyten meqenese s me intereson c ndodh ne PS,thjesh s dua te shoh me fyturen e Berishes dhe talljet e tij me popullin qe vuan…
( zgjedhja e pare zor se ndodh ,dhe e treta ka kosto qe do coje ne humbje elektorati)