Firma e Bashës në kontratën për lobim në Uashington gjatë betejës për Tiranën

5 Nëntor 2011, 11:37Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë lobimi me kompaninë Podesta Grup gjatë periudhës së betejës për Tiranën. Kontrata mban firmën e Lulzim Bashës, në atë kohë Ministër i Brendshëm. Shuma prej 180 mijë dollarësh është dorëzuar tek firma më 11 maj, pra pak ditë pasi kishin mbaruar votimet dhe po numëroheshin votat. Kurse kontrata është nënshkruar në prill. Qëllimi i lobimit ka qenë që kompania të përmirësojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Kontrata e publikuar nga e përditshmja Shqip, nuk është bërë publike nga qeveria shqiptare. Pak ditë më parë qeveria pagoi edhe 200 mijë dollar për një tjetër firmë lobimi. Qeveria shqiptare, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, po bën shpenzime të mëdha për të ruajtur emrin e mirë në Uashington, duke kontaktuar disa nga firmat më të fuqishme të lobimit, e madje duke bërë nga pagesat më të majme, siç rezulton nga një listë pagesash e Podesta Grup.

13 komente në “Firma e Bashës në kontratën për lobim në Uashington gjatë betejës për Tiranën”

  1. Poliksenos says:

    Po normal,pse budallenj ishin perfaqesuesit e huaj qe mbyllen syte para asaj masakre votash qe u be ne Tirane? Parate tona qarkullojne ne xhepat e tyre dhe ne mezi presim te vije dita te marrim rrogat. Mire na e bejne.

  2. Argita_B says:

    Nese Basha ka firmosur ne 11 maj nje dokument si Minister i Brendeshem shqiptar kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit pasi ai nuk ishte me Minister, por kandidat per Bashkine e Tiranes, pra kemi te bejme me falcifikim dhe per kete ka ndeshkim ne ligjin shqiptar.

    1. Italia says:

      O Argjita-B, lexoje artikullin, thote qe kontrata eshte firmosur ne prill e jo me 11 maj. Ma 11 maj eshte bere pagesa. Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar.

    2. olti says:

      Ne Shqiperi nuk ka transparence fiskale nga partite; duhet te kete ne menyre qe te mos blihen votat dhe vete deputet me taksat e pasurite e popullit. Basha ne ate vend u vu per te vjedhur nese Sala gabimisht nuk eshte me Kryeminister. Basha eshte si Ramiz Alia i Dulles.

  3. Besi says:

    Keto dy fytyra te qelbura duhet patjeter te ndeshkohen para ligjit..po kjo Ina Rama cfare pret akoma apo nuk ka mbaruar se rregulluari floket?!
    Me parate tona keta qelbesira tallen gjithe diten e gjithe naten.

  4. nor says:

    @Argita_B; kontrata eshte nenshkru ne Prill…pagesa ne 11 Maj, por pak rendesi ka ajo. Rendesi ka fakti qe qeveria perdor taksat e popullit per te favorizu kandidatet e partise ne qeveri, gje qe nuk lejohet. Kandidatet mund te kandidojne me fondet e partise ose me dhurime qe i behen nga njerez te thjeshte por jo me parate e taksapaguesve.

  5. dona says:

    Pra kontarta eshte nenshkruar me date 4 Prill 2011, Z. Basha ka bere dorheqjen me date 24. Marse si Deputet dhe Minister, i be qe ka firmosuur ne emer te Minstrise pa qene Miniter.INA RAma KU JE????????

    2. Si blihen SH.B.A, BE, me parat tona qe bejne korrupsion per te mbrojtur keta vrases te 21 JAnarit.

    Prandaj keta e politikane SH.B.A BE, nuk flasin hapur se ja kane mbyllur goje me parate tona, Eshte korrupsion kjo nderkombetare ne emere te Lobingut

  6. besim duraku says:

    Keshtu shpenzohen PARET e shqiptarve me ruejt pushtetin HAJDUTET dhe me varferue popullin keta te pa-FYTYRE.

  7. lezha says:

    shifni si jane,, si me ju a pa ,,. nanen nje njeri .. njeni si rike tjetri gjel deti,,

  8. rroku says:

    Shume injorante dhe debile tregoheni. Nuk e keni haberin fare se c’eshte lobingu. As nuk dini te lexoni e te kuptoni se cfare behet ne bote.
    Pak freskim kujtese:
    Lobingjet jane forma te sofistikuara dhe praktika te influencimit ne vendim marrje te nje institucioni politik, ekonomik apo diplomatik me qellim arritjen e nje objektivi te interesave perkatese te nje grupi apo edhe nje shteti.
    Si te tilla, ato jane shume te perhapura dhe mjaft eficente.
    Besoj qe keni degjuar per “Lobin Grek” “Cifut” apo “Serb” ne Amerike, pasi ne Shqiptareve na u desh te luftojme fort per te shmangur efektin e tyre negativ ne Kongresin dhe Qeverine Amerikane, sidomos per krijimin e shtetit te Kosoves.
    Forma te ndryshme te lobingut jane perdorur edhe ne kohen e Komunizmit nga ai sistem.
    Po ashtu, keto jane perdorur edhe nga qeverite e majta ne Shqiperi gjate dhe pas viteve 90-te. Edhe sot, e majta shqiptare, ashtu si dhe e djathta, bejne lobing dhe perdorin lobet ne Amerike dhe Europe.
    Dikush mund te ngre pyetjen se kush paguan dhe si?
    Sigurisht qe ne lobing per interesa politike dhe ekonomike te vendit, eshte qeveria qe paguan nga buxheti i saj. Kete e ben qeveria e Berishes, por nese neser vjen Rama, qeveria e tij do te beje te njejten gje. Ne plane interesash partiake, keto fonde financohen nga buxhetet e partive partiake.
    Pyetje tjeter interesante eshte se cili dhe si eshte financuar lobingu i bere ne keshillin e Europes per mos pranimin e Shqiperise ne negociatat e associmit.

  9. gjethi says:

    Ed Rama kishte pordhe dhe nuk i degjoi keshillat qe i vinin nga Amerika para dhe pas zgjedhjeve, deri ne shtator 2011. prandaj pagoi dhe faturen, zgjebaruku justifikohej se pS-ja s’ka pare. Vetem 10% te eurove te lejeve te ndertimit te investonte sot ishte kryeminister. Fatkeqesisht eshte kurrnac, dembel dhe pret te behet kryeminister, kur miletit t’i shkoje thika ne palce. prit Edo te mbije bar!Dergoje prap Erion Veline ne SHBA dhe prap do kesh deshtime. E kishe rastin palle ta degjeneroje spektaklin e Podest Group-it me workshopin e Washingomit dhe me gongun e Nasdaq-it. Per mend e kokes dhe nga kurrnaceria nuk e bere prit tani, kur Lulushi te te coje per ndjekje penale se ke ngrene asfaltine Tiranes apo se i ke blere shtrenjte rrapet apo kumbullat e kuqe qe mbolle rrugeve te Tiranes.

  10. tironci says:

    keto jane dy fytyrat me te urryera qe ka pasur ndonjehere shteti SHQIPTARE …..fatin e kadafit do kene qe te dy

  11. BARO CORROGJAFI says:

    PARATE E TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE KESHTU SHPENZOHEN : RRUSH E KUMBULLA
    ZOTI BODE ,KUR ESHTE PUNA PER VOTA , E LESHON DOREN PER MIJRA EURO E DOLLARE
    SIKUR U JEP NDONJE AKULLORE. HANI DERRA,PINI DERRA ,KUR TEK NE KA QORRA.
    SEMOS JANE KETA QE PERMENDEN ME SIPER QE LOBOJNE PER PD-ne !PERSE NUK E DESHI PD-ja SALI SHEHUN NE KRYE TE KONTROLLIT TE LARTE TE SHTETIT !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje