(E PLOTESUAR)- Kryetari i PS-së Edi Rama kërkoi në kongresin e PS-së që socialistët të zgjidhin problemin me veten e të bashkohen për të luftuar ndaj regjimit të Berishës. Ai tha se problemet do të zgjidhen pa përjashtimin e askujt duke dhënë mesazhin e bashkimit të të gjithëve rreth një kauze. “Sot Partia Socialiste e ka vërtet një problem për të zgjidhur me veten. Dhe për ta zgjidhur pa humbur kohë me përkushtimin e të gjithëve dhe me përjashtimin e askujt. Ky problem është etika e përfaqësimit në të gjitha nivelet, nga deputetët tek kryetarët e partisë në territore e deri tek kryetarët e organizatave”, tha ai duke akuzuar si një veprim të turpshëm atë që bëri kryetari i PS-së në Vlorë që iku me LSI-në. Ndërkohë ai tha se as ai vetë nuk është i pagabueshëm dhe i pranon gabimet e veta, por nuk duhet që askush të përdorë mandatin e dhënë nga socialistët për të punuar për Berishën. “Gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon. Po askush s’ka të drejtë të përdorë mandatin e përfaqësimit në varësi të asaj që përfiton ose nuk përfiton për vete. Është koha e një kthese të fortë etike për një moral të lartë përfaqësimi të interesave të Partisë Socialiste dhe të popullit shqiptar”, theksoi Rama.
Një pjesë e fjalimit të Ramës dje në Asamble
Kjo është dita për të folur për vizionin tonë për Shqipërinë dhe për këtë parti të madhe të shqiptarëve. Kush jemi; çfarë na bashkon; si do të qeverisim. Ne takohemi sot në një ditë shumë të vështirë për vendin. Secili prej jush ka me siguri shumë për të treguar për zhgënjimin, dëshpërimin, varfërinë dhe frikën që kanë pllakosur shpirtrat e njerëzve të zakonshëm kudo nëpër Shqipëri. Por, po ashtu, secili prej nesh ka shumë për të dhënë. Për një frymë të re shprese e besimi tek një Shqipëri si gjithë Europa. Në zgjedhjet vendore të 8 majit të shkuar ne përjetuam dy ndjenja të forta: Fitoren e madhe me votat e Shqipërisë që paguan taksa dhe zhgënjimin e madh nga vjedhja e dhunshme e fitores sonë në Tiranë.
Fitorja na tregoi se sa pranë saj jemi në zgjedhjet e ardhshme politike. Zhgënjimi prej vjedhjes na gërryen me dyshimin se mund të mos e heqim dot qafe paqësisht këtë qeveri me votë. Çdo ditë posta ime është e mbushur me mesazhe që e shprehin fort këtë dyshim. Edhe plot ndër ju brehen nga ky dyshim. Janë të shumtë të rinjtë që më pyesin përditë pse duhet të votojnë. Janë të shumtë shqiptarët që nuk e besojnë që Saliu mund ta pranojë verdiktin e votës. Janë të shumtë ata që në rrugën time të arsyes pas shfaqjes televizive të vjedhjes së Tiranës, e quajnë rrugën e humbjes sonë. Ashtu siç nuk janë të pakët ata që rrugën tonë të rezistencës pas vjedhjes së qershorit 2009, e quajnë rrugën e interesit tim.
Sot dua t’ju flas shumë hapur të gjithëve. Troç sa të mundem. Me zemër dhe drejtpërdrejtë.
Edhe atyre që më nderojnë e japin krahë me mbështetjen e tyre të pakursyer;edhe atyre që më gjykojnë duke u nisur nga qëllimet e tyre e jo nga gabimet e mia të mundshme; edhe atyre që më sulmojnë nga llogorja e pushtetit të kthyer në regjim.
Atyre që më mbështesin u them se sot jam më shumë se kurrë i vendosur për të bërë bashkë me ju Shqipërinë që duam përmes një Partie Socialiste ashtu siç i duhet Shqipërisë. Do të jem me ju, më pranë se asnjëherë, kudo nëpër Shqipëri. Për ta hapur Partinë Socialiste. Për të nxitur bashkë me ju një dallgë të re anëtarësimesh në Shqipëri, Greqi, Itali e kudo ku ka shqiptarë që duan ndryshimin e madh dhe të domosdoshëm. Për ta bashkuar partinë tonë me çdo shqiptar e shqiptare që kërkon ta heqë qafe këtë qeveri, bashkë me varfërinë e borxhet. Për ta ngritur besimin e dërrmuar nga padrejtësia dhe për t’i dhënë krahë bashkë me ju ambicies për një Shqipëri pa frikëra, pa borxhe, pa plehra, pa hajdutëri shtetërore, pa analfabetizëm, pa barbarizëm social. Do jemi të gjithë bashkë për një rilindje shqiptare. Të cilën dua ta projektojmë mbi bazën e programit të ri që e shpalosim sot, jo si fjalën tonë të fundit. Po si fillimin e një rruge të re ku do të bashkëbisedojmë, qytet më qytet e fshat më fshat, për të ripërtërirë besimin se po, Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet. Dhe do ta bëjmë ne të gjithë sëbashku me Partinë Socialiste, me Aleancën për të Ardhmen dhe më çdo shqiptarë e shqiptare që dëshiron tu lerë fëmijëve të vet Shqipërinë që është amaneti i të parëve tanë.
Ky është fillimi i një rruge të re, për ta kthyer programin e ri në një frymë të re besimi tek njerëzit e rraskapitur nga ekonomia në krizë. Drejtësia në krizë. Demokracia në krizë. Ky është fillimi i një rruge të re, për ta futur politikën në çdo shtëpi jo me erën e dasive të së shkuarës, po me fuqinë e propozimeve për të ardhmen. Ky është fillimi i një rruge të re, për ta ngarkuar Partinë Socialiste me misionin e shpëtimit të vendit nga humnera e një krize ekonomike shpartalluese. Me misionin e reformave radikale, që programi ynë i ri paralajmëron për Shqipërinë në rrugën e një rilindjeje pas një çorodie të gjatë njëzet vjet. Me misionin e një patriotizmi europian, që të gjithë të zgjedhurit e rinj në forumet tona, nga organizata deri në kryesinë e re, duhet të mishërojnë në sjelljen e tyre me publikun e në qëndrimet tona publike. Me misionin e një rilindjeje shqiptare, që nuk duhet kurrsesi të mbetet një projekt shpresëdhënës në letër, po duhet të marrë formë në realitetin jashtëzakonisht të vështirë të gjërave.
Atyre që më gjykojnë duke u nisur nga qëllimet e tyre u them se s’jam i pagabueshëm. Por mos bëni me gabimet e mia të mundshme fajin e madh të shërbimit për kundërshtarin. Partia Socialiste nuk vuan sot nga mungesa e lirisë. As nga mungesa e demokracisë apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonisë mes brezave apo nga mungesa e punës në ekip. S’ka dyshim se liria mund të punojë akoma më mirë edhe brenda nesh. Por s’mund të mos jemi krenarë që kjo është e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Le të bashkohemi tërësisht për t’i dhënë edhe më shumë cilësi lirisë brenda partisë. Të gjithë e duam këtë. Por të bësh ngjasime mes Partisë Socialiste dhe kazermës së Saliut në aspektin e lirisë, është njësoj si të thuash se trëndafili dhe kaktusi janë e njëjta gjë. E kjo i shkon për shtat kaktusit, jo trëndafilit. Sigurisht demokracia mund të funksionojë edhe më mirë, edhe brenda nesh. Por s’mund të mos e themi me kokën lart se kjo është e vetmja parti shqiptare që kryetarin dhe Kongresin e zgjedh me votën e drejtpërdrejtë të gjithë anëtarësisë së saj; që një të tretën e anëtarëve të zgjedhur të Kongresit i ka gra e vajza; që 30% të Asamblesë Kombëtare që do të rizgjedhim sot i ka po ashtu gra e vajza.
Ashtu sikundër s’mund të mos e çmojmë si virtyt të rrallë për një parti shqiptare bashkëjetesën tonë të pasur në mendime të ndryshme, e në debate të shpeshta. Le të bashkohemi ende më shumë për ta bërë demokracinë të funksionojë akoma më mirë edhe brenda Partisë Socialiste. Të gjithë jemi plotësisht të përkushtuar për këtë. Por të thuash s’ka demokraci, s’ka debat të lirë, s’ka respekt për zërin e pakicave në PS, është njësoj si t’u thuash shqiptarëve mos i besoni Partisë Socialiste. E kjo e pavërtetë e madhe, e thënë nga brenda PS-së, i shkon për shtat kundërshtarit në pushtet, jo qytetarit në opozitë. Sigurisht edhe puna në skuadër mund të bëhet më efikase. Por s’mund të ndjeheshim sot kaq mirë përpara shqiptarëve sikur, pikërisht falë punës në ekip, të mos kishim draftuar bazën e projektit ambicioz për një rilindje shqiptare. Le të bashkohemi në një mendje që gjithshka duhet bërë edhe më shumë që skuadra jonë të strukturohet dhe të bëhet më kolegjiale e më efikase. Të gjithë kemi çfarë të japim në këtë drejtim. Por të thuash s’ka ekip e kolegjialitet në PS është njësoj si tu thuash jo vetëm gjithë atyre burrave e grave që punuan me përkushtim, 3 muaj me radhë, për programin e ri të partisë dhe për dokumentin bazë të reformës organizative, ashtu siç punojnë përditë në disa fronte, se ata dhe puna e tyre s’kanë asnjë vlerë. E kjo qasje fyese për një shumicë dërrmuese që mendon ndryshe, që ka zgjedhur të punojë në ekip dhe të respektojë frymën e ekipit, nga cilidoqoftë që nuk arrin të dallojë kufirin ku mbaron liria e tij e ku fillon liria e të tjerëve, s’mund t’i shkojë për shtat tjetërkujt veç propagandës shurdhuese të kundërshtarit.
Le ta shohim të vërtetën në sy. Sot Partia Socialiste e ka vërtet një problem për të zgjidhur me veten. Dhe për ta zgjidhur pa humbur kohë me përkushtimin e të gjithëve dhe me përjashtimin e askujt. Ky problem është etika e përfaqësimit në të gjitha nivelet, nga deputetët tek kryetarët e partisë në territore e deri tek kryetarët e organizatave. Gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon. Po askush s’ka të drejtë të përdorë mandatin e përfaqësimit në varësi të asaj që përfiton ose nuk përfiton për vete. Është koha e një kthese të fortë etike për një moral të lartë përfaqësimi të interesave të Partisë Socialiste dhe të popullit shqiptar. Është koha që shqiptarët të na vlerësojnë për atë që mund të jemi për ta, jo për atë që mund të tregojmë për veten. Të na dëgjojnë si flasim për ëndrrat, shpresat e hallet e tyre të mëdha, jo si ngremë zërin për synimet e interesat tona të vogla. Të na kenë pranë për të luftuar për më pak taksa e më shumë vende pune, jo të na shohin në televizor e gazeta si luftojmë për një vend për vete duke harruar të bëjmë punën e përbashkët, e deri duke tradhtuar si s’ka më zi familjen tonë politike – rasti i fundit i kryetarit të rrethit të Vlorës është turpi i tij, po detyrimi ynë për reflektim e për përgjegjshmëri.
Le ta bëjmë këtë reflektim me qetësi, kthjelltësi e vendosmëri dhe le tu përcjellim të gjithëve një mesazh të qartë:
Mandatet tona janë tuajat dhe ne do t’i përdorim ato vetëm për ta bërë më të mirë vendin tonë e jetën tuaj.
Ju të dashur delegatë e delegate jeni zgjedhur drejtpërdrejtë nga 57.140 socialistë e socialiste. Lejomëni t’ju uroj nga zemra për besimin e marrë përmes një shprehjeje kaq demokratike të vullnetit sovran të anëtarësisë së partisë. Por lejomëni gjithashtu t’ju bëj thirrje sot në ditën e parë të punës suaj fisnike në përfaqësimin e gjithë atyre që ju kanë zgjedhur dhe dua të bëj këtë thirrje në emër të gjithë anëtarëve e mbështetësve të Partisë Socialiste, që mandatin e marrë ta mbani me nderin e dinjitetin që ky Kongres kërkon sot nga çdo përfaqësues i Partisë Socialiste në ushtrimin e vullnetit të zgjedhësve. Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam. Pa një sjellje që të jetë modeli i qytetarisë që duam për Shqipërinë, brenda nesh e me ata që na kanë zgjedhur, ne s’mund të krijojmë dot energjinë e madhe pozitive që lypset për rimëkëmbjen, në radhë të parë morale, të kësaj shoqërie. Pa forcën e shembullit që mishëron patriotizmin, qytetarinë, interesin publik dhe aspiratën tonë europiane, ne s’mund ta krijojmë frymëzimin shoqëror për rilindjen shqiptare që kemi projektuar në programin tonë bazë. Ky është një program që do ta quaja të përvojës së madhe e të ideve të reja të shumë njerëzve. Nga ata me eksperiencë të gjatë tek ata me pasion rinor. Ky është programi i të tria gjeneratave të Partisë Socialiste. Është programi i atyre që e themeluan këtë familje politike. Është programi i atyre që e ngritën Shqipërinë nga gërmadhat e vitit ’97. Është programi i atyre që u bënë pjesë e kësaj partie në shekullin e ri. Ky është programi i reflektimeve të thella. I vullneteve të bashkuara për t’i dhënë shoqërisë një shtysë të re përpara. I kurajos për të rikrijuar vetveten, siç i takon një partie të madhe si organizëm i gjallë që jeton me kohën.
Ky është programi i vetëdijes kombëtare për rrezikun që i kanoset Shqipërisë së zhytur në borxh, varfëri, batakçillëk qeverisës. I vetëdijes politike për stuhinë alarmante që po i afrohet financave publike të këtij vendi, jo vetëm për shkak të krizës globale, po në radhë të parë të keqqeverisjes duke e fshehur krizën. Është programi i dallimit të qartë, të prerë, rrënjësor, mes nesh dhe atyre që sot e qeverisin Shqipërinë nga e djathta, por e rrjepin e shkatërrojnë përditë nga të katër anët. Ky është programi i partisë më të madhe të shqiptarëve. I socialistëve e progresistëve i shqiptarë. I vlerave e parimeve të socializmit europian. Më vjen natyrshëm në këtë moment falenderimi për Ermelinda Meksin. Të cilës do t’i jemi gjithnjë mirënjohës për kontributin njëzetvjeçar dhe përkushtimin e pandryshuar njerëzor në ditë të mira e në ditë të këqija të kësaj familjeje politike.
Urime Edi, Kjo eshte gjuhe Burrash qe na jep krenarine ta pranojme qe jemi me ne fund nje popull qe po vuan e jo nje popull qe duam te vuajme.
me duket se lodheni kot,se ai maskarai eshte i mbrojtur nga amerikadhe ne smund ti bejme dot gje ,vec se ta vrasim
Ky eshte burre shteti,LIDER,e ardhmja eshte e jona…me Edin ne krye !
Po pati dhe nje here te trete shkoni e mbytuni me shurre
koment tipik KAFSHE…
Pse c ka ndryshuar qe mos kete here te trete? A nuk do jete me Sashenka apo ndonje Ristan qe do i interpretojne ligjet sipas $$$$ qe marin.
Po Andis Harasani a nuk kishte ftese per kongres qe bredh nga Maqedonia. Dhe del e jep mend neper TV. 100 % trap
Nje stars i jashtzakonshem. Edi Rama si asnjehere! Shume shpresdhenes, vizionar dhe konkret. Urime!
Gabon zoti Rama Sala na ka vjedhur 20 here dhe jo dy here
Berisha do ti vjedhe votat edhe breket per te treten here. Si do ta ndalosh Berishen duke shkuar ne zgjedhje me Berishen??? Per Ramen!
Sepse duhet te jesh edhe Ti nje nga ato qe duhet ta ndalojme, Pse ja kerkon kete Edi Rames. Sa per breket secili duhet te ruaje te vetat, pse edhe breket tuaja duhet te ruaje Edi Rama apo kushdo tjeter. Me keto mend buk shkohet perpara…..
ndryshimi mes nje njeriu normal dhe nje budallai,eshte se te dy mund te gabojne,por njeriu normal nuk e perserit dy here te njejtin gabim,ndersa budallai po.ed rama dhe njerez si ty,qe flisni per here te tret,duhet te jeni nje grade me poshte se budallai.urime,jeni me te vertet shpresa e ketij vendi
Partija Socialiste ka aq demokraci te brendshme sa mjafton per te gjithe partite e tjera e Shqiperine. Bravo Edi ne reformimin e nje ish Partije hajdutesh e langaraqesh ne nje parti moderne Europiane. Socialistet nuk do tju falenderojne kurre sa duhet per ate pune qe keni bere. Sa per ata qe duan te vine nje ore e me pare ne pushtet me anen tuaj, le te grisin kepucet e ti mbushin mendjen njerezve shtepi ne shtepi si bejne ministrat e Sales per PD e tyre.
Bravo Olti
Nje pamflet bajat dhe i mbushur me urrejtje , dhe mbyllja e gjitha dyerve per zerat ndryshe duke ju selektuar me gishtin e tij edhe fjalimin e delegateve , kjo ndodhe vete tek ideologjit diktatoriale nga edhe vjen inspirimi i edi rames, tani jevgu edhe merre guximin te na flet per vlera dhe liri ne PS , kete jane vertet qesharak dhe mendojen se do ju beson njeri ketyre perrallve. ikeni ore turpi i shqiperis
urime zoti rama me ka pelqyer menyra e fjalimit keshtu duhet te jesh dhe jo si editorale se je kryetar i opozites nuk je opinonist leri editoralet meros se i bien me mir se kush do,ti nuk duhet ta kishe lejuar sali kafshen kur te vodhi heren e 2 ne mes te dites ne na kishe gati per gjithcka dhe kur them ne ne populli po ti nuk e bere edhe per heren e tret kam frik se do te jet e njejta gje qe do ti vjedhi perndaj zgjidhja eshte largoni kafshen para 2013 dhe i beni zgjedhjet pa kafshen sali urime
Qe Edi Rama eshte vizjonar, dhe njeriu i duhur per drejtimin e Shqiperise,kete e mesova jo vetem mbas ngritjes se Tiranes ne krye te bashkise,por edhe gjate viteve ne krye te PS!!
Por ne se Sali KUSARI do jet kryeminister ne diten e zgjedhjeve nuk ka dyshim se zgjedhjet do vidhen perseri.
Ndaj PS duhet te kerkoj qe zgjedhjet te zhvillohen nen drejtimin e nje qeverie teknike(jo politike) dhe me asistence te fort evropjane.
Mendoj se zoti Edi Rama, për sa na paraqit në këtë program, tregoi se është i vërtetë. Tregoi se është vizionar. Tregoi se i dëgjon të tjerët. Mbi të gjitha u mbyll gojën mercenarëve të kuislingut Sali dhe të bashkpuntorit të tij Meta në Shitjene Shqipërisë. Nuk e kuptoj me disa kritizerë që komentojnë këtu si megafonë të çjerrë: Ç,kërkojnë ata të bërtasë dhe të çirret Edi si shpellari Sërb. A ka akuzë më historike se ajo që deklaroi Edi me shkrim se: “VENDIMI I IMPORTIMIT TË MBETJEVE NGA QEVERIA ËSHTË TRADHËTI KOMBTARE?” AHERE KUSH DON TË PEZULLOJMË KRIMINELËT MOBILIZOHUNI ME LAGJE, ME SHOQATA, SI TEKNICENË, SI INTELEKTUALË, SI GRA, SI RINI ME PARRULLËN ” SALI MORTJA LARGOHU”. Po të ngrihemi kështu Edi do jetë pjesë e kësaj demostrate sepse ai është deklaruar për këtë. Po heshtën dhe ti marrë njerëzit Edi në rrjesht, do gërthasin edhe mercenarët e socialistes se Edi na e bën për interesin e tij. Sa turp!. Vetm një sqarim duhet ta bëjë Edi: Kur thot se ne duhet të bisedojmë dhe me kundërshtarët politik duhet të qartësojë se do bisedohet me L.S.I-në, por pa Ilir Toptanin, ndryshe humbe historinë. Iliri ka komsumuar tradhëtin me aprovimin e shitjes së detit Greqisë. Ndërsa LSI-ja është parti e majtë pa Ilirin. flm.
Urime per programin shume te pelqyeshem per te gjithe shqiptaret!!!
Ne votime nuk duhet hyre pa bere rregullime te Kodit Zgjedhor…
Pavaresisht shpreses qe kemi tek NJE VOTE E FUQISHME POPULLORE…
Une dua qe TE MERREN MASA QE SALI QELBESIRA TE MOS NA VJEDHE ASNJE VOTE!!!
Pershendetje!!!
KUJDES EDI !-Non cé due senza tre ,thone ne ITALI.
EDI si gjithmon premton por nuk reflekton ,nuk esht e vertet qe do te heq taksen e shesht ,nuk esht e vertet se do heqi TVSH dhe nuk esht e vertet qe do anulloj ligjin per pleherat nuk reflekton sepse ai nuk esht pjes e sifides per nje shqiperi me me shum pun , me me pak varferi ,me me shum drejtesi .POR A Z. RAMA esht ne sfid me z. BERISHA per ti marr te drejten qe te jet ai kry i korropturi qe te jet ai kry anti shqiptari qe te jet ai baroni i shqiptare kjo esht e gjitha .Me habisni ju kmentus qe komplentoni kyt kry MARKSIST habitem me ju qe i thoni keti njeriu burr shteti habitem me ju qe genjeheni nga nje flalim 20 minutesh tipik si plenjumet e babait te ti shperteror E.HOXHA.DHE per ta mbyllur komentin tim (me shpresen qe do publikojn) z. rama flet per taksa progersive ,po si mun te vendosesh taksa progresive ne nje ekonomi informale (vetem ai e di) ekonomia shqiptare esht e ndertuar mbi bisnese te vogla me baza familjare numeri me i madh i puntoreve ne shqiperi esht ne administraten publike pra vet paguhen me taksate tyre ,si mund te aplikohet taksa progresive kur ai vet thot qe 1000000 jan te pa pun hahaha ..flm
Nese sot ekonomia eshte informale ,kjo s do te thote qe neser do jete e tille.Nese sot jane 1 milion te papune s do te thote qe neser te jene po kaq.Duhet te kesh logjike te ceket te mendosh qe do vije dikush tjeter ne pushtet po s do ndryshoje gje.Njerezit nuk genjehen me nje fjalim ,por perballe dikujt qe e shiti Shqiperine ne jug, qe mbeshtet politiken e beogradit per te izoluar Kosoven,qe vret njerez dhe qe do e beje Shqiperine hambar plehrash,edhe nje fjalim 25 minutash eshte nje reze shprese.Po per njerez qe mbeshteten financiarisht nga pushteti 25 min fjalim nxijne e sterojne…sepse jane nje sinjal i fundit qe po afron…
TI alban dukesh optimist qe esht per tu vlesuar, por optimizimi jot esht thjesht nga nje bindje jote politike qe esht legjitime ne demokraci .POR alban shikon shpresen dhe te ardhmen e nje kombi te nje fjalim 25 ,por ti alban harron me dashje qe kush esht njeriu qe predikon ket shpres ,jam shum dakort qe neser mund te hapen vede punu jam shum dakort dhe me dhemb shpirti per varferin kolosale ne shqipere ,nga optimizmi jot me vjen ne medje ajo shpreheja QE SHPRESA VDES E FUNDIT .Por ti alban harron qe kur flitet per ekonomi shpresa dhe apotimizmi bashkohen me matematiken qe sipas mendimit tim nuk esht opinion por esht shkenc ekzakte .Pra z. alban un nuk i besoj propgandes as populizmit un besoj te numrat
Per cilet numura e ke fjalen :Per ato numura ku votojne 100 votues dhe jane 55 vota per ps dhe 60 per pd?.Kjo eshte shkence egzakte? Per c matematike flet ti kur une s kam shkelur ne shqiperi pot figuroj te kem votuar.Ajo shkenca jote egzakte ne nje situate te tille quhet “Lemsh” ose “Pershesh”
Ti alban qenke tipik … pse ore flet kot kur nuk din tabelen e shumzimit ..a nuk ishte ai z.rama qe ne 2009 bertiste e kerthiste te hapen kutit qe te numrohen votat,apo thuj jo se ateher i interesonte po ju e keni memorein e shkurter pastaj ti qe ban propogant ktu te tema pse kush te ndaloj ty te shkosh te votosh .DHE tani qe e pau qe humbi del e bertet te mos hapen kutit ..por nuk habitem fare nga personazhi EDVIN se nga ai vetem absurditete dhe demagogji pres se per politik ja thut shum pak po me habit ti qe jetonke dhe ne perndim .BOTA ka parlament ku dy krahat perplasin idet dhe projegtet politike jo ne shesh dhe qadra.Po ti alban flet qa te tregojn dhe qa mund te lexosh nej gazet tek -tuk po logjika me ty qa shof nuk paska afermitet .Pastaj sa per shkencen ekzakte dha ato shira qe thua ti lere nuk merr vesh fare ti dhe ai mesusi i vizatimit z.RAMA
hahahaha.Vertete Rama kerkoi te hapen kutite:Po e kishte fjalen qe te hapeshin kutite me vula dhe te verifikohej c kish brenda pa perzjere votat me kuti te tjera…Po c ndodhi ne 8 Maj :U hapen kuti “te demtuara” te thyera e pa vula,tjetri futi krahun ne kuti(te kujtohet!)kaluan votat nga nje kuti ne tjetren sikur te ishin trasta pikniku(te kujtohet!),dhe na dolen u shtuan votat se helbete s lihej kutia bosh(apo kujtuat se ishin shifra ekonomike ku dalin 6 % me shume …vota hahahaha)…Nuk kerkoi njeri te hapshin kutite dhe te manipuloheshin…Rama s tha te mos hapen kutite ai tha – AI PYETI SHKENCETARET E ARVIZUT NESE MUND TE MBETET SHTATZANE NJE KUTI E TE “PJELLE” VOTA? Pergjigjia qe:-PO,NESE SALIU DO QE KUTITE TE “PJELLIN” .
ik ti ore B..re.. legen i ssali berishes..jeni njerez pa pike llogjike..nuk u be ca thoshte ligji tek kutite por cfaredonte berisha mundohu ta kuptosh kete llogjike trap.
e kapen binjakun e ilir metes ne meksike “el gordo”
Shume mire kete presim ne njerzit e thjeshte nga ti dhe PS.Suksese na ke mbrapa ne çdo nisme.
ka pasur ndryshim tirona me ardhjen e edi rames ne bashki ….
socialistet kane per te ndenjur shume gjate ne opozite me kete kryetar qe kane
Po zoti arian.ti ke me nenj polic aty ku dhe je.Mercenar i perhershem
ik or idiot se nuk je ma per politik ik per greqi a serbi lere shqiperin rehat
Cfare garancie kane shqiptaret qe Edi Rama me dinosauret prehistorike milionere te PS-se nga pas nuk do te bejne si Saliu? Per te vahduar avazin e vjeter? Qe e kane pare shqiptaret disa here keto 20 vjet ne tranzicion demokracie? Sapo Edi te mari pushtetin ne dore? Dhe kur te kete shtene ne dore te gjitha institucionet e shtetit. Sipas Palo-Kushtetues qe ka sajuar me Saliun? Sepse ne PROGRAMIN “gjenial” te Edi Rames nuk thuhet asnje fjale per ndeshkimin e vrasesve, hajduteve dhe mashtruesave te popullit apo te tradhetareve te Kombit sic i quan vete lideri socialist? Kush na garanton ne qe edhe Edi Rama nuk do te behet “tradhetari” i radhes te shqyptarise? Nuk mjatojne vetem thirrjet frenetike si ne Kongreset enveriste, as premtimet populiste per heqje taksash dhe hapje famoze vende pune. As edhe pamja e bute e jashtme e Edi Artistit. Sepse nuk eshte cudi kur nje dite te bukur me diell te shohim sesi Saliu me familjen dhe me pasurine e vjedhur nga shqiptaret te shkoje ne Vjenen e bukur dhe t’i bashkohet Fatos Nanos. Per te degjuar valset e Shtrausit. Buze lumit Danub. Sepse nuk eshte cudi ne dallim nga Koracia dhe vendet e tjera ku hajdutet me pushtet denohen rrepte, pas disa vitesh te shikojme edhe Edi Ramen ne ndonje ishull ne oqean te kaloje vitet ne lumturine ekologjike natyrore. Kur Shqiperia te jete mbuluar nga plehrat e Botes.