“Berisha”, 1.1 milionë USD për imazh

6 Nëntor 2011, 14:22Politika TEMA

Qeveria “Berisha” ka shpenzuar mbi 1.1 milionë USD për të lobuar ndaj administratës, Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E gjithë shuma është derdhur për tre vitet e qeverisjes së djathtë. Konkretisht, bëhet fjalë për vitin 2011, 2010 dhe vitin 2007. Në këto lobime të firmave amerikane nuk përfshihen lobimet që kanë bërë me firmat amerikane në vitin 2009, por kjo nuk lidhet me qeverinë shqiptare, por me partitë politike, të cilat kanë kontraktuar me firmat lobuese amerikane për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Kontrata më e bujshme lidhet me firmën ‘Ridge Global’, LLC në vitin 2007. Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, rezulton se në vitin 2007, kjo firmë, që përfaqësohet nga Tom Ridge, ka përfituar nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë. Kontrata lidhet me faktin e konsulencës dhe e ndihmesës së qeverisë shqiptare në lidhje me procesin e anëtarësimit në NATO. Kontrata me Ridge është ndarë në dy pjesë, në 160.000 USD dhe në 319.973 USD. Ato kanë përkatësisht datat 11.01.2007 dhe në 29.11.2007. Nga kjo shumë e ofruar rezulton se Tom Ridge ka shpenzuar në total 120.526 USD për kryerjen e lobimit të Shqipërisë. Pjesa tjetër e parave të taksapaguesve shqiptarë ka shkuar në xhepat e firmës amerikane lobuese. Tom Ridge është shfaqur në atë periudhë në krah të kryeministrit Sali Berisha në takimet qeveritare, së bashku me ministrat e qeverisë shqiptare. Këto janë kontrata zyrtare të depozituara nga firmat lobuese. Tom Ridge u zgjodh në postin e sekretarit për Sigurinë Kombëtare në janar të vitit 2003, por më 30 nëntor 2004 ai paraqiti dorëheqjen, duke thënë se pas 22 vitesh punë kishte vendosur t’i jepte më shumë përparësi familjes dhe çështjeve personale. Ai ishte më 2005-n në Shqipëri për t’u prezantuar si këshilltar i kryeministrit Berisha.

Kishte bërë kontratë si këshilltar për të ardhur 2 herë në muaj në Tiranë dhe asistuar, lobuar për NATO-n dhe kërkuar kontrata në emër të kompanisë që përfaqësonte për efekt lobimi në Shtëpinë e Bardhë. Përfundon misionin në vitin 2008, kur edhe Shqipëria u anëtarësua. Më pas, në vitin 2010, qeveria Berisha ka realizuar procesin e lotimit, duke nxjerrë në skenë një firmë tjetër, mbi të cilën do të fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së. Në këtë kuadër, qeveria lidhi kontratën me ‘Patton Boggs’ në një vlerë që shkon në 275 mijë dollarë amerikanë. Arsyeja e lidhjes së kontratës, të paktën zyrtarisht, lidhet me ndihmën që kjo firmë e fuqishme lobiste do të japë në arritjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj të SHBA-së për përfitimin e fondeve nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit. Por ky lobim dështoi, pasi qeveria shqiptare, për shkak të paaftësisë së saj nuk arriti të miratonte ligjet e kërkuara, siç është ajo për Gjykatën Administrative, apo të kishte tregues të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit. Kjo si duket ka detyruar qeverinë shqiptare që një vit më vonë të akordojë një fond tjetër shtesë po me ketë kompani lobuese. Kështu, në vendimin më të fundit të qeverisë të këtij viti, firmës ‘Patton Boggs’ i jepet fondi shtesë prej 200 mijë USD për përmbushjen e marrëveshjes së vitit 2010. Sipas kësaj logjike, i bie që qeveria kërkon të realizojë finalizimin e marrëveshjes për Sfidën e Mijëvjeçarit, USAID. Ndërkohë që ‘Patton Boggs’ ka ndihmuar qeverinë shqiptare në procesin e privatizimit. Në dokumentet e fundit mësohet se qeveria do t’i japë një përqindje kësaj firme lobuese dhe për procesin e privatizimit të kompanisë ‘Albpetrol’. Procedura e privatizimit pritet të shqyrtohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ende nuk ka bërë publike se sa do t’i jepej kësaj firme nga procesi i privatizimit, edhe pse mendohet 2% e shitjes së ‘Albpetrol’. Në këtë vit është bërë publike marrëveshje e re e qeverisë shqiptare me firmën tjetër lobuese, ‘Podesta Group’. Kësaj firme amerikane lobuese i jepet shuma prej 180 mijë dollarë amerikanë. Kontrata e zbuluar nga gazeta “Shqip” fakton se kjo lidhet për lobimin për përmirësimin e marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane. Kjo kontratë u nënshkrua nga ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në datën 4 prill të vitit 2011, dhe në të kërkohej shërbimi i ‘Podestas’ për 3 muaj. Për çdo muaj qeveria shqiptare paguante 60 mijë USD. /Shqip

24 komente në ““Berisha”, 1.1 milionë USD për imazh”

  1. endri says:

    nuk ka kongres e parukeri qe tja rregulloje imazhin ketij dhe qeverise se korruptuar !

    1. O sot o kurre! says:

      ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME!!!!
      Maksimum deri ne Shkurt 2012.
      Te mos i lihet koh Sali Sheqere Berishes, hajdutit dhe bandes se tij te pergatisi vjedhjet tjera!
      Opozita ti ler pordhet per bashkepunim me nje qeveri kriminelesh qe ska asnje moral apo princip.
      Edi Rama ti ler librat-vepra nese vertet ndjen sadopak pergjegjesi si Shef i Opozites se trembur dhe strukur neper zyra dhe ti dal zot opozites se tij.
      Populli Po Vlon, Kuptoni Apo Jo!!!!
      BERISHA TI JEPET GJYGJIT PER TE GJITHA KRIMET
      PER RRENIMIN E EKONOMIS SHQIPTAREVE DHE HUMBJEN E MILIARDA LEKEVE TE FAMILJEVE SHQIPTARE QE I BESUAN DEKLARATES SE TIJ PER PARA TE PASTRA TE PIRAMIDAVE
      PER LUFTEN CIVILE 1996-1998 KU HUMBEN JETEN MIJRA QYTETAR SHQIPTAR DHE NDERSIMIN E VERIUT KUNDER JUGUT
      PER GRUSHTIN E SHTETIT 1998
      PER VRASJEN E 26 TE PAFAJSHMEVE NE GERDEC
      PER VJEDHJEN E VOTAVE ME 2009 dhe 2011
      PER VRASJEN E 5 QYTETAREVE ME DUAR NE XHEPA ME 21 JANAR NE BULEVARD
      PER TRADHETI KOMBETARE DUKE DHENE UJRAT TONA TERRITORIALE DHE HELMIMIN E TOKES SHQIPTARE DUKE SJELLE PLEHRAT E BOTES NE VENDIN TONE NE KUNDERSHTIM TE HAPUR ME KUSHTETTUTEN E REPUBLIKES
      PER VJEDHJEN DHE SHKATERRIMIN MASIV TE EKONOMIS SHQIPTARE NE VITET 1991-1996 DHE 2005-2011.
      PER FYERJE TE KOMBIT DHE FIGURAVE TE TIJE PERFAQSUESE SI PRESIDENTIN E REPUBLIKES DHE KRYPROKUROREN E SHTETIT DUKE I QUAJTUR ATO LAVIRE DHE HORR!
      DENIMIN E LULZIM BASHES PER VJEDHJEN E SHEKULLIT NE RRUGEN E KOMBIT NE SHUMEN E 230 MILION EUROVE:
      Vetem pas venies se drejtesis ne vend dhe denimin model te krimineleve Shqiperia do ndertoj nje shtet te vertet ku cdo hajdut do ti tremebet ligjit dhe popullit.

      1. tourkofagos says:

        me sakt nuk behet,po kush do ti beje te gjitha keto,shqiptaret jasht shqiperise thjesht kalojne kohen me interrnetin,ata ne Shqiperi pine espresso e hane fara te pjekura trotuareve!!!!
        krimineli Sali kete situate deshiron,me ler o Zot te rroj,thote!

    2. O sot o kurre! says:

      ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME!!!!
      Maksimum deri ne Shkurt 2012.
      Te mos i lihet koh Sali Sheqere Berishes, hajdutit dhe bandes se tij te pergatisi vjedhjet tjera!
      Opozita ti ler pordhet per bashkepunim me nje qeveri kriminelesh qe ska asnje moral apo princip.
      Edi Rama ti ler librat-vepra nese vertet ndjen sadopak pergjegjesi si Shef i Opozites se trembur dhe strukur neper zyra dhe ti dal zot opozites se tij.
      Populli Po Vlon, Kuptoni Apo Jo!!!!
      BERISHA TI JEPET GJYGJIT PER TE GJITHA KRIMET
      PER RRENIMIN E EKONOMIS SHQIPTAREVE DHE HUMBJEN E MILIARDA LEKEVE TE FAMILJEVE SHQIPTARE QE I BESUAN DEKLARATES SE TIJ PER PARA TE PASTRA TE PIRAMIDAVE
      PER LUFTEN CIVILE 1996-1998 KU HUMBEN JETEN MIJRA QYTETAR SHQIPTAR DHE NDERSIMIN E VERIUT KUNDER JUGUT
      PER GRUSHTIN E SHTETIT 1998
      PER VRASJEN E 26 TE PAFAJSHMEVE NE GERDEC
      PER VJEDHJEN E VOTAVE ME 2009 dhe 2011
      PER VRASJEN E 5 QYTETAREVE ME DUAR NE XHEPA ME 21 JANAR NE BULEVARD
      PER TRADHETI KOMBETARE DUKE DHENE UJRAT TONA TERRITORIALE DHE HELMIMIN E TOKES SHQIPTARE DUKE SJELLE PLEHRAT E BOTES NE VENDIN TONE NE KUNDERSHTIM TE HAPUR ME
      KUSHTETTUTEN E REPUBLIKES
      PER VJEDHJEN DHE SHKATERRIMIN MASIV TE EKONOMIS SHQIPTARE NE VITET 1991-1996 DHE 2005-2011.
      PER FYERJE TE KOMBIT DHE FIGURAVE TE TIJE PERFAQSUESE SI PRESIDENTIN E REPUBLIKES DHE KRYPROKUROREN E SHTETIT DUKE I QUAJTUR ATO LAVIRE DHE HORR!
      DENIMIN E LULZIM BASHES PER VJEDHJEN E SHEKULLIT NE RRUGEN E KOMBIT NE SHUMEN E 230 MILION EUROVE:
      Vetem pas venies se drejtesis ne vend dhe denimin model te krimineleve Shqiperia do ndertoj nje shtet te vertet ku cdo hajdut do ti tremebet ligjit dhe popullit.

    3. sorge says:

      Shikojeni kete MONSTER!!Edhe HITLERI ISHTE ME I BUKUR DHE ME PAQESOR SE KY BANDIT!!!

  2. tourkofagos says:

    hahahaha,turkoshaku do vrare me buke ne goje,,,,,ju shkruani libra e thurni vjersha!!!!!!

  3. Ramy says:

    Po ku eshte e keqja e kesaj?

    1. patrioti says:

      si ku eshte e keqja mo gomar ??? pse duhet te paguajme lek per keto firma lobuese ne…ku pjerdh departamenti i shtetit i SHBA per firma lobuese te tilla.ndyresira sali bambe vjedh..legeni

    2. gerti says:

      ska asnje te keqe vetem duhet qe te merrte george lucas per te lobuar ne planetet e tjera se ne toke SKA JEDI me te mire

    3. inf says:

      Si ka mundesi o Ramy qe nji bir Druvari dhe nji bir lopçareje te beje vendin paçavure he Ramy si thua ti .

  4. koli says:

    kto jan leket e shkollave, rrugeve, spitaleve dhe per maloket e femijet e malokeve po injoranca vashdojn me votu klyshin e serbve, njerez te trashe.

  5. +10 says:

    Tualet me paret e popullit…po nuk behet muti pilaf.

  6. gungsterr vucidoli me brek leshi says:

    keto jane firma konsulente dhe te thain ne kandar,aq me teper kur jane prone e ish njerzve me influence ne politiken amerikane . …sado qe te perpiqet maloku, shqiptaret e dine se cfare kafshe primitive eshte dhe cfare plehu… po ashtu dhe europa e USA..

  7. Claus says:

    Po sjell nje permbledhje te nje emisioni te radios gjermane “Deutschlandfunk” mbi aktivitetin e firmave lobiiste dhe vecanerisht te firmes “Podesta Group”.
    Duke e lexuar ate mund te nxirren disa perfundime te cilat lidhen me zyrtaret e kalibrit te mesem dhe te larte te administrates amerikane, me rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve lokale per Tiranen dhe pse jo edhe me post-ngjarjet e 21 Janarit kur i ambasadori Arvizu e quajti Berishen “burre shteti”. Nuk po zgjatem shume ne komentin tim se leximi i kesaj permbledhjeje te con ne rrjedhime logjike duke pare njekohesisht vendimet dhe veprimet ndoshta “ plot mistere” te administrates amerikane dhe zyrtareve te saj ndaj Berishes dhe qeverise se tij.
    Ketu te mos harrojme qe vellai i Tony Podesta, John Podesta ka qene shefi i Shtepise se Bardhe gjate presidences se Bill Klinton.

    Deutschlandfunk: “ Eshte nje nga ata qe leviz fijet ne fshehtesi: Quhet Tony Podesta. Kompania e tij lobiiste hyn ne listen e Top- 15-shes ne USA. Ne listen e klienteve te saj midis te tjerash hyjne firma te prodhimit te armeve si Lockheed Martin, shoqeria ajrore United Airlines si dhe shoqeri te ndryshme ne fushen e telekomunokacioneve dhe farmaceutike. Kompania lulezon: Me shume se 11 milion Dollare jane investuar nga kompania vitin e kaluar per projekte lobiiste. Te gjitha keto ne menyre legale dhe te deklaruara rregullisht, thekson Tony Podesta.”
    Nder te tjera ai shton:

    “Ndonjehere tingellon qe ne punojme ne menyre te paskrupullt, jo te paster, kjo nuk qendron, ne rastin konkret ne jemi vetem ndermjetes. Ne transmetojme deshirat dhe interesat e klienteve tane tek politikanet ne Kongresin amerikan dhe ne ne kete sens perpiqemi ti bindim ata. Por kjo nuk ka te beje aspak me Magjine e Zeze.
    Natyrisht njohja me politikane te favorizon ne pune. Bill Klinton ka punuar per nje kohe per mua para 35 vjetesh, njohja me te eshte bere vite me pare, me te dhe me politikane te tjere demokrate qe diskutohen te kandidojne per Presidente te USA. Une jam vete demokrat dhe shume prej nesh jane aktive ne politike.”

    Deutschlandfunk: “Kur Podesta i hyri ketij aktiviteti para 20 vjetesh harxhonte shume kohe duke pritur para zyrave te kongresmeneve dhe senatoreve per te shtruar deshirat dhe interesat e klienteve te tij”.
    Podesta shton:

    “ Shume prej ceshtjeve te rendesishme qe sillja, me duhej ti diskutoja neper korridore. Nje nga aftesite me te rendesishme te lobiisteve duhet te jete formulimi i problemit ne nje kohe prej kater minutash. Fillestaret harxhojne shume kohe vetem per miresjellje. Te godasesh ne shenje para se te kaloje koha 4-minuteshe eshte gjeja me e rendesishme ne punen tone.”

    Nder te tjera shton:

    “ Si kongresmen ke nje rroge 160.000 Dollare ne vit. So lobiist mund te perfitosh dyfishin. Pervec kesaj qendron ne kontakte te ngushta me ish-koleget e polit-biznesit, je prezent ne Kapitol Hill, punon si me pare me ligje, por tani gjithmone duke punuar per llogari te firmave te cilat paguajne fatura te majme.”

    Shenimi im: Web-site i kompanise “Podesta Group” mbyllet me nje shprehje kuptimplote:
    Suksesi i punes se tij 20 vjecare konfirmon ate c`fare kane thene mediat:
    “Nese ju deshironi te beni dicka ne Uashington D.C., atehere ju shkoni tek Tony Podesta”
    Hej bote, gjithmone mendoj se kam marre zanat te gabuar. Pershendetje.

    1. Luan Kolonja says:

      Per Ju Claus.
      Me respekt, por ne paragrafin e pare keni futur pak si me marifet vetem opinionin tuaj duke e paraqitur ate sikur Podesta Group ka ndihmuar te shpetoje Berishen per 21 Janarin dhe per qendrimin e ambasadorit Arvizu rreth kesaj etj.
      Nuk mund te diskutoj per komentet tjera informative per Podesta Group te cilat ju i keni perkthyer nga media Gjermane. Pak a shume ato, qendrojne si i keni perkthyer ju.
      Qellimi i replikes time eshte qe te kuptohet nga lexuesit se punesimi dhe pagimi i Firmave te fuqishme te lobimit eshte nje praktike e njohur tashme ne gjithe boten e zhvilluar. Nuk ka vende dhe qeveri, apo dhe grup shtetesh qe nuk punesojne grupe ekspertesh dhe firma te tille te specializuar per nje problem te caktuar per te influencuar ne sitement legjislative dhe ato ekzekutive.
      Kjo perben tashme nje praktike nderkombetare legale per interesa rajonale, shteterore, lokale dhe per probleme specifike te cilat perbejne shqetesi dhe duan zgjidhje.
      Psh. ne Amerike, kjo Firme eshte e njohur per kontribute ne influencimin e Kongresit Amerikan per te ndermare inisiative ligjore per probleme sociale sic jane ato te Ligjit te Sigurimit Shendetesor, per Sherbimet Financiare dhe ato Te Teknologjise aplikative.
      Sa per kujtese, ne shqiptaret e kemi komentuar shume termin “Lobi Grek”, “Lobi Serb” apo rendom “Influenca e Lobit Cifut ne ceshtjen Palestineze” etje.
      Ishte pikerisht krijimi dhe perpjekjet e “Lobit Shqiptar” ne Amerike, France dhe Gjermani e Angli, qe ben te mundur zgjidhjen e ceshtjes Kosovare dhe njohjen e shtetit te Kosoves. Ishte ky lobim qe ndihmoi ne pranimin e Shqiperise si vend antar te Nato’s e tjera.
      Ne kete artikull shkruhet me qellim per te krijuar konfuzion, dhe per ta paraqitur problemin sikur qeveria e Berishen harxhon parate e popullit per interesat e saj… Jo, ketu behet fjale per interesa kombetare dhe shteterore afatgjate dhe strategjike.
      Ju mendoni nese neser vjen Rama me te majtet ne Pushtet dhe ato nuk do perdorin Lobingje? Kjo do te ishte naive dhe absurde nga ana tyre nese jo.
      Eshte krejt tjeter te thuhet se si me me cfare ligji eshte regulluar financimi i ketyre Firmave lobuese nga buxheti i shtetit dhe se si matet e kontrollohet “The outcome of” e ketyre investimeve.
      Te dizinformosh publikun dhe sidomos ate pjese injorantesh dhe ti ndersese ato kunder, me duket krejt e pa nevojshme dhe e turpeshme.
      Nje shembull konkret qe mund te perdoret si ilustrim ne konceptin e Lobimit, eshte veprimtaria e Ismail Kadare per ceshtjen kombetare shqiptare ne teresi dhe ceshtjen Kosovare ne vecanti, ne punet e tij titanike per ndryshimin dhe sensibilizimin e opinionit Francez ne favor per ceshtjen e Kosoves, ku ne e dime me se miri qe opinioni dhe qeverite Franceze kane qene aleate te Serbeve.
      Ketu une do te shtroja pyetjen: A duhet paguar Kadare per kete veprimtari kombetare? Mendimi im eshte se po, patjeter. Po sa shume: Mendoj qe t’i hiqen gjithe shpenzimet e jeteses ne France, perse jo?
      Ky eshte koncepti im per kete ceshtje. Ndoshta dikush mund te qeshe me ironi.
      Ju faleminderit

      1. Claus says:

        Respekte dhe vetem respekte z. Luan.
        Ne menyre virtuale te kam “borxh” nje kafe. Ke bere nje shtjellim me te vertete “te holle” dhe plot finese te kesaj teme, megjithate ne fund replika juaj me beri me te vertete te qesh pak me ironi.
        Ah te kishim pak me shume njerez si ju ne administrate.
        Te uroj nje fillimjave te kendshme.

      2. EDI DETROIT says:

        Luan Kolonja, Shume sakte, urime, mendoj qe je vertet nga Kolonja.

  8. ismeti says:

    vetem mjafton ti shifesh FACEN e shtazes

  9. nardone says:

    kam mendimin qe nuk duhet me ngaterru sekserin me lobin,sekseri thote nje fjale te mire te nje person te larte qe ai njeh dhe lobistet, lobistet zgjedhin kongresmenet, deputetet,presidentet dhe ndryshojne boten duke i dhene asaj larmi ngjyrash.

  10. ndoshta?! says:

    @o sot, o kurre, nuk do i levizja asnje presje komentit tuaj por historia na ka mesuar se populli pa udheheqes eshte nje turme, mjerisht edhe ne keshtu jemi sot prandaj tallet perendimi, lindja, sali haleja, zhelefina, e te tjere me rradhe me nje popull qe vuan.

    vetem mos humb shprese se duhet te veje thika mire ne palce ashtu sic ndodhi me sklleverit ne rome qe nxoren dhe ata nje spartak.

    Shqiptaret jane si Fenix qe do ringjallen serish e serish nga hiri i djegur-historikisht e kemi bere dhe do e bejme.

    kam besim qe dita eshte shume e afert.

    Kurre vota per sali-pleren dhe partine e tij plere!

  11. Nikola Dauti says:

    __ O popull, o vellezer, Jam larguar nga vendi im, qysh ne v. 1987. Dhe me pare por dhe pas atij viti kalova ne disa vende si ne Evrope, Azi , Afrike ….dhe sot ne USA,P O R , kete FYTYRE QE DEFORMOHET< SPERFYTYROHET< SHEMTOHET sinqerisht asnje ish politikan nuk i NGJAN , as Caushesku, as Raxhipi, as Shahu , as SADAMI biles biles ne fgraf. as Hitleri …..! Nga dreqin doli , kujt i ngjan …sdi cte them , poe ai cirret kunder MESUESIT te tij E.Hoxhes , por Enver Hoxha ishte ndoshta me i pashmi i politikaneve tathershem , dhe ai as shemtohej as shante me nene , sua e sorollop si ky derr Vicodoli, qe me mire ja befte atij populli budall qe e duron, e sngrihet tja xhveshi patkojte, por zallamahiten neper kafe …..neper bingo etj…dhe nuk shikon cbejne popujt GJITONE qe kane muaj te tera ne rruge derisa dhe BE e Bruxelit e bene te mendohen seriozisht…!!!!!!

  12. lili says:

    po ,po,
    edhe Gadafi mendonte se loby-imi i wisnerit,do ta ndihmonte ne amerike!Edhe ai shpenzoi- million bile- po kot ,se zullumi i tij,si zullumi i ketij tonit ,ishte n’trash shume.Aq sa sot s’ka lobist qe mundet me fsheh kete zullum!.

  13. VLADIMIR MEZINI says:

    TE LUTEM Z.BAZE VINI NJE FOTO TJETER SE ME KETE FYTYR QE KA SALA KETU PO NA TRAMAKS KALAMAJT

  14. XHIMI says:

    Me kte imazh ne kte fotografi,ky lloj njeriu nuk i ka lon gjo HITLERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje