Leart e Orik Shyti: Fitoi drejtësia, Berisha na demonizoi

8 Nëntor 2011, 18:12Politika TEMA

Dy vëllezërit e akuzuar në një proces maratonë si drejtues të grupit “Hakmarrja për Drejtësi”, Leart e Orik Shyti, kanë bërë sot një deklaratë publike, pas vendimit pozitiv për ta, të Gjykatës Kushtetuese. Ata shprehen në këtë deklaratë se më në fund fitoi drejtësia, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Berisha se është përpjekur që të demonizojë. Më poshtë është deklarata e plotë e dy vëllezërve Shyti:

“Gjykata Kushtetuese sot, më 07.11.2011, shpalli vendimin për çështjen tonë, e njohur gjerësisht me emrin “Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi”. Gjykata, ndonëse nuk i ka pranuar të gjithë argumentet e parashtruar në kërkesë, njëzëri ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për arsye se na është cenuar e drejta kushtetuese për një proces të rregullt gjyqësor.

Me qindra herë Sali Berisha ka deklaruar botërisht se ne kishim krijuar organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” dhe se, në zbatim të platformës së saj, kishim kryer dhjetëra krime. Gënjeshtrave dhe shpifjeve të tij u jemi përgjigjur me fakte. Në dosjen gjyqësore ndodhen të administruara dëshmi dhe të tjera prova, shkresore dhe shkencore, që faktojnë se Saliu është ati, nuni dhe pagëzori i “Hakmarrjes Shqiptare për Drejtësi”. Megjithëkëtë, ai ka vazhduar të shpërndaj shpifje sa herë që është në vështirësi. Shpifjen më të fundit publike e bëri në mesin e verës së këtij viti. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se Edi Rama kishte përdorur “Hakmarrjen” për të dërguar mesazhe kërcënuese “drejtuesve të institucioneve të pavarura” me qëllim që të pengohej numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara. Me shpifje si kjo dhe me kërcënime të adresuara tek njerëzit e drejtësisë, arriti të na zvarriste për 15 vjet në dyert e gjykatave.

Një vit më parë, kishim menduar se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do na jepte pafajësinë. Por Kolegji Penal refuzoi ta gjykonte çështjen. Atë ditë, ndiem se u venitën edhe shpresat e anëtarit më optimist të familjes sonë për ta zgjidhur çështjen në Shqipëri.

E kemi bërë disa herë të qartë se shqetësim për ne nuk ka qenë pafajësia, por gjykimi i çështjes sipas ligjit dhe provave. Mirëpo qëndrimet e kundërligjshme të gjyqtarëve, të imponuara nga Sali Berisha, e bënë të pamundur gjykimin sipas ligjit dhe provave. Këto qëndrime na kishin bërë të humbnim besimin se mund të gjykoheshim nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që ishte e domosdoshme t’i drejtoheshim kësaj gjykate, në të kundërt humbnim të drejtën për të kërkuar drejtësi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rreth katër muaj pasi Gjykatës i kishim paraqitur kërkesën, ndodhi ajo që nuk prisnim. Administrata na njoftonte se Mbledhja e Gjyqtarëve kishte vendosur ta shqyrtonte çështjen në seancë plenare. Bindja jonë kishte qenë e gabuar. Pendesa qe e para gjë që i shprehëm njëri-tjetrit. U përgjigjëm se morëm dijeni, por patëm drojë të kërkonim ndjesë. Patëm drojë nga dyshimi se mund të keqkuptoheshim.

Gjykata Kushtetuese nuk mund ta rrëzonte kërkesën për arsye se nyjën nuk e mbanin të lidhur provat dhe ligji, por guximi i munguar i gjyqtarëve për t’u përballur me presionet poshtëruese e shkatërruese të Sali Berishës. Ende kundërmojnë ndotësitë e shpërndara nga goja e tij. Gënjeshtra dhe shpifje pa anë e fund për “Hakmarrjen”, për ne me emra të përveçëm, për lidhjet tona familjare, miqësore dhe shoqërore; fyerje, kërcënime, poshtërime të llojeve nga më të pamenduarat të adresuara botërisht për politikanë, gjyqtarë, prokurorë, për familjarë të tyre, për policë dhe funksionarë policie. Nga goja e tij “pikojnë çezma me helm të zi”, siç shprehet Dritëroi me vargje, çezma që kanë helmuar jetën tonë, të njerëzve të afërt, por edhe të shumë njerëzve të tjerë, me të cilët nuk na lidhte gjë dhe, njëherësh e shumë fortë, kanë helmuar Drejtësinë.

Pafajësia jonë ka qenë e ulur këmbëkryq në dokumentet e falsifikuara që prokuroria i ka paraqitur gjykatës. Gjykata e Shkallës së Parë e ka pasur të lehtë ta argumentonte pafajësinë, por e ka pasur shumë vështirë ta shprehte. Në të vërtetë e shprehu në shkurt të vitit 2003, por vendimi i saj jetoi pak muaj. Berishën e pushtoi tërbimi. Mesa u duk nga klithmat, që shprehnin trazime të thella, të kuptueshme e të pakuptueshme, nuk e kishte pritur që një gjykatë të gjente kurajë të deklaronte të pafajshëm ata që ai i kishte quajtur fajtorë për të gjitha krimet që kishin ndodhur gjatë sundimit të tij të parë. Gjyqtarët i shpalli anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Shefi i Akuzës ia shprehu besnikërinë flakë për flakë. Me zellin e shërbëtorit pa dinjitet personal dhe profesional, pa ngritur akuzë sipas ligjit, i shpalli gjyqtarët “frikacakë, që e kishin dhënë vendimin nën presion”.

Për të arritur qëllimet e tij, Berisha, ashtu siç nuk u ndal nga vendimi i gjykatës i muajit shkurt 2003, nuk u ndal as kur Gjykata e Lartë e Zvicrës u shpreh se “Hakmarrja” nuk ekzistonte, se: “Berisha inskenoi një shou politik fantazie me një grup terrori…”. Nuk u ndal as kur gjykata e Apelit në Belgjikë shprehu të njëjtën gjë, duke vënë në dukje përpjekjet e shërbëtorëve të tij: “për të instrumentalizuar policinë dhe drejtësinë belge…”. Nuk u ndal as pasi një Kolegj, me gjyqtarë nga më të respektuarit në Zvicër, u shpreh me vendim se: “i gjithë procesi është inskenuar nga klika e Berishës”. Nuk u ndal as kur një gjykatë tjetër në Holandë vendosi që vëllezërit Novruzaj të merreshin në mbrojtje nga shteti holandez, sepse përndiqeshin padrejtësisht nga Sali Berisha. Nuk u ndal as kur ekspertë të OSBE-së, që monitoruan procesin gjyqësor për dy vjet, në nëntor të vitit 2006 dhanë konkluzione si të porsa cituarat dhe theksuan se prokuroria nuk duhet ta kishte çuar çështjen për gjykim as në vitin 1998.

Saliu ka dhënë prova se qëllimi, për të cilin e sajoi “Hakmarrjen”, është shumë i rëndësishëm për të. Prandaj nuk ka të ngjarë të ndalet as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që, po ta shprehim me shifra, siç atij i pëlqente të shprehet për vendimet e Kolegjit Zgjedhor të këtij viti, është 9 me 0. Por jo për ta zbardhur, por për ta nxirë edhe më shumë shpirt-e-faqeziun.

Ndoshta sot a nesër, do t’u bëjë të njëjtën akuzë fyese edhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese; ndoshta, meqë ka nja dy vjet që përsërit gënjeshtrën se respekton Kushtetutën, institucionet e pavarura, posaçërisht vendimet e gjykatave, “në nderim të tyre” do t’i shtrëngojë dhëmbët dhe helm e vrer bashkë do t’i zbrazë në tjetër formë, jo botërisht.

Sido që të shfaqet në skenë dhe çfarëdo që të kurdisë në prapaskenë, vendimi është dhe do të mbetet i rëndësishëm. I rëndësishëm, por jo se po na shpëton nga vuajtjet e burgut që Saliu na caktoi, sepse prej kohësh drejtësia e disa vendeve evropiane na ka marrë në mbrojtje, përkundër ulërimave të tij, kinse prej luftëtari për drejtësi, kundër “organizatës kriminale më të rrezikshme të Evropës”. Ulërima që transkriptoheshin dhe mbërrinin me shpejtësi në gjithë shtetet e Evropës në rrugë policore, diplomatike dhe mediatike. Ç’ironi! Evropa mbron një grup shqiptarësh edhe pse sundimtari i shtetit të tyre i thotë me ngulm se është e rrezikuar, ngaqë ata janë terroristë, vrasës dhe vjedhës! Fatkeqësisht në Tiranë mungojnë gojët për ta shprehur habinë, qoftë edhe duke i drejtuar pyetjen e pafajshme: kaq e rrjedhur qenka Evropa sa beson kriminelët dhe jo ty, të parin e Shqipërisë?

Rëndësia e vendimit nuk ka të bëjë me të ndierit tonë fitues dhe të gëzuar. Nuk ndihemi fitues. Nuk u ndiem të tillë as në vitin 2003, kur u dha vendimi i parë i pafajësisë. Kemi humbur shumëçka përgjatë 15-20 viteve dhe nuk mund të ndihmi fitues. Çdo njeri i arsyeshëm e kupton se sa e pamundur është të ndihesh fitimtar apo i gëzuar në këto kushte. Beteja e këtyre viteve ka pasur një fitues. Ai ka qenë Sali Berisha, që, edhe kur dështon kështu, në mënyrë të turpshme, i krekosur për t’u dukur me doemos ngadhënjimtar, ngre në hava “trofeun” e një beteje tjetër, gjithashtu të humbur.

Vendimi është i rëndësishëm, sepse Saliu dështoi për ta nënshtruar përfundimisht drejtësinë. Për rrjedhojë, vendimi hap rrugë për të hetuar dhe dhënë drejtësi për krime të rënda, si: autobomba që mori katër jetë njerëzish, vrasje, grabitje etj. Kështu është ligjërisht, po a do ta lejoji Saliu hetimin?!

Vendimi e zhvlerëson edhe juridikisht investimin shumëvjeçar që Berisha bëri për të ngritur në mit një organizatë kriminale që nuk ka ekzistuar kurrë. Ajo u ngjiz në mendjen e tij dhe, më pas, u formësua në dokumente të falsifikuara për t’u përdorur kundër nesh dhe kundër kujtdo që nuk pranonte t’i nënshtrohej ose që duhej të poshtërohej.

Leart Shyti, Orik Shyti

24 komente në “Leart e Orik Shyti: Fitoi drejtësia, Berisha na demonizoi”

  1. LORA says:

    Per ata qe mund te jene skeptike,nga informimi me siper,rekomandoj te lexojne librin,-Ne,hakmarrja per drejtesi dhe,,,,,, te vellezerve Shyti.
    Dr.krimi me kryqezaten (per dy dekada me rradhe ) qe udhehoqi kunder Haredin Shytit dhe djemve te tij Leart e Orik Shyti beri perpjekjen me agresive per te vene ne gjunje fisnikerine,patriotizmen e profesionalizmin e rraces me shtetmbrojtese qe ka pasur Shqiperia.Sot eshte nje date per tu shenuar ne kujtese te shtetformimit shqiptar.
    Ne gjunje,atje ne gjirizin e historise ka rene ai qe e ka hak ,dr.krimi dora vete.
    Familja Shyti do te jete gjithmone e nderuar dhe e dashur per gjithe patriotet e atdheut tone.

    1. fatmir says:

      por kane vrare te pafajshen nepermjet terrorit….

    2. Argita_B says:

      LORA, kjo qe ben ti me siper quhet propogande e bazuar vetem ne thenien e vellezerve Shyti.
      Ata kane nje te drejte te pamohueshme, qe ne ate kohe, i jati i tyre u torturua gjate periudhes qe ishte ne burg nga sistemi qe udhehiqej nga sali Berisha, keshtu qe si çdo femije, dhe ata kane patur de drejten te mbrojne te atin e tyre.
      Per sa i perket patriotizmit te Hajredin Shytit (ndjese paste) ky eshte nje hap qe une e kam te veshtire ta bej per vete…
      Djemte e Hajredin Shytit kane te drejten qe te gjykohen nga drejtesia per ate qe akuzohen, por fatkeqesisht, keqfunkqionimi i drejtesise shqiptare nuk mund ti bej ata te pafajshem, pasi proçesi nuk ka perfunduar.

      1. xha Kasua says:

        Po je gabim komplet moj bij e xhait. Po ti kur nuk di gje me mire hesht, se heshtja eshte kapak floriri, thone. Te pakten Hajredin Shytin mos ta shpallje te vdekur. Hajt shko zjej fasulet per neser se do bej ftohte.

      2. briken tase says:

        TI Z.ARGITA do me falesh po flet kot je komplet e pa informuar dhe komplet injorante ku me komentin tan patetik dhe moralist kerkon te ngresh ne piedi stal nje nder bandat me fam keqe ne 20 trazicion ne shqiperi (per fat te keq dhe shum e mir organizuar).PO ti tipike moraliste e majt je totalisht nje frym marrse qe i ban hije tokes kot ik o njeri lexo hap pak horizontin mos vdis injorante …qe ben sikur di.

  2. Baca says:

    LORA te pershendes per shprehjen “dr krimi beri perpjekje agresive per te vene ne gjunje fisnikerine,patriotizmin e rraces me shtetmbrojtse qe ka pasur shqiperia”

  3. vlora 1 says:

    Edhe kete e ke bere o Sali????????????????????????????????????

  4. xha Kasua says:

    Cudi qe paskan pasur byth per ti dal sal ram pall gerdecit kunder keta gjyqtaret e kushtetuses. Sidoqofte bravo per vendimin. Keta djemte e meritojne plotesishte. Turp per mender drejtesine tone qe i mbajti varur per hesap te sal ram pall gerdecit dhe nuk beri si Belgjika, Zvicra, Hollanda dhe Suedia qe u kane dhene jo vetem te drejte ne gjykatat e tyre, por edhe azilin politik. Keta djemte nuk duhet ta harrojne kurre ate qe u beri sal ram pall gerdeci, prandaj duhet tja shperblejne deri ne qindarken e fundit!!!

  5. albana says:

    E lexova reagimin e Shyteve ne nje blog tjeter, ketu i hodha nje sy per kenaqesine qe te jep paraqitja e fakteve. Kam pasur rast ta lexoj librin e tyre. Ne qofte se nuk do ta kisha lexuar librin mendoj se nuk do isha kaq e vemendshme ndaj reagimeve te tyre (disa muaj me pare, si pergjigje per lojen qe pushteti bente per te friksuar Dritan Priftin me emrin e “Hakmarrjes” dhe te tashmin)
    Nuk di te them shume, por jam e bindur se emrin e “Hakmarrjes” politika e ka perdorur dhe e perdor aq shume sa asnje emer tjeter.
    Nuk e mendoja se do ta gjeja ne kete faqe e Temes kete leter. Prandaj e vleresoj veprimin e z. Mero Baze
    Ne reagim citohen cfare kene thene gjykata e huaja per “Hakmarrjen”, eshte trodites, deri ne mos besim, qe nje gjykate e huaj te shprehet per udheheqesin e nje vendi tjeter, ne kete rast per Shqiperine e Sali Berishes “procesi eshte inskenuar nga klika e Berishes.”

  6. alban says:

    Me ne fund drejtesia foli drejt megjithese ne menyre gjysmake.

  7. turkofagos says:

    Me ne fund drejtesia foli drejt. Eshte turp e gjitha Europa po u jep te drejte per djemte e hakmarries. Po i cilesojne te pafajshem, viktime e Sali Gerdec Berishes ndersa gjykatat shqiptare i cilesojne fajtor. Kete besojme nga te dy rastet, gjykatat shqiptare ku besimi i qytetareve tek ato eshte me pak se 30 % apo ato europiane me nivel besimi 100 % si te paanshme.
    Moraliteti: Djemte ne fjale viktima te Sali Gerdec Berishes.

    1. trakua says:

      Nga heret e pakta komenti yt me pelqen. Ke fol pa pasionin qe te karakterizon.

  8. Hysa says:

    Sali Gerdec Berisha ka tere jeten qe hedh gurin e fsheh doren. Ashtu eshte turkofagos, keta djemte jane viktima te mbrapshtive te ketij njeriu. Po ngushellime, se nuk jane te vetmit. Do shpetojme te gjithe nje dite si shpetuan keta sot.

  9. turkofagos says:

    Falenderoj Z. Publikues qe reflektoi per gabimin e bere shume kohe perpara si autor i perralles me emrin “Hakmarria Shqiptare per Drejtesi”. Mesazhi i te penduarit derguar Sali Gerdec Berishes eshte i forte. Te lumte per kurajon.

  10. ona says:

    po saliut nuk i heci nga te huajt jo nga gjykata,se te ishe per saliun ato do mbeteshin ne burg per tere jeten,

  11. edvin says:

    nje dihet qe keta e vrane po per gjera te tjera ndoshta nuk jane keta

  12. AK says:

    O Sali tu shtua dhe nje peng tjeter ne jete. u bene shume tani, a nuk iken me hir apo do te shporresh me pahir?x

  13. Ka edhe raste qe krimi mund te behet dhe fakted zhduken. Nga ana tjeter drejtesia nuk mund te vendoset pa fakte.
    Atehere cila eshte drejtesia ???

  14. arsenali says:

    Klika me e shumtuar qe la ne drejtim Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, SALI SHPELLARI. Te tre bukur e kane bere dhe po bejne lojen e Serbeve. Kujtoni disa vite me perpara ne RAMBUJE te FRANCES, kur serbi sali dilte ne demostrata ne Tirane dhe çirresh qe Kosovaret mos te firmosnin marrveshjen.

  15. Saimir koka says:

    Persa i perket akuzave te bera per dy vellezerit po jap versionin me te mundeshem per atentatin tek dyqanet e “vefes”!Saliu ate dite merr ekipin shoqerues te tij dhe ne oren 9.30 minuta shkon ne spitalin ushtarak dhe takon mikun e tij ,drejtorin e ketij spitali z.I.Kajo dhe e pyet se sa te vrare e te plagosur ishin paraqitur ne kete spital.Iliri duke e pare me çudi iu pergjigj se nuk ka asnje te vrare e as te plagosur dhe i kerkon te dije se perse behet fjale!Ai nxiton dhe i thote per bomben e vendosur tek “Vefa”,si nuk ka ardhur asnji?Perseri drejtori iu pergjigj se nuk ka asnje te plagosur e te vrare!Atehere Saliu kthjellohet dhe pyet se sa eshte ora (pasi ai shkoi ne spital 1 ore e 30 minuta perpara se te shperthente bomba)e pasi pa qe nuk kishte vajtur ora iku me nxitim sikur kishte pune tjeter!Per kete akuzohen dy vellezerit Shyti.Saliu si mjeshter qe eshte e i specializuar per keto probleme ne perandorine qe i sherben sajoi kete grup sikur gjoj

  16. lilolabja says:

    Ky eshte realiteti shqiptar ,rrojme ne kohen e paradokseve ku vlerat na shiten per antivlera e ne te kundert .Keta dy trima nje te keqe kane ,qe ju ka rene koka ne nje familje fisnike e patriotesh dhe qe sot plera e quajtur sali ben nje gjueti shtigash mbi ta . A thua se shqiperia eshte katandisur ne kete derexhe nga keta dy djelmosha qe perveç mbiemrit qe mbartin nuk kane as nje gjynah tjeter ne kete bote .Keta djem duhet te jene te fundit qe duhet te ulen ne bangen e te akuzuarve ,te japin llogari ne fillim ate qe katandisen shqiperine ketu ku jemi ,ata qe grabiten gjithe arken e pasurite kombetare, ata qe hodhen ne ere gerdecin, ata qe shiten ujrat nderkombetare, e shume e shume krime te tjera ekonomike e pastaj le te merren me keta dy djem qe i vrasin syte kriminelit sali per arsyen e vetme se i jati i tyre nuk u rradhit kurre ne rradhet e atyre mostrave qe ti vinin flaken shqiperise e per ta sjelle ne kete derexhe qe e prune .Koken larte trima se do vije dhe dita jone ,zemerimi i popullit do bjere me rende mbi kete monster qe quhet sali se ka gjynahe shume dhe nga me te pa parat deri me sot .Kurajo !Jemi me ju !

  17. fisniku says:

    Ne boten shqipetare gjithshka ka bere e ben vaki, me nje dallim;patriotizmi e fisnikeria kurre nuk baltosen e as mohohen dot,perkundrazi,lartesohen nga populli te cilit i sherbejne heronjte dhe fisniket…Ata jane si e verteta qe “fundoset” por nuk “mbytet”.

  18. Numanbala says:

    Per sa kohe ka munguar e do te mungoje drejtesia ne Shqiperi,vete populli ka vene ne vendin e nderit patriotet dhe fisniket e ketij vendi.E njejta gje ngjet édhe me keta djelmosha te cilet jane sakrifikuar per lirine e drejtesine qe i mungon vendit e popullit tone.Ndaj,moralisht, populli do t’i vere ne vendin e nderit…

  19. kushuriri. says:

    O SA MIR ME QEN SHQIPTAR !!
    RROFT DREJTSIA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje