SHENIM/ Një debat për potencialin

9 Nëntor 2011, 11:41Politika TEMA

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona MekUiliam, gjatë një interviste për gazetën Shqip, ka deklaruar se Shqipëria është e pasur në burime e talente, por nuk e shfrytëzon potencialin e saj. Para pak ditësh ishte ambasadori danez që theksoi se Shqipëria mund të ishte në ballë të BE nëse do shfrytëzonte siç duhet burimet që i ka dhënë Zoti. Një sërë intervistash të realizuara nga Zëri i Amerikës me rastin e 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë e SHBA, ku spikaste intervista e Bob Hand, theksonin pikërisht çështjen e potencialit të Shqipërisë. Madje, edhe në dy raportet e fundit të OSBE/ODIHR, thuhet se Shqipëria nuk realizoi potencialin e saj për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme. Duket se për ndërkombëtarët, njëzet vjet pas rënies së komunizmit, debati është tek fakti se vendi ka potencialin për të qenë shumë përpara, por diçka e ka penguar. Është e qartë se është politika, në krye të së cilës për këto 20 vite qëndron Sali Berisha. Është e papranueshme për diplomatët që pas 20 vitesh, siç thoshte ambasadori holandez, vijon te ketë sërish tranzicion. Ndaj debati për potencialin duhet të jetë në qendër të çdo diskutimi tani e tutje. Nuk i duhet lënë mundësi këtij kryeministri që e ka marrë zvarrë Shqipërinë për 20 vite, të thotë se tani hamë më mirë se në komunizëm, se bëjmë zgjedhje pak më të mira se të parat etj. I duhen thënë këto gjëra që diplomatët po i thonë tani më shumë se kurrë. Se vendi ka potencial të mbajë zgjedhje, por ato i grabit ai. Se vendi ka kaluar vërtet një të kaluar të hidhur, por kështu ka ndodhur edhe me shumë vende të tjera, që na kanë parakaluar me kohë. Se vendi ka burimet e klimën e mrekullueshme, por ato po shkatërrohen e keqmenaxhohen nga ai. Nuk është koha për të bërë krahasime me të shkuarën, siç thotë Bob Hand, por për të matur atë që mund të kishim arritur, e që nuk e kemi kapur dot.

10 komente në “SHENIM/ Një debat për potencialin”

  1. Qami says:

    Ate e dime ne Po cfare ti bejme dashnores Arvizu ? Kur degjojme se amerika na beri shtet ????? Nga disa kultivator (fermer) cironkash,

  2. Deni says:

    Sa te jete fytyra e mostres qe shikojme ne foto ne krye te ketij vendi as qe behet fjale per zgjedhje te lira e te ndershme.Mostra eshte vetem per te keqen e ketij populli.Shikojani fytyren dhe gjeni dicituren:MOSTER

    1. robi says:

      O Deni,o shoku im,nuk shkruhet MOSTER por MONSTER.Persa i perket te tjerava , jam dakord me ty.

    2. Tirona says:

      Dicitura: Te gjithe pushtetaret dhe deputetet e si femnat ashtu dhe meshkujt PD ,jane klonuar nga kjo fytyre.

  3. Deni says:

    Rendesi ka qe je dakort me mua ne ato qe them per MONSTREN sa per N e harruar pak rendesi ka.

  4. luksenburg says:

    Imazhi ketij qeni mund te perdoret si shenje per (RREZIK VDEKJE)

  5. Pelasgian says:

    hahahahahahahaha o zot sa kam qesh me foton , i ka turit si p]dh i shtremt ! hahahahahahahahah !!

    1. robi says:

      HA,ha,ha,me shkrive gazit mor i uruar.Epitet me i goditur nuk mund te gjendet.Ha,ha,ha,si more si? si pidh i shtremt.HU,hu,hu,!!Por,nga ato me semundje veneriane!

  6. Palla says:

    Foton e mesiperme do ta kishte zili cdo shpend grabiqar

  7. albani says:

    Keshtu eshte kur Shqiperine e mere ne dore nje kurve sekretare partie i ppsh , ato ropte sali ram sheqere berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje