Ka shumë nga ata në internet që thonë se ai do jetë momenti që shënon fundin e botës. Të tjerë thonë se ai është momenti i duhur për tu martuar.
Të premten ora dhe data do jenë në një kombinim perfekt numrash, që ndodh njëherë në njëqind vjet. Kështu, në orën 11.11.11 të datës 11.11.11, për një sekonde do kaloni një moment unik. Madje edhe më skeptikët do ndalojnë për një moment e do mendojnë për këtë çast. Shumë njerëz mendojnë se numri 11 ka fuqi magjike.
Për herë të fundit kjo datë ka qenë më 11 nëntor të vitit 1911 dhe atëherë ndodhi një ngjarje e çuditshme pasi temperaturat ranë me rreth 16 gradë brenda një dite. Moti ndryshoi menjëherë dhe stuhi dëbore goditën SHBA-në. Të premten në kinema shfaqet premiera e filmit me titull 11-11-11, që tregon për jetën e një njeriu që përndiqet nga numri 11. Të premten festohet edhe Dita e Veteranëve që shënon mbarimin e Luftës së Parë Botërore.
Arsyeja se përse njerëzit i kushtojnë rëndësi këtij numri quhet ndryshe edhe apofonia- kërkimi për të gjetur modele tek gjërat rastësore. Ajo është shumë e rëndësishme sidomos për ata që luajnë bixhoz.
Po ca lesh fundi i botes edhe ju aman, nuk ishte 21 tetori sic thoshte nje leshko i marre???
eshte nje dite si te tjerat,,, fundi do vije por do duhen edhe 2-3 shekuj se per momentin jemi pak 7 miliarde duhen edhe ca miliarde te tjere.
Por kur te vije vitin tjeter 12-12-12 cfare do bohet.
plaku,kjo eshte dita jote,zakonisht ne data te tilla bjen infrakte,,,,,kshq do te na lesh pa pune,por fundja nje dite eshte,hallall!
Lere plakun te jetoje e shijoje keto vitet e bollekut ne Shqiperi.
Ne kete date ne keto ore ne kete dite ka lindur Ver Llapa
Po pse e ngre qejfin mbi dike qe e do te vdekur!? Apo ke probleme me kokren e grurit? Kane kohe disa njerez qe te thone te heqesh dore nga prapesite,mesa duket ke zakon te vjeter qe duhet kohe te permiresohet.
Fundi i botes ka me qene kur te shofim Xhuz Topallin ne kry te vendit tuj i ra tavolines krytarit te parlamentit me PALLE per me majt qetsi