Media si target i drejtësisë

14 Nëntor 2011, 19:56Politika TEMA

Nga Mimoza Dervishi

Politikanë që vjedhin përditë! Tani dhe pastaj vrasin për të ruajtur apo shtuar pasurinë. Të gjitha të dokumentuara me zë dhe figurë! Pas çdo fundzullumi edhe ndonjë post aty këtu si shpërblim!

Gjykata që presin përditë gjoba të majme kundër gazetarëve kritikë me pushtetin!

Mirësevini në vendin e turpshëm që quhet Shqipëri.

Imagjinoni për një çast sikur kjo praktikë të ndiqej në SHBA! Të jeni të sigurt se nuk do kishim as CNN as Fox News, as New York Times etj etj. Nuk do të kishim media. Sepse për këdo që ndjek medien në Shqipëri e ka të qartë dallimin, e di tashmë se kush është media dhe kush është propaganda.

Në një krah janë një tufë që vjen e rritet e organeve dhe ekraneve shtojcë të pushtetit dhe në krahun tjetër një grup që sa vjen e zvogëlohet, i atyre që ende thonë atë që mendojnë. Dhe të thuash atë që mendon sot në Shqipëri, nuk është as më shumë, as më pak, por të jesh automatikisht kundra një pushteti hajdut, që për të ruajtur dhe shumuar pasurinë ka vrarë në mes të ditës shqiptarë të pafajshëm. Moda e gjyqeve ndaj këtij grupi të vogël zërash kritikë, është e fundit por jo e vetmja raprezalie ndaj fjalës së lirë. Nuk ka askënd në këtë grup që të mos jetë kërcënuar personalisht, që të mos i jenë pushuar nga puna pjesëtarë të familjes, që të mos jetë i/e detyruar të ndërrojë gazeta apo ekrane deri në stacionin e fundit, aty ku të gjejë një dritare për të thënë atë që do. Gjyqi dhe gjobat taciste apo kaciste janë të fundit për ti mbyllur gojën. Dhe kjo ndodh për të vetmen arsye, sepse drejtësia, është dhe ajo një shtojcë e kalbur e një pushteti që po kalbet. Kur gjyqtarëve nuk u nxihet faqja aspak, tek deklarojnë absurditete në lidhje me autencitetin e videos së Metës, kur vjedhin mandatin e socialistëve në Tiranë pa ju dridhur qerpiku, kur anashkalojnë gjëmën e Gërdecit pa ju dridhur zemra, kur mbyllin çështjen e rrugës së Kombit me raporte mjekësore nga Lulëzim Basha, kur nxjerrin nga burgjet kriminelët dhe lënë të lirë të tjerë, që vrasin përditë, pse duhet të maten dy herë, të dënojnë një gazetar që ushtron të drejtat e tij të opinion dhe analizëbërjes, në një vend ku vetëm në kushtetutë :“Liria e fjalës mbrohet me ligj”. Ky është kërcënimi i fundit për të gjithë ne që duam të shkruajmë e të themi që pushteti vret dhe vjedh, që biznesmenë afër pushtetit janë agresorë të medies dhe duhen dënuar, e jo e anasjellta,  që agresorët, pasi kanë goditur fizikisht, të padisin gazetarët edhe ligjërisht. Na duhet një fjalë tjetër për të përkufizuar ligjin në Shqipëri.

Në një farë mënyre për të gjithë ne që paditemi pse shkruajmë dhe ushtrojmë fjalën e lirë si të vetmen armë , përveç kënaqësisë profesionale, ky është një shpërblim i madh, ku një fjalë na kushton 100 mijë euro. Ky evolim nga pushteti dhe sahanlëpirësit e tij rrotull, është gjithashtu një sukses që tregon sesa e rëndësishme është fjala, sesa shumë frikë e kanë të vërtetën ata që kërkojnë të vënë në vend me para, moralin që nuk e kanë. E pra ky është nga ato raste ku me plot gojën mund të thuhet, se jo gjithçka blihet me para. Por ama gjyqtarët dhe avokatët blihen me para në Shqipëri. Shkoni në një sallë gjyqi çfarëdo  dhe do shihni skena rrënqethëse, ku gjyqtarët sillen si batakçinj, ashtu sikur dhe janë. Do shihni se dhe rregullat me elementare të drejtësisë, pikërisht aty ku duhet të zbatohen më shumë, shkelen në mënyrën më mizore. Një skenë të tillë, që kaloi përmasat e çdo imagjinate na e dha falas, për ditë me radhë, Arben Ristani, ku shpesh na dukej sikur po shihnim një film absurd me kauboj të dehur, të veshur me kravatat e shekullit 21, në një vend që dukej i ngecur në diktaturë, ku drejtësinë e bën partia. Partia në pushtet e shekullit të 21, që ka kuptuar se paraja është gjithçka. Gjykatësit nuk kanë parti, ata thjesht duan një jetë luksoze dhe kanë gjetur profesionin e duhur.

Sa e sa afera korruptive të pasqyruara me fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme janë mbyllur me proceduara të parregullta. Sa e sa pushtetarë të kapur me presh ne duar, por asnjë gjemb s’u ka hyre në këmbë, dhe sot e gjithë ditën vazhdojnë e zgërdhihen nëpër ekrane. Po sa e sa raste kur linçimi deri aty ku s’mban më,  ka qenë tejet personal dhe sërish mbyllja e modës me procedure. Sepse, sepse… gjykatëse qëllon të jetë gruaja e Fullanit. Për çdo gjyq madhor në Shqipëri, nga ato që sot duhet të kishin lënë pas hekurave të qelisë gjithë kupolën që drejton shtetin, është gjendur një ” Fullan” që punon diku dhe një “grua” e tij që është gjykatëse.

Nga ana tjetër unë nuk di që vetë apo kolegë të mi, të jemi marrë ndonjëherë me dhomat e  gjumit të atyre që kritikojmë,Sali Berisha dhe kopeja që e ndjek e ka bërë këtë. Unë nuk di që ne të kemi fyer gratë, burrat, të dashurat, ish të dashurat, fëmijët e cfare  mban pragu i derës, personazheve të shkrimeve tona. Ne e kemi ngritur luftën tonë në princip, duke folur për principe, për c’ka është e ndershme dhe c’ka jo, për c’ka është e dëmshme dhe c’ka jo për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ndonjëherë qëllon që bashkë me një kryeministër dhe aferat e tij korruptive të jetë përfshirë gjithë familja. “Gadafët” kanë vetëm një mënyrë për të ushtruar pushtetin dhe ky nuk është faji ynë,  por ama është problemi ynë. E nëse gruaja, vajza, djali, grabisin lekët dhe tokat e shqiptarëve, vjedhin dhe vrasin përmes bizneseve të tyre, dhe  ne e themi këtë gjë, kjo kurrsesi nuk është një fyerje personale ndaj tyre. Kjo në fakt është një fyerje vrastare  kombëtare, që na bëhet të gjithëve dhe s’ka gjobë në botë të na e paguajë. Kur në oborrin e familjes, si gjithmonë në të tilla raste, mbijnë të ashtëqujtur biznesmenë, që pasurohen brenda natës dhe nga fuqia që buron nga një foto me gruan e kryeministrit, sulen mbi gazetarët me grusht dhe me fjalë, është e drejta jonë tu themi Ndal. Nëse serish jemi ne ata që duhet të paditemi e  gjobitemi, le të jemi, kjo nuk besoj se na trazon. Ne të gjithë e dimë se avokatët përkatës që shkojnë të lexojnë paditë kundra nesh nëpër gjykata, do luftojnë fort për ti fituar lekët e gjobës. Sepse ato gjoba janë një premtim, që do ndahen mes tyre dhe gjykatësve. Gjithmonë…nëse do vijë vërtetë ajo ditë, kur ne të paguajmë, përveçse me të tjerat, edhe me para, për fjalën e lirë. Nëse vërtetë do vijë ajo ditë, kur batakçinj të pushtetit dhe gjyqësorit të jenë ende gjallë të gëzojnë pasuritë e vëna me gjoba. Ne kemi vetëm një mënyrë për t’i paguar këto gjoba:  Fjalën. Atë nuk na e marrin dot.

 

22 komente në “Media si target i drejtësisë”

  1. Astrit says:

    Nje stari te gazetarise si ti Moza, qofte dhe ne mergim nuk i lejohet te shkruaj kaq rralle.

  2. tomori beratit says:

    MOZA.MEZI te presim me shkrimet e tua.Ashtu siç e thoni edhe ju keni mbet pak ju TRIMA TE SHQIPERIS.Popullit po i ngushtohet litari ne gryk dhe urejtjen kunder ketij pushteti populli do ta tregoj me te gjitha menyrat deri tek e fundit PUSHKEN krimineleve se shpejti.

  3. Atdhetar USA says:

    E NDERUARA ZONJA APO ZONJUSH MIMOZA. TE FALENDEROJME NGA ZEMRA PER GUXIMIN DHE KURAJON QE KINI PER TE THENE FJALEN E LIRE. E CILA ESHT AJA E NJE VENDI DEMOKRATIK. FATEKEQESISHT VENDI YNE ISHTE NE DIKTATURE PER GATI 50 VJET DHE VAZHDON TE VUAJ NE NJE NEODIKTATURE KA 20 VJET. VEC DEMAGOGJIS SE AI VEND ESHT DEMOKRATIK SKA ASGE TJETR. ATE VEND E KOMANDON MAFJA E CILA ESHT NE PUSHTET,. AJO KA VENE NEN KEMBE TE GJITHA INSTITUCJONET E VENDIT. DHE DUKE VENE NE KRYE TE TYRE NJEREZ TE DGJENERUAR MORALISHT, TE BABEZITUR E TE PANGOPUR EKONOMIKISHT IDALI I TYRE ESHT PASURIMI ME TE GJITHA FORMAT DHE MENYRAT E NDRYSHME. KETE E DESHMON PASURIA E LUAJTESHME DHE E PALU AJTESHME QE KANE DEKLARUAR DHE KANE FSHEHUR BRENDA E JASHT VENDIT KETA KUSARE E ZAGARE QE VJEDHIN E VRASIN DHE ASKUSH NUK DENOHET SEPSE DREJTESIA ESHT PJESTARE E ATIJ GRUPI MAFJOZESH QE PASUROHET CDO DIT E ME SHUME ME KORUPSJONIN QE BEN DHE JO ME ROGAT QE MER. DUKE PRETENDUAR SE MERET ME DREJTESI, NUK BEN DREJTESI, DENON FAKIRET DHE GAZETARET QE JAN HERONJ NE NE CDO SHTETDHE ME FJALEN E LIRE PAQYROJNE REALITETIN POZITIV DHE I BEJNE OPONENXE PU SHTETIT KUR KONSTATOJNE VEPRIME ANTI KUSHTETUSE DHE LIGJORE QE DEMTOJNE INTERESAT KOMBETARE.PER GJITH KETE SAKRIFICE ATA DUHET TE MBESHTETEN E SHPERBLEHEN DHE JO TE PERNDIQEN E DENOHEN PSE MENDIMET E SHKRIMET E TYRE BIEN NDESH ME INTERESAT MAFJOZE TE PUSHTETITDHE DIREKT TE SALI BERISHES I CILI ESHT DIRIGJENTI DHE KOMUNISTI ME DINAK E KATIL QE E SJELL ROTULL GJITH MAFJEN NE PUSHTET DHE ASHTU SI NE KOHEN E DIKTATORIT ENVER HOXHA ARXHET I PAGUAN POPULLI. SE LARGU JU UROJME MIMOZA TE KINI SHENDET TE PLOT, PENA TU BEFTE FLORI. E DREJTA DOTE TRIUMFOI HERT APO VONE. DHEJU DHE KOLEGET TUAJ DO SHKRUAJNE PA PATUR FRIKE NGA CENSURIMI DHE DENIMI I PUSHTETIT, ASHTU SI ESHTE KETU NESHBA. JU FALEMINDERIT PER ARTIKULLIN E MESIPERM.

  4. Teta says:

    Fjalen nuk ta marrin dot as ty dhe as mua qe po shkruaj tani,por duhet ta kuptosh se ka pak vlere fjala ne Shqiperi.
    Ketu cdo dite po instalohet diktatura e pushtetit.Ne media ku 80% e tyre i ka pushteti,ne drejtesi ku nuk denohet asnje pushtetar, ne ekonomi ku monopolet dhe koncesionet i kane pushtetaret,ne administrate ku ka vetem simpatizante partiak,ne aresim, kulture e shendetesi.Kjo kolere ka infektuar te gjitha fushat e jetes e te shoqerise.Zerat kritike numerohen me kokra.
    Ne keto kushte vendin e shpeton vetem revolta popullore.Problemi eshte se kush do ta udheheqe !!!.

  5. labi says:

    Pende e çmuar shume. Faleminderit. Ne vete pastaj aresyetojme.

  6. esmi says:

    je nje pene e rralle ne gazetarine shqiptare, Kuure nuk ke qene lajkaxhije. edhe ne vitet 1995 deri ne vitet 1999 ke shkelqyer tek koha jone e atehershme, jo pacavurja e sotme. gazetaria ka nevoje per gazetare te tille. thua gjithmone te verteten dhe vetem te verteten. Une te uroj sukses ne profesionin tend dhe ne jete.

  7. saimir says:

    Moza te pergezoj ty dhe se bashku me ty edhe te gjithe ata gazetare e anailiste shqiptar te cilet shkruajne me vertetsi mbi gjithcka ndodh ne ate vend, pa dallime ngjyrash roze apo blu, por mbi fakte te verteta qe e kane brejtur e vazhdojne ta brejne shoqerine shqiptare. Fatkeqesisht duhet pranuar e vertete ajo qe Andrea Stefani kisht ethene sot tek Gazeta Shqip qe populli shqiptar dhe ambienti shqiptar ne pergjithesi eshte bere pranues i ketyre gjerave dhe nuk reagon me ndaj ketyre vendimeve te turpshme qe bi te gjitha duan te bejne budall anje popul te tere dhe kam pershtypjen se po ja arrijen nese nuk ja kane arritur.
    Une sinqerisht nuk e kuptoj sesi nuk ju vjen turp policise, prokurorise e gjykates kur dalin e trumbetojne se kane kapur nje mjek qe tregton ilace, pavaresishst se nuk eshte mjek ai qe kane kapur, i cili e bente kete pune ne bashkepunim me gruan e tij farmaciste, kur ajo nuk eshte farmaciste por thjesht sanitare, dhe nga kjo kane perfituar shumat marramendese prej 300 mije leke te vjetar apo edhe te reja dhe ata gjykohen ne burg nderkohe qe per afera te renda qe e kane goditur shume rende ekonomine tone si rruga durres-morine, apo per te vraret ne gerdec, apo se fundmi me kete videon meta-prifti te dlin pa lagur keta horra qe nd adrejtojne. O POPULL NGRIHU NESE TE KA MBETUR NJE FIJE NDERGJGJEGJE DHE TREGOJU KETYRE GJYGJTAREVE QE JE TI QE TE GJYKON DHE VENDOS PA MARRE PARASYSH KOLEGJ APO GJYKATE TE LARTE.
    Se fundmi doja thjesht te pyesja nese dikush mundte me pergjigjet. A ka konflikt interesi apo jo ne rastin e gjygjtares Fullani dhe kandidimit te burrit te saj per Guvernator te Bankes se Shqiperise kur dihet fare mire se votat e Metes dhe partise se tij jane vendimtare ne Kuvend per kete emerim ?????? Do ta vleresoja shume nje pergjigje nga specialiste qe i dine keto pune

  8. iliriatravel says:

    Moza si gjithmon kinke,e sinqert trime, une ju uroj sa me shume shkrime qe na kenaqin per sinqeritetit ,por na hidherojne per realitetin e vendit tone te dashur.

  9. gjon says:

    BRAVO MOZA JE SOKOLESHE MALI

  10. VERIU says:

    E nderuara, Mimoza, shkrimet e tua i kemi prite prej sa kohesh. Muk e dijme pse ke munguar ne shtypin tone. Ju,Mero Baze, Andrea Stefani dhe ndonji tjeter na mbushni me besim se gjerat do te ndryshojne shumeshpejt. Te lumte PUSHKA!

  11. kashi says:

    ju pershendes edhe une per kete shkrim te te persosur.

  12. memaljoti says:

    moza
    respekt te lumte per guximin qe ke ,jan shum pak femra qe kan guximin si ty te uroje suksese ne punen tende

  13. Rani says:

    O Dervishi ti e kupton se pas vjedhjes se votave atje u hap rruga per te bere çdo gje dhe para te gjitheve pa te hyre ferre ne kembe, keshtu qe mendoj se jane muhabete pa vlere keto te tjerat qe po ndodhin………Kur kjo opozite pederesh dhe ky popull debil nuk morri armet te bente shembull nja dy-tre ne bulevard kur u vodhen zdhedhjet, bemat dhe gjemat nga me absurdet nuk do ti ndahen atij vendi, pra keto artikujt jane sa per te argetuar njerezit se Sala nuk ça bythe per artikuj, vetem nga kollitja e kallashit ka frike ai, nga asgje tjeter……….Po ndjekin artikujt njeri-tjetrin po Saliu eshte akoma aty nuk ka ikur………………..kot nuk kane thene “llafet i merr era, vetem veprat duken”…………….

  14. vanja says:

    me pare bledi mane tani mimoza ,artileria e rende po kompletohet .fundi eshte afer

  15. Sadri Sarajevna says:

    kollaj te shkruash nga larg ..po hajde ketu moj Dervishi se te ben maloku me bandat e Tropojes dhe Kosoves , hoxhe, me gjithe familje..dhe te shpall hero te demokracise mbasi te ka ftohur fare dhe te futi nja dy metra nen dhe …nuk e kupton pse shqiptaret rrine si pula te lagura ,fillo nga opzita? ju jeni nga ata qe lagni bythen dhe ngrini hine dhe e doni shqiperine vetem nga larg..

  16. lani says:

    znj.moza,
    Sigurisht fully right! por, mendoni, “grupi si ju, si une apo si ai tjetri” jane vertet minoritet dhe po zvogelohen? Nese pranojme kete, dmth duhet te pranojme se “kjo shoqeri po vdes..” Ndaj them .vetem se idete e reja, vlerat e verteta perfaqesohen gjithmone nga nje pakice…kjo eshte ajo qe mbarte faren e se ardhemes. Por si? ne kushtet e Demokracise si sistem, ajo duhet te luftoje, perhape vlerat dhe beje per vete masat…Shiko, masat “nuk kane ndermend te mendojne gjate..” dhe” ne si pjese e popujve te “veshtire” qe jemi, ku Barazia (ne koncept) eshte shume me e rendesishme ne raport me LIRINE, nuk duhet te presim shume..Por, edhe nje gje: KAM FRIKE SE VEPRIMET E SJELLJET TONA JANE G E N E T I K E …TE DHENA DHE VETEM NE DISI MUND TE NDRYSHOJME..Edhe nje sugjerim: fiks ne linjen tuaj te mendimit eshte libri “Une dhe Ti ne Shoqerine Shqiptare” ..(Libraria ADRION) qe une kam patur rastin ta lexoj…i nje diplomati shqiptar. Te sugjeroj ta lexosh ..ka analize, pershkrim interesant te psiqikes shqiptare .. propozim zgjidhje… Respekte dhe jeni shume simpatike!

  17. Raka says:

    Jam i pa fuqishem te bej koment mbi kete artikull qe ther dhe godet pushtetin vampir, qe i gjakosur sic eshte, ngrihet me i forte se me pare.
    Pena juaj eshte bere skaner per te diagnostikuar kancerin qe ka zene shoqerine Shqiptare por qe fatkeqesisht ilacin nuk e gjejme dot!

  18. lefteri says:

    BRAVO MOZA ME KETE ARTIKULL KE TREGUAR KLASIN TUAJ PROFESIONAL,DHE FEMREN INTELEKTUALE SHQIPTARE ,JE VERTET SOKOLESHE MALI DHE ATY KU JE SE DO RESPEKTOHESH NGA BASHKEKOMBASIT E TU.

  19. Sinani says:

    Shkrim i hatashem! Shume faleminderit Moza! Te jemi mirenjohes! Tamam guxim gruaje!

  20. Dyrrahu says:

    PO E HESHTE DUKURINË NEGATIVE JE BËR TË KEQES ËSHTË ROBËRI!

    Të flasësh, shkruash apo të veprosh kundër dukurive që shkatërrojnë një popull është virtyt dhe nder për kombin.
    Në Shqipëri, sikur në Kosovë, atë që flet dhe shkruan kundër dukurive negative, të cilat varfërojnë popullin dhe shkatërrojnë shtetin, pushtetarët e quajnë shkatrrimtar të institucioneve “demokratike”.
    Sot të jesh anëtar apo simpatizant i ndonjë partie, qoftë në opozitë apo pushtet, merret si punë e kryer sepse automatikisht ti duhet t’i shkosh pas pushtetarëve apo pretenduesëve të pushtetit. Kurrë nuk guxon ta thuash fjalën tënde. Kjo dukuri jeton vetëm në popujt që ndihen shpirtërisht të robëruar. Servilët ndaj të mëdhenjëve kërkojnë t’i servilohen të vegjlit.
    Unë kurrë nuk kam votuar në Shqipëri sepse nuk kam të drejtë, nuk jam nga Shqipëria, por edhe sikur të kisha të drejtë të votoja kurrë nuk do ia ipja votën Sali Berishes sepse ky njeri është demagog, hipokrit dhe mafioz. Këto që po i them janë të vërteta sepse unë ia kam përcjellur tër veprimtarinë e tij që nga fillimi i dekadës së fundit të shekullit XX. Dekada e parë e këtij shekulli vetëm sa i forcoi bindjet e mija, kurse fillimi i dekadës së fundit, në të cilën po jetojmë, i ven kapak çdo bindjeje dhe sigurie duke vulosur dosjen kriminele të Sali Berishes, Lulzim Bashës dhe oborrtarëve që i rrethojnë këta monstrumë. Unë nuk jam anëtarë i asnjë parti në Shqipëri, por nuk guxon askush të ma ndalojë që të shprehi mendimin për Shqipërinë sepse pikërishtë për Shqipërinë kam vuajtur në burgun e madhe të Evropës që quhet Kosovë.
    Ato që i tha zonja Mimozë nuk thuhen ndryshe sepse ashtu janë, sepse ashtu i ka bërë Sali Berisha dhe jo Mimoza.

  21. Saimir koka says:

    Eshte kenaqesi e respekt ndaj vetvetes te lexoshe kete shkrim e te burrerohesh nga fjalet e nje femre me zemer burri si znj.Mimoza(te me fali qe si permend dot mbiemrin se gazetaria ka edhe ca kufoma me kete mbiemer e nuk e di se si me perzihet).Je me te vertet nder te rrallat trimeresha qe i kane mbetur kesaj gazetarie paçka se nuk te ka vene dot ne rresht nje palo ambasador!Shqiperia e dashur Mimoza eshte vene nen tutelen e “lavirêve e lavireve te bulevardeve” e ndaj sot ndjehet i kercenuar ç’dokush si Ju edhe ne qe hedhim indinjaten tone nepermjet ketyre komenteve pasi kete kemi ne dore!Eshte e pafaleshme kur shikon qe edhe tek shpresa me e vogel qe kane njerezit per te rrezuar kete pushtet kamorre,PS ne kryesine e saj vendos te tille mafjoze brenda vehtes per te na treguar ose urdheruar indirekt qe :Mbyllni gojen sepse jemi ne pa jeni Ju!Me siguri e nderuar znj.Mimoza edhe kryeopozitari z.Rama pret se shpejti te marre titullin “Burre shteti”,ky jo per vrasje njerezish me plumb direkt por per vrasje njerezish duke u mbyllur goje e duke u sabotuar kauzen e endren per shpetimin e ketij vendi nga Fullanet,Sollaket,Kaçet e Nanot,Iliret e Arjanat,Zeqinet e Seqiret qe na serviren ç’do dite perpara pjatave te vaftit.

  22. qytetari says:

    Ne Shqiperi nuk ka gazetare te pavarur.Dhe me e bukura eshte se varesia nuk eshte aspak ceshtje qendrimi politik por thjesht interes ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje