Prokuroria shpall të dështuar ekspertët e Metës: Duhet ekspertizë zyrtare perëndimore!

14 Nëntor 2011, 17:00Politika TEMA

Prokuroria e ka shpallur të dështuar ekspertizën e bërë nga tre ekspertë të ofruar prej Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, lidhur me ekspertimin e videos Meta.  Prokuroria kërkoi riekspertim nga specialistë të huaj të video-përgjimit, ku ish zëvendëskryeministri akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Pasi dëgjuan përgjigjet e 3 eksperteve shqiptare, te cilët hodhën poshtë autenticitetin e video-përgjimit për 35 pyetjet e bëra nga Prokuroria, si dhe për 7 te tjera te drejtuara nga mbrojtja e Ilir Metes, organi i akuzës u shpreh se akti i vlerësimit duhej kryer nga eksperte ndërkombëtare. Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri mbrojtën konkluzionet e punës se tyre, duke thënë se përgjimi mund te jete bere me një objekt tjetër dhe jo përmes orës se Dritan Priftit, qe tashme është sekuestruar si prove materiale. Përfundimet e tre ekspertëve të ofruar prej Ilir Metës janë sa qesharake, aq dhe jo profesionale. Ata nuk i janë përgjigjur në thelb asnjë prej pyetjeve të bëra prej prokurorisë, edhe pse kërkuan disa ditë kohë për të shkruar përgjigjet.

Prokuroria e shpalli të dështuar këtë ekspertizë dhe kërkoi ekspertizë të huaj për këtë video nga Gjykata e Lartë.

Vetë prokuroria në ekspertizën e saj është mbështetur në dy ekspertiza të huaja, një amerikane dhe një angleze, por që u hodhën poshtë nga Gjykata e Lartë, e cila emëroi si ekspert tre shtetas shqiptarë, me asnjë kualifikim të veçantë për të qenë ekspert në këtë fushë.

Por, skandali qëndron në faktin se Meta po bën presion mbi Gjykatën e Lartë për ta hedhur lumin me këtë ekspertizë të dyshimtë dhe plot gafa foshnjore. Ekspertiza sipas prokurorisë duhet të jetë nga një vend evropian. Rëndësi po ashtu ka fakti që ekspertiza të jetë nga institucione zyrtare dhe jo private nga këto vende, për të shmangur abuzimin me njohje private.

Bashkimi Evropian shprehu javën që shkoi gatishmërinë për të bërë ekspertizën e videos Meta, duke e cilësuar ndëshkimin e zyrtarëve të lart të përfshirë në afera korruptive, një prioritet për Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Komisionarit për zgjerim tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë ekspert për këtë çështje, e cila ka rëndësi themelore për imazhin e drejtësisë në Shqipëri.

 

6 komente në “Prokuroria shpall të dështuar ekspertët e Metës: Duhet ekspertizë zyrtare perëndimore!”

  1. Vlora says:

    Me shpresa becen e gjykates se larte zor se kerkohen eksperte te tjere…………..
    ajo eshte totalisht nen kembet e meta kokmadhit………..

  2. lame says:

    Gjykate e Larte ………… turp per Edi Ramen qe kerkon reforme ne drejtesi dhe jo katarsis.Keta gjykates duhet te largohen bashke me Saliun dhe Ilirin.Edi Rama le te firmose libra dhe te shtyje kohen derisa te fitoje perseri Saliu.

    1. xhoni says:

      O Lame,ne se ke koken nga bytha,dakort me keto qe shfryn!!!Cfare lidhje ka Edi Rama me degjenerimin dhe nenshtrimin e DREJTESISE nga FASHIZMI BERISHIAN???BJERI GOMARIT DHE JO SAMARIT,O TUTKUN SHPELLAR!!!Me siguri do jesh nga ZAGARET E SALIUT,qe cdo akuze ndaj Berishes e lidh pa tjeter me Edi Ramen ,per te bere barazimin ne krime!!NUK LAHET MUTI ME SHURRE,o Lame qorri!!!

  3. sono battuto con olio e acetto says:

    kush beson se koklopa do te denohet eshte nje naiv.Kush do e denoje koklopen?
    a kemi ne prokurore qe ta denojne koklopen? a kemi ne procedura te rregullta ligjore per te denuar koklopen?
    ajo ..icka e prokurorise eshte shume e zene me silikonet e cicave apo fryrje buzesh dh ene kerkojme prokurori…
    dhe vete prokuroria e di se e ka te humbur ceshtjen dhe nuk leviz asnje cm per ta zgjidhur
    shko kthehu ke klubi e futi i kafe konjak….

  4. tomori beratit says:

    Gjykatesja Shpresa Beçi do te jap llogari perpara popullit.Kjo eshte e padiskutueshme.Kjo monster burgimin e perjetshem e ka pak,bashke me te edhe gjith gjykatesit e tjere keta te pa skrupull,keta imoral,keta te pa shpirt,keta bandit,keta hajdut,keta qe per mbare popullin jane bere njerezit me te peshtire qe nje dit qe eshte e shpejte do ta paguajn shtrenjt urejtja e popullit do te bjer fuqishem mbi keta monstra.

  5. shqipetari says:

    Portreti i gjyketesve te kohes sone:
    … si trupin dhe veshjen ja kane pershtatur ligjeve te Oborrit: ecin hijshem e me delikatese; kembet zvarre i terheqin e duart kercunj bashke me to. Koken lehte e tundin per te masturbuar puplat shumengjyreshe te kreshtes se fishkur…
    Sperkatin popullin me klithma te tmerruara, e vete jane tkurrur nen zhelet e buzeqeshjes tradhtare….flasin percart e belbezojne,te dermuar me ze te bute si peshperime e pafuqise qe drejt humneres i shtyn…e nen qepallen e renduar nga pafuqia u shkelqen lakmia qe i bren …jane te menduar, te permbajtur, te ftohte, tinzare e finoke i kane te gjitha dhuntite ,me teprice, per tu bere te preferuarit(kodoshet) e radhes te Kabinetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje